Kush ESHTE I FITUARI

 

Kush

është i fituari

 

 


Përgatitur nga Shtëpia Botuese

"Darul Vatan"

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

بسم الله الرحمن الرحيم

Falënderimet i takojnë vetëm Allahut, kurse përshëndetjet qofshin mbi Imamin e parë dhe të fundit, dhe shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Vëlla i dashur!

Shpeshherë e dëgjojmë shprehjen "fitim" ose "fitues". Thuhet: Filani ka fituar një shpërblim, kurse tjetri një veturë; filani ka fituar një trofe dhe filani një medalje.

Filani ka fituar vendin e pare; ka fituar ky ekip ndaj ekipit tjetër me një gol apo më shumë, dhe ka fituar në lojën shpërblyese… e kështu me radhë, kjo shprehje troket në veshët tanë e që ka të bëjë me shumë fitime dhe dhurata të kësaj bote.

Mirëpo, pak nga ne ka që shikon apo mendon në kuptimin e gjerë të kësaj shprehje dhe që shikon nga pikëpamja e duhur, e që me rendësinë (vlerën) e saj udhëton për në shpërblimin më të madh pas të cilit nuk ka humbje, dhe përmallohet për një lumturi madhështore, pas të cilës nuk ka pikëllim.

Allahu i Lartësuar thotë:

"Sa për ata që do të jenë të mjeruar, këta do të jenë në zjarr ku do të nxjerrin vetëm gulçime, rënkime e ofshamë. Ata do të banojnë atje për gjithë kohën sa do të mbeten qiejt dhe toka, përveç atë çka do Zoti yt. Vërtet që Zoti yt Zoti yt punon çka dëshiron."

[Hud: 106-107]

 

Fitorja e vërtetë

Vërtet, fitorja në dynja është e rrethuar me gjëra të urrejtuara

E çfarë fitore është kjo në këtë dynja?!

Ndërsa fitorja e vërtetë është ajo në çastin e vdekjes, në varr, në pyetjen e dy melekëve, në daljen para Allahut, ringjalljen, kalimin mbi urë, marrjen e librave.

Allahu i Lartëmadhëruar thotë në Kuran: "Pastaj, sa për atë të cilit do t’i jepet libri i veprave nga e djathta e tij, do të thotë: ‘Ja! Merreni dhe lexoni librin tim! Me të vërtetë që besova se do ta jap llogarinë time!" [el Hakka: 19-20].

Vëre, vëlla dhe motër, tek ky fitues, se si thërret i gëzuar dhe i lumtur; vetëm se e ka marrë librin nga dora e djathtë, dhe kjo është shenjë e fituesit dhe lumturi e përjetshme: lexoni këtë libër, o njerëz, kam qenë i bindur se do të vijë kjo ditë, dhe qëndrimi në këtë gjendje, dhe për këtë kam punuar për të mijëra vepra, e ky është shpërblimi.

Allahu thotë në Kuran: "Kështu, ai do të jetë në jetë të kënaqësisë, në Xhennetin e lartë, në të cilin frutat janë në degët e ulura [krejt afër]. Hani dhe pini në qetësi ngase në ditët e kaluara ju e përgatitët këtë." [el Hakka: 21-24].

Ndërsa në krahun tjetër qëndrojnë të humburit, të nënçmuarit, të cilët i humbën vitet e tyre në gjëra të kota dhe nuk vepruan asgjë për ditën e fundit.

Allahu thotë në Kur’an: "Sa për atë të cilit do t’i jepet libri i tij nga e majta e tij, ai do të thotë: Sa do të doja të mos më ishte dhënë libri im! dhe të mos dijsha fare se çka është llogaria ime! Ah! Sikur të kishte qenë ajo (vdekja e parë) mbarim i amshueshëm për mua! Pasuria s’më bëri aspak dobi mua. Fuqia ime dhe shpjegimet (për t’u mbrojtur) më kanë ikur!" [el Hakka: 25-29].

"(Do të thuhet): Kapeni atë dhe lidheni në pranga. Pastaj hidheni në zjarrin flakërues. Pastaj lidheni atë me zinxhir të gjatë shtatëdhjetë kutë. Vërtet që ai kurrë nuk besoi në Allahun, më Madhështorin, dhe nuk dha e nuk nxiti për të ushqyer të varfërit. Ai sot nuk ka këtu ndonjë mik, as ndonjë ushqim veç pisllëkun nga plagët. Askush nuk do ta hajë këtë veç hatiunëve (mohuesit, politeistët, keqbërësit, mëkatarët, të gjithë ata në rrugë të gabuar)."

[el-Hakka: 30-37].

A e kuptove, vëlla/motër? Pra, kush është fitues? Dëgjo fjalët e Allahut në Kuran, ku thotë: "Dhe kushdo që do të largohet prej zjarrit dhe do të futet në Xhennet, ai vërtet ka fituar." [Al Imran: 185].

Fitimi, pra, është shpëtimi nga zjarri… fitimi është hyrja në Xhennet me të pastërtit… dhe çfarë dallimi i madh është mes banorëve të Xhennetit dhe zjarrit... mes banorëve të mirësisë dhe banorëve të shkatërrimit... të shpëtuarve dhe të shkatërruarve... fituesve dhe humbësve…?!

Ata në Xhennet hanë dhe pinë, dëfrejnë, kënaqen, provojnë shije të ndryshme dhe lloje të ndryshme të mirësisë… Të tjerët dënohen, rrihen… klithin… a janë në pozitë të barabartë?!

Allahu thotë në Kuran: "Nuk janë të njëjtë banorët e zjarrit dhe banorët e Xhennetit. Banorët e Xhennetit janë ata që do të jenë ngadhënjyes." [el Hashër: 20].

 

 

 

 

Rruga e fitimit dhe shpëtimit

Me siguri, vëlla i dashur, je përmalluar për këtë fitim madhështor dhe shpëtim të madh. Ndoshta pyetesh nga dikush: Cila është rruga që të shpie në këtë shpëtim të madh?

Në përgjegjje të kësaj pyetjeje unë të them: Allahu i Lartësuar thotë: "Asgjë nuk kemi lënë pas dore në Libër." [el Enam: 38].

Kapu pra, vëlla, për Librin e Allahut të Madhëruar; lexo Kuran, medito mbi ajetet e tij sepse në Kuran ka sqarim të plotë të cilësive dhe veprave të fituesve. Gjithashtu ka sqarim të mjaftueshëm për cilësitë dhe punët e të humbërve... e gjithashtu në të ka vlera për të dy palët (fituesve dhe humbësve).

Disa prej cilësive të fituesve, të cilat i ka përmendur Allahu në Kuran janë si vijon:

Cilësia e parë: Besimi në Allahun

Besimi në Allahun është bazë e fitimit, e lumturisë dhe shpëtimit në Dynja dhe Ahiret. Allahu thotë në Kur’an: "Besimtarëve dhe besimtareve Allahu u premtoi Xhennete nën të cilët rrjedhin lumenj, në të do të jenë përgjithmonë, dhe (u premtoi) vendbanime të bukura në Xhennetin e Adnit, edhe një disponim nga Allahu që është mbi të gjitha. Ky, pra, është ai shpëtimi i madh." [et Teube: 72].

Allahu i Lartësuar thotë: "(Përkujto) Ditën kur i sheh besimtarët dhe besimtaret që drita e tyre flakëron para tyre dhe në të djathtë të tyre. (U thuhet) Myzhde e juaj sot janë Xhennetet nën të cilat rrjedhin lumenj, aty do të jeni përgjithmonë. E ajo është fitore e madhe." [el Hadid: 12].

Përkufizimi i imanit te Ehli Suneti dhe xhemati është "besim me zemër, shprehje me gjuhë, dhe veprim me gjymtyrë; shtohet me punë të mira dhe pakësohet me mëkate".

Mirpo, ata që thonë se imani është vetëm besim me zemër dhe se veprat e gjymtyrëve nuk bëjnë pjesë në të, duke mos i llogaritur veprat si pjesë të imanit, këta janë pauses të humbjes, epsheve dhe risive në fe.

Cilësia e dytë: Veprat e mira

Besimi i vërtetë e nxit poseduesin e tij në respektim ndaj Allahut dhe Pejgamberit alejhi selam dhe në rregullimin e veprave, deri sa të bëhen këto vepra sinqerisht për Allahun dhe zbatuar sipas sunnetit të Pejgamberit alejhi selam.

Allahu thotë në Kuran:

"O ju besimtarë, pëmbajuni mësimeve të Allahut dhe flisni fjalë të drejta. Ai (Allahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen juve mëkatet; e kush respekton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ai ka arritur fitoren më të madhe."

[el Ahzab: 70-71].

Parimisht, për lidhjen e ngushtë në mes besimit dhe veprave, Allahu ka barazuar në mes tyre në shumë ajete të Kuranit dhe e ka bërë fitimin rezultat të kryerjes së këtyre dyjave.

Allahu thotë në Kuran: "Sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, Zoti i tyre do t’i fusë ata nën Mëshirën e Tij. Ajo vërtet do të jetë fitorja e qartë." [el Xhathijeh: 30].

Allahu i Lartësuar thotë në Kuran: "(Përkujto) Ditën e Kijametit, kur Ai u tubon juve; Ditën e njohjes së mashtrimit (kur shfaqet mashtrimi i mosbesimtarit që e ka lënë besimin dhe mangësia e besimtarit që nuk e ka plotësuar bamirësinë). Dhe kushdo që beson Allahun dhe bën vepra të mira, Ai ia shlyen atij të këqijat dhe e fut atë në Xhennete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, për të banuar aty përgjithmonë; ky do të jetë ngadhënjimi madhështor." [et Tegabun: 9].

Allahu thotë në Kuran: "Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë Xhennete nën të cilët burojnë lumenj. E ai është suksesi më i madh." [el Buruxh: 11].

Shiko, vëlla, se si kanë bashkuar këto ajete ndërmjet imanit dhe veprave të mira…

Vëre përfundimet e këtyre ajeteve se si e kanë cilësuar "fitoren" me cilësitë: el mubin- e qartë, el adhim- madhështore, el kebir- e madhe, që argumenton në plotësimin e kësaj fitoreje të amshueshme, të ndërtuar mbi imanin dhe veprat e mira.

Cilësia e tretë: Pasimi dhe largimi

nga risia (bidati)

Prej cilësive të besimtarëve fitues - Pasim dhe largim nga risitë në fe.

Allahu thotë në Kuran: "Allahu është i kënaqur me të hershmit e parë prej muhaxhirëve (emigruesve) dhe prej ensarëve (vendasve-ndihmëtarë) dhe prej atyre që i pasuan ata me besnikëri, e edhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Atyre u ka përgatitur Xhennete, në të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përjetë të pasosur. Ky është ngadhënjimi madhështor."[et Teube:100].

Por pasimi dhe lënia e risisë nuk mund të realizohet veçse me dy kushte:

I pari: Sinqeriteti në Allahun subhanehu ue teala.

I dyti: Pasimi i Pejgamberit alejhi selam.

Fudajl ibn Ijadi, për fjalën e Allahut: "Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t'ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë" [el Mulk: 2], ka thënë: Me fjalën "vepërmirë" është për qëllim vepra e sinqertë dhe më e qëlluar. Dikush i tha: "O Ebu Ali! Çfarë kuptohet me "më e sinqertë" dhe "më e qëlluar"? Ai tha: "Vepra, nëse është me sinqeritet, por që nuk është e qëlluar, ajo nuk pranohet; e nëse është e qëlluar mirëpo nuk është me sinqeritet, nuk pranohet, derisa të jetë e sinqertë dhe e qëlluar njëkohësisht.

E sinqertë është kur bëhet për Allahun, kurse e qëlluar është kur bëhet sipas Sunnetit.

Sufjan eth Theuri thotë: "Risia është më e dashur për Iblisin sesa mëkati, sepse prej mëkatit njeriu pendohet kurse prej risisë nuk pendohet dot."

Ndërsa Ejub es Sehtijani thotë: "Sa më shumë që përpiqet pasuesi i bidatit në bidat, aq më shumë largohet nga Allahu."

Cilësia e katërt: Lënia e mëkateve

Mëkatet e prishin zemrën, e nxijnë atë, e largojnë robin nga shikimi i Allahut, mbjellin nënçmimin dhe i shkaktojnë atij lloje të ndryshme të dënimeve në këtë Dynja dhe në Ahiret.

Mëkatet i largojnë të mirat dhe i shndërrojnë në të këqija, i humbin mirësitë e jetës; e nuk ka fitim, lumturi dhe shpëtim vetëm se me largimin nga mëkatet.

Allahu thotë në Kuran: "Ndërsa ata (engjëjt) që e bartin Arshin dhe ata që janë përreth tij, lartësojnë me falënderim Zotin e tyre, i besojnë Atij dhe i luten Atij t'i falë ata që besuan (duke thënë): "Zoti ynë, Ti me Mëshirën dhe me Diturinë Tënde ke përfshirë çdo send, andaj falja atyre që u penduan dhe ndoqën rrugën tënde, dhe ruaji ata nga dënimi i Xhehenemit! Zoti ynë, futi në Xhennete të Adnit, të cilat ua ke premtuar, ata edhe kush ishte i mirë, prej etërve të tyre, grave të tyre dhe pasardhësve të tyre. Vërtet, Ti je i Gjithëfuqishmi, më i Urti Gjithëgjykues! Dhe mbroji ata prej të këqiave, sepse atë që Ti e mbron atë ditë prej të këqiave, Ti e ke mëshiruar atë. Dhe kjo është fitorja më e madhe." [Gafir: 7-9].

Allahu e ka bërë braktisjen e mëkateve dhe ruajtjen prej tyre shkak për arritjen e Mëshirës së Tij, e atë që e mëshiron Allahu, vetëm se ka arritur një fitore të madhe.

Allahu ka sqaruar dallimin ndërmjet pasuesit të shpëtimit dhe pasuesit të humbjes, në thënien e Tij: "Këto janë (dispozita) të caktuara prej Allahut. Kush i bindet Allahut, (urdhërave të Tij) dhe të Dërguarit të Tij, atë e dërgon në Xhennete nën të cilin burojnë lumenj; aty do të jenë përgjithmonë, e ky është shpëtim i madh. Ndërsa kush e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, dhe i shkel dispozitat e Tij, atë e futë në zjarr të përjetshëm dhe për të do të ketë dënim të rëndë." [en Nisa: 13-14].

Cilësia e pestë: Sinqeriteti

Sinqeriteti është prej cilësive të besimtarëve fitues. Allahu i Lartësuar thotë: "Allahu tha: "Kjo është dita që të drejtëve u bën dobi drejtësia e tyre. Ata kanë Xhennete në të cilët rrjedhin lumenj, janë përjetë të pasosur në to. Allahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur me Të. Ky është shpëtim i madh." [el Maide: 119].

Ibnul Kajjim rahimehullah, thotë: "Allahu i ka urdhëruar besimtarët që të jenë më të sinqertit dhe i ka veçuar me atë që i ka veçuar edhe Pejgamberët, të sinqertit, dëshmorët, dhe njerëzit e mirë."

Allahu thotë në Kuran: "O ju që keni besuar! Kini frikë Allahun dhe jini me ata që janë drejtë." [et Teube: 119].

Allahu thotë në Kuran: "E kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që Allahu i shpërbleu; (me) pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. E ata janë shokët më të graduar. Sa shokë të mirë janë ata!"[en Nisa: 69].

Allahu ka treguar se kush është i sinqertë me Të, kjo është më e mira për atë njeri.

Allahu thotë në Kur’an: "Një respekt dhe një fjalë e mirë (do të ishte më e mirë për ta). E kur çështja (e luftës) të jetë vendosur, do të ishte mirë për ata të jenë besnikë ndaj Allahut." [Muhammed: 21].

Allahu i ka ndarë njerëzit në të sinqertë dhe hipokritë, ku thotë: "Që Allahu t'i shpërblejë të vërtetit për sinqeritetin e tyre e hipokritët t'i ndëshkojë, nëse do, ose t'ua falë atyre; Allahu është që falë shumë, është Mëshirues."[el Ahzab: 24].

Besimi - bazë e të cilit është sinqeriteti; dhe hipokrizia - bazë e së cilës është gënjeshtra, nuk mund të bashkohen kurrë me njëra-tjetrën.

Cilësia e gjashtë: Frika nga Allahu

Frika prej Allahut të drejton në lënien e mëkateve, dhe lënia e mëkateve mbjell fitoren e Xhennetit dhe shpëtimin nga Zjarri.

Allahu thotë në Kuran: "Thuaj: "Vërtet, unë i frikësohem dënimit të Ditës së Madhe, nëse nuk i përulem Zotit tim." Kush mënjanohet atë ditë nga ai (dënimi), Ai e ka mëshiruar atë dhe kjo është një fitore e lumturisë së qartë." [el Enam: 15-16].

Frika prej Allahut të Madhëruar është obligim për çdo njeri. Allahu thotë në Kuran: "Që Unë të përmbush (Detyrimet e Mia) në marrëveshjen me ju dhe vetëm Mua më kini frikë." [el Bekare: 40]

Dhe thotë: "Prandaj, mos u frikësoni nga njerëzit, vetëm Mua të më frikësoheni dhe mos i ndërroni argumentet e Mia për pak send. E kush nuk gjykon me atë që e zbriti Allahu, ata janë mohues." [el Maide: 44].

Madje Allahu i Lartëmadhëruar e ka bashkuar besimin me frikën, kur thotë:

"Vetëm shejtani jua shtie në mendje frikën e ithtarëve të tij, kështu që mos u frikësoni prej tyre aspak, por m’u frikësoni vetëm Mua, nëse jeni besimtarë të vërtetë."

[Al Imran: 175].

Nga Aisheja (radijAllahu anha) transmetohet se ka thenë: "O i dërguari i Allahut! Fjala e Allahut: "Edhe ata që japin (sadaka-zeqatë) me gjithë zemër, me frikë (se mos nuk u pranohet) e me përkushtim, sepse ata janë të sigurtë në kthimin e vet te Zoti i tyre (për llogari)." [El Muminun: 60]; A është fjala për atë që bën zina, vjedh dhe pi alkool?

Ai (sal-lAllahu alejhi ue selem) tha: "Jo, oj bija e të sinqertit (Ebu Bekrit), por fjala është për atë njeri i cili agjëron, falet, jep lëmoshë dhe frikësohet se Allahu nuk ia pranon atij (veprat)."

Për këtë ajet, Hasen el Basri ka thënë: "Punoni vepra të mira, zhytuni në to dhe frikësohuni se ndoshta nuk do t’u pranohen. Vërtet, besimtari bashkon bamirësinë dhe frikën, kurse munafiku bashkon të keqen dhe sigurinë."

Allahu thotë në Kuran:

"Kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, i frikësohet Allahut dhe i përmbahet udhëzimit të Tij, të tillët janë të fituarit."

[En Nur: 52].

Cilësia e shtatë: Devotshmëria

Na ka treguar Allahu në librin e Tij, se të devotshmit kanë fitim në Ahiret, qëndrim të përjetshëm në Xhennet dhe shpëtim nga Zjarri.

Allahu i Lartësuar thotë: "Sigurisht se të devotshmit do të jenë në vendin e sigurisë. Në Xhennete e në burime që rrjedhin. Të veshur me petka nga mëndafshi e kadifeja, ulur ballë për ballë. Ja, kështu, edhe i martojmë me bardhoshe symëdha (me hyrija). Aty kërkojnë t'u sillet çdo lloj fruti dhe aty janë të sigurt. Aty nuk do ta përjetojnë kurrë më vdekjen, përveç asaj të parës (në dynja) dhe Ai (Allahu) do t’i ruajë ata prej ndëshkimit të Zjarrit flakërues. (Ato të mira) Janë dhuratë nga Zoti yt, e kjo është arritja më e lartë."[ed Duhan: 51-57].

Allahu i ka përgëzuar ata me fitim në dynja dhe Ahiret, kur thotë: "Të cilët besuan dhe e kishin frikë Allahun (i ruheshin të ndaluarave dhe kryenin mirësi). Atyre u jepet myzhde në jetën e dynjasë (në çastin e vdekjes) dhe në jetën tjetër (për shpëtim në Xhennet). Premtimet e Allahut nuk mund të pësojnë ndryshim. E ky është suksesi i madh."[Junus: 63-64].

Devotshmëria është bashkim i të gjitha të mirave, e realiteti i saj është: respektimi i Allahut duke u frikësuar nga dënimi i Tij.

Origjina e saj është largimi nga politeizmi, mëkatet, të dyshimtat dhe pastaj kryerja e veprave të pëlqyera.

Ibën Mesudi (radijAllahu anhu), për Fjalën e Allahut: "O ju që besuat! Kini frikë Allahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni ndryshe vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)!" [Al Imran: 102], ka thënë: "D.m.th. që të respektohet dhe të mos i bëhet mëkat, të përkujtohet dhe të mos harrohet, të falënderohet dhe të mos mohohet."

- Err Rrudhbari thotë: "Devotshmëria (et takva) është largimi i asaj që të largon nga Allahu."

- Devotshmëria nuk formohet, vetëm se me dituri; injoranti nuk mund të bëhet i devotshëm.

- Bekër ibën Hunejs thotë: "Si mund të jetë injoranti i devotshëm, kur ai nuk e di se ç’është devotshmëria?!"

 

 

Cilësia e tetë: Xhihadi në Rrugë të Allahut

Xhihadi në Rrugën e Allahut është prej veprave më të mira.

Abdullah ibën Mesudi e ka pyetur Pejgamberin (alejhi selam): "Cila është vepra më e dashur tek Allahu?"

Ai (alejhi selam) tha: "Namazi në kohën e tij."

Tha: "Po tjetër?"

Ai (alejhi selam) tha: "Respektimi i prindërve."

Tha: "Po tjetër?"

Ai (alejhi selam) tha: "Xhihadi në Rrugë të Allahut."

Për këtë shkak, Allahu subhanehu ue teala e ka bërë xhihadin në Rrugën e Tij nga shkaqet e mëdha për fitoren në Ditën e Gjykimit, ku thotë: "Por i Dërguari, e së bashku me të edhe ata që besuan, luftuan me pasurinë dhe veten e tyre dhe atyre u takuan të gjitha të mirat, ata janë ngadhënjyesit. Allahu u ka përgatitur atyre Xhennete nën të cilët rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Ky është ngadhënjimi madhështor." [et Teube: 88-89].

Xhihadi në Rrugë të Allahut është tregtia më e mirë dhe me e bereqetshme me Allahun, siç thotë në Kuran: "Allahu bleu prej besimtarëve shpirtërat dhe pasurinë e tyre me Xhennet. Ata luftojnë në Rrugën e Allahut, vrasin dhe vriten. Ky është premtim të cilin e dha në Teurat, Inxhil e Kuran. E kush është më zbatues i sigurt i premtimit të vet sesa Allahu? Pra, gëzohuni tregtisë që bëtë me Të. Ky është suksesi i madh."[et Teube: 111].

Gjithashtu thotë: "O ju që keni besuar! A t'ju tregoj për një tregti të bujshme që ju shpëton prej një dënimi të dhembshëm: T'i besoni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, të luftoni në Rrugën e Allahut me pasurinë tuaj dhe veten tuaj, e kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse jeni që e dini. Ai (Allahu) iu falë mëkatet tuaja, ju shpie në Xhennete, nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe në pallate të bukura në Xhennetet e amshueshme, e këto janë ai suksesi më i madh. Edhe mirësi të tjera që ju i dëshironi; ndihmë nga Allahu (kundër armiqve tuaj) dhe fitore të afërt. Dhe përgëzoji besimtarët!" [es Saff: 10-13].

 

 

Cilësia e nëntë: Largimi nga pasimi i shejtanëve prej njerëzve dhe xhinëve

Prej shkaqeve fituese të Xhennetit dhe shpëtuese nga Zjarri është edhe largimi nga pasimi i shejtanëve prej njerzëve dhe xhinëve qofshin ata, me kundërshtim ndaj tyre dhe shfaqjen e armiqësisë ndaj tyre.

Allahu thotë në Kuran: "I qasen njëri-tjetrit e bisedojnë. Prej tyre njëri flet e thotë: "Unë kam pasur njëfarë miku, që thoshte: "A je ti prej atyre që besojnë se kur të jemi të vdekur, të jemi bërë dhè e eshtra të kalbur, do të shpërblehemi për veprat tona?" Ai (besimtari në Xhennet) thotë: "A vini ju të shikojmë?" Ai shikon dhe e vëren atë (mikun) në mes të Xhehennemit. Ai thotë: "Pasha Allahun, për pak më rrëzove (në Xhehennem) edhe mua. Dhe sikur të mos ishte Mirësia e Zotit tim, unë do të isha bashkë me ty në Zjarr. [es Safat: 50-61].

Ibën Kethiri, në komentimin e këtyre ajeteve, thotë: "Allahu i Lartësuar tregon për banorët e Xhennetit se si pyesin njëri-tjetrin për gjendjen që e kanë kaluar në dynja, dhe si e kanë ndihmuar njëri-tjetrin, prej bisedave të tyre për ushqimin e tyre, tubimet e tyre, sjelljet e tyre në këto mbledhje, e ata janë të ulur në shtretër dhe shërbëtorët në shërbim të tyre shkojnë dhe vijnë duke sjellë të mira të shumta, nga ushqimi, pirja, rrobat dhe gjërat e tjera të cilat syri nuk i ka parë dhe veshi nuk i ka dëgjuar dhe as nuk i ka imagjinuar zemra e askujt.

Allahu thotë në Kuran: "Prej tyre njëri flet e thotë: "Unë kam pasur njëfarë miku." [es Safat: 51].

Muxhahidi, për këtë ajet thotë: D.m.th. ai miku ka qenë shejtani.

Ndërsa El Aufi transmeton nga Ibën Abasi (radijAllahu anhuma), se ai ka thënë: "Ai Ka qenë njeri politeist, ka pasur shok njërin nga besimtarët në këtë botë."

Nuk ka kundërshtim në mes fjalës së Muxhahidit dhe Ibën Abasit, sepse shejtani mund të jetë nga xhinët që cytë zemrat e tyre, dhe mund të jetë nga njerëzit që flet fjalë dhe dëgjon, e që të dy palët ndihmohen në mes veti."

Qëllimi është se besimtari, kur besoi në ringjalljen pas vdekjes dhe dhënien e llogarisë, e respektoi Allahun e vet dhe e kundërshtoi shejtanin; kjo u bë shkak për shpëtimin nga Zjarri dhe fitimin e Xhennetit në mirësitë e larta, të cilat nuk asgjësohen kurrë.

Cilësia e dhjetë: Durimi

Ibën Kajjimi (Allahu e mëshiroftë!), thotë: "Durimi është obligim me konsensus të dijetarëve, dhe kjo është gjysma e besimit, sepse besimi ndahet në dy pjesë: një pjesë durim dhe tjetra falënderim."

Allahu (subhanehu ue teala) na ka lajmëruar se durimi është nga shkaqet për fitore dhe shpëtim në Ditën e Gjykimit. Për këtë, Allahu thotë në Kuran: "Vërtet që ishte një grup prej robëve të Mi të cilët gjithnjë thoshin: "O Zoti ynë! Ne besojmë, prandaj na fal dhe na mëshiro, se Ti je më i Miri i mëshiruesve!" Por talleshit me ta, aq sa ajo tallje bëri që të harroni përkujtimin Tim, madje edhe qeshnit me ta. E Unë sot i shpërbleva ata për atë se ishin të durueshëm, dhe sigurisht që ata janë të fituar." [el Muminun: 109-111].

Durimi është: Përmbajtja e vetvetes në pakënaqësi dhe hidhërim, mbajtja e gjuhës nga ankesa dhe ndalja e gjymtyrëve nga mëkatet.

Dhe kjo është tri llojesh:

Durimi në respektim ndaj Allahut.

Durimi në përmbajtje nga mëkatimi ndaj Allahut.

3. Durimi në sprovat e Allahut.

Pejgamberi (alejhis selam) ka thënë: "E çuditshme është gjendja e besimtarit. Vërtet e gjithë gjendja e tij është në të mirë të tij, e kjo nuk është për askënd tjetër vetëm se për besimtarin; nëse e godet ndonjë e mirë, ai falënderon Allahun, dhe kjo është mirë për të, e nëse e godet ndonjë fatkeqësi, ai bën durim, dhe kjo është mirë për të."

Lutja jonë e fundit është

Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botëve!

 

 

 

 

 

(Banorët e Xhenetit thonë): A nuk do të vdesim më, përveç asaj vdekjes sonë të parë dhe nuk do të dënohemi?!" Vërtet, ky është ai suksesi i madh! Për një shpërblim të këtillë le të veprojnë vepruesit!"

; me mungesa, humbje, dhe harresa; pasurinë e pason varfëria, fuqinë e pason dobësimi, shëndetin e pason sëmundja, rininë e pason pleqëria, dhe jeta vetjake nuk kalon…
Advertisement
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 254597 visitors (1035341 hits) klikime.=>
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=