Ushqimet e lejuara dhe të ndaluara

Muhamedi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:
“Vërtet e lejuara (hallalli) është e qartë, por edhe e ndaluara (harami) është e qartë. Ndërmjet tyre janë gjërat e dyshimta, të cilat shumë njerëz nuk i dijnë. Kush mbrohet nga gjërat e dyshimta, është i siguruar në pikëpamje të besimit dhe të nderit, ndërsa kush bie në gjërat e dyshimta, ka rënë në të ndaluarën…” (Buhariu)
Sipas Kur’anit të gjitha ushqimet janë hallall përveç ushqimeve të veçanta që janë përmendur si haram. Në Kur’anin e lavdishëm thuhet:
“O ju që besuat, hani nga të mirat që u kemi dhënë, dhe falënderoni All-llahun, nëse jeni që vetëm Atë e adhuroni.” (El Bekare: 172)

Ushqimet e ndaluara janë përmendur hollësisht në Kur’anin e lavdishëm:
“(All-llahu) Ua ndaloi juve vetëm të ngordhtën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që therret (ngritet zëri me të) jo në emër të All-llahut. E kush shtrëngohet (të hajë nga këto) duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos e tepruar, për të nuk është mëkat. Vërtet, All-llahu falë, është mëshirues.” (El Bekare: 173)

“Juve u janë ndaluar (t’i hani): ngordhësira, gjaku, mishi i derrit, ajo që therret jo në emrin e All-llahut, e furmja, e mbytura, e rrëzuara, e shpuara (nga briri i tjetrës), ajo që e ka ngrënë egërsira, përveç asaj që arrini ta therrni (para se të ngordhë), ajo që është therrur për idhuj, dhe (u është e ndaluar) të kërkoni me short fatin. Kjo është mëkat ndaj All-llahut… E kush detyrohet nga uria (të hajë nga të ndaluarat), duke mos anuar dhe duke mos patur qëllim mëkatin, All-llahu falë shumë dhe është mëshirues.” (El Maide: 3)

Konsumimi i alkoolit dhe pijeve të tjera dehëse janë të ndaluar sipas ajetit vijues:
“O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.” (El Maide: 90)
“Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedh armiqësi mes jush, t’ju pengojë nga të përmendurit Zotit dhe t’ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?” (El Maide: 91)

Mishi është ushqimi që është rregulluar më saktësisht prej grupeve të ushqimit. Jo vetëm gjaku, mishi i derrit dhe mishi i kafshëve të ngordhura ose mishi i atyre që therren jo në emër të Allahut janë rreptësisht të ndaluara. Gjithashtu, është urdhëruar se kafshët që janë të lejuara duhet të therren duke e përmendur emrin e Allahut në kohën e therrjes së tyre.
“Ju (besimtarë) hani nga ajo që (është therrur dhe) është përmendur emri i All-llahut, po qe se jeni të bindur në faktet e Tij.” (El Enam: 118)

“Dhe mos hani nga ajo që (para therjes së saj) nuk është përmendur emri i All-llahut, vërtet ajo (ngrënia) është mëkat. Djajt i nxisin miqtë e vet që t’ju polemizojnë juve, e nëse i dëgjoni ata, atëherë jeni si ata (idhujtarë). (EL Enam: 121)
Prandaj, muslimanët i kanë të lejuara të gjitha ushqimet e pastra. Ligji Islam ka nxjerrur disa parime prej haditheve për të përcaktuar nëse shpendët ose kafshët e veçanta janë të lejuara ose të ndaluara.

Kategoritë vijuese, duke përfshirë edhe ndonjë produkt të nxjerrur prej tyre, janë të  ndaluara:
1. Kafshët e ngordhura;
2. Gjaku rrjedhës ose i ngrirë dhe nënproduktet e tij;
3. Derri, duke përfshirë edhe të gjitha nënproduktet e tij;
4. Kafshët e therrura pa e përmendur emrin e Allahut gjatë therrjes së tyre;
5. Kafshët e mbytura në mënyrë që e ndalojnë gjakun plotësisht të kullojë nga trupi i tyre.
6. Kafshët e therrura duke përmendur emrin e dikujt tjetër e jo të Allahut;
7. Pijet dehëse të të gjitha llojeve, duke përfshirë alkoolin dhe drogat;
8. Kafshët mishngrënëse, si: luani, qeni, ujku, tigri, etj..
9. Shpendët grabitqarë, si: skifteri, shqiponja, kukuvajka, huti, etj.
10. Zvarranikët, gjarpëri, krokodili, etj.
11. Mushka dhe gomari;
12. Kafshët e dëmshme, si: akrepi, miu, etj.
13. Organet riprodhuese të kafshëve të lejuara.

Kriteri bazë për ndalimin e tyreNë Islam, Allahu është Krijuesi i Plotfuqishëm. Ai nuk ka shok. Shtylla e parë e Islamit është deklarimi: “Nuk ka zot përveç Allahut dhe Muhamedi, salallahu alejhi selem, është robi dhe i Dërguari i Tij i fundit.”
Kështu, çdo gjë duhet t’i kushtohet vetëm Allahut.
Kriteret për ndalimin e kategorive të lartpërmendura janë të caktuara me Sheriat. Janë bërë përpjekje për shpjegimin ose vërtetimin e disa prej këtyre ndalesave duke u bazuar në arsyet shkencore si vijon:
- Kafshët e ngordhura janë të papërdorshme për konsumim nga njerëzit sepse procesi i kalbjes çon deri te formimi i kemikaleve të cilat janë të dëmshme për njerëzit;
- Gjaku i cili kullon nga trupi përmban bakterie të dëmshme, produkte të metabolizmit dhe toksina;
- Derri shërbehet si agjent transmetues për depërtimin e shkaktarëve të sëmundjeve në trupin e njeriut. Infeksionet nga Trikinella spiralis dhe taenia solium nuk janë të rralla. Acidet dhjamore me përbërje të derrit janë përmendur se nuk përputhen me yndyrën e njeriut dhe sistemin biokemikal;
- Pijet dehëse janë konsideruar të dëmshme për sistemin nervor dhe gjithashtu ato i sjellin njeriut probleme sociale dhe familjare dhe në shumë raste edhe vdekjen.

 

Megjithëse këto shpjegime janë të sigurta, parimet kryesore për ndalimin e këtyre artikujve janë fjalët e Allahut:
“Juve u janë ndaluar (t’i hani): ngordhësira, gjaku, mishi i derrit, ajo që therret jo në emrin e All-llahut, e furmja, e mbytura, e rrëzuara, e shpuara (nga briri i tjetrës), ajo që e ka ngrënë egërsira, përveç asaj që arrini ta therrni (para se të ngordhë), ajo që është therrur për idhuj, dhe (u është e ndaluar) të kërkoni me short fatin. Kjo është mëkat ndaj All-llahut… E kush detyrohet nga uria (të hajë nga të ndaluarat), duke mos anuar dhe duke mos patur qëllim mëkatin, All-llahu falë shumë dhe është mëshirues.” (El Maide: 3)

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 451072 visitors (1417106 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free