Udhëtimi i gruas pa mahrem

Udhëtimi i gruas pa mahrem 


Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut xhele shanuhu, salavatet qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamedin salallahu alejhi ve selem, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë muslimanët që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
   Islami i ka kushtuar rëndësi të veçantë gruas dhe për shkak të mbrojtjes së saj e ka bërë obligim (uaxhib) që gruaja të udhëtojë me mahrem*. Transmeton Ibn Abbasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Mos të udhëtojë gruaja përveçse duke e shoqëruar një mahrem.” Një njeri u ngrit dhe tha: “O i Dërguar i Allahut, unë jam caktuar që të marr pjesë në filan luftë, kurse gruaja ime ka vendosur të shkoj në haxh.” Pejgamberi salallahu alejhi ue selem i tha: “Shko dhe bëje haxhin me gruan tënde.” (Buhariu: Fet’h el Bari 3006)
   Ajo që tregon se gruaja e ka haram të udhëtojë pa mahrem është se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem e urdhëroi këtë njeri që ta lërë xhihadin, edhe pse atij i ishte shkruar emri që të merrte pjesë në xhihad, edhe pse udhëtimi i gruas së tij ishte për të kryer një ibadet, që ishte haxhi, dhe nuk ishte udhëtim në haram apo ekskursion, megjithatë Pejgamberi salallahu alejhi ue selem e urdhëroi që ta shoqëronte gruan e tij për në haxh.

Dijetarët kanë vendosur 5 kushte që duhet t’i plotësojë mahremi:
1. të jetë mashkull
2. musliman
3. moshërritur (në moshë madhore)
4. i mençur dhe
5. ta ketë haram martesën me të përgjithmonë, si për shembull: babai, vëllai, xhaxhai, daja, vjehrri (babai i burrit), vëllai nga qumështi etj., dhe jo ta ketë të ndaluar martesën përkohësisht, si për shembull burri i motrës, burri i hallës, burri i tezes etj.).

   Gjithashtu duhet cekur se mahremë nuk konsiderohen as këta persona: kunati (vëllai i burrit), djali i xhaxhait, djali i dajës, djali i tezes, djali i hallës. Këta persona nuk konsiderohen mahremë për shkak se lejohet martesa me ta dhe për këtë shkak nuk lejohet udhëtimi me ta.

 

Muhammed Salih el Munexhid
Përktheu: Eroll Nesimi

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 450070 visitors (1413980 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free