Rregullat e ibadetit të saktë

Falenderimi i takon Allahut i cili përsosi këtë fe, dhe na urdhëroi që t’i përmbahemi asaj deri në vdekje. Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që besuat, kinie frikë Allahun me një sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë) (Ali Imran: 102). Kjo është porosia të cilën ia dha Ibrahimi dhe Jakubi bijëve të tyre. Allahu i Lartësuar thotë: “E Ibrahimi porositi bijtë e tij me këtë (fe), e edhe Jakubi. (u thanë) “O bijtë e mi, Allahu ua zgjodhi fenë (islame) juve, pra mos vdisni ndryshe, por vetëm duke qenë muslimanë” (El Bekare: 132) Allahu i ka krijuar xhindët dhe njerëzit për ta adhuruar Atë siq thotë i Lartësuari: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë” (Edh Dharijat: 56) Kjo është ajo që njerëzit i nderon, i krenon dhe i bën të lumtur në këtë dynja dhe ahiret, sepse kanë nevojë për Zotin e tyre, e Allahu nuk ka nevojë për ata. Allahu i Lartësuar thotë: “Nëse ju nuk e besoni, Allahu nuk është nevojtar për ju” (Ez Zumer: 7) Dhe thotë: “E Musai tha: “Nëse ju, dhe të gjithë ata që janë në tokë mohoni, Allahu është i panevojshëm (për falenderim) i lavdishëm (vetëvetiu)” (Ibrahim: 8)  Ibadetin të cilin e ka lejuar Allahu i Lartësuar ndërtohet mbi parime dhe baza të pandryshueshme i përmbledhim si vijon:për mendim  në të por vendosës i këtij ligji duhet të jetë vetëm Allahu i Lartësuar.  Allahu i Lartësuar thotë: “Ti (Muhammed) përqëndrohu vendosmërisht ashtu si je i urdhëruar, e bashkë me ty edhe ata që u penduan (prej idhujtarisë), e mos tejkaloni (kufijtë caktuar)” (Hudë: 112) dhe thotë: “Pastaj, Ne të vumë ty në një rrugë të drejtë të fesë, pra ti ndiqe atë e mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë” (El Xhathije: 18) dhe thotë për të dërguarin e tij: “Unë ndjek vetëm atë që më shpallet mua” (El En’am: 50), nuk lejohet kapërcimi dhe tejkalimi si p.sh. namazi. Allahu i Lartësuar thotë: “Namazi është obligim (për kohë) i caktuar për beimtarët” (En Nisa:103) Edhe haxhi e ka kohën e caktuar, Allahu i Lartësuar thotë: “Haxhi është në muajt e caktuar” (El Bekare: 197)  Edhe agjërimi e ka kohën e caktuar. Allahu i Lartësuar thotë: “(Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramazanit që në të (filloi të) shpallet Kura’ni, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë” (El Bekare:185) Këto ibadete nuk bën që të kryhen në kohë tjetër përvec asaj që e ka caktuar Allahu i Lartsuar. Robërit e vërtetë të Allahut janë ata të cilët shtëpitë e tyre i mbushin me bindje ndaj Allahut, i edukojnë fëmijët dhe gratë e tyre në ibadet ndaj Allahut të Lartësuar. Allahu i Lartësauar thotë: “Dhe që për hir të Zotit të tyre natën e kalojnë duke i bërë sexhde dhe duke qëndruar në këmbë.” Dhe ata që thonë: “Zoti ynë, largoje prej nesh vuajtjen e xhehennemit, e s’ka dyshim se vuajtja në të është gjëja më e rëndë. Ai vërtetë është venqëndrim dhe vendbanim i keq” (El Furkan: 64-66)
Rob të Allahut janë ata të cilët e lusin Allahun që t’i udhëzojë bashkëshortet dhe fëmijët e tyre. Allahu i Lartësuar thotë: “Edhe ata që thonë: “Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhëse tanë, e neve na bën shembull për të devotshmit” (El Furkan: 74)
 Ibadeti nuk përkufizohet në kufij të ngushtë, por përmbledhën cdo gjë që e ka lejuar Allahu prej thënieve, veprave dhe qëllimeve, përmbledhën thëniet e gjuhës, lëvizjet e gjymtyrëve, dhe qëllimet e zemrës, përmbledhën të gjithë jetën e njeriut edhe ngrënien, pirjen dhe gjumin, nëse me këtë ka përqëllim që të forcohet për bindjen ndaj Allahut të Lartësuar, edhe marrëdhëniet bashkëshortore nëse ka përqëllim mbrojtjen nga harami.

Ibadet është të afruarit te Allahu i Lartësuar me atë që Ai e ka lejuar qoftë vepër ose thënie, e brendshme ose e jashtme, kjo është e drejtë e Allahut që ka mbi roberit e Tij ndërsa dobia kthehet te ata. Kush refuzon ta adhurojë Atë ka bërë mendjemadhësi , ndërsa kush e adhuron Allahun e bashkë me të adhuron edhe dikë tjetër ka bërë shirk, ndërsa kush e adhuron vetëm Allahun me dicka që nuk e ka lejuar Ai është bidatxhi, ndërsa kush e adhuron vetëm Allahun me atë cfarë Ai e ka lejuar është mu’min (besimtar).

Kur njerëzit janë të nevojshëm për ibadet, nuk mundet që ata ta njohin vetë realitetin e tij i cili e kënaqë Allahun e Lartësuar nuk mund të mbështetën në vetveten e tyre, por Allahu i ka dërguar pejgamberët dhe ka zbritur librat për qartësimin e këtij ibadeti, sic thotë Allahu i Lartësuar: “Ne cdo populli i kemi dërguar nga një Pejgamber. Të gjithë ata thoshin: Adhuroni vetëm Allahun, e shmangiuni idhujve” (Nahl: 36) dhe thotë: “Ne nuk kemi dërguar asnjë pejgamber para teje e që të mos ia kemi shpallur: S’ka Zot tjetër përveq Meje, andaj adhuromëni vetëm Mua” (El Enbija: 25)
Kush i shmanget asaj me të cilën kanë ardhur të dërguarët, dhe jan zbritur librat nga ibadeti i Allahut, e ai e adhuron Allahun sipas dëshirës së tij, ose sipas asaj që e dërgon epshi i tij e sipas asaj që ia kanë zbukuruar shejtanët qofshin prej njerëzve ose prej xhindëve, ka devijuar nga rruga e drejtë dhe ibadeti i tij në relitet nuk është ibadet për Allahun por është ibadet i epshit të tij. Allahu i Lartësuar thotë: “E kush është më i humbur se ai që duke mos patur fakt prej Allahut, ndjek epshin e vet” (El Kasas: 50)

- Praktikimi i tij ashtu sic ka ardhur, që do të thotë se nuk ka mundesi

- Ibadeti duhet të jetë i sinqertë të bëhet vetëm për hir të Allahut të Lartësuar të jetë i zhveshur nga shirku, sic thotë i Lartësuari: “E kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos e përziejë askë” (El Kehf: 110)

Nëse njeriu e përzien adhurimin me shirk atëherë ai e prishën, sic thotë i Lartësuari: “E sikur t’i përshkruajnë shok Zotit (edhe ndonjë nga këta) kishte për t’iu shkuar huq ajo që kanë vepruar” (El En’am: 88)  dhe thotë: “Ty të është shpallur e edhe atyre para teje: “Nëse i bën shok (Allahut), veprat janë të asgjësuara dhe t’i do të jesh prej të humburve. Prandaj vetëm Allahun adhuroje dhe bëhu mirënjohës” (Ez Zumer: 65-66) 

- Duhet që si shembull në ibadet dhe sqarues të jetë  i dërguari e Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, Allahu i Lartësuar thotë: “Ju kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut” (El Ahzab: 21) dhe thotë: “Cka t’ju jep pejgamberi, atë merrnie e cka t’ju ndalojë përmbajuni” (El Hashr: 8)
I dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë: “Kush vepron dicka që nuk është në fenë tonë është e refuzuar” dhe thotë “Faluni si më keni parë mua duke u falur” e shumë tekste të tjera të cilat tregojnë obligueshmërinë e pasimit të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të.  

- Ibadeti i kufizuar në kohë dhe mase

- Ibadeti duhet patjetër që të jetë i ndërtur mbi dashurinë ndaj Allahut të Lartësuar, nënshtrim, frikërrespekt dhe shpresë ndaj Tij. Allahu i Lartësuar thotë: “Të tillë (zotat) që këta po lusin (pos Zotit), vetë ata (zotat e tyre) kërkojnë afrimin (te Zoti i ërtetë), shpresojnë në mëshirën e Tij dhe i frikësohen dënimit të Tij” (El Isra: 57) dhe thotë Allahu i Lartësuar për pejgamberët e Tij: “Ata përpiqeshin për punë të mira, na u luteshin duke shpresuar dhe duke u frikësuar, ishin respektues ndaj nesh” (El Enbija: 90) “Thuaj: “Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që Allahu t’ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se Allahu është që fal shumë, mëshiron shumë. Thuaj: “Bindjuni Allahut dhe të dërguarit, e nëse ata refuzojnë, atëherë Allahu nuk i don pabesimtarët” (Ali Imra: 31-32)  
Allahu i ka përmendur shenjat e dashurisë ndaj Tij dhe frytet e saj.
Shenjat janë: Pasimi i të dërguarit të Allahut, bindja ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij.
Frytet janë: Arritja e dashurisë së Allahut të Lartësuar, falje mëkatesh dhe mëshirën prej Tij.

- Ibadeti nuk bie prej njeriut prej momentit që e ka mbushur moshën deri në vdekjen e tij, Allahu i Lartësuar thënë: “dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)” (Ali Imran: 102) dhe ka thënë: “Dhe adhuroje Zotin tënd deri të vijë ty e vërteta (vdekja)” (El Hixhr: 99)

Ibadeti është shumë llojësh, është: Emër i përgjithshëm i gjithë asaj që e don Allahu dhe kënaqet me të prej veprave, thënieve, të fshehta ose të dukshme: Namazi, zekati, agjërimi, haxhi janë nga llojet e ibadeteve më madhështore, të cilat janë prej shtyllave të islamit. Gjithashtu cilësitë e lavdëruara, karakteri i mirë, është prej llojeve të ibadetit, sinqeriteti në bisedë, cuarja e emanetit në vend, bindja ndaj prindërve (në atë cfarë e ka lejuar Allahu), mbajtja e lidhjeve farefisnore, zbatimi i premtimit, këshilla, urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja, lufta në rrugë të Allahut, bamirësia ndaj komshiut, jetimit, nevojtarit dhe ndaj atyre të cilët i ke nën vete qofshin prej njerëzve ose kafshëve, duaja, dhikri, leximi i Kuranit, dhe veprat e zemrës si dashuria ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij, frika ndaj Allahut, sinqeriteti në fe, durimi, urtësia dhe falenderimi ndaj Allahut për dhuntitë të cilat na ka dhuruar, të pajtuarit me kaderin e Allahut, mbështetja në Allahun, shpresa në mëshirën e Tij dhe frika nga dënimi i Tij, e gjithë feja futet në ibadet.
Ibadeti më madhështorë është praktikimi i asaj që na e ka urdhëruar Allahu dhe largimi nga ajo që na e ka ndaluar Allahu i Lartësuar. I Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë duke transmetuar prej Zotit të Tij: “Nuk më afrohet robi im me asgjë më të dashur te Unë sesa me atë që ia kam bërë farz (obligim)”

Allahu i Lartësuar thotë: “E pas tyre (të mirave) erdhën pasardhës të këqij, që e lanë namazine u dhanë pas kënaqësive (trupore), e më vonë do të hidhen në cdo të keqe (ose në gaja) (59) Me përjashtim të atij që pendohet dhe beson e bën vepra të mira, të tillët do të hyjnë në xhennet dhe atyre nuk u bëhet kurrfarë e padrejtë” (Merjem: 59-60)

Ajo cfarë është e cuditshme se disa prej njerëzve veprojnë disa prej nafileve ose shum prej tyre, e namazin e humbën nuk e falën, e shikon që kryen haxhin ose umren e namazin nuk e falën, ka prej tyre që japin shumë sadeka ose dhuron të holla e zekatin nuk e nxjerrën i cili është farz, ka prej njerëzve që janë të sjellshëm me njerëzit e i pasjellshëm me prindërit e tij, i ka ndërprerë lidhjet farefisnore dhe i pamoralshëm me bashkëshorten e tij,   

Allahu i Lartësuar thotë: “O ju njerëz adhuronie Zotin tuaj, i cili ju krijoi juve dhe ata që ishin para jush ashtu që të jeni të devotshëm (të shpëtuar). Ai i cili për ju e bëri tokën shtrat (vendbanim) e qiellin kulm, e prej qiellit ju lëshoi shi me të cilin ju siguroi lloje të frutave e ushqim për ju, pra mos i përshkruani Allahut shokë, duke qenë se ju e dini (që Ai nuk ka shokë)” (El Bekare: 21-22)

 

Advertisement
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 254597 visitors (1035411 hits) klikime.=>
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=