Jam rikthyer në Islam
Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit


Jam rikthyer në Islam
Zonja Fatime Mik Dejvidson është Ministre e Shtetit për Zhvillim Social dhe Pushtet Lokal e Republikës së Trinidadit dhe Tobagos. Në një intervistë dhënë revistës së famshme arabe “Men-bar-al-Islam” të Kajros, zonja Fatime Mik Dejvidson (ish-zonja Model Donafamik Dejvidson) rrëfente njohjen e saj me Islamin dhe  si në fund ajo u bë muslimane.
“Plotësisht e mohoj idenë se e kam pranuar Islamin në vitin 1975 duke braktisur Krishterimin. Njëmend jam krejtësisht e paaftë të kuptoj dhe ta shpjegoj çfarë ndodhi me mua. Po më kujtohet 9 Marsi i vitit 1950, dita në të cilën kisha vendosur që të shkoj në një Manastir të krishterë. Kur jam zgjuar në mëngjesin e asaj dite, e ndjeva atë zë – Allahu Ekber, Allahu Ekber- i cili kumbonte në veshët e mi dhe i cili më emociononte në brendësinë e vetes sime. E pranova Islamin.”
“Nuk e dija saktësisht se çfarë më shtyri që të mos shkoja në manastir. Pas asaj kaluan shumë vite, duke kërkuar udhëzimin e Allahut, deri në atë çast kur pata mundësinë ta kisha një kopje të përkthimit të kuptimit të Kur’anit të shenjtë. Pastaj me lehtësi besova në të. Rastësisht, takova një studiues musliman Maulana Sidik nga Pakistani dhe studiuesin nga India Shejh Ansarin. Bisedova detajisht me ta rreth asaj që ndjeja në zemrën time, aq gjatë, saqë këta studiues thanë: “Falënderimi i takon Allahut, ti je muslimane! Ti je tani një grua muslimane. Lexo, vizito xhamitë dhe fale namazin. Ne jemi të gatshëm të të ndihmojmë kurdo që ke nevojë të mësosh diç.” 

Imani është Lumturi 

“Ndjehesha e lumtur. Që nga ajo ditë kam ndjenjën se zemra ime është mbushur me lumturinë e Imanit ( Besimit) dhe me dashuri dhe respekt të madh për të dërguarin tonë Muhammedin (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem). Ndonëse data e pranimit formal të Islamit është diku në vitin 1975, unë e ndjej veten si muslimane qe 33 vite, që nga ajo ditë kur i kam dëgjuar zërat misterioz dhe kam refuzuar të hyj në manastir. Zemra ime deklaroi: "Allahu Ekber - Zoti është më i Madhi.”
“Unë isha vajza e parë e racës jo të bardhë në xhami. Kjo i inkurajoi shumë vajza muslimane të hynin në xhamia për ta falur namazin, posaçërisht në Xhaminë e Anjuman Jami’ Sanatal e cila është themeluar nga studiuesi i njohur Dr. Shejh Ansari në qytetin e Francisit në Trinidad. Udhëheqësi aktual i saj është El-Haxh Shafik Muhammedi.”
“Banorët e atjeshëm mendonin se Islami është fe për indianët, të cilët ishin të dhënë pas dogmave fetare. Ata mendonin se Kadianizmi dhe Ahmedizmi ishin më të rëndësishme.”
“Më vonë një numër i madh i banorëve të Ishullit, shumica me origjinë afrikane, pranuan Islamin deri në atë masë sa që proporcioni i muslimanëve të popullatës totale të Republikës u rrit në 13 përqind, ndaj 31 përqind katolikë, 27 përqind protestantë, 6 përqind hindusë, dhe 23 përqind  të tjerë.” 
Llidhur me ndikimin e Islamit në punën që bën ajo në një shtet ku muslimanët nuk janë shumicë, ajo tha: “Islami kërkon nga ne një zbatim të sinqertë dhe efektiv gjatë punës dhe unë praktikoj mësimet e Islamit me sinqeritet. Nuk gënjej as në punën time zyrtare dhe as në jetën time private. Me  zgjuarësi dhe me ndërgjegje të fortë i shmangem çdo gjëje që është e neveritshme në Islam. Pranimi im i Islamit nuk pati kurrëfarë ndikimi negativ në punën time, përkundrazi.
Ish-kryeministri ynë më këshilloi ta vizitoja Egjiptin, sepse ishte një vend i xhamisë së famshme të El-Az’harit dhe një burim i civilizimit. Ai fliste shumë për Islamin.”
“Kur kërkova nga kryeministri aktual të më jepte leje të vizitoja Egjiptin si ministre e shtetit për zhvillim social dhe qeverisje lokale, ai më këshilloi të vizitoja El-Az’harin dhe Këshillin Suprem të Çështjeve Islame për aktivitetet e të cilit kishim dëgjuar shumë gjatë vizitave tona në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar.”
“Kam marrë pjesë shumë herë në zgjedhjet parlamentare dhe dola si e sukseseshme pavarësisht se isha muslimane. Kam punuar si ministre e Arsimit dhe e Kulturës dhe si ministre në kabinetin e kryeministrit, ndonëse isha muslimane.”
“Republika e Trinidadit dhe Tobagos i ka festa zyrtare edhe festat e Bajrameve. Muslimanët e presin muajin e Ramazanit në shtëpitë dhe në xhamitë kudo që ndodhen.” Ajo më tej thotë: “I kam apeluar vendeve islame që t’i japin fund garimit për poste sepse uniteti është fuqia, veçanërisht, nën ombrellën e shkëlqyer të fesë Islame e cila ia ka sjellë barazinë njerëzimit dhe e cila rregullon marrëdhëniet dhe sjelljet tona. Është e mundur të zgjidhen të gjitha problemet dhe grindjet me një bashkëpunim të ndërsjellë, këshillim dhe mirëkuptim.
“Allahu i plotfuqishëm më udhëzoi në Islam dhe i lutem Atij t’i udhëzojë muslimanët në drejtim të vëllazërisë dhe paqes ashtu që në realitet ata të bëhen komuniteti më i mirë që është ngritur për të mirën e njerëzimit."
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 449625 visitors (1412827 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free