Therja ligjore

Therja ligjore


Me therjen ligjore kemi për qëllim therjen e shtazëve që nuk lejohet ngrënia e tyre, vetëm se duke e bërë prerjen e tyre me kushtet që do t’i përmendim më poshtë

Therja është obligim, prandaj edhe dijetarët e fikhut janë në pajtim se ajo kafshë që nuk është prerë sipas dispozitave të sheriatit, nuk lejohet ngrënia e saj. Argument për këtë kemi ajetin e Kuranit : Juve u janë ndaluar t`i hani: ngordhësirat, gjakun, mishi e derrit, ajo që therret jo në emër të Allahut, e furmja, e mbytura, e rrëzuara, e shpuara ( nga briri i tjetrës, ajo që e ka ngrënë egërsira, përveç asaj që arrini ta therrni (para se të ngordhë)…” (Maide, 3)

Kushtet e therjes ligjore

 Kushti i parë:

 Personi i cili e bën therjen duhet të jetë:

1. I mençur, nuk pranohet nëse prerjen e bën i çmenduri, i dehuri dhe fëmija e vogël që nuk është e vetëdijshme për atë që bën.

2.     Të jetë musliman.

 

A lejohet ngrënia e shtazës së therrur nga jomuslimani?

a) Nëse jomuslimani është nga ithtarët e librit (të krishterët dhe çifutët) atëherë është i lejuar. Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe ushqimi i atyre që u është dhënë libri (të krishterët dhe çifutët) është i lejuar për ju…" (Maide, 5)

 Buhariu thotë se  Ibën Abasi  ka thënë se qëllimi në këtë ajet "ushqimi i tyre" është ajo që e therin.[1]

Nëse ithtari i librit nuk e përmend emrin e Allahut, a lejohet ushqimi  i tij?

Në qoftë se nuk e dimë, a e ka përmendur apo jo, atëherë lejohet, në bazë të ajetit të mësipërm.

Nëse e dimë të sigurtë se nuk e ka përmendur emrin e Allahut,  atëherë te dijetarët ka mospajtim dhe e verteta është se nuk lejohet,  për shkak se përmendja e Allahut gjatë prerjes është kusht. [2]

Atë që është e nevojshme të përmendim këtu është edhe  ajo se nuk e kemi obligim të pyesim se si e kanë prerë ithtarët e librit kafshën, a e kanë përmendur emrin e Allahut apo jo.[3]

Nëse përmend emrin e dikujt tjetër qoftë idhull apo profet (p.sh: Isait) atëherë nuk lejohet.

b) Nëse jomuslimani është ateist apo idhujtar, atëherë prerja e tyre është e ndaluar. Argument për këtë është ajeti i lartëpërmendur ku lejon vetëm prerjen e ithtarëve të librit. Gjithashtu, mund të argumentojmë me hadithin e Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) kur është pyetur se çfarë është dispozita për adhuruesit e zjarrit (idhujtarët) ai ka thënë:Vendosini atyre dispozitën e ithtarëve të librit ( për marrjen e xhizjes), përveç ngrenies së mishit të tyre dhe martesës me ta."[4]

Kushti i dytë:

Të bëhet therja me mjete të mprehta (të rrjedhë gjaku).

Kushtëzohet që mjeti të mos jetë prej dhëmbi, thoi apo kocka.

I Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Ushqehu me atë (prerje) që e rrjedh gjakun, perveç mos të jetë (mjeti) nga dhëmbi dhe thoi"[5]

Kushti i tretë:

 Të bëhet prerja e pjesëve në fyt që të rrjedhë gjaku.

Janë katër gjëra në fyt që priten gjatë therjes: kanali ku shkon ajri, kanali ku shkon ushqimi dhe dy kanale të gjakut. E mjaftueshme është që të priten tri nga këto katër kanale.

Shejh Muhamed Salih Uthejmin thotë se mjafton edhe nëse priten vetëm dy kanalet e gjakut, me argumentin se Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Ushqehu me atë prerje që rrjedh gjaku…" e rrjedhja e gjakut bëhet me prerjen e këtyre kanaleve.

Kushti i katërt:

Përmendja e emrit të Allahut para prerjes.

Allahu i Lartësuar thotë: "Ushqehuni nga ajo që është përmendur emri i Allahut!"

 

Përgatiti: Alaudin Abazi


[1] Shiko “ Mugni muhtaxh” IV, f. 467

[2] Shiko “Eletime ue ahkamu sejdi ue dhekat” Salih el Feuzan,  f. 120.

[3] Shiko “Ahkam udhije e dhekat” Muhamed ibën Uthejmin, f. 16.

[4] Transmeton Bejhakiu.

[5] Buhariu dhe Muslimi.

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 450065 visitors (1413773 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free