AKIDJA

 

AKIDJA

E MUSLIMANIT SUNNI

 

SIPAS KURANIT TË SHENJTË, HADITHIT TË SAKTË PROFETIK DHE RRUGËS SË TË PARËVE

TANË TË MIRË

 

 

 

Përgatiti

 

Komisioni Për Kërkime Shkencore dhe Vërtetim të "Trashëgimisë Islame" - Qendra për Studime Metodologjike dhe Kërkime Shkencore

"Imam Albani" – Jordani

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Fjala e përkthyesit

Falënderimi i takon Allahut, i Cili i krijoi krijesat për adhurim ndaj Tij, siç thotë në Kuran: "Nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër, vetëm që të më adhurojnë Mua." [Dharijat: 56].

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet, përveç Allahut dhe se Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) është i vetmi person që meriton të pasohet, i cili ngriti flamurin e Njëshmërisë dhe i vuri pengesë çdo rruge që të shpie në shirk (politeizëm), apo që i devijon pasuesit e tij, deri në ditën e Gjykimit.

"O ju që keni besuar! Kini frikë Allahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni ndryshe, veçse duke qenë muslimanë!"

"O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj, i Cili ju ka krijuar nga një njeri i vetëm dhe nga ai krijoi palën e tij, e nga ata të dy Ai krijoi burra e gra të shumtë. Kijeni frikë Allahun, me emrin e të Cilit ju përbetoheni dhe ruajeni farefisin. Sigurisht Allahu është kurdoherë Mbikqyrës mbi ju."

"O ju besimtarë! Kini frikë Allahun dhe thoni fjalë të drejta. Ai (Allahu) ju mundëson të bëni vepra të mira dhe ua shlyen mëkatet, e kush respekton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ka arritur fitore të madhe."

Thënia më e vërtetë është thënia e Allahut, kurse udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhammedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Veprat më të këqija janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është lajthitje, ndërsa çdo lajthitje çon në zjarr.

Besimi dhe çështjet e tij janë një prej themeleve kryesore të cilave u kanë dhënë rëndësi të madhe Selefët e sinqertë, duke e mbrojtur atë nga shpifjet dhe risitë në fjalë pa argumente, siç ka ndodhur me grupet e devijuara: Xhehmitë, Murxhiat, Mutezilitë, Havarixhët dhe shumë e shumë grupe, pasues të pasioneve të tyre.

Në kohët e fundit janë shfaqur disa turbullira tek shumë prej muslimanëve, dhe shërimi i vetëm për ta është të kthyerit tek Selefët e sinqertë dhe pasuesit e Hadithit, siç thotë Sufjan eth Theuri: "Melekët (engjëjt) janë ruajtësit e qiellit, ndërsa pasuesit e Hadithit janë ruajtësit e tokës."

El Hatib el Bagdadi, në librin "Sherefu As’habil hadith": f. 80, thotë:

Jezid ibën Zeri ka thënë: "Çdo fe ka kalorës, e kalorësit e kësaj feje janë pasuesit e Hadithit."

Ndërsa në faqen 81, vazhdon dhe thotë:

Ahmed ibën Hanbel ka thënë: "Nuk ka njerëz më të mirë tek unë se sa pasuesit e hadithit, sepse ata nuk dinë tjetër, përveçse Hadith". "Pasuesit e Hadithit janë më me përparësi në të folurit me dituri." [Transmeton El Halal në "Ilel", gjithashtu edhe El Hatib (90)]. 

 

Përkthyesi

1. Përse na ka krijuar Allahu i Lartësuar?

2. Si duhet të jetë adhurimi ynë ndaj Allahut?

3. Si mund të realizohet kuptimi i fjalës "adhurim i sinqertë" në zemrat tona?

"O ju që keni besuar! Kushdo nga ju që e braktis fenë e vet (Islamin), atëherë Allahu do të sjellë një popull, të cilin Ai do ta dojë dhe ata do ta duan Atë, që janë të përulur ndaj besimtarëve, të rreptë ndaj mosbesimtarëve, që luftojnë në Rrugë të Allahut dhe gjithnjë të patrembur ndaj fajësimeve të fajësuesve (ose të atyre që vetë janë fajtorë). Kjo është Dashamirësia e Allahut, të cilën Ai e lëshon mbi ata që Ai do. Dhe Allahu është i Gjithëmjaftueshëm për të përmbushur nevojat e krijesave të Tij, i Gjithëdijshëm."

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Kërkoj nga Allahu Xhenetin dhe i kërkoj mbrojtje Atij nga Zjarri!" [Hadith i saktë. Trans. Ebu Davudi].

4. Ç'është mirësia – virtyti në adhurim?

"I Cili të sheh ty (o Muhammed) kur ti ngrihesh (vetëm, natën për faljen e Tahaxhud-it: falje jo e detyruar pas mesit të natës). Dhe lëvizjet tua në mesin e atyre që bien në sexhde (për Allahun bashkë me ty në pesë faljet e përcaktuara ditore në faljen e përbashkët në Xhami)."

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Mirësia (virtyti) është që ta adhurosh Allahun sikur ta shohësh Atë; edhe pse ti nuk e sheh Atë, Ai të sheh ty." [Muslimi]. 

5. Përse Allahu i ka dërguar të Dërguarit e Tij (pejgamberët)?

6. Ç'kuptojmë me teuhidin ‘el uluhije’?

7. Ç'kuptojmë me fjalën "La ilahe il-lall-llah"?

Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, Një e të Pashok.

Allahu i Lartësuar thotë: "Kjo ngaqë Allahu është Ai i Vërteti, i Përhershmi dhe gjithçka që ata (politeistët) lusin në vend të Allahut ose përkrah Tij është Batil (e rreme, e humbur, e kotë). Dhe vërtet Allahu është Ai më i Larti, më i Madhi." [Lukman: 30].

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Kush thotë ‘la ilahe ilall-llah’ dhe mohon atë që adhurohet përveç Allahut, për ne është ndaluar pasuria dhe gjaku i tij." [Muslimi].

8. Ç'kuptojmë me fjalën: "Muhammedi është i Dërguari i Allahut"?

9. Ç'është njësimi i Allahut në emrat dhe cilësitë e Tij?

Nuk ka përson tjetër që meriton të pasohet përveç Muhammedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!).

Allahu i Larësuar thotë: "Thuaj: ‘Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit, por nëse ju shmangeni, ai (i Dërguari) është përgjegjës vetëm për detyrën që i është ngarkuar atij (të përcjellë mesazhin e Allahut) ndërsa ju, për atë që u është ngarkuar juve. Në qoftë se i bindeni atij, do të jeni në udhëzim të drejtë. Detyra e të Dërguarit është vetëm të shpallë (Mesazhin Hyjnor) në mënyrë të qartë." [Nur: 54].

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Sikur Musa (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të ishte gjallë, ai do të më pasonte mua."

 

Pohimi i cilësive me të cilat Allahu e ka emëruar apo cilësuar Veten në Kuran apo siç e ka cilësuar Atë Pejgamberi i tij, pa temthil-shembëllim, teshbih-krahasim, te'uil-komentim të gabuar, teatil-mohim ose mangësim (i cilësive të Allahut).

Allahu i Lartësuar thotë: "…Asgjë nuk i përgjet Atij, dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi." [Shura: 11].

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Me të vërtetë Allahu ka 99 emra. Kush i mëson ato, hyn në Xhennet".

Çdo emër nga emrat e Allahut është edhe Cilësi e Tij, ashtu siç i takon Atij, të Lartëmadhëruarit.

10. Çfarë dobie ka teuhidi për Muslimanin?

11. Ç'është besimi-Imani (përkufizimi i tij)?

Besim me zemër, shqiptim me gojë dhe veprim me gjymtyrë me përkushtim të sinqertë.

Allahu i Lartësuar thotë: "O ju që keni besuar! Plotësoni detyrimin ndaj Allahut, kini frikë Atë dhe flisni gjithnjë të vërtetën! Ai do t’ju drejtojë juve tek veprat e mira e të drejta dhe do t’ju falë juve gjynahet tuaja. Kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, me të vërtetë që ka arritur fitoren më të madhe (do të pranohet në Xhenetin e Begatë)" [El Ahzab: 70-71].

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Besimi është shtatëdhjetë e disa gradë; më e larta është fjala la ilahe il-lall-llah dhe më e ulëta është largimi i pengesave nga rruga. Edhe turpi është gradë e besimit."

12. A lejohet fshehja e imanit (besimit)?

13. Ku është Allahu i Lartësuar?

14. A është Allahu me ne, me Qënien e Tij apo me Dijen e Tij?

15. Cili është mëkati më i madh?

16. Cili është shirku i madh?

17. Cilat janë dëmet nga shirku i madh?

18. A i sjell dobi vepra personit me praninë e shirkut të madh?

"Dhe Ne i kthehemi çfarëdo lloj pune që e bënë ata (mosbesimtarët) dhe do t’i bëjmë veprat e tilla si grimca pluhuri që fluturojnë në hava (qiell)."

Allahu, në Hadith Kudusij thotë: "Kush bën një vepër në të cilën më shoqëron dikë Mua, e kam lënë atë dhe shirkun e tij." [Muslimi].

19. A është shirku i pranishëm te Muslimanët?

Po, është prezent, madje shumë, fatkeqësisht!

Allahu thotë në Kuran: "Dhe shumica e tyre nuk e besojnë Allahun, veçse duke i bashkuar Atij shokë e ortak si të barabartë me Të (duke u bërë mushrikë (idhujtarë)." [Jusuf: 106].

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Nuk do të ndodhë Kijameti, derisa disa nga fiset e popullit tim të pasojnë çifutët dhe të adhurohen idhujt" [Tirmidhiu; sahih].

20. Cila ështe dispozita e sheriatit për atë që i thotë Muslimanit kafir (jobesimtar), pa pasur argument?

"Thuaj: "Sillni argumentet tuaja nëse jeni të sinqertë."

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Kush i thotë vëllait të vet; kafir –jobesimtar, vetëm se e ka merituar njëri prej tyre."

21. Cila është dispozita e sheriatit mbi lutjen e tjetërkujt përveç Allahut, si evlijatë, etj?

22. A është lutja adhurim ndaj/për Allahun?

23. A i dëgjojnë të vdekurit duatë (lutjet)?

"As të gjallët (besimtarët) dhe të vdekurit (mosbesimtarët) nuk janë njësoj. Sigurisht që Allahu bën të dëgjojë kë të dojë Ai, ndërsa ti nuk mund t’i bësh të dëgjojnë ata që janë në varre."

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Allahu ka melaike të shpërndara nëpër tokë, të cilat përcjellin përshëndetjet për mua nga ummeti im." [Ahmedi; sahih].

24. A lejohet të kërkojmë ndihmë prej atyre që nuk janë të pranishëm apo prej të vdekurve?

25. A lejohet mbështetja në ndihmën e dikujt tjetër përveç Allahut?

Kjo gjë nuk lejohet, sepse është shirk. Për ndihmë mbështetemi vetëm te Allahu i Madhëruar.

Allahu i Lartësuar thotë: "Vetëm ty të adhurojmë dhe vetëm Ty të mbështetemi e të kërkojmë ndihmë (kudo, në çdo kohë e për çdo gjë)." [El Fatiha: 5].

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Nëse kërkon diçka, kërkoja Allahut dhe nëse kërkon ndihmë, kërko nga Allahu." [Tirmidhiu; sahih].

26. A lejohet kërkimi i ndihmës nga të gjallët që janë të pranishëm?

27. A lejohet zotimi për ndokënd tjetër përveç Allahut?

28. A lejohet therja për ndokënd tjetër përveç Allahut?

29. A lejohet tavafi (sjellja) rreth varreve?

30. A lejohet të falesh, duke pasur para teje ndonjë varr?

31. Cila është dispozita e sheriatit për punën me sihër (magji)?

32. A t’i besojmë fallxhorit dhe magjistarit?

33. A e di të fshehtën dikush nga krijesat?

34. Me ç'ligj duhet të gjykojnë muslimanët?

35. Cila është dispozita e sheriatit për ligjet e vendosura nga njerëzit, të cilat e kundërshtojnë sheriatin?

Puna me të është kufër i madh, nëse e lejon ose thotë se është më i mirë se Ligji i Allahut apo e mbivlerëson para Ligjit të Kuranit.

Allahu thotë në Kuran: "...dhe kushdo që nuk gjykon me atë që ka shpallur Allahu (me Ligjin e All-llaht), të këtillët janë kafira." [El Maideh: 44]. 

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Derisa të gjykojnë prijësit me ligj tjetër dhe e lënë atë që e ka zbritur Allahu, Allahu do të krijojë mes tyre armiqësi." [Sahih].

36. A lejohet betimi në dikë tjetër përveç Allahut?

37. A lejohet vendosja e hajmalive?

38. Si mund të ndërmjetësohemi tek Allahu i Lartësuar?

39. A ka nevojë lutja për ndërmjetësim e ndonjë krijese?

40. Cila është detyra e Pejgamberëve?

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "O Zoti im! Dëshmo!" E tha këtë si përgjigje për fjalën e shokëve të tij kur thanë: "Dëshmojmë që ti e kreve shpalljen, e çove në vend amanetin dhe këshillove."

41. Nga kush e kërkojmë ndërmjetësimin e Pejgamberit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)?

"Thuaju: Allahut i takon gjithë ndërmjetësimi. Atij i përket Mbizotërimi i qiejve dhe i tokës. Pastaj tek Ai do të ktheheni."

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) mësonte njërin nga shokët e vet që të thotë: ‘O Zot, bëje Muhamedin ndërmjetësues për mua!" [Tirmidhiu; sahih].

42. Si ta duam Allahun dhe të Dërguarin e tij?

43. A lejohet t'a teprojmë në lavdërimin e Muhammedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)?

44. Cila është krijesa e parë?

45. Nga çfarë është krijuar Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)?

"(Allahu) është Ai i Cili ju ka krijuar ju nga dheu (Ademin), pastaj nga Nutfah [Lëngu i ngjizur i krijuar nga bashkimi i farës së vezës mashkullore me atë femërore] (pasardhësit e Ademit), pastaj nga një copë gjaku e mpiksur, pastaj ju nxjerr jashtë si foshnja, pastaj ju jep rritje që të mund të arrini moshën e fuqisë dhe më pas të jeni të moshuar,-edhe pse disa prej jush vdesin më përpara,- dhe që të arrini një kohë të përcaktuar, me qëllim që mbase  kuptoni (e fitoni mençuri)."

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Vërtet çdo njeri nga ju formohet në barkun e nënës së tij 40 ditë si pikë (nutfe’)..." [Buhariu dhe Muslimi].

46. Cili është gjykimi i sheriatit për luftën- xhihadin në Rrugë të Allahut?

47. Cila është miqësia ndaj muslimanëve?

Miqësia ndaj muslimanëve është dashuria ndaj tyre - ndihma e besimtarëve të cilët janë të pastërt në njëshmërinë e Allahut.

Allahu thotë në Kuran: "Besimtarët dhe besimtaret janë Eulija (ndihmues, mbrojtës e miq) për njëri-tjetrin, ata u mëshirojnë(njerzëve) El-Ma’rufë (Islamin me gjithë përmbajtjen e tij çfarë urdhëron ai) dhe i ndalojnë (njerëzit) nga El-Munker (mosbesimi, politeizmi i çdo lloji dhe gjithçka tjetër që e ndalon Islami), ata i kryejnë rregullisht dhe në mënyrë të përkryer faljet e përcaktuara ditore, japin zekatin dhe i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij..." [Tevbe: 71].

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Muslimanët janë si një ndërtesë, e forcojnë njëri-tjetrin." [Muslimi].

 

Nuk lejohet miqësia me jobesimtarët dhe as ndihma e tyre, sepse kjo është nga gjërat që të largojnë nga besimi i sinqertë.

Allahu i Lartësuar thotë: "E nëse ndonjë prej jush i zë ata Evlija atëherë nuk ka dyshim se ai është një prej tyre." [El Maide: 51].

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Me të vërtetë familja e filanit nuk janë miqtë e mi [për arsye se ata nuk ishin besimtarë]..." [Buhariu dhe Muslimi].

48. A lejohet Miqësia e jobesimtarëve dhe ndihma e tyre?

49. Kush është (konsiderohet) mik (i afërt dhe i dashur)?

50. Përse e zbriti Allahu Kuranin?

51. A na mjafton vetëm Kurani pa Sunnetin?

52. A i japim përparësi fjalës së ndonjë krijese para Fjalës së Allahut dhe të Dërguarit të Tij?

53. Ç'duhet të bëjmë nëse kundërshtohemi –polemizojmë - në mes vete?

54. Ç'është bidati (risia) në din (fe)?

55. A ka në dinin (fenë) tonë bidat (risi) të mirë?

56. A ka në Islam sunnet të mirë?

57. A mjafton për muslimanin shërimi/ përmirësimi vetëm i vetëvetes?

58. Kur do të fitojnë muslimanët?

59. Cila është rrugëdalja nga grupacionet dhe përçarjet?

60. Cili është obligimi i Muslimanëve të sotëm?

Kapja e të gjithëve për Librin e Allahut, që të jenë popull i bashkuar.

Allahu thotë në Kuran: "Dhe mbahuni fort, të gjithë ju së bashku pas Litarit të Allahut (Kuranit) dhe mos u ndani mes jush, dhe mbani në mendje Përkujtimin e Allahut përmbi ju, pasi ju qetë armiq mes njëri-tjetrit,  por Ai bëri bashkimin e zemrave tuaja kështu që me Mirësinë e Tij ju u bëtë vëllezër (në Besimin Islam); dhe qetë në buzë të greminës së Zjarrit, ndërsa Ai ju shpëtoi prej saj. Kësisoji Allahu jua bën të qarta Ajetet (provat, treguesit, shpalljet) që të mund të drejtoheni." [Al Imran: 103].

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Shembulli i muslimanëve në dashamirësi, mëshirë dhe ndihmë të ndërsjellë, është sikurse trupi që ka ndonjë pjesë të sëmurë, atëherë i tëri vuan nga pagjumësia dhe zjarmia." [Buhariu].

 

 

Atëherë kur ta fitojnë/ndihmojnë dhe praktikojnë fenë e Allahut, duke punuar me Librin e Allahut dhe Sunnetin e të Dërguarit të Tij.

Allahu thotë në Kuran: "O ju që keni besuar! Nëse ju e ndihmoni Allahun (në Çështjen e Tij), Ai do t’ju ndihmojë juve dhe do t’ju bëjë të qëndroni fort në këmbët tuaja." [Muhammed: 7].

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Nëse bëni tregti (merreni me kamatë) dhe kapeni për bishta të lopëve (kapeni pas pasurisë së kësaj bote), jeni të kënaqur me të dhe e lini xhihadin (luftën), Allahu ka për të zbritur nënçmim mbi ju (dhe nuk e ngre nënçmimin nga ju) derisa të riktheheni në fenë tuaj." [Sahih].

 

Rikthimi në Fenë e Vërtetë, ashtu siç e kanë kuptuar selefët e sinqertë, dhe lënia e konflikteve dhe përçarjeve.

Allahu thotë në Kuran: "Dhe kushdo që kundërshton të Dërguarin pasi t’i jetë treguar qartë atij Rruga e Drejtë, dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne do ta mbajmë atë në atë drejtim që ai vetë ka zgjedhur. dhe do të djegim atë në Zjarr. Sa përfundim i keq!" [En Nisa: 115].

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Me te vërtetë ai që do të jetojë prej jush, do të shohë përçarje-kundërshtime të shumta. Ju porosis të pasoni sunnetin tim dhe sunnetin e hulefa rrashidinëve të udhëzuar pas meje. Kapuni për të me dhëmballë!" [Sahih].

Jo, patjetër duhet ta shërojë dhe ta këshillojë (në Islam) familjen e tij dhe atë që ka mundësi (nga njerëzit).

Allahu thotë në Kuran: "O ju që keni besuar! Shmanguni dhe largoni prej vetes suaj dhe prej familjeve tuaja një Zjarr, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët..." [Tahrim: 6].

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Me të vërtetë Allahu do të pyet çdo përgjegjës për kopenë, familjen e tij se çka ka bërë me të: E ka ruajtur apo e ka humbur atë!" [Hasen].

Po, fillimi i një pune të mirë, të cilën të tjerët e pasojnë, apo të themelohet diçka e mirë nga puna e tij.

Allahu thotë në Kuran: "Edhe ata të cilët thonë: ‘Zoti ynë! Na dhuro neve nga gratë tona dhe fëmijët tanë të atillë që të jenë qetësia e syve tanë dhe na bën prijës të Muttekinëve (të të përkushtuarve në Besimin e Pastër Islam)." [Furkan: 74].

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Kush bën në Islam një punë të mirë, ai ka shpërblimin e vet dhe të gjithë atyre që e bëjnë atë punë pas tij!" [Muslimi].

Jo, nuk ka në dinin (fenë) tonë bidat (risi) të mirë, por çdo gjë e shpikur është nga epshet dhe shijet vetanake.

Allahu thotë në Kuran: "...Këtë ditë, ata të cilët nuk besuan, kanë humbur të gjitha shpresat për fenë tuaj (që t’ju joshin e t’ju largojnë nga Besimi Islam), kështu që mos i kini frikë ata, por frikësomuni Mua. Këtë ditë Unë përsosa fenë tuaj, plotësova Mirësinë Time mbi ju dhe zgjodha për ju Islamin si Fe..." [Maideh: 3].

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Ruajuni nga gjërat e shpikura, se çdo e shpikur është risi, çdo risi është lajthitje dhe çdo lajthitje është në zjarr." [Ebu Davudi; sahih].

Bidat është çdo gjë me të cilën adhurohet Allahu pa pasur ndonjë argument në fe.

Allahu i Lartësuar thotë: "Apo kanë ata shokë e të barabartë me Allahun (zota të rremë të tyre), të cilët kanë themeluar e përcaktuar për ta ndonjë fe të cilën nuk e ka urdhëruar e përcaktuar Allahu? Dhe po të mos kishte qenë për një Fjalë Vendimtare (tashmë të kaluar), çështja do të gjykohej mes tyre. Dhe padyshim që për Dhalimunët (politeistët, keqbërësit), për ta është dënim i dhimbshëm." [Esh-Shura: 21].

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Kush shpik diçka (të re) në fenë tonë e që nuk është nga ne, ajo është e refuzuar". [Buhariu dhe Muslimi].

Duhet të kthehemi tek Libri i Allahut dhe sunneti i të Dërguarit të Tij, sipas të kuptuarit të Selefit, duke pyetur dijetarët e sinqertë - selefi.

Allahu thotë në Kuran: "O ju që keni besuar! Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit dhe atyre  prej jush që janë në drejtimin e udhëheqjes tuaj! Dhe nëse keni mosmarrëveshje për ndonjë gjë mes jush, drejtohuni Allahut (Fjalës së Tij -Kuranit) dhe të Dërguarit të Tij (Sunnetit të të Dërguarit), nëse besoni Allahun dhe Ditën e Fundit. Kjo është më e mirë dhe më e përshtatshme për përcaktimin e fundit." [En Nisa: 59].

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Jua kam lënë dy gjëra, me të cilat, po qe se kapeni për to, kurrë nuk do të devijoni: Librin e Allahut dhe Sunnetin tim." [Sahih].

Jo, nuk i japim përparësi fjalës së askujt tjetër para Fjalës së Allahut dhe të Dërguarit të Tij, kushdoqoftë ai.

Allahu i Lartësuar thotë: "O ju që keni besuar! Mos vendosni para se të vendosë Allahu dhe i Dërguari i Tij dhe kini frikë Allahun. Vërtet Allahu është Gjithëdëgjues, i Gjithëditur." [El Huxhurat: 1].

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Nuk ka respekt ndaj askujt në mëkat ndaj Allahut, Me të vërtetë respektimi është në të mirë - punë të mbara." [Buhariu dhe Muslimi].

Jo, nuk na mjafton Kurani pa Sunnet.

Allahu thotë në Kuran: "(Ne i dërguam të Dërguarit) me shenja të qarta dhe me Libra, ndërsa edhe  ty (O Muhammed) të kemi zbritur Përkujtuesin me këshilla (Kuranin), që ti të mund t’u shpjegosh njerëzve qartë se çfarë u është zbritur atyre dhe që të mund të mendojnë." [En Nahl: 44].

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Mua më është dhënë Kurani dhe i një i Ngjashëm me të." [Ebu Davudi; sahih].

Mik është besimtari i devotshëm sunni (i cili i frikësohet Allahut, punon me Kuran dhe Sunnet sipas Selefit).

Allahu thotë në Kuran: "Ta dini se Eulijatë (të dashurit e Allahut) nuk kanë frikë (në botën tjetër) e as ndonjë brengosje. (Ata) të cilët besuan dhe ishin të ruajtur." [Junus: 62-63].

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "I afërt i imi është Allahu dhe besimtarët e mirë." [Buhariu dhe Muslimi].

 

Allahu e zbriti Kuranin për ta lexuar, medituar dhe për të punuar me të.

Allahu i Lartësuar thotë:  "(Thuaj o Muhammed këtyre idhujtarëve, arabëve paganë): "Ndiqni çfarë ju është zbritur juve nga Zoti juaj (Kuranin, pejgamberin alejhi selam dhe rrugën e tij) dhe mos shkoni pas asnjë Evlijai (ndihmues a mbrojtës që ju urdhëron të adhuroni të tjerë përveç a përkrah Allahut)tjetër përveç Atij (Allahut). Sa pak që përkujtoni!" [A’rafë: 3].

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Lexojeni Kuranin dhe punoni me të." [Ahmedi; sahih].

 

Xhihadi është obligim mbi muslimanët, qoftë ai me pasuri, trup apo gjuhë.

Allahu thotë në Kuran: "Ecni përpara qoftë kur e keni të lehtë (jeni të shëndoshë, në moshë, të pasur, të armatosur), ose të rëndë (të sëmurë, të moshuar, të varfër, pa mjete) dhe përpiquni fort me pasurinë tuaj dhe me jetën tuaj në Çështjen e Allahut. Kjo është më e mira për ju, veç sikur ta dinit." [Tevbe: 41].

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Luftoni mushrikët (politeistët) me pasurinë tuaj, trupin/fizionominë tuaj dhe me gjuhën tuaj". (i cili është fard ajn - obligim për të gjithë që kanë mundësi kur të okupohet një vend nga vendet e muslimanëve afër e më afër). [Ebu Davudi; sahih].

[Gafir: 67].

Allahu e ka krijuar Muhammedin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) si çdo krijesë tjetër njerëzore.

Allahu thotë në Kuran: "Thuaj (o Muhammed): ‘Unë jam vetëm një njeri si edhe ju, (por) mua më është frymëzuar e më është shpallur se i adhuruari juaj është Një i Adhuruar i Vetëm, Allahu; kështu pra, kushdo që shpreson për Takimin me Zotin e Tij, le të punojë mirësi e drejtësi dhe të mos i bashkojë askënd për shok në adhurim Zotit të Tij." [El Kehf: 110].

Nga njerëzit Ademi, ndërsa nga sendet është Lapsi.

Allahu i Lartësuar thotë: "Kujto kur Zoti yt u tha melekëve: me të vërtetë që unë do të krijoj njeriun nga balta." [Sad: 71].

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Nga gjërat e para që krijoi Allahu është Lapsi." [Ebu Davudi dhe Tirmidhiu; Hadithi është sahih].

Jo, nuk lejohet t'a teprojmë në lavdërimin dhe ngritjen e Muhammedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!).

Allahu i Lartësuar thotë: "Thuaj (o Muhammed): ‘Unë jam vetëm një njeri si edhe ju, (por) mua më është frymëzuar e më është shpallur se i adhuruari juaj është Një i Adhuruar i Vetëm, Allahu; kështu pra, kushdo që shpreson për Takimin me Zotin e Tij, le të punojë mirësi e drejtësi dhe të mos i bashkojë askënd për shok në adhurim Zotit të Tij." [El Kehf: 110].

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Mos më lavdëroni/ngritni ashtu siç e kanë lavdëruar/ngritur të krishterët të birin e Merjemes (Isain alejhis selam), sepse unë nuk jam veçse rob, prandaj thoni: rob i Allahut dhe i Dërguar i Tij." [Buhariu]. 

Dashuria jonë është në respektim dhe pasim/zbatim të urdhërave të tyre.

Allahu thotë në Kuran: "Thuaj (o Muhamed): ‘Nëse vërtet e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua (pranoni Islamin, ndiqni Kuranin dhe Sunnetin, Rrugën time), Allahu do t’ju dojë ju dhe do t’jua falë gjynahet tuaja. Dhe Allahu është gjithnjë Falës i Madh, Mëshirëplotë." [Al Imran: 31].

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Nuk ka besuar askush nga ju derisa mos të jem më i dashur për të se fëmia i tij, prindi i tij dhe njerëzit në përgjithësi." [Buhariu].

[Ez Zumer: 44].

Ndërmjetësimin e Muhammedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e kërkojmë vetëm nga Allahu i Lartësuar.

Allahu thotë në Kuran: "All-llah! La ilahe il-la Huve (Askush nuk ka të drejtë, nuk meriton dhe nuk duhet të adhurohet përveç Atij),El-Haj-ju El-Kaj-jum (i Përjetshmi, i Pafillim dhe i Pambarim, Mbajtësi dhe Mbrojtësi i gjithçkaje që ekziston). As kotje e as gjumë nuk e kap Atë. Atij i përkasin gjithë ç’është në qiej e gjithë që është në tokë. E kush është ai që mund të ndërhyjë tek Ai përveç se me Lejen e Tij?" [El Bekareh: 255].

Detyra e Pejgamberëve është komunikimi, qartësimi dhe ngritja e argumenteve.

Allahu i Lartësuar thotë: "O i Dërguar (Muhammed)!  Shpalle (Mesazhin) i cili të është zbritur ty nga Zoti yt dhe nëse nuk e bën këtë, atëherë nuk e ke shpallur Mesazhin e Tij (nuk e ke çuar në vend porosinë e Tij). Allahu do të të mbrojë ty nga njerëzit. Sigurisht që Allahu nuk e udhëzon një popull që nuk beson." [El Maideh: 67].

Lutja nuk ka nevojë për ndërmjetësim e asnjë nga krijesat.

Allahu i Lartësuar thotë: "Dhe kur robërit e Mi të pyesin Ty (o Muhammed) për Mua, atëherë (përgjigjju atyre): Vërtet Unë jam pranë (tyre me Dijen Time), Unë u përgjigjem duave (lutjeve) të lutësit kur ai më drejtohet Mua me lutje (pa ndërmjetësues a ndërlidhës). Kështu pra, ata le të më binden Mua dhe le të më besojnë Mua, që në këtë mënyrë të mund të udhëhiqen drejt!" [Bekare: 186].

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Me të vërtetë ju i luteni Atij që dëgjon dhe është afër, Atij që është me ju." (d.m.th: ju dëgjon dhe ju sheh juve) [Muslimi].

Ndërmjetësohemi tek Allahu me Emrat dhe Cilësitë e Tij të Larta, si dhe me punë të mira.

Allahu i Lartësuar thotë: "Dhe të Allahut janë gjithë Emrat më të bukur, kështu që luteni Atë me ta dhe largojuni shoqërisë së atyre të cilët i përgënjeshtrojnë (dhe përdhosin) emrat e Tij. Ata shpejt do të shpërblehen për çfarë kanë vepruar." [A’rafë: 180].

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Të lutem Ty me të gjitha Emrat e Tua, me të cilat Ti e ke quajtur Veten Tënde!" [Ahmedi; sahih].

Nuk lejohet vendosja e tyre ngase kjo është nga veprat e shirkut.

Allahu thotë në Kuran: "Dhe nëse All-lahu ju prek me ndonjë të keqe, askush nuk mund ta largojë atë përveç Atij dhe nëse Ai ju prek ju me ndonjë të mirë, atëherë Ai është i Zoti për të bërë çdo gjë." [En’Am: 17].

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Kush ka vendosur hajmali, vetëm se ka bë kufër." [Ahmedi; sahih].

Nuk lejohet betimi në asgjë tjetër, përveç në Allahun.

Allahu thotë në Kuran: "Ata që nuk besuan, mbahen se ata nuk do të ringjallen më kurrë (për të dhënë llogari). Thuaju (o Muhammed): ‘Po! Për Zotin tim! Ju pa asnjë dyshim që do të ringjalleni, pastaj ju do të njoftoheni (dhe do të shpërbleheni) për çfarë punuat dhe kjo është mjaft e lehtë për Allahun." [Et Tagabun: 7].

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Kush betohet në tjetër gjë pos Allahut, vetëm se ka bërë shirk." [Ahmedi: sahih]. 

Obligohen të gjykojnë me Kuran dhe Sunnet, qofshin ata grupacione, persona apo udhëheqës.

Allahu i Lartësuar thotë: "Dhe në këtë mënyrë (ti, o Muhammed) gjyko mes tyre me atë që të ka shpallur Allahu dhe mos u shko pas dëshirave të tyre të kota, por tregohu i vëmendshëm ndaj tyre që mos të të kthejnë e të të largojnë nga disa gjëra, të cilat Allahu t’i ka zbritur ty (o Muhammed). Por nëse ata largohen, atëherë dije se është Dëshira e Allahut për t’i ndëshkuar ata për disa mëkate të tyre. Dhe vërtet shumica e njerëzve janë Fasikunë (të pabindur e të panënshtruar ndaj Allahut)." [El Maideh: 49].

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Allahu është Ai që gjykon dhe përfundimi është te Ai." [Ebu Davudi: hasen].

 

 

Jo, askush nuk e di të fshehtën përveç Allahut të Vetëm.

Allahu i Lartësuar thotë: "Dhe vetëm me Të janë çelësat e Gajbit (gjithçka të fshehtë e të panjuhur), askush nuk i di përveç Atij. Ai di gjithë çka në tokë e det; nuk ka asnjë gjethe që bie dhe Ai të mos ketë Dijeni për të; nuk ka asnjë grimcë në errësirën e tokës, asgjë të njomë ose të thatë që të mos jetë shkruar në Shkrim të Qartë." [El En'am: 59].

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Nuk e di të fshehtën (askush) pos Allahut." [Taberaniu: hasen].

Nuk i besojmë atyre dhe as nuk shkojmë te ata!

Allahu i Lartësuar thotë: "Thuaj: Askush në qiej dhe në tokë nuk e di Gajbin (të fshehtën, të panjohurën) veç Allahut, as nuk mund ta ndjejnë se kur do të ringjallen." [Neml: 65].

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Kush shkon te magjistari dhe e beson atë që e thotë ai, vetëm se ka mohuar atë që është zbritur mbi Muhammedin." [Ahmedi; sahih]. 

Nuk lejohet puna me të! Kjo është nga mëkatet e mëdha, të cilat të shpienë në kufër në Allahun, gjithashtu edhe të mësuarit e saj (është haram).

Allahu i Lartësuar thotë: "Ata ndoqën atë që Shejtanët e nxorrën (në mënyrë të rreme nga magjia) në kohën e sundimit të Sulejmanit. Nuk mohoi Sulejmani, por Shejtanët mohuan (nuk besuan) duke u mësuar njerëzve magjinë dhe gjëra të tilla që zbritën në Babiloni prej dy melekëve, Harut dhe Marut, por në të vërtetë asnjëri prej tyre nuk i mësoi ndokujt gjëra të tilla, veç pasi ata thanë: ‘Ne jemi vetëm sprovë, kështu që mos u bëni mosbesimtarë (dukë mësuar magjinë prej nesh).’ Dhe nga këta melekë njerëzit mësuan atë që shkaktonte ndarjen e burrit nga bashkëshortja e tij, por ata nuk mund të dëmtonin ndokënd  përveç se me Vullnetin dhe Lejen e Allahut. Dhe ata mësuan atë gjë që i dëmtonte dhe nuk u sillte përfitim. E në të vërtetë ata e dinin se blerësit e saj (të magjisë) nuk do të kishin aspak pjesë nga Bota e Pastajme. Dhe vërtet, sa e keqe ishte ajo për të cilën ata shitën veten e tyre, veç sikur ta dinin." [Bekare: 102].

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Largojuni shtatë mëkateve të mëdha: shokvënies Allahut, magjisë…" [Muslimi].

Nuk lejohet namazi në drejtim të varrit, për shkak se mund të anojë në madhështimin dhe adhurimin e tij.

Allahu i Lartësuar thotë: "Dhe prej ngado që të nisni faljen, ktheni fytyrën nga Xhamia e Shenjtë (Mesxhidil Haram, Kabah në Mekë). Dhe padyshim, kjo është e vërteta nga Zoti yt. Dhe Allahu nuk është i pavëmendshëm për çfarë ju veproni." [Bekare: 149].

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Mos u ulni mbi varre dhe mos u falni në drejtim të tyre!" [Muslimi].

Nuk lejohet tavafi (rreth ndonjë gjëje tjetër) përveç Qabes.

Allahu i Lartësuar thotë: "Pastaj le të plotësojnë detyrimet e përcaktuara për ta, të therrin kurbanët dhe të sillen rreth Shtëpisë së Lashtë (Kabes në Mekke)!". [Haxh: 29].

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Kush bën tavaf rreth Qabes, 7 herë dhe i fal dy rekate, ka shpërblim sikur të ketë liruar një rob." [Ibën Maxhe; sahih].

Nuk lejohet zotimi për askënd tjetër përveç Allahut të Vetëm.

Allahu thotë në Kuran: "(Përkujto) kur bashkëshortja e Imranit tha: "Zoti im! Të jam betuar Ty se (fëmija) që është në barkun tim të jetë i përkushtuar për shërbimet Tua (i shkëputur nga çdo punë e kësaj bote për t’i shërbyer Vendit Tënd të adhurimit), kështu pra, ma prano këtë mua. Padyshim që Ti je vërtet Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdituri’." [Al Imran: 35].

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Kush është zotuar në respekt ndaj Allahut, le të respektojë, e kush është zotuar në mëkat ndaj Allahut, mos ta respektojë (mos ta bëjë)." [Buhariu].

 

Nuk lejohet! Një gjë e tillë është shirk i madh.

Allahu thotë në Kuran: "Kështu pra, falu për Zotin tënd dhe prej kurban (vetëm për të)!" [Keuther: 2].

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Mallkimi i Allahut qoftë mbi atë që ther për ndokënd tjetër pos Allahut!". [Muslimi].

Po, në ato gjëra që ata kanë mundësi, e jo në gjërat që i takojnë vetëm Allahut të Lartësuar.

Allahu thotë në Kuran: "Ndihmohuni mes veti me të mira e në punë të mbara, e Jo në mëkate e armiqësi." [Maide: 2]. 

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Allahu është në ndihmë të robit të Vet, derisa robi është në ndihmë të vëllait të Vet". [Muslimi].

 

Jo, nuk kërkojmë ndihmë prej tyre, por kërkojmë prej Allahut.

Allahu thotë në Kuran: "(Përkujtoni) kur ju kërkuat ndihmë te Zoti juaj dhe Ai u përgjigj (duke ju thënë): ‘Do t’ju ndihmoj me një mijë melekë rradhë-rradhë." [El Enfal; 9].

Muhammedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), nëse i ka ndodhur ndonjë fatkeqësi apo pikëllim ka thënë: "Ja Hajju, ja Kajjum (o Ti që je i Përjetshëm dhe Mbajtës e Mbrojtës i gjithçkaje që ekziston!), në Mëshirën Tënde kërkoj ndihmë" [Hadith hasen –i mirë].

[Fatir: 22].

Të vdekurit nuk i dëgjojnë du’atë (lutjet) e asgjë tjetër.

Allahu i Lartësuar thotë: "Sigurisht që ti nuk mund të bësh të vdekurit të dëgjojnë (t’iu sjellësh përfitim atyre dhe po kështu mosbesimtarëve) as nuk mund të bësh të shurdhët të dëgjojnë thirrjen kur ata ikin duke kthyer shpinën." [Neml: 80].

Po, lutja është adhurim ndaj/për Allahun.

Allahu i Lartësuar thotë: "Dhe Zoti juaj thotë: ‘Lutmuni Mua (më adhuroni Mua, Një e të Vetëm, dhe kërkoni ç’të doni vetëm tek Unë), Unë do t’ju përgjigjem." [Gafir: 60].

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Du’aja (lutja) është adhurim." [Tirmidhiu; sahih].

Lutja e tillë është shirk që të fundosë në Zjarr. 

Allahu i Lartësuar thotë: "Kështu, mos lut ilah (zot, të adhuruar) tjetër me Allahun, se përndryshe do të jesh prej atyre që ndëshkohen." [Shuara: 213].

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Kush vdes duke lutur ndokënd tjetër përveç Allahut, do të hyjë në Zjarr." [Buhariu].

[El Bekare: 111].

Kjo gjë nuk lejohet, madje është nga mëkatet e mëdha.

Allahu i Lartësuar thotë: "Thuaj: "(Por në të vërtetë) gjërat që i ka ndaluar Zoti im janë El Fahisha (gjynahet e mëdha, çdo lloj afrimi me gratë jashtë martesës, etj.) që kryhen hapur ose fshehur, gjynahet (e tjera të çdo lloji), shtypja pa të drejtë, vënia shok Allahut në adhurim (adhurimi i të tjerëve përkrah a përveç Atij), gjë për të cilën Ai nuk ka dhënë asnjë të drejtë e asnjë provë, si dhe përfolja për Allahun për gjëra  të cilat ju nuk keni asnjë dijeni." [A’rafë: 33].

 
  [Furkan: 23].

Asnjë vepër nuk sjell dobi me praninë e shirkut të madh.

Allahu i Lartësuar thotë: "Ky është udhëzimi i Allahut, me të cilin Ai udhëheq këdo nga robërit e Tij. Po sikur ata të kishin bashkuar të tjerët në adhurimin e Allahut (t’i kishin vënë shok Allahut në adhurim) gjithçka që ata kanë punuar do të kishte qenë pa asnjë vlerë për ta." [En-Aam: 88].

Shirku i madh është shkak për qëndrimin e përhershëm në Zjarr të Xhehennemit.

Allahu i Lartësuar thotë: "..nuk ka dyshim se kushdo që i vë shok në adhurim Allahut, atëherë Allahu e ka bërë haram (të ndaluar) Xhenetin për të dhe vendbanimi i tij do të jetë Zjarri…." [Maideh: 72] 

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Kush vdes duke i shoqëruar Allahut diçka në adhurim, do të hyjë në Zjarr." [Muslimi].

Çdo adhurim që kryhet për ndokënd tjetër përveç Allahut, si: lutja, zotimi, kurbani, etj.

Allahu thotë në Kuran: "Thuaj (o Muhammed): ‘Unë lus vetëm Zotin tim (Allahun Një dhe të Vetëm) dhe nuk bashkoj askënd si shok a të barabartë bashkë me Të." [Xhinn: 20].

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Mëkati më i madh është shirku në Allahun." [Buhariu].

Mëkati më i madh është shokvënia Allahut. 

Allahu thotë në Kuran: "Dhe (kujto) kur Lukmani i tha birit të vet kur po e këshillonte: ‘O biri im! Mos bashko të tjerë në adhurim me Allahun. Vërtet që bashkimi i të tjerëve në adhurim me Allahun është Dhulm (padrejtësi, gabim) i madh (më i madhi)!" [Lukman: 13].

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) është pyetur: "Cili është mëkati më i madh? Ai tha: "T’i bësh Allahut rival, ndërsa Ai të ka krijuar ty." [Muslimi].

Allahu është në qiell, mbi Arsh, ashtu siç i takon Atij, të Lartësuarit.

Allahu i Lartësuar thotë: "I Gjithëmëshirshmi (Allahu) Isteva (u ngrit lart dhe qëndroi) mbi Arsh (vërtet ashtu siç i shkon madhështisë së Tij)." [Ta-Ha: 5]

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e pyeti atë robëreshën: Ku është Allahu? Ajo u pëgjigj: ‘Në qiell’. Atëherë ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i tha zotërisë së saj: "Liroje atë, sepse ajo është besimtare."

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Me të vërtetë Allahu ka shkruar në një libër se: ‘Mëshira ime i ka paraprirë (e ka tejkaluar) Hidhërimin Tim’ dhe ai libër gjendet i shkruar tek Allahu, mbi Arsh." [Buhariu].

 

Allahu është me ne, me Dijen e Tij, na sheh dhe na dëgjon.

Allahu i Lartësuar thotë: "Ai (Allahu) u tha: "Mos u frikësoni, padyshim që Unë jam me ju të dy duke dëgjuar e shikuar çdo gjë." [Ta-Ha: 46].

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Me të vërtetë ju i luteni Atij që dëgjon dhe është afër, Atij që është me ju." (d.m.th: ju dëgjon dhe ju sheh juve) [Muslimi].

Patjetër që besimi i vërtetë duhet të vërtetohet (të tregohet).

Allahu i Lartësuar thotë: "Arabët (e shkretëtirës) thanë: ‘Ne besuam.’ Thuaj (o Muhammed): ‘Ju nuk besoni, por thoni: ‘Ne jemi nënshtruar (në Islam)’, pasi besimi nuk ka hyrë ende në zemrat tuaja. Por në qoftë se ju i bindeni Allahut dhe të Dërguarit të tij, Ai nuk do të pakësojë asgjë në shpërblimin për veprat tuaja. Vërtet që Allahu është gjithnjë Falës i Madh, Mëshirëplotë." [El Huxhuratë: 14].

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "O ju që keni besuar (shprehur) me gjuhën tuaj dhe që nuk ka hyrë imani (besimi) në zemrat tuaja! Mos i mundoni besimtarët (muslimanët)." [Sahih].

Udhëzim në dunja dhe siguri në ahiret, gjë e cila i siguron atij lumturinë në të dyja botët.

Allahu i Lartësuar thotë: "Janë tamam ata që besojnë (në Njësinë e Allahut dhe nuk adhurojnë tjetër përveç Atij) dhe nuk e ngatërrojnë besimin e tyre me Dhulm (me të gabuarën, duke adhuruar tjetër përveç Allahut), për të cilët ka siguri të plotë. Mu këta janë të udhëzuarit." [El En'am: 82]

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Obligimi i Allahut ndaj robërve të Vet është që të mos i dënojë ata që nuk i kanë shoqëruar kënd në adhurim." Buhariu dhe Muslimi

 

Njësimin e Allahut në adhurim, si në lutje, zotim, gjykim dhe në adhurimet e tjera.

Allahu i Lartësuar thotë: "Dije pra (o Muhammed), se padyshim nuk ka të adhuruar tjetër të merituar veç Allahut, dhe kërko falje për mëkatin tënd dhe për besimtarët e besimtaret. Allahu e di mirë nga silleni ju dhe vendin ku qëndroni (në shtëpitë tuaja)." [Muhammed: 19].

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Le të jetë Njësimi i Allahut, çështja e parë në cilën do të thirrni!" [Buhariu dhe Muslimi].

Për të thirrur njerëzit në adhurimin e Tij dhe për të luftuar politeizmin. 

Allahu i Lartësuar thotë: "Dhe vërtet që Ne kemi dërguar në çdo ummet të Dërguar (duke shpallur): ‘Adhurojeni vetëm Allahun dhe shmanguni Tagutit (gjithçka që adhurohet përveç ose përkrah Allahut).’ Pastaj pati prej atyre popujve, të cilët Allahu i drejtoi, pati edhe të tjerë të cilët e merituan dhe iu bë e pashmangshme rruga e gabuar. Udhëtoni pra nëpër tokë dhe shihni se si ishte fundi i atyre të cilët përgënjeshtruan (të vërtetën)!" [Nahl: 36].

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Pejgamberët janë vëllezër dhe feja (thirrja) e tyre ështe një [çdo i dërguar ka thirrur në teuhid –njësim të Allahut-]" [Buhariu dhe Muslimi]. 

[Shuara: 218-219].

Të ndjeshë mbikqyrjen e Allahut të Vetëm, i Cili na sheh dhe i di të gjitha çështjet tona.

Allahu i Lartësuar thotë: "O njerëz! Jini të bindur (dhe përmbushni detyrimet) ndaj Zotit tuaj, i Cili ju krijoi juve nga një (shpirt) njeri i vetëm (Ademi); dhe prej tij Ai krijoi bashkëshorten e tij, dhe nga ata të dy Ai krijoi burra dhe gra të shumtë. Kini frikë Allahun, nëpërmjet të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe mos i ndërprisni marrëdhëniet me barkun tuaj (të afërmit). Sigurisht Allahu është kurdoherë vëzhgues përmbi ju." [en Nisa: 1]. 

 [Maide: 54].

Duke e adhuruar Allahun e Lartëmadhëruar me frikë nga Zjarri i Tij, me shpresë në Xhenetin e Tij dhe me dashuri për Të.

Allahu i Lartësuar thotë: "Dhe mos punoni djallëzi në tokë, pasi ajo është vënë në rregull, por drejtojuni Atij (Allahut) me frikë dhe shpresë... Sigurisht që Mëshira e Allahut është kurdoherë pranë bamirësve." [A’rafë: 56].

Ashtu si na ka urdhëruar Allahu dhe si ka porositur i Dërguari i Tij; me sinqeritet dhe pasim të sunnetit.

Allahu i Lartësuar thotë: "Ata nuk u urdhëruan për tjetër, veçse ta adhuronin Allahun me sinqeritet." [Bejjineh: 5].

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Kush e bën ndonjë vepër, të cilën ne nuk e kemi urdhëruar, ajo do t’i refuzohet." [Muslimi]. 

Allahu na ka krijuar me qëllim që ta adhurojmë Atë dhe të mos i shoqërojmë Atij askënd në adhurim.

Allahu i Lartësuar thotë: "Unë nuk i krijova xhinnët dhe njerëzit vetëm se për të më adhuruar Mua." [Dharijat: 56].

Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Obligimi i robit ndaj Allahut është që ta adhurojë Atë dhe të mos i shoqërojë Atij askënd në adhurim."  [Buhariu dhe Muslimi].

[El-Ahzab: 70-71].
[En Nisa: 1].
[Ali Imran: 102].
[Muslimi].

Lutja jonë e fundit është

El hamdu lilahi rabil alemin!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 452560 visitors (1423206 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free