Papasterti konsiderohet cdo gjë të cilën natyra e shëndoshë e  konsideron të papastër dhe ruhet prej saj, dhe nëse ajo bie në rroba e pastron si p.sh urina dhe nevoja e madhe.
Në origjinë gjërat janë të pastra, kush i konsideron dicka si të papastër duhet ta argumentojë atë e nëse nuk sjellë argument duhet ta konsiderojë atë të pastër.Papastërtitë për të cilat ka argument janë:1,2 – urina e njeriut dhe nevoja e madhe.Për nevojën e madhe kemi hadithin e të Dërguarit të Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka tënë: “Nëse dikush prej jush shkelë me nallet e tij në ndytësirë, për të dheu është pastërti” (Hadith Sahi)Ndërsa për urinën kemi hadithin e Enesit Allahu qoftë i kënaqur me të: “Një ditë një bediun urinoi në xhami e disa prej sahabëve u ngritën për ta ndaluar, i Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të tha: Lëreni, kur e përfundoi bediuni, tha: Silleni një kovë me ujë dhe gjuajeni mbi urinë” (Muttefekun Alejhi)3,4 – El Medhij dhe El Vedij.El Medhij është lëng i bardhë i hollë ngjitës, del gjatë epshit, ndoshta njeriu nuk e ndien, kjo ndodh tek meshkujt dhe femrat. Ky konsiderohet i papastër dhe për këtë i Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka urdhëruar që të lahet organi prej tij.
Ndërsa El Vedij është lëng i bardhë i trashë i cili del pas urinës dhe është i papastër. Transmetohet se ibni Abbasi ka thënë: “Ujërat që dalin nga organi janë tre: El Menij (sperma), El Vedij (lëng i cili del pas urinës) dhe El Medhij (lëng i cili del gjatë epshit).
Nga El Menij (sperma) duhet larë i gjithë trupi, ndërsa nga El Vedij dhe El Medhij duhet larë vetëm organi dhe të mirret abdes për namaz.
5- Nevoja e kafshëve të cilave nuk iu hahet mishi.
Transmetohet se Abdullahu ka thënë: I Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të deshi të kryejë nevojën, dhe tha: “Mi sill tre gurë. Unë i gjeta dy gurë dhe një bajgë të gomarit, i dërguari i mbajti dy gurët dhe e gjuajti bajgën e gomarit dhe tha: Kjo është e papastër” (Buhariu dhe ibn Maxhe)6- Gjaku i mestruacioneve.
Transmeton Esma e bija e Ebu Bekrit se një grua ka ardhur te i Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të dhe i ka thënë: Ndodh që ndonjërës prej nesh i bie në rroba gjaku i mestruacioneve, si të veprojë? Ka thënë: E fshinë, pastaj e lanë me ujë e pastaj falesh” (Buhariu dhe Muslimi) Ebu Hurejre Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se i Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë: “Pastrimi i enës së ndonjërit prej jush nëse e lëpin qeni është të lahet shtatë herë, herën e parë të lahet me dhe” (Muslimi)8- Ngordhësirat
Është ajo kafshë e cila ngordhë pa prerje të dispozitave të sheriatit. I dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë: “Kur të rexhet lëkura, pastrohet” (Muslimi)
Nga kjo përjashtohet:
1- Peshku dhe karkaleci, si argument kemi hadithin të cilin e transmeton ibni Umeri se i Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë: “Na janë lejuar dy ngordhësira dhe dy gjakra, dy ngordhësirat janë peshku dhe karkaleci, ndërsa dy gjakra janë mëlqia dhe shpnetka” (Hadith Sahi)

2- Ngordhësirat të cilat nuk kanë gjak rrjedhës si miza, bubrreci, bleta e të ngjashme. Transmetohet nga Ebu Hurejre se i Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka thën: “Nëse miza bie në enën e ndonjërit prej jush, ta fundosë komplet pastaj ta nxjerrë sepse në njërin krah gjendet sëmundja e në tjetrin shërimi” (Hadith Sahi)
3- Ashti i ngordhësirës, brinjët, qimja dhe pendla të gjitha këto konsiderohen të pastra, duke u bazuar në origjinën e tyre. Zuhriu ka thënë për ashtin e elefantit të ngordhur… etj, ka thënë: Kam takuar dijetarët e parë, se ata e përdornin ashtin e elefantit të ngordhur si kreher dhe lyheshin me ta” Hamadi ka thënë: “Nuk ka asgjë nëse përdoret panda e coftinës”  

 

 

 

 

7- Jargët e qenit.