Haxhxhi

                               
                  Haxhxhi                       

Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut subhanehu ue teala, i Cili e bëri obligim haxhin për ata të cilët kanë mundësi. Salavatet qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin salallahu alejhi ue selem, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë muslimanët deri në Ditën e Gjykimit.
Me të vërtetë, haxhi është bërë obligim për të gjithë muslimanët të cilët kanë mundësi materiale dhe janë psikikisht të shëndoshë. Allahu xhele shanuhu thotë: "E, kryeni haxhin dhe umren për hir të Allahut!" [El-Bekare, 196]
"Për hir të Allahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi tek ajo." [Ali Imran, 97)
Transmeton Ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Është ngritur Islami në pesë shtylla: Dëshmia se nuk ka Zot tjetër që e meriton adhurimin përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguar i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i muajit të Ramazanit dhe haxhi." [Buhariu, Muslimi]
Haxhi është ibadet i cili përfshin të gjitha llojet e ibadeteve, siç janë ibadetet me zemër, me gjuhë, me trup dhe me pasuri.
Haxhi ka qenë obligim edhe për popullin e Ibrahimit alejhi selam, kur Allahu xhele shanuhu e urdhëroi Ibrahimin që ta ndërtojë Qaben dhe t’i thërrasë njerëzit për haxh. Allahu xhele shanuhu thotë: "Dhe thirr ndër njerëz për haxh, se të vijnë ty këmbësorë e edhe kalorës me deve të rraskapitura, që vijnë prej rrugëve të largëta. (Vijnë) Për të qenë të pranishëm në dobitë e tyre dhe që ta përmendin Allahun në ato ditë të caktuara (në shenjë falënderimi) dhe për që i ka furnizuar me kafshë. Hani pra prej tyre (kurbaneve) dhe ushqeni të ngushtuarin e të varfrin." [El-Haxh, 27-28)
Me të vërtetë, haxhi është një ibadet i mrekullueshëm dhe ka vlerë dhe dobi të madhe për njerëzit. Prej dobive është se Allahu ia fal mëkatet haxhiut, siç transmetohet se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Ai i cili bën haxhin dhe nuk shan e as nuk shkakton polemikë (grindje), do të kthehet nga haxhi sikur atë ditë kur e ka lindur nëna e tij." [Buhariu, 2/209; Muslimi, 1350]
Gjithashtu ka thënë: "Umreja deri në umren tjetër është shkaktare për shlyerjen e mëkateve që janë bërë mes tyre, gjithashtu haxhi i pranuar nuk ka tjetër shpërblim përveçse xhenetin." [Buhariu, 1773; Muslimi, 1349]
Nga dobitë është edhe shikimi i mirësisë së Allahut xhele shanuhu, siç thotë Allahu xhele shanuhu: "(Vijnë) Për të qenë të pranishëm në dobitë e tyre." [El-Haxh, 28]
Dobitë në haxh janë të shumta, si: përmendja e Allahut xhele shanuhu me tekbire, qëndrimi në Arafat, Muzdelife, hedhja e gurëve, tavafi, Safa dhe Merve, qëndrimi në Mina, prerja e kurbaneve etj..
Nga mirësitë e haxhit është edhe takimi i muslimanëve nga anembanë bota; në një kohë, në një vend dhe me një qëllim të caktuar, i cili është adhurimi i Allahut dhe përgjigjja ndaj ftesës së Tij për ta kryer haxhin. Allahu xhele shanuhu thotë: "Nuk ka dyshim se ky umet (vëllazëria, ligji e feja juaj, besimi i pastër islam) është një fe dhe Unë jam Zoti juaj, kështu pra më adhuroni vetëm Mua." [El-Enbija, 92]
Të gjithë i bashkon teuhidi, njehsimi i Allahut xhele shanuhu. Të gjithë duke përsëritur fjalët: Leb-bejk Allahum-me leb-bejk
[Të jemi përgjigjur o Allah të jemi përgjigjur]

Leb-bejke la sherike leke lebejk
[Të jemi përgjigjur o Ti i cili nuk ke shok]

In-nel hamde, ve ni'mete leke, vel mulk, la sherike lek.
[Me të vërtetë se falënderimet, mirësitë dhe sundimi të gjitha janë për Ty dhe nuk ka shok që i takon adhurimi përveç Teje.]

Muslimani (që ka mundësi materiale) obligohet që sa më parë ta kryejë këtë obligim, sepse nuk e di se kur do t'i vijë momenti i vdekjes. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Shpejtoni për në haxh, sepse ju nuk e dini se çka do t'ju ndodhë nesër." [Ahmedi. Kurse shejh Albani ka thënë se ky hadith është hasen (Irva el-Galil, 990).]
Kurse ai i cili e vonon atë pa arsye, duke i pasur të gjitha mundësitë, ai ka bërë mëkat dhe duhet të pendohet tek Allahu xhele shanuhu.
E lusim Allahun xhele shanuhu që të na e mundësojë kryerjen e haxhit, kurse atyre që e kanë kryer apo do të shkojnë për ta kryer, e lusim Allahun xhele shanuhu që t'ua pranojë haxhin dhe të kthehen në shtëpitë e tyre të pastër nga mëkatet, si atë ditë kur i kanë lindur nënat e tyre!


Përgatiti: Eroll Nesimi

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 451409 visitors (1419511 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free