Leter Nga Burgu I Sirise

Leter Nga Burgu I Sirise

 

Keto fjale na kane arritur nepermjet nje shkrese,te cilen nje moter besimtare dhe durimtare,brenda burgut,arriti fshehurazi t'a nxjerre jashte.Letra eshte nje shembull qe pershkruan gjendjen e mijerave te burgosurve,burra e gra,te cilet ndeshkohen-maltretohen ne Sirine Muxhahide.

Ja ky eshte teksti i saj:

Sa letren e kemi shkruar,e kemi shkruar me qendrese e durim,me lotet tane,i kemi derguar me erë ndoshta  dikush do t'i degjoje!. Nuk kemi patur mundesi t'a dergojme madje asnje shkronje te shkruar ne flete keshtuqe kemi derguar renkimet e denesjet dhe kemi thirrur (kerkuar ndihme) ne erresiren e nates…Por kush na degjon neve ne erresiren tone,zerin yne nuk i tejkalonte muret tona te zeza e as shufrat e hekurta.Allahu s.w.t na meshiroi e disi i derguam keta rreshta,ne te cilet hedhim rreze,qe t'ia reflektojne botes gjerat qe na ndodhin neve ,te izoluarve ne  kubet-çelite e burgut,ne te cilat perjetojme lloje e ngyra te ndryshme te maltretimit dhe ate dite e nate,na vijne Zebanijjet (term qe perdoret per melaiket e xhehennemit ndersa ketu e ka per qellim gardianet e ashper) te dehur…te eger-ashper… Ah po te vazhdonin te na ndeshkonin ashtu sic filluan me kamxhik e rryme,ah sikur ta lenin motren tone te merrte fryme dhe te mos ia shkelnin nderin pas tere atij ndeshkimi qe e perjetoi …Ah sikur ne te vdisnim para kesaj e te kishim qene te harruar.Kete e tha Merjemja e virgjer pa u ndeshkuar dhe pa u ballafaquar me egersirat njerzore,madje ne brendi kishte Ruhun (shpirtin-femiun) nga Zoti i saj,e ne cfare te themi? Si te therrasim?! I therrasim botes te na shpetoje prej ndeshkimit te tyre,therrasim me zerin tone me te larte,me  tere gjymtyret tona,cdo pjese e jona therret e kerkon ndihme,cdo pike e gjakut,cdo dridhje e damareve tone,cdokush qe ngritet e zbret therret: O mbrojtesi im,O Mbrojtesi im!...Keshtu thirri nje grua me pare dhe iu pergjegjen shume burra  ndersa ne jemi sot me qindra te shtypura nga zullumqaret tirane ,me qindra ndeshkohen e maltretohen,cdo moment mbyten me mijera forma te mbytjes por nuk vdesin…A nuk ka ndonje mbrojtes..A nuk ka ndonje mbrojtes..A nuk ka ndonje musliman qe  ndihmon grate e shtypura…?

O Zoti im! Kujt t'ia drejtojme thirrjet-ankesat? Qendrimi yne eshte zgjatur,dite e muaj…e pasojne muaj madje gjaku i kriminelve qarkullon ne damaret e foshnjeve ne barqet tona..Cfare te bejme…?

O Zoti im! Askush nuk na eshte pergjegjur andaj na meshiro...nuk deshirojme prej jush te na shpetoni por shkaterroni burgjet mbi ne…na ipni fetwa qe t'a mbysim veten dhe ata qe i kemi ne barqet tona…nuk po kemi mundesi t'a perballojme kete qe po na ndodhe..nuk ka nate qe na pakeson (numrin tone) dhe as dite qe ndricon erresiren e jetes sone …

O Dijetar! Kthjellu! Sepse gjumi yt shume ka zgjate,gjumi yt shume ka zgjate ndersa ne nuk dime se cka eshte te pushosh-flesh..

O Dijetar! Kthjellu! Sepse ti e ke nje dite ku do te qendrosh para Allahut s.w.t dhe do te pyes se cfare ke bere? Cfare ke bere per ato,te cilave iu eshte neperkembe nderi? Cfare ke bere per ato qe iu ka humbur vetedija nga ndeshkimi me rryme? Cfare ke bere per ate qe pasi i eshte hjekur hixhabi eshte vjerur-lidhur me kembe perpjete ne plafon,rrobat i jane shqyer,eshte goditur me shufra te renda prej hekuri,vetedijen ia dorezoi Zotit te saj,nuk din se sa ore ka qendruar ne gjendje te tille? Cfare ke bere ti o ti dijetar musliman ndersa motren tende atje ne çeli (kuba te burgut) e vershojne kamxhiket,gjaku i saj rrjedh,kembet i jane çare ,te kuptuarit i ka humbur ndersa askush nuk e ndihmon..

Cfare ke bere per ate,qe i eshte  ndeshkuar burri para syve te saj,gjaku i tij kerkonte ndihme por askush nuk i pergjigjej keshtuqe plasi dhe filloi ne rrobat e saj te rrjedhe? Cfare ke bere per ate,e cila eshte sjellur ne spital,nuk dihet a eshte e gjalle apo e vdekur,pasiqe 26 egersira shqyese ia coptuan mishin?

Cfare ke bere..? Cfare ke bere…?

Me cfare do te pergjegjet? E si do te pergjigjesh kur ti ende je ne gjume…O Dijetar! Kthjellu! dhe largona prej zjarrit…largona prej fundosjes sepse damaret  tane veq jane thare,nuk ka dite e as drite,ne luginen e thelle te tmershme ne erresiren e detit te thelle…therrasim duke kerkuar rrugen: A ka ndonje ndricues?A ka ndonje ndricues…?

Advertisement
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 277502 visitors (1081431 hits) klikime.=>
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=