
SINQERITETI DHE NIJETI (QËLLIMI)
All-llahu i Madhërishëm thotë:
“Porse u qe urdhëruar të adhurojnë vetëm All-llahun, që si besimtarë të sinqertë me sinqeritet t’i rrëfejnë fenë dhe të kryejnë namazin edhe të japin zekatin e ajo është fe stabile.”
(el-Bejjine 5)
“Tek All-llahu nuk arrin mishi i tyre as gjaku i tyre, por do të arrijë vepra e mirë dhe me sinqeritet nga ana juaj.”
(el-Haxhxh, 37)
“Thuaj: “O e fshehët ju atë që keni në kraharorët tuaj, o e shfaqët haptazi, All-llahu atë e di.”
(Ali Imran, 29)
Nga emiri i besimtarëve, Ebu Hafse Umer ibn el Hattab ibn Nufejl ibn Abduluzzi ibn Rijah ibn Abdil-lah ibn Kurt ibn Rezah ibn Adijj ibn Ka’b ibn Luejj ibn Galib el Kurshijj el-Adevijj, All-llahu qoftë i kënaqur me të, transmetohet të ketë thënë: “E kam dëgju-ar të Dërguarin e All-llahut (s.a.v.s) duke thënë: “Veprat janë sipas qëllimeve dhe çdokujt i takon ajo që e ka për qëllim. Prandaj, kush shpërngulet (bën hixhret) për shkak të All-llahut dhe të Dërguarit të Tij, shpërngulja e tij është për All-llahun dhe të Dërguarin e Tij. Ndërsa ai shpërngulja e të cilit është për të fituar disa të mira të kësaj bote ose për t’u martuar me ndonjë femër, i atilli nuk do të fitojë tjetër përveç çka ka pasur për qëllim.”
(Muttefekun alejhi)
Transmetohet nga Ebu Abdull-llah Xhabir ibn Abdull-llah el-Ensarijj r.a.: “Në një betejë ishim me të Dërguarin e All-llahut (s.a. v.s) me ç’rast na tha: “Vërtet në Medine ka burra të cilët kanë qenë me ju, qoftë kur keni ecur nëpër kodra, qoftë nëpër lugina. Ata i ka penguar sëmundja.” Sipas një transmetimi tjetër: “Ata janë pjesëmarrës me ju në shpërblim.”
(Transmeton Muslimi)
Kurse sipas transmetimit të Buhariut, hadithi i transmetuar nga Enesi r.a., thotë: “Ne u kthyem nga beteja e Tebukut me të Dërgu-arin e All-llahut (s.a.v.s), i cili tha: “Vërtet ka njerëz të cilët kanë mbetur në Medine pas neve, e të cilët janë me ne kudo që të shkoj-më; në kodra a në lugina, ata i ka penguar sëmundja.”
Hadithi 6
|