PËR TY MOTËR

 

PËR TY MOTËR

 

Përgatiti

Një grup dijetarësh pranë shtëpisë botuese

"Daru el Vatan"

 

 

 

Përktheu

Unejs Murati

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Me Emrin e Allahut,

Të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

 

Falënderimi i takon Zotit të botëve, përfundimi u takon të sinqertëve dhe nuk ka armiqësi pos ndaj të padrejtëve. Paqa dhe bekimi i Allahut qofshin mbi vulën e Pejgamberëve, Pejgamberin tonë, Muhamedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij.

Në këtë kohë kur është përhapur e pavërteta, kur tregu i saj gumëzhin, ndërsa të vërtetat janë fshehur në mesin e pirgut të mendimeve dhe drejtimeve të ndryshme, janë shtuar në të shprehjet tingëlluese e që në shikimin e jashtëm duken si të mëshirshme por që brendësia e tyre është e ndyrë, shkatërruese dhe falimentuese.

Është mashtruar me këto shprehje kush është mashtruar dhe është shkatërruar nga pasimi i tyre kush është shkatërruar. Për këtë shkak është bërë obligim i pasuesve të së vërtetës që t’i këshillojnë njerëzit të ruhen prej tyre, si dhe të zbulojnë devijimin dhe mashtrimin e tyre, me qëllim që mos të mashtrohet me to i hutuari apo të shkojë pas tyre injoranti.

E nga shprehjet zhurmuese, ulëritëse dhe vajtuese të cilat kanë mbushur botën dhe me të cilat janë sprovuar shumë nga njerëzit, e veçanërisht "gratë", është shprehja "Liria e Gruas", apo "Mbrotja e të drejtave të gruas"

Thirrësit e këtyre parrullave pretendojnë se gruaja nën hijen e Islamit është robëreshë në pranga nga të cilat duhet të lirohet, në mënyrë që të bëhet objekt reflektues në shoqëri, që ka mundësi të lërë gjurmë dhe të ndikojë në të gjitha sferat dhe organizatat.

Këta janë munduar që ta godasin gruan në fenë e saj, në besimin e saj dhe në parimet e saj. Për këtë ata janë bashkuar për thirrjen në:

Daljen e gruas nga shtëpia e saj, dhe përfshirja e saj së bashku me meshkujt në vendin e punës.

Veçimi dhe përzirja me burra pa ndonjë kufizim.

Heqje të mbulesës krejtësisht.

Të ecurit në hapat e gruas perëndimore.

Asgjësimi i moralit të turpit dhe thyerja e pengesave mes dy gjinive.

Thirrje në shkollim të përzirë.

Barazi të plotë mes gruas dhe burrit.

Në fakt, me këtë kuptim të lirisë që shohin ata, nuk deshirojnë tjetër pos të kënaqen me gruan si dëshirojnë ata, dhe kjo duke qenë gruaja sa më pranë tyre; në zyrat e tyre, në fabrikat e tyre, në punishtet e tyre, në diskotekat e tyre, në rrugët e tyre, në çdo vend dëshirojnë ata. Për këtë ata marrin shembull gruan perëndimore e cila posedon të gjitha të drejtat –sipas mendimit të tyre-, në vendet e perëndimit, e cila u bë e lire në çdo pore të jetës e edhe në trupin e saj e pranon kë dëshiron dhe e ndalon kë dëshiron, e kjo është kulmi i lirisë tek ata !!

Ah çfarë jete të lumtur jeton gruaja perëndimore nën hijen e këtij qytetërimi të devijuar e mashtrues!

A kjo është ajo që dëshirojnë thirrësit e lirisë –prishjes- së gruas në vendet tona?

 

Femra nën hijen e Islamit

 

Femra ka qenë e përbuzur, e shtypur dhe e nënçmuar në çdo anë të tokës. Edhe në vendet arabe para Islamit femra ka qenë nga gjërat e pavlera që nuk kishte të drejta, ndërsa kishte obligime të shumta. Ajo ishte robëreshë e burrit të saj dhe e fëmijve të burrit pas vdekjes së burrit. Burri kishte të drejtë t’i ndërpriste marrëdhëniet me të, ta linte të varur (pa e divorcuar dhe pa iu afruar për marrëdhënie intime) dhe e bënte të burgosur të shtëpisë si çdo orendi tjetër e saj.

Femra ka vazhduar në këtë gjendje deri me lulëzimin e Islamit, me ardhjen e dritës dhe udhëzimit, drejtësisë dhe paanësisë. Zbriti Kurani mbi Muhamedin alejhi selam dhe e largoi padrejtësinë ndaj femrës, barazoi mes saj dhe burrit në shumë gjera dhe bëri dallim mes tyre në gjëra tjera. E nxorri femrën nga burgu i traditave dhe ligjeve tokësore në gjerësinë e parimeve Islame, si dhe nguliti bazat e përgjithshme të cilat e çrrënjosën skllavërimin e burrit mbi gruan, për t’i bërë ata dy anëtarë të së njëjtës organizatë, ku çdonjëri prej tyre plotëson shokun e tij, në një strukturë dashurie, harmonie dhe mëshire.

Me të vërtet femra në Islam ka zërin e saj që i dëgjohet, prezencë të qartë, të drejta legjitime të cilat i sigurojnë asaj nderin, pavarësinë dhe lirinë e saj në rrethoren e bazave legjitime Islame dhe moraleve të larta Islame.

 

Femra "bijë"

 

Femra "motër"

 

Është ajo për të cilën Muhamedi alejhi selam porositi t’i bëhet bamirësi dhe shoqëri e mirë. Muhamedi alejhi selam ka thënë: "Kush ka nën kujdesje tri vajza apo tri motra, ose dy vajza ose dy motra, dhe është kujdesur ndaj tyre dhe ka pas frikë Allahun kundrejt tyre, ai ka Xhennetin." (Trans. Tirmidhiu, e ka vertetuar Albani).

 

Femra "nënë"

 

Të drejtën e të cilës Allahu e ka madhëruar, duke thënë: " (En Nisa, 36).

Pra të drejtën e prindërve, Allahu e ka bërë detyrë menjëherë pas të drejtës së Tij.

Allahu i Madhëruar gjithashtu thotë: " (Llukman, 15).

"

Një burrë pyeti Pejgamberin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): "Cili prej njerëzve meriton rrespektin më të madh mbi mua? -I tha: "Nëna jote." –Tha: Pastaj kush? -I tha: "Nëna jote." –Tha: Pastaj kush? -I tha: "Nëna jote." -Pastaj kush? -Tha "Babai yt."

E ku gjendet kjo bëmirësi ndaj nënave në perëndim, sa që vdes ndonjëra në shtëpinë e saj apo në shtëpinë e pleqëve (në azil) dhe varroset duke mos pyetur për të askush nga fëmijët e saj.

 

 

(El Isra, 23).
Adhuroni Allahun dhe mos i vini Atij shok në adhurim, dhe u bëni mirësi prindërve..."…por sillu me ta në dynja me dashamirësi."Mos u thuaj atyre ndonjë fjalë pakënaqësie e mosrespekti, as mos e ngritni zërin (duke u thënë "uf!"), por t’u drejtoheni atyre me shprehje nderuese e me respekt."

Femra "bashkëshorte"

 

Dhe jetoni me to në mënyrë të mirë."Dhe nga Treguesit e Tij është se Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë) në mesin tuaj, që ju të mund të gjeni prehje tek ato dhe Ai vendosi mes jush dhëmbshuri e mëshirë. Vërtet që në të ka tregues të qartë për popullin që e vret mendjen."

Femra "grua"

 

Cilado qoftë ajo grua, Islami ka urdhëruar për respektimin e saj, për kujdesjen dhe ruajtjen e ndjenjave të saj. Muhamedi alejhi selam ka thënë: "Ju këshilloj që të përkujdeseni mirë për gratë." (Mutefekun alejhi).

Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) gjithashtu ka thënë: "O Zoti im! Me të vërtetë unë ngushtohem për të drejtat e dy të dobtëve: jetimit dhe gruas." (Trans. Nisaiu dhe Ibën Maxhe. Shejh Albani e ka konsideruar të mirë).

 

 

 

Dukuri të tjera nga nderimi i gruas në Islam

 

1.

Muhamedi alejhi selam thotë: "Gratë janë motra të burrave." (Trans. Ahmedi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu. Shejh Albani e ka konsideruar të mirë).

2.

Allahu thotë: " (En Nisa 124).

Allahu thotë: " (Al Imran, 195).

3.

4.

5.

6.

Allahu thotë: "(En Nisa, 34).

Allahu thotë: " (Talak, 7).

7.

Sigurisht qe kjo lloj martese e dëmton femrën së tepërmi dhe e ndalon atë nga e drejta e Mehrit dhe obligimet e tjera që lidhen me të.

8.

9.

10.

Muhamedi alejhi selam gjithashtu ka thënë: "Kjo botë është plaçkë, dhe plaçka ma e mirë e saj është gruaja e devotshme." (Trans. Muslimi).

Kjo argumeton se Islami e shikon gruan me një shikim të rrespektit e që e vlerson në bazë të përsonalitetit të saj, moralit, sjelljes së saj e jo përmes aparencës apo bukurisë së saj, siç ndodh kjo në botën perëndimore.

11.

12.

13.

14.

Ai fshihet me turp nga njerëzit për shkak të së keqes që ia njoftuan. A ta mbajë atë me dhimbje e i poshtëruar apo ta shtjerë atë në tokë? A nuk është me të vërtetë i lig gjykimi i tyre?

15.

16.

17.

18.

19.

20.

Shtëpia është vendi natyral i gruas, bota e saj e posaçme, e cila nuk është më pak e vlershme se ndërmarrja, punishtja apo shoqata, madje ajo –Vallahi- ka rëndësi më të madhe se të gjitha këto, sepse prej saj dalin gjenerata dhe nga ajo edukohen burra. E nëse gruaja e nënvlerëson shtëpinë e saj dhe bashkohet me burrin në sferat e punës, kush do të merret me përgjegjësinë e përgatitjes së gjeneratave të ardhshme?

Por megjithatë, kjo nuk ndalon që gruaja të jetë në punë jashtë shtëpisë, duke pasur parasysh rregullat islame për këtë, por me kusht që kjo mos të ndikojë negativisht në përkujdesjen për mbretërinë e posaçme të saj brenda shtëpisë së saj.

Veçimi dhe përzierja me burrat janë faktorët kryesorë të problemeve, prishjes dhe tradhëtive bashkëshortore, shkurorëzimit dhe beqarisë, krimeve e të tjera.

Mbulesa e gruas muslimane është shenjë e nderit të saj dhe adresë e dinjitetit dhe seriozitetit të saj, e nëse ajo e heq dhe e flak atë, ajo humbet në skëterrën e errët dhe bëhet pre e ujqërve të uritur nga çdo vend.

Ecja pas hapave të gruas perëndimore është dështim fatal dhe shkatërrim i qartë, sepse kuptimi i kësaj është se gruaja muslimane ka humbur identitetin e saj dhe i është dorëzuar kulturës dhe zakoneve perëndimore, për dështimin e së cilës kanë dëshmuar vetë njerëzit me logjikë të perëndimit.

Turpi (ndrojtja) është jeta dhe nëse gruaja e humb turpin e saj, atëherë nuk zotëron nga njerëzimi veçse pamjen e jashtme e cila nuk argumenton asgjë, por realisht ajo numërohet në numrin e të vdekurve. Muhamedi alejhi selam thotë: "Me të vërtetë çdo fe ka moral dhe morali i Islamit është turpi." (Trans. Ibën Maxhe dhe e ka bërë të mirë Albani).

Edhe të mësuarit me përzierje nuk sjell të mira, e për këtë shkak shumë nga perëndimorët tani thërrasin për ndarje mes dy gjinive gjatë mësimit, madje ekzistjnë një numër shkollash, universitetesh dhe fakultetesh të papërziera, e që rishtasi kanë filluar në perëndim duke dhënë komentime se meshkujt dhe femrat po angazhohen më shumë me dashuri sesa me mësim në shkollat e përzira!!.

Ndërsa barazimi mes burrit dhe gruas në të gjitha sferat është kundër natyrshmërisë dhe realitetit që ka krijuar Allahu të dy nga gjinitë e kundërta, që gjinia njerëzore të vazhdojë të ketë nevoja reciproke dhe plotësuese të njëra-tjetrës, e jo në grindje e mospëlqime. Allahu i Madhëruar thotë: " (En Nisa 32).

Ky është qëndrimi i Islamit ndaj gruas, o ju të cilët po thërrisni për lirinë e saj prej tyre; e nuk ka në të diçka që ndalon nga shfrytëzimi i forcës së saj apo nga përfitimi prej zbulimeve të saj në çdo send që është i dobishëm. Ajo që ndalohet është vetëm shfrytëzimi i fuqive të saj në vallëzim, zhveshje dhe veprimeve të dyshimta me njerëzit e prishur.

Ky qëndrim ndalon gjithashtu që ajo të jetë mall i lirë nga i cili përfitohet në kohën e bukurisë dhe lulëzimit të saj, e pastaj hidhet në koshin e harresës.

Islami ndalon gjithashtu nga të qenurit e gruas veçse grua reklamash që ngacmon epshet dhe sjell para, por me anë të së cilës shkatërrohen brezat.

 

E nga nderimi që Islami i ka bërë gruas janë edhe ato gjëra të cilat thirrësit për lirinë e gruas i shohin si kufizime dhe pranga për gruan, por që në realitet ato janë pranga dhe kufizime për vetë ata, pasi që me ekzistencën e atyre kufizimeve ata nuk kanë mundësi që ta robërojnë gruan apo t’ia marrin nderin siç dëshirojnë ata.
Islami i ka lejuar gruas që të ankohet ndaj burrit të saj nëse ai sillet keq me të. Disa gra shkuan tek gratë e Pejgamberit alejhi selam dhe u ankuan ndaj burrave të tyre. Atëherë i Dërguari alejhi selam tha: "Shumë gra kanë kaluar nga familja (gratë) e Muhamedit dhe janë ankuar për burrat e tyre. Dijeni se ata burra nuk janë nga më të mirët në mesin tuaj." (Trans. Ebu Daudi dhe Nesai. Shejh Albani e ka konsideruar të saktë).
I ka mbrojtur Islami për gruan të drejtat e shtratit, e që është e drejta e saj në marëdhëniet intime. Kështu, edhe gruaja ka të drejtë të kërkojë shkurorëzim nëse burri e ndalon nga kjo e drejtë d.m.th. nëse burri ndalohet prej saj dhe nuk kryen marrëdhënie me të, apo nëse është nga ata që nuk kanë epshe ndaj grave, gjëra të cilat nuk i njohin kulturat e qytetëruara të kohës sonë.
E nga nderimi që Islami i ka bërë gruas është se ajo e ruan emrin e saj, të babës dhe të fisit të saj edhe pas martesës, e jo siç veprohet në vendet e perëndimit, ku me rastin e martesës gruaja humb emrin e vet, të babës së vet dhe të fisit të vet, dhe thirret në emër apo mbiemër të burrit të vetë.
 E nga nderimi që Islami i ka bërë gruas është se ai ka udhëzuar në zgjedhjen e emrave të bukur dhe të përshtatshëm pë të për të gjitha kohët e jetës së saj. Është vertetuar se Muhamedi alejhi selam ia ka ndërruar emrin një gruaje që e quanin "Asije" dhe e quajti "Xhemile". (Trans. Muslimi).
Islami i ka konsideruar vajzat dhuratë nga Allahu dhe i ka paraprirë ato në përmendje para djemve në Kuran, në Fjalën e Allahut: "(Esh Shura, 49).
Nga argumentet e nderimit të islamit ndaj gruas është se ai i ka kritikuar njerëzit e injorancës, të cilët i urrenin vajzat. Allahu i Madhëruar thotë: " (Nahl, 58-59).
E nga Mëshira e islamit ndaj gruas është se Haxhin dhe Umren për gruan ai e ka bërë lloj të xhihadit në rrugë të Allahut, e kjo është lehtësim për gruan duke marrë parasysh dobësinë e saj dhe nevojën e mbulimit. Nga Aisheja (Allahu qoftë i knaqur prej saj!) e cila thotë: Thashë: O i Dërguar i Allahut! A ka xhihad për gratë? Tha: "Po, për to ka xhihad por nuk ka luftë në të; Haxhi dhe Umra." (Trans. Ibën Maxhe dhe e ka vërtetuar Albani).
E nga Mëshira e islamit ndaj gruas është se ai ka bërë që nëse ajo vdes e në barkun e saj ka foshnje, Allahu ia llogarit asaj shpërblimin e shehidit, bazuar në fjalën e Muhamedit alejhi selam: "... edhe për gratë lehona (apo shtatëzëna) të cilat i vret fëmija i tyre, ka shehidllëk." (Trans. Ahmedi. Shejh Albani e ka bërë të mirë).
Nga nderimi që Islami i ka bërë gruas është se shpifjen për to ai e ka bërë nga mëkatet e mëdha, e gjithë kjo për të mbrojtur nderin dhe virtytin e saj. Një burrë pyeti Pejgamberin alejhi selam për mëkatet e mëdha dhe ai i tha: "Ato janë nëntë...", dhe në mesin e tyre përmendi: "Shpifjen për të pastërtat." (Trans. Ebu Davudi dhe Nesai. Shejh Albani e ka konsideruar të mirë.
Nga nderimi që Islami i ka bërë gruas është se ai i ka këshilluar burrat që të zgjedhin atë që është fetare, e të mos mjaftohet vetëm me bukurinë, pasurinë apo prejardhjen e saj, sepse Muhamedi alejhi selam ka thënë: "Gruaja martohet për katër gjëra; për pasurinë e saj, për bukurinë e saj, për prejardhjen e saj ose për fenë e saj; ndaj përpiquni të martoheni me atë që është fetare, që të të mbushen duart me pluhur (begati e lumturi)." (Mutefekun alejhi).
Gruaja ka të drejtë ta shikojë përsonin i cili kërkon dorën e saj për martesë, e gjithashtu edhe burri ka të drejtë ta shohë atë, se ndoshta sheh diçka që e ndalon për ta pranuar atë për bashkëshort-e. Umer Ibën el Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "Mos i martoni vajzat tuaja me burra të shëmtuar, sepse ato pëlqejnë te burrat atë që edhe ata pëlqejnë te gratë (bukurinë)."
Nga nderimi që Islami i ka bërë gruas është se ai e ka ndaluar martesën e saj pa lejen e saj. Muhamedi alejhi selam thotë: "Kërkoni leje nga gratë për martesën e tyre." (Trans. Nesai dhe e ka vërtetuar Albani).
E nga nderimi që Islami i ka bërë gruas është se ai e ka ndaluar martesën e quajtur "Esh shigar", e kjo lloj martese është që burri t’i thotë një burri tjetër: "Më jep mua motrën apo vajzën në mënyrë që unë të jap-martoj ty motrën apo vajzën time, pa pasur mehër mes tyre për vajzat. (Mutefekun alejhi).
Islami e ka ngarkuar burrin që të paguajë Mehrin për gruan e tij e cila është e lirë në shpenzimin e atij mehri. Po kështu i ka obliguar burrit të shpenzojë për të, dhe kjo në varësi të gjendjes ekonomike të vështirë apo të mirë të tij. Allahu i Madhëruar thotë: "Grave jepnu dhuratën e kurëzimit të tyre (mehrin) më gjithë zemër." (En Nisa, 4).
Islami i ka paralajmëruar burrat që mos t’u sjellin dëme grave të tyre dhe ka urdhëruar që të sillesh mirë ndaj grave apo edhe ndarjen me të mirë. Allahu i Madhëruar thotë: "(El Bekare, 231).
Islami i ka caktuar gruas pjesën e saj në trashëgimi, pasi nuk trashëgonte asgjë nën hijen e injorancës së vjetër. Allahu i Madhëruar thotë: " (En Nisa, 7).
Islami ka barazuar mes burrit dhe gruas në të drejtën e pasurisë dhe fitimit; gruaja ka të drejtë të ketë pasuri si sipërmarje, kopshte, ar dhe argjend apo lloje të kafshëve, pa marrë parasysh a është grua apo vajzë apo motër, bazuar në fjalën e Allahut: " (En Nisa, 32).
Islami ka barazuar mes burrit dhe gruas në vepër dhe shpërblim. Allahu thotë: " Huxhurat,13.
Islami ka barazuar mes burrit dhe gruas në origjinën njerëzore pasi që u shikonte si ndyrësi, gabim dhe djall të lëvizur. Allahu i Madhëruar thotë: " (En Nisa, 1).
O njerëz! Jini të bindur (dhe mbushni detyrimet) ndaj Zotit tuaj, i Cili ju krijoi ju prej një veteje (Ademit) dhe nga ajo Ai krijoi palën (bashkëshorten) e saj, dhe nga ata të dy Ai krijoi burra dhe gra të shumtë. Dhe kijeni frikë Allahun nëpërmjet të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella, dhe mos i ndërprisni marrëdhëniet me barkun tuaj (të afërmit). Sigurisht që Allahu është kurdoherë Gjithëvëzhgues përmbi ju."O njerëz! Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë ju në kombe e fise që të njiheni me njëri-tjetrin. Padyshim se tek Allahu më i nderuari prej jush është ai që është më me Takva (më Muttekini - që i frikësohet dhe që i përkushtohet më shumë Allahut). Vërtet që Allahu është i Gjithëditur, i Gjithënjohur."Dhe kushdo që bën vepra të drejta e punë të mira, mashkull apo femër qoftë dhe është besimtar i vërtetë në Njësinë e Allahut (Musliman), një i tillë do të hyjë në Xhennet dhe atyre nuk do t’u bëhet as padrejtësia më e vogël qoftë edhe sa Nakira (lëvozhgë e bërthamës së hurmës)."Në këtë mënyrë Zoti i tyre e pranoi prej tyre (duanë e tyre dhe iu përgjigj atyre): "Unë kurrë nuk do të lejoj që të humbasë vepra e kujtdo prej jush, mashkull qoftë apo femër. Ju jeni (pjestarë të barabartë) prej njëri-tjetrit."Për burrat do të ketë shpërblim për çfarë ata kanë fituar dhe për gratë do të ketë shpërblim për çfarë ato kanë fituar dhe kërkoni Allahut nga Begatitë e Tij."Ka pjesë për burrat nga ajo (pasuri) që lënë pas prindërit dhe të afërmit dhe ka pjesë për gratë nga ajo (pasuri) që lënë pas prindërit dhe të afërmit nga ajo, qoftë e pakët apo e shumtë – pjesë e ligjshme e detyruar."Dhe kur t’i keni ndarë gratë dhe ato të kenë mbushur periudhën e tyre të përcaktuar, ose i rimerrni ato mbi baza të arsyeshme, ose i leni të lira po mbi baza të arsyeshme, por mos i merrni (prapë) për t’i lënduar. Dhe kushdo që e bën këtë gjë, ai i ka bërë dëm vetvetes." Burrat janë mbrojtësit dhe mbajtësit e grave, sepse Allahu e ka krijuar njërën palë prej tyre të shquhet mbi tjetrën, e edhe sepse ata shpenzojnë (për t’i mbajtur ato) nga mjetet e tyre të jetesës." I pasuri le të shpenzojë sipas pasurisë së tij dhe ai, burimet e të cilit janë të kufizuara, le të shpenzojë sipas asaj që atij i ka dhënë Allahu. Allahu nuk rëndon kënd përmbi atë që Ai i ka dhënë atij. Allahu do të sigurojë pas vështirësisë, lehtësi."Dhe kur i vjen lajmi për lindje të vajzës, cilitdo prej tyre i nxihet fytyra dhe përbrenda mbushet plot hidhërim që zien!"Allahut i përket mbisundimi i qiejve dhe i tokës. Ai krijon çfarë Ai do. Ai i dhuron (fëmijë) femra kujt do Ai dhe Ai i dhuron (fëmijë) meshkuj atij që do Ai." Dhe mos dëshironi ato gjëra me të cilat Allahu ka bërë që disa prej jush të dallohen nga të tjerët. Për burrat do të ketë shpërblim për çfarë ata kanë fituar dhe për gratë do të ketë shpërblim për çfarë ato kanë fituar dhe kërkoni Allahut nga Begatitë e Tij. Allahu është kurdoherë i Gjithëdituri për çdo gjë."

Sa madhështore është kjo fe dhe mësimi i saj, por shumica e njerëzve nuk e dinë këtë!

 

 

 

Për të cilën Allahu ka urdhëruar të çojmë jetë të mirë me të, ku thotë: " (En Nisa,19).

Dhe fjala e mirë përfshin në vete të gjitha llojet e rrespektit, mirësisë dhe mëshirës. Allahu ka qartësuar gjithashtu se martesa është nga provat madhështore të Tij, kur mes dy bashkëshortëve ka bërë qetësim, dashuri dhe mëshirë.

Allahu i Madhëruar thotë: " (Er Rrum, 21).

Ka ndaluar Muhamedi alejhi selam padrejtësitë ndaj gruas dhe ka urdhëruar të bëhet durim ndaj saj, duke thënë: "Nuk nxehet muslimani nga muslimania, nëse urren diçka nga ajo, i pëlqen diçka tjetër e saj." (Trans. Muslimi).

Muhamedi alejhi selam ka thenë: "Gruaja është krijuar nga brinja. Prandaj, nëse dëshiron ta drejtosh, do të përfundosh duke e thyer atë. Kështu që shkoi rrotull saj që të jetosh me të." (Trans Ahmedi, e ka vertetuar Albani).

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka sqaruar gjithashtu se sjellja mirë me gratë është shenjë e fisnikërisë dhe natyrshmërisë së lartë. Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Më i miri nga ju është më i miri për gruan e tij." (Trans. Ahmedi dhe Tirmidhiu. E ka vërtetuar Albani).

Madje Muhamedi alejhi selam e ka bërë shpenzimin më të mirë të burrit atë që shpenzon për gruan dhe fëmijët e tij, duke thënë "Pasuria më e mirë që shpenzon burri është ajo që shpenzon për familjen e tij." (Trans. Muslimi).

 

Kur ajo është bijë, Islami është kujdesur në edukimin e saj, në rritjen dhe zhvillimin e saj, në durimin ndaj saj dhe bamirësinë ndaj saj.

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Kush kujdeset për dy vajza deri sa të rriten (në moshën e pjekurisë), unë dhe ai vijmë në ditën e Kijametit (afër meje)." –dhe bashkoi e shtrëngoi gishtat e tij." (Trans Muslimi).

Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) gjithashtu ka thënë: "Nuk ka musliman që të ketë dy vajza e që i edukon ato dyja deri sa të jetë me to ose të jenë me të, vetem se kanë për ta futur në Xhennet (d.m.th. bëhen sebep)." (Trans Ibën Maxhe dhe el Hakimi, dhe e ka vërtetuar el Mundhiriu)

E nga mëshira e Muhamedit alejhi selam ndaj vajzave; ishte se ai falte me njerëzit namazin dhe mbante me vete Umameten, vajzën e Zejnebes, bijës së të Dërguarit të Allahut (mbesen e vetë), e kur shkonte në sexhde, e lëshonte dhe kur ngrihej, e mirrte përsëri në krahë." (Mutefekun alejhi).

 

 

 

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 452069 visitors (1422558 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free