Namazi "KAZA"

Allahu i Lartësuar ka caktuar kufij kohorë për faljen e çdo namazi. Pra, namazi duhet të falet brenda këtyre kufijve të caktuar, brenda kohës së caktuar. Nëse kjo kohë e caktuar për një namaz të caktuar ka kaluar, atëherë ky namaz i cili falet jashtë kohës së caktuar quhet namaz kaza.  Dijetarët janë të mendimit se nëse dikush ka harruar të falë namazin në kohën e duhur, ose ka fjetur gjatë kohës së namazit, atëherë është e detyrueshme që personi ta falë kaza atë namaz që ka humbur.
Kjo bazohet në hadithin e Profetit alejhi selam, i cili ka thënë: “Nuk ka pakujdesi kur dikush është në gjumë, por harresa ndodh kur dikush është zgjuar. Kur dikush harron të falë namazin, ose është në gjumë, atëherë ai duhet ta falë namazin kur të kujtohet për të.”

Ndërsa nëse një personi i bie të fikët dhe është i pavetëdijshëm, nuk është e nevojshme që ai person ta përsërisë namazin nëse nuk ndërgjegjësohet në një kohë të mjaftueshme për t’u pastruar dhe për ta falur namazin në kohën e duhur.
Gjithashtu, Hamd bin Selemeja transmeton nga Junus bin Ubejdi, se Hasan El Basriu dhe Muhamed bin Sirini kanë thënë se ai të cilit i bie të fikët nuk duhet ta përsërisë namazin që mund të ketë humbur.Ndërsa për lënien e namazit me qëllim, shumica e dijetarëve thonë se është mëkat i madh dhe namazi i humbur duhet të falet. Imam Maliku dhe Imam Ebu Hanifeja thonë se nëse një person e lë me qëllim një namaz ose disa namaze, atëherë ai duhet t’i falë ato para se të falë namazin që ka kohën e vet. Kështu veprohet edhe nëse i ka humbur të pestë namazet dhe gjatë kësaj kohe mund të ndodhë që të humbë edhe namazin e kohës. Gjithashtu, ata thonë se nëse personi ka humbur më shumë se pesë namaze, ai duhet të fillojë me namazin të cilit i ka hyrë koha dhe më pas të falë namazet e humbura.
Pasi çdo namaz ka një kohë të caktuar kur fillon dhe nuk mund të falesh para kësaj kohe, gjithashtu ka edhe një kohë të caktuar kur mbaron dhe askush nuk duhet ta falë atë pas kohës së tij.
(Bekare, 239)
Muslimani nuk duhet të flejë me qëllim kur vjen koha e namazit dhe ta humbë atë, e pastaj ta përdorë gjumin si shfajësim që nuk u fal. Gjithashtu ai nuk duhet të neglizhojë shkaqet që e ndihmojnë që të falet, por duhet të përdorë të gjitha shkaqet që e çojnë te falja e namazit.
Humbja e një namazi me qëllim është një gjynah i madh, madje aq i rëndë, saqë disa dijetarë kanë thënë se ai që vepron kështu është jobesimtar. Prandaj, ai person duhet të pendohet sinqerisht, sipas mendimit të dijetarëve.
Në lidhje me faljen kaza të namazit të lënë me qëllim, ka një dallim në mendimet e dijetarëve, nëse do të pranohet ai namaz kur falet pas kohës së vet. Shumica e dijetarëve kanë thënë se njeriu duhet të falë namazin kaza dhe se ky namaz është i vlefshëm, edhe pse personi është gjynahqar (nëse nuk pendohet, e Allahu e di më së miri).
Namazet kaza falen në të njëjtën mënyrë si namazet e zakonshme. Nëse personi futet në xhami dhe ka një namaz kaza për të falur, ai duhet t’i bashkohet xhematit me nijetin e faljes së namazit kaza. Kështu, nëse një person ka humbur drekën dhe vjen në xhami në një kohë që xhemati po fal ikindinë, ai duhet t’i bashkohet xhematit me nijetin e faljes së drekës dhe nuk ka gjë pse imami ka nijet tjetër. Atëherë më pas ai mund të falë ikindinë.
Si muslimanë, ne duhet të jemi të kujdesshëm e të përpiqemi të falim çdo namaz në kohë, pasi Allahu thotë në Kuran: “…pse namazi është obligim (për kohë) i caktuar për besimtarët.” (Nisa, 103)
Në përmbledhjet e Buhariut dhe të Muslimit nga Abdullah ibn Mesudi transmetohet se një njeri e pyeti të Dërguarin e Allahut: “Cila vepër është më e dashur tek Allahu?” I Dërguari alejhi selam i tha: “Namazi në kohën e vet”…
 

Abdurrezaku transmeton nga Nafiu, se njëherë Abdurrezaku u sëmur dhe humbi ndërgjegjen. Kur ai u ndërgjegjësua, nuk e fali namazin e humbur.

Allahu i Lartësuar nuk ka lënë asnjë justifikim për asnjë person i cili duhet të falë namaz që ta shtyjë atë nga koha e caktuar, madje as në raste lufte, frike, sëmundjeje, sado e rëndë qoftë ajo, ose gjatë udhëtimit.
Argument për këtë janë fjalët e Allahut të Lartësuar: “Kur të jesh ti (Muhamed) bashkë me ta dhe u fal namazin, një grup prej tyre, duke i bartur armët, le të vijë e le të falet me ty (grupi tjetër në roje), e kur të bien në sexhde (të kryejnë një rekat), këta le të qëndrojnë mbrapa jush (në roje) e le të vijë grupi tjetër, që nuk është falur, e të falet me ty dhe le t’i bartin armët dhe të jenë në gjendje gatishmërie.” (Nisa, 102)
“ E nëse keni frikë (nga armiku) , atëherë faluni duke ecur ose hipur mbi kuaj…”

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 451951 visitors (1422367 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free