Dispozitat e gjuetisë

Dispozitat e gjuetisë


Një nga begatitë e Allahut ndaj robërve të Tij është se kur i krijoi ata u siguroi atyre lloje të ndryshme të ushqimeve dhe pijeve për ta vazhduar jetën, u zbriti atyre shiun nga qielli, u nxorri nga toka ushqimin, u krijoi atyre shtazë të ndryshëm dhe  i nënshtroi ato ndaj tyre.

     Si falenderim ndaj  këtyre begative, njeriu obligohet të mësojë ligjin e Allahut rreth  shtazëve që janë të lejuara dhe ato që janë haram të ushqehemi me to, pastaj t`i pasojë ato ligje dhe  të fitojë kënaqësinë e Allahut të Lartësuar.

Në këtë temë do të shpjegojmë disa rregulla të rëndësishme që kanë të bëjnë me gjuetinë.

Llojet e shtazëve

Shtazët në përgjithësi mund t`i ndajmë në dy lloje

1. Ato që janë të ndaluara të ushqehemi me to, si derri, ujku etj.

2. Shtazë të lejuara.

Shtazët që u lejohet ngrënia e mishit të tyre  ndahen në dy grupe:

1. Shtazët që kemi mundësi t’i kapim dhe të bëjmë therjen e tyre.

 Për këtë grup kemi folur më herët në temën “Therja ligjore” dhe kemi përmendur  se nuk lejohet në asnjë mënyrë të hamë mishin e tyre, vetëm nëse është bërë prerja e tyre sipas kushteve të caktuara  nga Allahu i Lartësuar.

2. Shtazët që nuk kemi mundësi të bëjmë therjen e tyre.

 Rregullat e gjuetisë kanë të bëjnë me këtë grup të shtazëve.

Edhe grupi i dytë ndahet në dy lloje:

Lloji i parë: Kur gjatë gjuajtjes (me mjet) shtaza mbytet (me mjetin e gjuajtur)

Në këtë rast gjuajtja jonë me mjet e zëvendëson prerjen ligjore dhe lejohet ngrënia e tij me kushtet që do t’i përmendim më poshtë.

Lloji i dytë: Kur pas gjuajtjes e arrijmë shtazën të gjallë.

Në këtë rast nuk lejohet mishi i tij,  perveç nëse e bëjmë therjen duke i  pasur parasysh  rregullat e saj. Koha e cila konsiderohet se e kemi arritur të gjallë është aq sa të kemi mundësi të bëjmë therjen.

Rregullat e gjuetisë

Bazë nga e cila nxirren shumica e rregullave të gjuetisë është hadithi qeë transmeton Adij ibën Hatim ku  i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ia mëson rregullat këtij sahabi i cili ka qenë gjuetar:

“Kur ta dërgosh qenin tënd (për gjuajtje) përmende emrin e Allahut (para deërgimit), nëse e kap qeni (gjahun) të gjallë, atëherë bëje prerjen ti, nese e arrin atë të ngordhur dhe qeni nuk ka ngrën prej saj atëherë ushqehu nga ajo. Nëse e gjen së bashku me qenin tënd ndonjë qen tjetër dhe gjahu është i mbytur, atëherë mos u ushqe nga ajo për arsyese se ti nuk e di se kush e ka mbytur (qeni yt apo tjetri). Nëse gjuan me shtizë peërmende emrin e Allahut (para gjuajtjes së shtizes). Nëse gjahun e gjen pas një dite dhe nuk sheh ndonjë shenjë në të përveç shenjave të shtizës tënde atëherë ushqehu nga ajo nëse do e nëse e gjen të zhytur në ujë mos u ushqe nga ajo.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).

 Kushtet e gjuetisë

Kushti i parë:

Të jetë personi që gjuan nga ata që  lejohet ta bëjnë prerjen.  

Pra, nuk lejohet gjuajtja e të dehurit, idhujtarit…(shiko temën “Therrja ligjore”)

Argumente për këtë kemi hadithin e mësipërm ku thotë i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!):”…nëse e kap qeni gjahun të gjallë atëherë bëje prerjen ti..”

Nga kjo përjashtohet gjuajtja e shtazëve që nuk nevojitet prerja e tyre, si gjuajtja e peshqëve, nëse ata i gjuan idhujtari atëherë lejohet ngrënia e tyre.

Nëse në gjuajtje marrin pjesë një i krishter dhe një idhujtar dhe secili prej tyre gjuan me armë, ngrënia e gjahut është e ndaluar për shkak se kanë marrë pjesë në të personi që është hallall mishi të cilën e ka therur dhe ai që është haram dhe në sheriat kur të përzihet e ndaluar me të lejuarën atëherë përparësi ka e ndaluara.

Argument për këtë kemi pjesën e hadithit të mësipërm:”…nëse gjen së bashku me qenin tënd ndonjë qen tjetër dhe gjahu është i mbytur mos ha prej saj…”

Kushti i dytë:

 Ka të bëjë me metodën e gjuajtjes dhe ai është dy lloje:

1. Mjet.

 

2. Shtazë.

 

1. Sa i përket mjetit duhet të jetë i mprehtë qeë e bën rrjedhjen e gjakut.

Argument për këtë është hadithi ku ë Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Ushqehu me atë (prerje) që e rrjedh gjakun, perveç mos të jetë (mjeti) nga dhëmbi dhe thoi" (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) Gjithashtu është argument edhe një hadith ku sahabiu Adij ibën Hatim e pyeti Muhamedin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) për gjuajtjen me shtizë të gjatë e i përgjigjet ai se nëse e godet shtazën me majë, ha nga ajo, e nëse e godet për së gjati atëherë  mos ha nga ajo.

      Nese mjeti nuk eshte i mprehte si p.sh te jete gjuajtja me rrjete, shkop apo litare ateher nuk lejohet mbytja me të,  mirpo nese e zëmë me të dhe arrijme ta therrim kafshen atëherë lejohet.

2. Nëse gjuajtja bëhet me shtazë si p.sh: qenë apo me shpezë gjuajtëse kushtezohet të jetë ajo e trajnuar (mësuar).

Allahu i Lartësuar thotë: “Të pyesin ty (Muhamed), çfarë u është lejuar atyre (për ushqim)? Thuaj! U janë lejuar të gjitha ushqimet e mira dhe ai (gjahu) i gjahtarëve (shtazëve) të dresuara që i mësoni ashtu si ju ka mësuar juve Allahu. Hani pra atë që gjahtuan për ju dhe më parë përmendeni emrin e Allahut. Kini frikë Allahun, pasi Allahu shpejt merr masa.” (Maide, 4)

  Çfarë duhet të zotërojë kafsha që të konsiderohet e trajnuar?

Duhet të dijë t`i përgjigjet pronarit në kërkesat e tij si kur ta urdhërojë të shkojë dhe të vijë .

Kushti i tretë:

  Qëllimi (njeti) gjatë gjuajtjes me shtazë apo mjet.

Kur e dërgon gjuetari kafshën e tij atëherë kërkohet prej tij të bëjë nijet se po e dërgon për gjuajtje. Neëse kafsha shkon vet dhe gjuan atëherë nuk lejohet ai ushqim.

Kushti i katërt:

Përmendja e emrit të Allahut para gjuajtjes.

Argument për këtë është ajeti: “… Hani pra atë që gjahtuan për ju dhe më parë përmendeni emrin e Allahut. Kini frikë Allahun, pasi Allahu shpejt merr masa.”  (Maide, 4)

 “Kur ta dërgosh qenin tënd (për gjuajtje) përmende emrin e Allahut (para dërgimit)…” (Buhariu dhe Muslimi)

 

Përgatiti: Alaudin Abazi

Advertisement
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 269007 visitors (1060435 hits) klikime.=>
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=