Përmendeni Allahun në ditët e caktuara

Përmendeni Allahun në ditët e caktuara
 
 
 
Falënderimet dhe lavdërimet janë për Allahun, Zotin e gjithë botëve. Paqja, mëshira dhe bekimet janë për Muhamedin, familjen dhe shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Thënia më e vërtetë është thënia e Allahut, ndërsa udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) Veprat më të këqija janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është lajthitje, e çdo lajthitje të çon në zjarr.

Të nderuar besimtarë!

Allahu i Lartësuar me urtësinë e Tij ka bërë dallime mes kohërave. Ai zgjedh çka të dojë. Besimtarit i është dhënë mundësia që ai çdo herë të jetë aktiv me veprime. Angazhimi i tij është i mirëpritur dhe i shpërblyer, po edhe i kërkuar nga Allahu i Lartësuar.

Namazi, agjërimi, zekati, haxhi, gjithashtu angazhimet vullnetare, ndihma në lëmoshë, agjërime i së hënës dhe së enjtes, agjërimi i ditëve të bardha të muajit, etj., të gjitha këto dhe të tjera besimtarin e favorizojnë.

Ne jemi tani në ditët që kanë vlerë, pra në ditët e Dhulhixhes, veprimet gjatë këtyre ditëve kanë vlerë dhe peshë te Allahu i Lartësuar.

Në vazhdim do të flasim për rëndësinë e dhjetë ditëve

Vlera e dhjetë ditëve në Kuran dhe Sunet.

Allahu i Lartësuar ka thënë:

وَأَذِّنْ فِي النَّاسِ بِالْحَجِّ يَأْتُوكَ رِجَالاً وَعَلَى كُلِّ ضَامِرٍ يَأْتِينَ مِنْ كُلِّ فَجٍّ عَمِيقٍ * لِيَشْهَدُوا مَنَافِعَ لَهُمْ وَيَذْكُرُوا اسْمَ اللَّهِ فِي أَيَّامٍ مَعْلُومَاتٍ 

‘’Dhe thirr ndër njerëz për haxhin, se të vijnë ty këmbësorë e edhe kalorës me deve të rraskapitura që vijnë prej rrugëve të largëta. (Vijnë) Për të qenë të pranishëm në dobitë e tyre dhe që ta përmendin Allahun në ato ditë të caktuara..’’ Haxh, 27-28.

Ibni Abasi thotë: ‘’Ditë të caktuara..’’janë dhjetë ditët e muajit Dhulhixhe.

Allahu i Lartësuar është betuar në netët e këtyre ditëve dhe ka thënë:

وَالْفَجْرِ * وَلَيَالٍ عَشْرٍ

‘’ Pasha agimin! Pasha dhjetë netët!’’ Fexhër, 1-2.

Imam Tabariu në komentin e ajetit thotë: ‘’ ...Dhjetë netët!’’ janë netët e muajit Dhulhixhe.

Nga këto dy fakte mund të themi se vlera e dhjetë ditëve të këtij muaji kanë ardhur të qarta në Kuran ngase janë quajtur ‘’ato ditë të caktuara..’’ për shkak të vlerës dhe rëndësisë që kanë.

Transmeton Buhariu nga Ibni Abasi ku Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë:

مَا الْعَمَلُ فِي أَيَّامٍ أَفْضَلَ مِنَ الْعَمَلِ فِي عَشْرِ ذِي الْحِجَّةِ قِيلَ وَلَا الْجِهَادُ فِي سَبِيلِ اللَّهِ قَالَ وَلَا الْجِهَادُ فِي سَبِيلِ اللَّهِ إِلَّا رَجُلٌ خَرَجَ بِنَفْسِهِ وَمَالِهِ ثُمَّ لَمْ يَرْجِعْ بِشَيْءٍ.

Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thotë: "Veprat në asnjë ditë nuk janë më të mira se sa dhjetë ditët e Dhulhixhes.” Thanë: “As xhihadi në rrugë të Allahut?” Tha: “As xhihadi në rrugë të Allahut, përveç njeriut, i cili merr pjesë vet dhe me pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asgjë." Buhariu.

Veçoritë e dhjetë ditëve

Në vazhdim po përmendim disa prej tyre:

-         Allahu i Lartësuar betohet në librin  e Tij në këto ditë, vetëm betimi tregon për rëndësinë që kanë.

-         Allahu i Lartësuar i quan këto ditë ‘’ditë të caktuara..’’

-         Veprimet në këto ditë janë më të dashura të Allahu se sa në ditët e tjera.

-         Në këto ditë është dita e Tervijes, dita e tetë e Dhulhixhes, është ditë kur fillojnë veprimet obliguese të haxhinjve.

-         Në këto ditë është dita e Arafatit, është dita kur Allahu i Lartësuar i fal mëkatet e besimtarëve.

-         Po ashtu është dita kur prehet kurbani.

 

Të nderuar besimtarë!

Duhet të mobilizohemi dhe të angazhohemi që gjatë këtyre ditëve të jemi më të sinqertë me Allahun  e Lartësuar duke vepruar. Veprat e mira, padyshim, që janë çdo herë të dashur te Allahu i Lartësuar në çdo kohë dhe vend, besimtari në këto ditë ta shtoj intensitetin e adhurimit duke qenë edhe më i kujdesur në faljen e namazit, përkujtimin e Allahut, bamirësinë ndaj prindërve, pastaj duke urdhëruar në të mirë dhe ndaluar nga e keqja. Të pendohet te Allahu me pendim të sinqertë, duke i përfshirë të gjitha mëkatet, sepse kështu realizohet teubeja e sinqertë. Allahu i Lartësuar ka thënë:

يَا أَيُّهَا الَذِينَ آمَنُوا تُوبُوا إلَى اللَّهِ تَوْبَةً نَّصُوحاً

"O ju që keni besuar, pendohuni tek Allahu me një pendim të sinqertë…". Tahrim, 8.

Ndër veprat më të pëlqyera është agjërimi në këto ditë. Mësojmë nga Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) se ai agjëronte këto ditë. Këtë na mësojnë nënat e besimtarëve, gratë e Muhamedit (salallahu alejhi ue selem):

كَانَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَصُومُ تِسْعَ ذِي الْحِجَّةِ

‘’Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) agjëronte nëntë ditët e Dhulhixhes...’’ Transmeton Ebu Daudi.

Të nderuar besimtarë!

Vetëm me anë të ibadetit mund të afrohemi te Allahu i Lartësuar, atëherë t’i shtojmë veprat vullnetare që të afrohemi edhe më afër Allahut, mëshirës dhe faljes së Tij, vetëm kështu respektojmë dhe madhërojmë Allahun. Po e përmbyllim hytben me një pjesë nga hadithi kudsi ku Allahu ka thënë:

وما تقرب إليّ عبدي بشيء أحب إليّ مما افترضته عليه، وما يزال عبدي يتقرب إليّ بالنوافل حتى أحبه

‘’.. Robi Im nuk më afrohet me asgjë tjetër, përveç duke i kryer farzet e obliguara. Ai vazhdon të më afrohet edhe me anë të veprave vullnetare, që kjo shton edhe më tepër dashurinë Time ndaj tij, e kështu Unë filloj ta dua atë..’’ Transmeton Buhariu.

E lusim Allahu e Lartësuar të na lehtësojë shtimin e ibadeteve në këto dhjetë ditë. Allahu im na udhëzo në rrugën e drejtë, në rrugën e atyre që i begatove me shumë të mira! Kërkoj faljen nga Allahu i Lartësuar për veten time dhe për ju muslimanë të nderuar!

Përgatiti: Ulvi Fejzullahu

        Bujanoc 
 

Advertisement
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 274582 visitors (1075716 hits) klikime.=>
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=