FJALA E MIRË

 

FJALA E MIRË

SI MUND TA SHFRYTËZOSH ATË NË THIRRJE

 

 

 

Përgatiti

Halid ibën Abdurrahman ed Dervish

"Daru el Vatan"

 

 

 

Përktheu

Unejs Murati

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Me Emrin e Allahut,

të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

 

Hyrje

 

Tek Ai ngjiten të gjitha fjalët e mira, ndërsa punët e drejta e të mira e lartësojnë atë (fjalën e mirë)."

* Qëllimi i kësaj brushure

Mënyra shembullore në shfrytëzimin e fjalës së mirë për udhëzimin e të tjerëve, bërjen të dashur tek ata dhe hyrjen në zemrat e tyre.

 

* Çfarë është për qëllim me "fjalën e mirë"

- Ajo fjalë e cila e gëzon dëgjuesin dhe bashkon zemrat.

- Ajo fjalë e cila lë gjurmë të mira në shpirtërat e të tjerëve.

- Ajo fjalë e cila sjell fryte të mira në çdo kohë, me Lejen e Allahut.

- Ajo fjalë e cila hap dyert e të mirave dhe mbyll dyert e të këqijave.

 

* Veçoritë e fjalës së mirë

1. Ajo është e mirë dhe e lehtë që nuk i cënon ndienjat dhe nuk ngushton shpirtërat.

2. Ajo është e bukur në shprehje dhe në kuptim.

3. Mallëngjehet për të dëgjuesi dhe e kërkon zemra.

4. Rezultatet e saj janë të dobishme, qëllimi i saj është ndërtues dhe dobitë e saj janë të qarta.

Allahu i Madhëruar thotë: "

 

A nuk e sheh se si Allahu sjell shembull (e krahasim)? Një fjalë të mirë si një pemë të mirë, rrënja e së cilës është e ngulur fort dhe degët e saj ngrihen (lart) në qiell. Duke dhënë frytet e saj në çdo kohë me Lejen dhe Vullnetin e Zotit të saj. Kështu Allahu i sjell shembujt krahasues për njerëzit, me qëllim që ata të mund të përkujtojnë." (Ibrahim, 24-25).

Thirrja për fjalë të mirë

në Kuran dhe Sunet

 

Së pari: Në Kuranin e ndershëm:

* Allahu i Madhëruar thotë: "... (Bekare, 83).

Nëse është patjetër për të folur, thuaj fjalë të mirë, kjo është baza në të folurit me atë që don ta thërrasësh, e kjo është porosia e Allahut për robërit e vetë rregullues: " (Isra,53).

* Në nxitje të të folurit vetëm me fjalë të mira dhe për largim nga çdo lloj fjale tjetër, Allahu i Madhëruar thotë: "(En Nisa, 114).

Me të vërtetë shpërblimi është i madh dhe vlera është e çmueshme nëse ekziston qëllimi i mirë në fjalët që ngrenë të mirën dhe fundosin të kotën, si dhe pajton mes dy personave që janë në konflikt.

* Allahu i Madhëruar thotë: " (Fatir, 10).

Allahu i Madhëruar ka njoftuar se fjala e mirë rezulton me punë të mira për thënësin e saj në çdo kohë dhe moment. Kësaj fjale i hapen dyert e qiellit dhe ajo pranohet me Lejen e Allahut dhe Mirësinë e Tij.

 

 

 

 

 

 

 

dhe u flisni mirë njerëzve."Dhe thuaju robëve të Mi se duhet të flasin vetëm fjalët më të mira."Nuk ka asgjë të mirë në shumicën e bisedave të tyre të fshehta, përveç atij i cili urdhëron për Sadaka (lëmoshë për Hir të Allahut), apo për Ma’rufin (të njohin Islamin dhe rrugën Islame etj), apo për pajtim mes njerëzve. Dhe ai që e bën këtë duke kërkuar Kënaqësinë e Allahut, Ne do t’i japim atij shpërblim të madh." Tek Ai ngjiten të gjitha fjalët e mira, ndërsa punët e drejta e të mira e lartësojnë atë (fjalën e mirë)."

 

Së dyti: Në sunnetin Pejgamberik:

*

Pra fjala e mirë është shkaktare për të shpëtuar nga zjari, e ndosha dikush nga thirrësit flet një fjalë të mirë me qëllim të sinqertë dhe shpëton me të nga zjarri një njeri, dhe kështu Allahu e shpëton gjishtashtu edhe thirrësin nga zjarri, pasi që shpërblimi është sipas llojit të veprës.

* Transmeton Buhariu, se Muhamedi alejhi selam ka thënë: "Mundet që robi të flasë me një fjalë që Allahu është i knaqur me të, duke mos ia vënë veshin shumë, e ajo fjalë ta ngrejë atë në shkallë të larta…"

Medito vëlla thirrës në mirësitë e Allahut që të ka dhuruar ty, kur ti shpërndan këto fjalë të mira tek të tjerët. Allahu të shpërblen për to me të mirat e Tij dhe të ngrit në shkalla të larta në xhennet.

* I Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: "Edhe fjala e mirë është sadaka-lëmoshë." (Trans. Buhariu).

Mjafton krenaria se fjala e sinqertë ka shpërblimin e lëmoshës dhe ashtu si lëmosha i fshin gjynahet gjithashtu edhe fjala e mirë i fshin gjynahet dhe të largon nga lajthitja dhe humbja.

* I Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: "Kush beson Allahun dhe ditën e fundit le të thotë fjalë të mirë ose të heshtë!" (Trans. Buhariu dhe Muslimi).

Nga frytet e besimit në Allahun dhe ditën e gjykimit është që të flasim atë që na sjell të mira për veten, për njerëzit dhe për dobinë e ummetit.

* Transmeton Abdullah ibën Amer (Allahu qoftë i knaqur prej tij!), se Muhamedi alejhi selam ka thënë: "Në xhennet është një dhomë, brendësia e së cilës shihet nga jashtë dhe pjesa jashtme shihet nga Brenda." -Ebu Malik el Esharij tha: Për kënd është ajo, o i dërguar i Allahut? Tha: "Për atë që flet me fjalë të mira, ushqen të uriturin dhe ngritet për namaz (natën) kur njerëzit janë në gjumë." (Trans. Et Tabarani dhe El Hakim, i cili thotë: Ky hadith është i saktë sipas kushteve të dy imamëve (Buhariut dhe Muslimit).

Urime për ty, vëlla thirrës, për këtë shpërblim; "dhomë në xhennet".

 

 

 

 

 

 

 

Buzëqeshja dhe fjala e mirë qëndrojnë bashkë dhe nuk ndahen njëra nga tjetra

 

Prandaj, vëlla thirrës, qëndro me fytyrë të çelur dhe të buzëqeshur me atë që thërret gjatë bisedës me të, me qëllim që t’ia fitosh zemrën dhe të fitojnë zemrën tende, e nuk ka të mira prej një njeriu i cili nuk afron dhe nuk afrohet.

* Sahabiu i nderuar Xherir el Bexhli (Allahu qoftë i knaqur prej tij!) ka thënë: "Nuk më ka takuar Muhamedi alejhi selam vetëm se duke buzëqeshur para meje."

 

Njeriu më i mirë në të folur është i Dërguari i Allahut alejhi selam

 

* Muhamedi alejhi selam ishte i heshtur-i qetë dhe më i sinqerti në fjalë. Kush e shihte atë për herë të parë, e madhëronte dhe kush e shoqëronte, e dashuronte.

* Muhamedi alejhi selam nuk fliste veçse sipas nevojës. Ai ishte çdo herë përgëzues, i përzemërt, i sjellshëm, nuk ishte i ashpër e as i vrazhdë, as i zhurmshëm, as ofendues dhe as që fyente. Ai thoshte vetëm të vërtetën dhe vetëm atë nga e cila shpresonte sevap tek Allahu.

Këto ishin disa nga cilësitë e tij, alejhi selam, gjë të cilën e ka vërtetuar Allahu duke thënë: " (Kalem, 4).

Nga këto cilësi ne mësojmë metodën dhe mënyrën e të shprehurit me njerëzit.

 

Dhe vërtet ti (Muhammed) je në një shkallë të lartë të moralit."

Qëndrimet e njerëzve ndaj fjalës së mirë

 

Ka prej njerëzve që e dëgjojnë fjalën e mirë dhe veprojnë sipas saj, ka prej tyre që nuk përfitojnë nga ajo absolutisht asgjë dhe ka prej tyre që e përcjellin atë tek të tjerët.

Fjala e mirë lë gjurmë në shpirt, sepse ajo buron nga Kurani apo Sunneti dhe sepse ajo është e pastër dhe e nxjerrë me qëllim të sinqertë, kështu që kur e dëgjon dëgjuesi, përfiton nga ajo dhe e përcjell atë tek të tjerët, të cilët përfitojnë edhe ata, e kështu përfitojnë nga ajo shumë prej njerëzve, madje vazhdon përfitimi nga ajo deri sa të dojë Allahu i Madhëruar.

 

 

 

 

 

 

 

Dobitë e fjalës së mirë

 

1. Fjala e mirë është moto për thënësin e saj dhe argument për mirësinë e tij.

2. Me fjalën e mirë mbrohesh nga zjarri.

3. Fjala e mirë e kthen armikun në mik me lejen e Allahut dhe mllefin e zemrës në dashuri dhe ngrohtësi.

4. Ajo jep fryte punë të mira në çdo kohë me lejën e Allahut.

5. Ajo ngjitet në qiell dhe i hapen asaj dyert e qiellit, dhe pranohet me lejen e Allahut: " (Fatir, 10).

6. Ajo është dhurata dhe mirësia e Allahut për robin e Tij. Allahu i Madhëruar thotë: "(Haxh, 24).

7. Shpërblimi i fjalës së mirë është njësoj si shpërblimi i lëmoshës.

8. Ajo zbut zemrat e të tjerëve, largon lotin e të mërziturit dhe pajton të larguarit.

Si dhe shumë dobi të tjera të cilat nuk i din veçse Allahu i Madhëruar.

 

Tek Ai ngjiten të gjitha fjalët e mira, ndërsa punët e drejta e të mira e lartësojnë atë (fjalën e mirë)."Dhe këtu (në këtë botë) ata udhëzohen drejt të folurit më të mirë (si, La ilahe il-Allah, El-hamdu lil-lah, këndim Kur’ani etj) dhe udhëhiqen drejt Udhës së Atij (drejt Islamit) i Cili është më i Denji për të gjitha lavdërimet."

Fjalët që duhet të përdorë thirrësi

 

Disa fjalë të mira që thirrësi duhet të përdorë gjatë bisedës me njerëzit, janë këto:

Allahu ta shpërbleft me të mira!

Allahu të dhëntë mirësi!

Allahu të faltë për atë qe ke bërë!

Allahu të faltë ty!

Të falënderoj, vëlla i nderuar!

Allahu të mëshiroftë!

Kërkoj ndjes, vëlla i dashur!

Nëse ke mundësi, vëlla i nderuar!

Masha Allahu La kuvete ila Bilah!

Nëse mund të na nderosh, vëlla musliman!

E shumë fjalë të tjera të mira të cilat trokasin në vesh, qetësojnë zemrën dhe të bëjnë të dashur tek të tjerët.

Pra, të jetë fjala e mirë moto jote dhe të jetë gjuha jote e lagur çdo herë me fjalë të mira.

 

 

 

 

 

 

Edukata e bisedës me të tjerët

 

Frytet në thirrje me anë të fjalës së mirë

"Nga mjetet e thirrjes me fjalë të mire"

 

Me fjalën e mirë mundesh:

1. Të thërrasësh atë që thërret duke e thirrur me emrat më të dashur tek ai dhe më ndikuese për të. Kjo është metodë e dashur tek zemra e atij që i bën thirrje.

2. Të bësh lutje që Allahu ta udhëzojë atë që ti thërret dhe t’ia hapë gjoksin atij.

3. Ta bësh tjetrin që të përmallohet për t’iu përgjigjur urdhërit të Allahut dhe urdhërit të të Dërguarit të Tij, duke i kurajuar për të mirën dhe duke i frikësuar nga e keqja.

4. Të lidhësh jetën e atij që e thërret me parimet e Islamit në fjalë dhe në vepër, duke jetuar me të jetë shoqërore.

5. Të përhapësh çdo vepër islame që shikon apo dëgjon, sepse kjo është mjet për mbjellje të ndjesisë islame në shpirtërat e njerëzve.

6. Të urdhërosh për të mirë dhe të ndalosh nga e keqja me urtësi dhe këshillë të mirë.

7. Ta rikujtosh të thirrurin për mirësitë e punëve të mira, sepse kjo është nga motivet më të rëndësishme për punë të mira dhe vazhdimësi në to.

8. Të falënderosh çdo kënd i cili ndihmon në shpërndarje të së vërtetës në thirrje, e në këtë falënderim jepet kurajo për ata që veprojnë për punë të mira dhe për thirrje.

9. Të propozosh aktivitete të mira thirrëse në tubimet e përgjithëshme dhe të veçanta, se kështu fiton shpërblimin e atij që udhëzon për kryerjen e një të mire.

10. Të inkurajosh për çdo punë të mirë, e posaçërisht në këndin e thirrjes dhe shpërndarjes së dijes.

11. Të shkruash një artikull në një revistë, apo gazetë, internet dhe vende të tjera nga mjetet e medias, të lexuara dhe të shikuara.

12. Të ofrosh këshilla për të tjerët, sepse feja është këshillë.

13. Të udhëzosh të humburin, të mësosh injorantin, të drejtosh kryelartin dhe të kujtosh të pavetëdijshmin.

14. Të thërrasësh një kafiri në Islam.

15. Të ndërmjetësosh për diçka të mirë.

16. Të ofrosh një ide dhe të parashtrosh një mendim.

17. Të qetësosh një zemër dhe të inkurajosh një fatkeq.

18. Të komunikosh një ajtet, të transmetosh një hadith dhe të përcjellësh një fetva.

19. Të ringjallësh një sunnet dhe të vdesësh një bidat.

20. Të shpërndash një thirrje, të aktivizosh një neglizhent, të kultivosh një aftësi, të hartosh një plan.

21. Të angazhosh njerëzit me Allahun dhe urdhrat e Tij, ndalesat e Tij, xhennetin e Tij, zjarrin e Tij.

22. Të njoftosh për një tubim, për një libër apo për një kasetë të dobishme.

23. Të shfrytëzosh rastin për thënien e fjalës së mirë në gjendje të tilla si më poshtë:

* Me shokun e udhëtimit në tren apo aeroplan.

* Në rastet e dasmave apo shkaqeve të ndryshme të mbledhjes së njerëzve.

* Në kohën e pushimit në një klub, spital, apo ndërmarrje shtetërore e private.

* Në uljet e përbashkëta në shkolla.

* Në lidhjet mes tregtarëve apo çdo marrëdhënie tjetër.

* Në treg apo duke blerë në kopshte të hapura, apo në xhami dhe me njerëzit që njihesh gjatë udhëtimit.

Me këto mjete dhe mundësi për thënien e fjalës së mirë mund të mbjellësh një thirrje, të ndërtosh një shoqatë bamirëse, të shpëtojë Allahu me të zemra të sëmura, madje të nxjerrë Allahu me të popuj nga bota e vdekjes dhe mundet që e gjithë shoqëria mbarë të ndryshojë nga devijimet në përmirësim, me Lejen e Allahut të Madhëruar.

Dhe i suksesshmi i lumtur është ai të cilit Allahu i jep sukses për fjalë të mira të cilat shpërndahen në çdo anë e kështu ai ka shpërblimin e asaj të mire dhe të atyre që do ta pasojnë atë, deri sa të dojë Allahu.

Prej këtu, çdo thirrës obligohet që të mos bëhet dorështrënguar nga ajo që ka nga dituria dhe e mira, apo të largohet nga komunikimi i amanetit, sepse ti nuk e di se ku dhe kur mund ta japë fjala jote e mirë frytin e saj!

 

Paqa dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin!

 

 

 

Biseda me të tjerët në Islam ka baza dhe edukata me të cilat duhet të paisesh, në mënyrë që muslimani të ndalet tek kufijtë-ndalesat e Allahut, duke punuar atë që e kënaq Atë dhe duke u larguar nga ajo që e hidhëron Atë. Nga këto edukata përmendim:

1.

Dhe çdo fjalë në të cilën ka të mira për thënësin dhe të tjerët, ajo është fjalë e qëllimshme dhe e dobishme. Çdo shprehje me të cilën kërkohet Fytyra e Allahut dhe është domethënia e saj ashtu, ajo është e mirë dhe autori i saj shpërblehet.

2.

Është vërtetuar nga Ibën Mes'udi se ka thënë: "Njerëzit që më së shumti kanë mëkate në ditën e ringjalljes janë ata që më së shumti zhyten në të kotë."

Selmani ka thënë: "Më së shumti të mbushur me mekate në ditën e ringalljes do të jenë të zhyturit më shumë në mëkate ndaj Allahut.

3.

Ebi Umamete el Bahili (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) thotë: Muhamedi alejhi selam ka thënë: "Unë i premtoj një shtëpi në anë të xhenetit (rreth tij nga jashtë) atij i cili len polemikën edhe nëse ka të drejtë." (Trans. Ebu Davudi, me zinxhir të saktë).

4.

Vetëm se ka thënë Muhamedi alejhi selam: "… dhe ata më të urryerit tek unë dhe më larg meje në tubime ditën e ringjalljes janë llafazanët, thashemaxhinjtë dhe ata të gojës." (Trans. Tirmidhiu dhe e ka konsideruar të mirë).

5.

E kjo është vërtetim i fjalës së Muhamedit alejhi selam: "Nuk është nga ne ai i cili nuk mëshiron të vogëlin nga ne dhe nuk din të rrespektojë të moshuarin nga ne." (Neveviu thotë: Hadithi është i vërtetë. Atë e ka transmetuar Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili ka thënë (Tirmidhiu): Ky hadith është Hasen Sahih).

Muhamedi alejhi selam ua mësonte shokëve të tij këtë metodë në sjelljet e tyre, në mënyrë që secilit t’i jepnin meritat, mirësitë dhe vendin që u takon, qoftë kjo në caktimin e nënpunësve të lartë apo të vegjël, në imamin e xhamisë apo në sjelljet e përgjithshme shoqërore.

 

Secilit t’i flasësh me gjuhën që i përshtatet, legjitimisht dhe tradicionalisht:
Largimi nga shtirja dhe ngushtimi në biseda dhe çështje:
Distancimi nga ngritja e zërit dhe polemika:
Distancimi nga të zhyturit në të kotë:
Me atë fjalë të kesh për qëllim të mirën. Ebu Hurejra (Allahu qoftë i knaqur prej tij!) transmeton se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: "Kush beson në Allahun dhe ditën e fundit, të thotë fjalë të mirë ose të heshtë!" (Trans. Buhariu dhe Muslimi).
I Dërguari i Allahut alejhi selam thotë: "Frikësojuni zjarrit qoftë edhe me një gjysëm hurme, e nëse nuk gjeni, atëherë së paku me një fjalë të mirë." (Trans, Buhariu).

Falënderimi i takon Allahut i Cili thotë në librin e Tij: " (Fatir, 10). Paqja dhe salavatet e Allahut qofshin mbi njeriun që fliste fjalët më të mira dhe më të sinqerta, dhe mbi familjen e shokët e tij deri në ditën e gjykimit!

Kjo brushurë i drejtohet atij i cili don t’i mesojë njerëzve të mirën me anë të fjalës së mirë, dhe si ta shfrytëzojë atë fjalë thirrësi për udhëzim të tjerëve dhe afrim tek zemrat e tyre. Shfrytëzimi i rasteve të thirrjes me fjalë të mira është nga çështjet positive në jetën e thirrësit dhe i suksesshëm është ai që ia ka mundësuar Allahu për fjalën e mirë.

Lus Allahun e Madhëruar që këto fletë të jenë shtytëse dhe kurajuese për shumë thirrës që ta shfrytëzojnë këtë fjalë për kujarim në veprim të hajrit dhe kërcënim nga e keqja!

Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin!

 

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 452718 visitors (1423411 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free