SI TË NDRYSHOSH

 

 

 

SI TË NDRYSHOSH

 

Përgatiti

Një grup dijetarësh pranë shtëpisë botuese

"Daru el Vatan"

 

 

 

Përktheu

Unejs Murati

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Me Emrin e Allahut,

të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

 

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi vulën e pejgamberëve dhe të dërguarve, pejgamberin tonë, Muhamedin, mbi familjen e tij dhe të gjithë shokët e tij!

Shumë njerëzve u është neveritur jeta e papërgjegjshme dhe në pavëmendësi, jeta e shthurur dhe larg Allahut të Madhëruar, dhe shpirtrat e tyre dëshirojnë një jetë të pastër, të dëlirë dhe të qëndrueshme. Dëshirojnë një jetë të këndshme, të lumtur dhe të qetë, larg flakëve të epsheve dhe gjembave të gjynaheve dhe kundravajtjeve.

Ata presin erën e ndryshimit, aromën e përmirësimit, shijen e pendimit, rrezet e drejtudhëzimit, kështu që pyesin të pështjelluar: Si të ndryshojmë? Si të ngrihemi nga kjo rrëshqitje? Si të zgjohemi nga pavëmendësia jonë? Si ta kurojmë gjendjen aktuale të dhimbshme?

Të gjithë këtyre ua dhuroj këto fjalë…

 

 

 

Fillimi

 

Vëlla i nderuar!

Thjesht mendimi yt për ndryshim vetë ai konsiderohet një lloj ndryshimi; sepse ekzistojnë grupe të njerëzve që janë mësuar tashmë me jetën e papërgjegjshme, kanë pranuar rrugën e humjes dhe kanë pëlqyer rrugën e epsheve.

Këta nuk hulumtojnë për ndryshim, madje as që imagjinojnë ta lënë këtë jetë të cilën jetojnë për pak çaste. Për këtë shkak edhe nuk e shijojnë dhimbjen e largimit nga Allahu dhe nuk ndihen në vetmi. Në të vërtetë këta janë të vdekur në pamje të të gjallëve; nuk njohin të mirën dhe nuk ndalojnë nga e keqja, përveç atyre epsheve me të cilat janë mbushur.

Dhe kjo është rezultat i mëkateve të grumbullura në zemrën e tij derisa është nxirë dhe përmbysur, ashtu siç ka thënë i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në hadithin e transmetuar nga Hudhejfe, ku thotë: "Trazirat i shfaqen zemrave dhe lënë gjurmë në to, ashtu siç lë gjurmë rrogozi vija-vija kur fle me fytyrë mbi të. Çdo zemër që i fut brenda plotësisht dhe i pi ato (trazirat), shënohet në të një njollë e zezë dhe çdo zemër që i kthen mbrapsht ato, shënohet në të një pikë e bardhë. Pastaj ato (trazirat) do t'i ballafaqohen dy zemrave; një zemre të bardhë si guri i lëmuar, në të cilin nuk është ngjitur asgjë (për shkak të besimit të fortë dhe pastërtisë së tij nga të metat) dhe këtë zemër nuk e cënon asnjë trazirë sa të jenë qiejt dhe toka; si dhe (do t'i ballfaqohen) një zemre tjetër të zezë e të nxirë si një koçan misri i përmbysur, që nuk njeh të mirën dhe nuk ndalon nga e keqja, përveç asaj me të cilën ka mbushur zemrën prej dëshirave të tij." [Trans. Muslimi]

Ndërsa ti, vëlla i dashur, pasi që po pyet për ndryshimin, pasi që edhe vetja e jote po anon nga ngritja dhe përmirsimi i lartë e kjo argumenton se zemra jote është ende e gjallë dhe ka të mira në veten e saj. Mirëpo mendimi për ndryshim, edhe pse është një lloj ndryshimi, ky nuk është ndryshimi i kërkuar, madje të mjaftuarit vetëm me këtë mendim pa realizimin e hapave praktikuese drejt ndryshimit të vërtetë, e bën këtë mendim vetem si dëshirë të kotë që nuk i sjell dobi mbajtësit të saj, madje ai është kapitali bazë i të falimentuarëve, siç i thuhet.

Ndërsa hapat praktikuese drejt ndryshimit dhe përmirësimit mund t’i paraqesim si vijon:

 

 

1. Meditimi në madhështinë e mëkatit

 

Mendimi për ndryshim nuk mund të ndodhë veçse me meditim në madhështimin e mëkatit, i cili ka qenë rezultat i hutisë dhe largimit nga Allahu i Madhëruar. Nëpërmjet këtij meditimi zemra sheh madhështinë e Allahut, fuqinë dhe pushtetin e Tij, dhe se Ai është Krijues i gjithësisë, Furniuzesi i të gjitha këtyre krijesave, Ai i Cili jep jetë dhe vdekje dhe që vepron atë që dëshiron, i Vetmi i Cili meriton të adhurohet e mos të shoqërohet me të askush.

Pastaj sheh veten e vet, dobësinë dhe varfërinë e saj për të tjerët e me të gjitha këto i tejkalon kufijtë e Allahut, duke vazhduar në hidhërimin e tij larg rrugës së respektimit, e Allahu prap e mbron, e mëshiron, e furnizon, bëhet i butë me të, ia qartëson atij rrugët e mira që t’i ndjekë ato dhe rrugët e këqija që të largohet prej tyre.

Me këtë lloj meditimi zemra përfiton dhe ka dobi të shumta sa që mërzitet nga kjo gjendje që jeton larg rrugës së Allahut subhanehu ve teala, e megjithatë vazhdon edhe më tutje të trokasë tek shoku i vet dhe e kurajon në përmirësimin e kësaj gjendje dhe për vazhdim në rrugën e udhëzimit dhe qendrushmërisë.

 

2. Vendosmëria e sinqertë

 

Pasi zemra jote të shohë për në ndryshim, patjetër se duhet të ketë vendosmëri të sinqertë për këtë ndryshim, pasi që sikur mos të jenë këto ambicje, shumë shpejt ftohet zemra dhe largohet kjo mërzi.

Vendosmëria është kontrata e prerë për ecje në rrugën e qëndrueshmërisë, ndarja nga çdo pengues dhe largues dhe shoqërimi me çdo ndihmues dhe cakarritës. Ajo është faktor në arritjen e ngacmimit të zemrës, përqendrimit të saj dhe dëshirës për ndryshim.

 

Vendosmëria është dy llojesh:

 

E para:

E dyta:

Ndërsa ndihma e Allahut për robit e Tij është në varësi me vendosmërinë e tij të fortë apo të dobët; kushdo që programon për të bërë të mira, atë e ndihmon Allahu dhe e përforcon.

Dhe posa robi të vendosë me sinqeritet në zgjedhjen e rrugës së respektimit dhe vazhdim në të, është i ndihmuar nga ana e Allahut me "syçelësi", e cila është dritë që Allahu ia dhuron zemrës së tij e që me të robi sheh të vërtetën e gjërave dhe të mirat me të cilat ka ardhur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), si dhe të keqen e atyre që janë të kundërta me ato që ka ardhur ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!).

Me këtë syçelësi, njeriu shpëton gjithashtu nga dilema dhe mëdyshja të cilat e pengojnë atë nga të ecurit në rrugën e udhëzimit dhe qëndrueshmërisë.

 

3. Pendimi.

 

Pendimi është të kthyerit nga ajo që e ka urrejtur Allahu, qoftë ajo punë e brendëshme (e zemrës) apo e jashtme (e gjymtyrëve), për në atë që pëlqen Allahu dhe është i kënaqur me të nga të brendëshmet dhe të jashtmet.

Pendimi është obligim i menjëhershëm, bazuar në fjalën e Allahut: "Pendohuni që të gjithë ju tek Allahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim." [Nur, 31].

Pendimi përmban në vetvete këto gjëra:

1. Largim nga të gjitha gjynahet në çast.

2. Pendim për kryerjen e tyre në të kaluarën.

3. Vendosmëri për mos përsëritje të mëkatit në të ardhmen.

4. Vendosmëria për kryerjen e veprave të urdhëruara dhe qëndrueshmëria në to për momentin dhe në të ardhmen.

Pendimi pra është fillimi i procesit të ndryshimit, i cili nuk mund të realizohet veçse me pendim. Pendimi duhet ta shoqërojë njeriun gjatë tërë jetës së tij, dhe nuk është e posaçme vetëm për mëkatarët siç mendojnë disa njerëz, por i Dërguari i Allahut alejhi selam edhe pse ka qenë nga robët më të bindur Allahut, ka thënë: "O njerëz! Pendohuni tek Zoti juaj, dhe Vallahi unë pendohem tek Allahu për çdo ditë nga 100 herë!" [Trans. Muslimi].

 

4. Shpejtimi

 

Procesi i përmirësimit patjetër që duhet të bëhet me hapa të shpejta, sepse ngadalësimi mund të çojë në përtaci për realizimin e këtij procesi, dhe si rezultat sjell tërheqje nga beteja pa rezultate të fitores. Allahu i Madhëruar thotë:

"Dhe nxitoni në rrugën e faljes nga Zoti juaj dhe drejt Xhennetit të gjërë sa hapësira e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për Muttekunët (të përkushtuarit në Besimin e Pastër Islam)."

"Vraponi drejt Faljes nga Zoti juaj dhe drejt Xhennetit, gjerësia e të cilit është sa gjerësia e qiellit dhe e tokës, i përgatitur për ata që besojnë Allahun dhe të Dërguarit e Tij."

"Kësisoj vraponi pra, drejt gjithçkaje që është mirësi."

Po kështu, Allahu e ka lavdëruar Zekerijan alejhi selam dhe familjen e tij duke thenë: "Ata vërtet që ishin që nxitonin të bënin punë të mira dhe gjithnjë na luteshin Neve me shpresë dhe frikë dhe gjithnjë nënshtroheshin ndaj Nesh." [Enbija, 90].

Po kështu ka lavdëruar poseduesit e besimit dhe ata që i frigohen Atij, duke thënë: "Pikërisht këta janë që bëjnë garë për vepra të mira dhe janë më të parët në to." [El Mu’minun, 61].

Ndërsa i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Për çdo gjë duhet maturi dhe mosnxitim, përveç në në punët e ahiretit." [Trans. Ebu Davudi, dhe e ka vertetuar Albani].

Vëre në garimin e Umejr ibën el Hamam (Allahu qoftë i knaqur prej tij!) në arritjen e shehidllëkut-martir! Kur ai dëgjoi Muhamedin alejhi selam duke thënë: "Ngrihuni për në xhennetin, madhësia e të cilit është sa gjerësia e qiellit dhe tokës!" –Ai tha: O i Dërguari i Allahut! Xhennet sa gjerësia e qiellit dhe tokës?! Tha: "Po." –Tha: Bekhin, Bekhin! -I tha Pejgamberi alejhi selam: "Çfarë të shtyri të thuash këtë: Bekhin, Bekhin?" -Asgjë tjetër, o i Dërguari i Allahut, pos që të jem nga banorët e tij. -I tha: "Ti do të jesh nga banorët e tij."

Atëherë Umejri nxori disa hurma nga torba e tij dhe filloi të hajë nga ato, pastaj tha: Sikur të jetoj derisa të ha këto hurma, padyshim se kjo është jetë e gjatë!! I hodhi ato hurma që kishte dhe filloi luftën me jobesimtarët deri sa u vra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij!" [Tras. Muslimi].

Shiko gjithashtu në garimin e sahabeve, Allahu qoftë i knaqur prej tyre, duke realizuar urdhërin e Allahut në ndalesën e alkoolit. Ata të cilët ishin rritur në pirjen e tij, me të dëgjuar thirrësin duke thënë se alkooli u ndalua, u bënë nga ata të cilët thyen enët dhe e derdhën atë nëpër rrugët e Medines.

Kështu ishte garimi i atyre burrave në kënaqjen e Allahut, e ku jemi ne në krahasim me ata?!

 

 

 

 

5. Menjëhershmëria

 

Ndryshimi nga mëkatet në bindje dhe nga çrregullimet në drejtqëndrim është obligim i menjëhershëm dhe nuk lejohet të ngadalësohet apo të vonohet. Kushdo që zgjohet nga pavëmendësia e ti dhe e percepton atë gjendje të humbur dhe mëkatare nga vetja e tij, duhet patjetër të fillojë menjëherë me përmirësim, duke pas shembull të sinqertin (Ebu Bekrin, Allahu qoftë i knaqur prej tij!); kur Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ia paraqiti atij thirrjen islame, dhe e kuptoi se ajo është e vërtetë, nuk u luhat por besoi në Allahun dhe të Dërguarin e tij, dhe dëshmoi dëshminë e vërtetë që nga ai moment, dhuroi jetën dhe pasurinë për Hir të Allahut.

Gjithashtu edhe magjistarët e Firaonit, kur e lëshoi Musa alejhi selam shkopin dhe ai i mposhti mashtrimet e tyre, e kuptuan se Musa ishte në të vërtetë dhe se ishte i dërguar nga Krijuesi i botëve, dhe u shprehën menjëherë: "Ne i besuam Zotit të gjithësisë, Zotit të Musait dhe të Harunit!" [A'raf, 121-122].

Pas kësaj ata nuk menduan se humbin postet e tyre të dunjasë e as përsonalitetet e tyre, pasi kishin qenë arfër Firaonit. Gjithashtu nuk ndikuan tek ata as kërcnimet e Firaonit me ndëshkime dhe me prerje të durve, këmbëve, dhe kryqëzimin e tyre në trungjet e palmave.

 

6. Dija

 

Me të vërtetë procesi i ndryshimit, i cili është edhe ana praktike, patjetër duhet të shoqërohet nga ana e dijes, dhe kjo anë është ajo e cila e stabilizon procesin e ndryshimit, duke mos lejuar devijimin e njeriut as në teprim e as në neglizhencë, por të vazhdojë të ecë në metodën mesatare të cilën Allahu e ka pëlqyer për robët e Tij. Për fjalën më të madhe, e cila është fjala e teuhidit, Allahu i Madhëruar thotë: "Atëherë, dije se nuk ka Zot (që meriton të adhurohet) tjetër përveç Allahut." [Muhamed,19].

Pra, ai që dëshiron të ndryshojë, duhet të kërkojë dituri nga të gjitha rrugët legjitime; duke u ulur me dijetarë dhe kërkues të dijes, duke ia bërë vetes obligim prezentimin në ligjerata të përgjithëshme dhe të veqanta, duke lexuar më shumë libra të njerzëve të dijes, të përfitojë nga kasetat me mësime të inqizuara, apo të dëgjojë stacionet e Kuranit të Ndërshëm. Gjithashtu duke ndjekur faqet e internetit të njerëzve të dijes.

 

7. Të kapurit për Kuran dhe Sunnet

 

Për kërkuesin e ndryshimit kërkohet që ai t’i përmbahet Kuranit dhe Sunnetit dhe ajo që sillet rrotull tyre, si dhe të ketë kujdes të madh nga pasuesit e epsheve dhe risive, sepse sprovat e tyre janë të mëdhaja dhe rreziku i tyre është i madh. Në lëminë e bindjes dhe besimit, duhet të ketë bindje dhe besim të pasuese të Sunnetit dhe Xhematit, e cila është akidja-besimi i vërtetë e që nuk ka shpëtim të robit vetëm nëse paiset me të. Aq më mirë do të ishte sikur ta marrësh këtë akide-besim nga dijetarët e njohur për devotshmëri dhe akidë të pastër e të drejtë.

Ejjubi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: "Me të vërtetë lumturia e të riut dhe të huajit është që Allahu tua mundësojë një dijetar nga pausesit e Sunnetit."

Gjithashtu duhet të kesh kujdes nga risit në adhurime dhe të tjera, sepse Muhamedi alejhi selam ka thënë: "Çdo e shpikur është risi dhe çdo risi është në humbje."

Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) gjithashtu ka thënë: "Kush shpik diçka në fenë tonë, e që nuk është nga ajo, ajo është e refuzuar." D.m.th. e kthyer mbrapsht te shpikësi i saj dhe nuk pranohet, sepse vepra nuk pranohet vetëm kur të jetë për Hir të Allahut, dhe në pëlqim me sunetin e Muhamedit alejhi selam.

 

8. Serioziteti

 

Serioziteti është kërkesë bazë e çdo kërkuesi të ndryshimit, megjithëse disa nga të përkushtuarit në fe e kanë humbur seriozitetin dhe bëjnë lehtësime në disa çështje, ju kanë ikur atyre disa kuptime dhe disa tjerë bëjnë përjashtime në disa gjëra të sheriatit, sa që përkushtimi fetar tek ata ka mbetur vetëm formë pa domethënie, ndërsa Allahu subhanehu ue teala, thotë: "Merreni këtë që u dhamë me forcë (seriozisht) dhe dëgjoni (binduni)!" [El Bekare, 93].

Ndërsa për Musën alejhi selam, Allahu ka thënë: "Dhe Ne shkruam për të në Pllaka mësimet për çdo gjë dhe shpjegimet për gjithçka (dhe i thamë): "Mbahu fort pas tyre dhe urdhëro popullin tënd të zbatojë e të kapë më të mirën prej tyre. Shpejt do të të tregoj vendbanimin e Fasikunëve (të pabindurve, të panënshtruarve ndaj Allahut)." [A'raf, 145].

Po kështu i Dërguari ynë, Muhamedi alejhi selam ka udhëzuar për seriozitet në të kapurit për sunnet ku thotë: "Kapuni për të fort me dhëmballë."

Serioziteti përfshin edhe aparencën. Patjetër që muslimani duhet të jetë serioz edhe në paraqitjen e tij e jo të anojë në shpërdorime e në teprime pa vende. Por kjo nuk aludon që mos të jesh me rroba të pastërta dhe pamje të bukur.

Serioziteti gjithashtu duhet të jetë edhe në tubime me muslimanet. Ato nuk janë tubime të lojës, shakave, përgojimit, talljes dhe nënçmimeve, por tubime të dijes, njohjes, kulturës, fjalëve dobiprurëse dhe bisedave ndërtuese, dhe nuk ka problem prezentimi i disa tregimeve, por që mos të del tubimi nga kufijt e moralit dhe edukatës.

 

9. Gjithëpërfshirja

 

Furtuna e ndryshimit duhet t’i përfshijë të gjitha anët e jetës së muslimanit, sepse islami është metodë e përplotë në rregullimin e jetës. Thotë Allahu: "Thuaj: "Namazi im, kurbani im, jeta dhe vdekja ime janë vetëm për Allahun, Zotin e botëve." [El En'am, 162].

I kanë thënë Selman el Faresiut (Allahu qoftë i knaqur prej tij): U ka mësuar i Dërguari juaj çdo gjë, edhe kryejren e nevojave personale? Tha: "Po, na ka ndaluar të drejtohemi nga Kibleja kur kryejmë nevojën e madhe apo të vogël, të pastrohemi me dorë të majtë, mos të jenë më pak se tre gurë, as mos të pastrohemi me eshtra." [Trans. Muslimi].

Për atë që kërkon ndryshim patjetër duhet ta bëjë islamin metodë të përgjithëshme të jetës së tij, të jetojë për islam, të vdesë në islam, të ringjallet me islam, të bëjë gjum me islam, të hajë, pijë, martohet, të dojë, të urrejë, të shoqërohet, të distancohet, të dhurojë, të ndalojë, të falë, të dënojë, të bëjë xhihad, të jetë i kënaqur dhe të jetë i hidhur, të gjitha këto duke qenë i qëndruar në ligjet, rregulloret, dhe këshillat islame.

Të pajiset me moral të islamit, të edukohet me edukat islame, të përkufizohet me ligjet islame, në adhurimet e tij marrëdhëniet, dhe gjithë jetën e tij.

 

10. Ndryshimi i pasioneve

 

Për atë që kërkon të ndryshojë duhet të ndryshojë pasionet duke i pëlqyer ato sipas metodës në të cilën është i kënaqur islami me to, të largohet nga ato gjëra të kota që ka jetuar me to, dhe në vendin e tyre të vendosë gjërat e dobishme. P.sh. të largohet nga pirja e duhanit, pijet alkoolike, narkomatike, të largohet nga haramet e urrejtuara si prostuticioni, homoseksualiteti, masterbinin dhe gjërat e ndaluara me të gjitha llojet. Të largohet nga dëgjimi i muzikës dhe shikimi në shfaqjet e këqija televizive, të lerë mendjemadhësinë, kryelartësinë, talljen, dhe shakanë me të tjerët.

Gruaja duhet të lerë zbulimin dhe ndryshimin e krijimit të Allahut, të largohet nga lënia e namazit dhe vonimi i tij, të largohet nga tubimet ku bëhet përgojimi, shpifjet, nënçmimet dhe gënjeshtrat, dhe të drejtohet përgjithësisht në rrespektim të Allahut, përmendjen e Tij, falënderimin e Tij, lutjen tek Ai në liri dhe në vështërsi, të drejtohet në leximin e Kuranit, meditimin e tij, mësuarjen e tij dhe të mësuarit atë të tjerëve.

Të vrapojë për në namaz dhe të kujdeset në ruajtjen e tij, në prezentimin e ligjeratave të dijetarve dhe leximin e librave të dijetarëve e shumë rrugë tjera që tregojnë në sinqeritetin e robit i cili është drejtuar kah përmirsimi i vërtetë.

 

11. Ndërrimi i shoqërisë

 

Nga detyrat kryesore të atij që kërkon ndryshim-përmirësim, dhe në fillim të kësaj rruge, është që t’i ndërpresë lidhjet me pasuesit e brisht-të këqij, sepse nëse vazhdon të jetë me ta, nuk mund të jetë i sinqertë në drejtimin nga ndryshimi, edhe nëse nuk i shoqëron ata në atë mëkatin e tyre, por ai merr pjesë në mëkatin e uljes me ta, ndërsa Allahu thotë: "Shokët atë Ditë do të jenë armiq me njëri-tjetrin përveç El-Muttekunëve (të përkushtuarve në Besimin e Pastër Islam" [Zuhruf, 67].

"Dhe (kujto) Ditën kur Dhalimi (mosbesimtari, keqbërësi) do të kafshojë duart e do të thotë: "Oh! Sikur të kisha ndjekur një rrugë me të Dërguarin (Muhammed a.s.)."

Oh! Mjerë për mua! Sikur të mos e kisha filanin a filanin për mik!

Muhamedi alejhi selam thotë: "Njeriu është në fenë e shokut të tij, andaj gjithsekush nga ju të shohë se kë merr për shok."

Vazhdimi i përzierjes me pausesit e të këqijave dhe keqbërsëve të drejton në kundërlidhje dhe kthim në të kaluarën e urrejtur. E sa të rinj janë kthyer pas për shkak të mos largimit nga shoqëria e vjetër.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

12. Rradhitja e gjërave parësore

 

Kushdo që kërkon të ndryshojë, duhet të fillojë me gjërat më të rëndësishme, e pastaj me renditjen e tyre. Fillon me rregullimin e akides-besimit dhe privilegjimin e obligimeve para veprave vullnetare. Çdo gjëje t’i japë rëndësinë që i takon dhe të mundohet të rregullojë kohën e tij me qëllim që të mos i kalojë asnjë moment pa përfituar në të.

 

13. Llojshmëria

 

Qëllimi i kërkuesit të ndryshimit duhet të jetë arritja e kënaqësisë së Allahut dhe të afruarit tek Ai. Ai nuk duhet të kujdeset për diçka në llogari të diçkaje tjetër dhe as të preokupohet me një adhurim dhe të neglizhojë disa të tjera të cilat mund të jenë më me vlerë se ai i pari. Pra duhet të veprosh atë që të ka urdhëruar Allahu dhe të largohesh nga ajo që të ka ndaluar, e në çdo vepër të mirë të kesh kontribut.

 

 

 

14. Kërkimi i ndihmës nga Allahu i Madhëruar

 

Kërkimi i ndihmës nga Allahu është nga gjërat më të nevojshme në fazat e ndryshimit, dhe kjo d.m.th. nxjerrje e vetes nga mundësia dhe fuqia dhe kërkim i mundësisë dhe fuqisë nga Allahu i Madhëruar. Për vetë rëndësinë e kësaj, Allahu i ka urdhëruar robët e tij që të thonë në çdo rekat të namazit: "Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë!" E nga kërkimi i ndihmës së Allahut të Madhëruar për atë që kërkon ndryshimin, është lutja e Allahut për sukses dhe vendosmëri në rrugën e drejtë, për kthim tek Allahu, përmendje të shpeshtë të Tij, falënderim të Tij dhe lexim të Librit të Tij.

 

15. Durimi dhe përpjekja

 

Procesi i ndryshimit dhe përmerësimit nuk është punë e lehtë, por ajo është një lindje e re dhe një jetë pas vdekjes. Për këtë shkak ai kërkon durim dhe përpjekje, me të cilin durim e përpjekje dallohet i sinqerti nga gënjeshtari. I sinqerti përballet me të hidhurën e durimit dhe lufton veten e tij për t’iu bindur Allahut, dhe nuk ndalet nga durimi dhe përpjekja derisa vetja e tij të mësohet me bindjen dhe të largohet nga mëkatet, ndërsa gënjeshtari nuk ka mundësi ta arrijë këtë, por dorëzohet në fushëbetejën e parë të sprovës dhe bie mbi supet e veta, për t’iu rikthyer asaj që ka vjellë.

Allahu i Madhëruar thotë: "E sa për ata të cilët përpiqen fort tek Ne (për Çështjen Tonë), Ne sigurisht që do t’i udhëheqim ata drejt Udhëve Tona (në Besimin e Pastër Islam). Dhe vërtet që Allahu është me Muhsinunët (mirëpunuesit në Rrugë të Allahut)." [Ankebut, 69].

 

Paqa dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin, mbi shokët dhe familjen e tij!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

[Furkan, 27-28].

 

[El Bekare, 148].
[Hadid, 21].
[Al Imran, 133].
Vendosmëria e njeriut për të vazhduar në respektim dhe bindje pasi ka hyrë në të dhe kalimi nga gjendja e mirë në më të mirë se ajo, dhe kjo është prej mbarimeve e mbylljeve.
Vendosmëria e njeriut për të ecur në rrugë, dhe kjo është prej fillimeve.

 

 

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 452496 visitors (1423121 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free