Pranoi Islamin, ra në sexhde dhe ndërroi jetë

Pranoi Islamin, ra në sexhde dhe ndërroi jetë

Shejh Muhammed Hassani tregon:

Erdhi një ditë një djalosh amerikan në qendrën tonë islamike në New york dhe kërkoi që t'i ndihmojmë dhe t'i tregojmë se si

ta pranojë Islamin. Ai thoshte: Dua ta pranoj islamin... dua ta pranoj islamin... edhe unë dua të bëhem musliman. Por, mos

më pyetni për shkakun dhe arsyen.

Atëherë i ndihmuam që ta shqiptojë shehadetin, ia mësuam marrjen e abdesit, dhe faljen e namazit. Djaloshi dëshmoi LA

ILAHE IL-LALLAH, MUHAMMEDUN RESULULLAH [Nuk meriton të adhurohet askush tjetër përveç Allahut [subhanehu ve

teala] dhe se Muhammedi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] është rob dhe i Dërguar i Tij]. Pastaj kërkoj leje që të qëndroje me

neve disa ditë dhe ne ram në ujdi.

Që nga dita e parë, shikimet tona mbetën të kthyera kah ai duke u habitur nga falja namazit te shumtë, nga lutjet e

pandërprera, dhe nga të qajturit e vazhdueshëm të tij!

Në ditën e katërt, djaloshi iu afrua një vëllaut në xhami dhe i tha, dua të dëgjoj Kur'an nga ju, më lexoni mua Kur'an! Ndërsa

vëllau i habitur me këtë djalosh e pyeti: O vëllau im, unë që sa vite jam musliman dhe tash para teje po e ndjej vetën shumë

të dobët në adhurim dhe nënshtrim ndaj Allahut. Tregom ç'është puna yte? Çka ka ndodhur me ty?

Atëherë i tha atij: Unë tash e katër vite jam në kërkim të së vërtetës dhe që katër vite nuk më ka kaluar asnjë natë pa qajtur kohë të gjatë dhe pa kërkuar nga Zoti i vërtetë që të më udhëzojë në rrugën e drejtë. Një natë, para se të vij këtu, pashë në ëndërr

Isaun alejhi selam, i cili më tha: "Pranoje Islamin, bëhu musliman, pranoje Muhammedin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] të

Dërguar, se unë dhe ai jemi vëllezër, dhe ai është vula e Pejgamberëve dhe i Dërguari për mbarë njerëzimin...!

Dhe tash pas hyrjes sime në Islam dhe pas faljes së namazit po e ndjej një qetësi të zemrës dhe një kënaqësi të çuditshme shpirtit, të cilën s'kam mundur ta shijojë kurrë më herët gjatë jetës sime.

Thotë Shejhu: Dhe po atë ditë, në namazin e jacisë, u ngrit ky djalosh për t'u falë dhe në rekatin e parë djaloshi ra në

sexhdeh dhe u vonua shumë në të. Saqë e kryem namazin, ndërsa ai nuk ngriti kokën prej sexhdes.

Atëherë vrapuan disa vëllezër të shohin se ç'po ndodhë me të, dhe kur e ngritën kokën e tij pamë se djaloshi ishte ndarë nga

kjo botë dhe shpirti i tij kishte kaluar në botën tjetër.

Përktheu:

Omer Bajrami

24 Mars 2007

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 449640 visitors (1412870 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free