DIJA DHE VLERA E SAJ

 

DIJA

DHE VLERA E SAJ

 

 

 

 

 

 

Përgatiti

Unejs Murati & Xheladin Leka

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 



Parathënie

Falënderimet dhe Lavdërimet i takojnë vetëm Allahut. Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë mbrojtjen e Allahut nga të këqijat tona. Atë që do Allahu ta udhëzojë, s'ka kush e humb; atë që Ai e humb, s'ka kush për ta udhëzuar.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet pos Allahut të Vetëm dhe të Pashoq dhe dëshmoj se Muhamedi, alejhi selam, është rob dhe i Dërguar i Tij dhe i vetmi i cili meriton, dhe obligohemi të pasojmë.

Në vazhdim: Thënia më e vërtetë është thënia e Allahut, kurse udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhammedit, salAllahu alejhi ue sel-lem. Veprat më të këqija janë ato të shpikurat. Çdo shpikje është bid'at, çdo bid'at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr.

Të flasësh për diturinë dhe vlerën e saj është nder dhe rrespekt i veçantë, mirëpo gjithashtu është edhe përgjegjësi e madhe kur dihet se je duke folur për një thesar të pashterrur e që me anë të tij Allahu ngriti popuj e uli shumë të tjerë që e lanë atë dhe nuk e përfillën.

Përmes saj e dalloj njeriun nga cdo krijesë tjetër, me të u veçuan të Dërguarit e Allahut nga njerëzit e rëndomtë, e sikur mos të ketë dituria vlerë tjetër përveç asaj se Allahu subhanehu ve teale e ka quajtur veten në Kur'an "Alim - i Gjithëditur", kjo do të mjaftonte!

Me dituri njeriu din ta adhurojë Zotin e vet ashtu siç Ai kërkon, din si të hajë, si të pijë, si të ecë, din si të sillet me të tjerët, si të sillet me prindërit e tij, me shokët, me hoxhën, nxënësin …etj. Pra me një fjalë të shkurtër, dija është çelës i çdo të mire dhe mbyllëse e çdo të keqe, ajo është plan afatgjatë i jetes ku ai i cili e zgjedh këtë plan nuk do të humbet kurrë dhe nuk do të brengoset.

Gjithashtu dija është mur mbrojtës dhe shumë i fortifikuar nga të këqijat e shejtanit, epsheve, njerëzve, e deri tek e keqja edhe e vetvetes, sepse epshi me të vërtetë është shumë nxitës në të këqija kurse shumë neglizhent në të mira. Pra dituria e kalit njeriun dalëngadalë që të jetojë një jetë ashtu siç don Krijuesi i tij dhe siç thërrasin vlerat e larta morale e njerëzore.

Duke e ditur këtë vlerë të madhe dhe duke e pasur parasysh largimin e njerëzve nga ky burim i pashterrur dhe mashtrimi i shumicës së tyre me të mirat e kësaj bote të përkohshme, e pamë të arsyeshme t'u përkujtojmë vëllezërve tanë rrugën e Pejgamberëve dhe dijetarëve të Ummetit, si dhe vlerën e dijes dhe çka përmban ajo nga virtytet e larta, e gjithë kjo bazuar në Librin e Shenjtë, Sunnetin e pastër si dhe në fjalët e dijetarëve të Islamit.

Pra, kemi bërë një grumbullim të temave të ndryshme në libra të ndryshëm, duke u munduar t'i rradhitim ato në atë metodë që të jenë sa më të lehta në shprehje në mënyrë që ti kuptojë fillestari e po ashtu edhe i përparuari, e gjithashtu mos të jenë të gjata monotone, e as të shkurtra të pakuptimta. Pra jemi munduar të jemi mesatarë, e në të mesmen është suksesi dhe bereqeti!

E lusim Allahun subhanehu ve teala të na dhurojë dije të dobishme dhe të na mundësojë të punojmë me të në formën më të mirë, e të na e rezervojë këtë për ditën kur nuk të ndihmon pasuria e as fëmijët përveç atij i cili shkon tek Allahu me zemër të pastër dhe vepra të qëlluara!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Fjala "Dije"

 

Për të qenë sa më e qartë ajo që do të paraqesim në vijim rreth dijes, patjetër duhet të kalojmë nëpër disa shkallë, duke filluar nga kuptimi i fjalës dije, rregullat e saj, si dhe disa themele për nxënien e saj.

Dije, në kuptimin etimologjik do të thotë: ngritje e injorancës.

Ndërsa, në kuptimin terminologjik: njohje apo e kundërta e injorancës.

Disa dijetarë tjerë thonë: Dija është aq shumë e njohur sa që nuk ka nevojë për përkufizim!

Mirëpo, ajo që na intereson neve është dija e pastër Islame, e që kjo është fjala e Allahut, Muhamedit, alejhi selam, dhe ajo në çka kanë qenë gjenerata e parë (e muslimanëve) sahabet, Allahu qoftë i kënaqur me ta!

 

 

 

 

 

 

 

Dispozita e kërkimit të dijes

 

Kërkimi i dijes është detyrim, duke u bazuar në fjalën e Allahut në Kuran, edhe atë me fjalën që Allahu filloi zbritjen e Kur’anit: " (El Alak, 1-5).

Kurse në hadithin që e transmeton Enesi, se Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: "Kërkimi i diturisë është detyrim për çdo musliman." Fjala "musliman" ka për qëllim të dy gjinitë, mashkullore dhe femërore.

Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: "Kush merr rrugë për të kërkuar dije, Allahu do t’ia lehtësojë rrugën për në Xhennet. Vërtet, edhe Melekët shtrijnë krahët e tyre për kërkuesin e diturisë nga kënaqësia me veprën e tij. Për dijetarin kërkojnë falje çdo gjë në qiej e në tokë, madje edhe balena në ujë. Vlera e dijetarit ndaj robit të devotshëm është sikurse vlera e hënës ndaj yjeve tjera. Vërtet, dijetarët janë trashëgimtarë të Pejgamberëve. Pejgamberët nuk kanë lënë në trashëgim dinarë as dirhemë, por ata kanë lënë në trashëgim dituri, e kush e merr pre saj, le të marrë në përmasën më të madhe." (Transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)

Lexo! Me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (çdo gjë). Ka krijuar njeriun nga Alak (copë gjaku e mpiksur në mitrën e nënës). Lexo! Dhe Zoti yt është më i Begati Dhurues. Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë. Ai i mësoi njeriut atë që nuk e dinte."

 

Rëndësia e Kohës

 

Kohës nuk ia di rëndësinë askush përveç atyre që e kuptojnë Kuranin dhe Hadithin e Pejgamberit, alejhi selam, me të kuptuarit të Sahabëve.

Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: "Dy gjërave njerëzit nuk ua dinë vlerën, apo i kanë të humbura shumica e njerëzve: Shëndetin dhe kohën e lirë."

Pejgamberi, alejhi selam, gjithashtu ka thënë: "Shfrytëzoji pesë gjëra para se të zëvendësohen me pesë tjera… shëndetin para sëmundjes, kohën e lirë para se të angazhohesh..."

Thotë Allahu, subhanehu ue teala: "Allahu ju nxorri nga barqet e nënave tuaja (si foshnje) duke mos ditur ju asgjë, ju pajisi me (shqisa për) të dëgjuar, me të parë dhe me zemra, që të jeni falënderues." (En Nahl, 78).

Lusim Allahun që të jemi nga ata të cilët punojnë me fjalën e parë që Allahu ia zbriti Muhamedit, alejhi selam: " (El Alak, 1-5).

Ndërsa Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: "Dunjaja (kjo botë) është e mallkuar dhe çdo send që gjindet në të është i mallkuar, përveç përmendjes së Allahut dhe asaj që përmban ajo, si dhe dijetarit dhe kërkuesit të dijes."

Ka përjashtuar Allahu nga ky mallkim tri grupe të njerëzve, ndër ta dijetarin dhe kërkuesin e dijes. Andaj, për të shpëtuar nga ky mallkim i Allahut, patjetër duhet të jemi ose dijetar, ose kërkues të dijes.

E, a janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë, këtë më së miri na tregon Allahu, subhanehu ue teala, në Kur’an, ku thotë: "Thuaj: A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?"(Ez Zumer, 9).

Dijetarëve, Allahu ua ka dhënë meritën më të mirë edhe më të dashur dhe i ka cilësuar me cilësinë më të mirë, duke thënë: "Nga robërit e Tij, Allahut ia kanë frikën vetëm dijetarët…" (Fatir, 28).

 

 

Lexo! Me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (çdo gjë). Ka krijuar njeriun nga Alak (copë gjaku e mpiksur në mitrën e nënës). Lexo! Dhe Zoti yt është më i Begati Dhurues. Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë. Ai i mësoi njeriut atë që nuk e dinte."

Pozita e Dijetarit

 

Allahu i ka ngritur kërkuesit e dijes në këtë dunja dhe do t’i ngrejë edhe në Ditën e Gjykimit. Thotë Allahu në Kuran: "… Allahu i lartëson ata që besuan prej jush dhe i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri. Allahu është i njohur mirë me atë që punoni..." (El Muxhadele, 11)

Ndërsa Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: "Vërtet, edhe Melekët shtrijnë krahët e tyre për kërkuesin e diturisë nga kënaqësia me veprën e tij."

Dituria është rrugë që të shpie në xhennet. Ka thënë Muhamedi, alejhi selam: "Kush merr rrugë për të kërkuar dije, Allahu do t'ia lehtësojë rrugën për në Xhennet."

Vashdueshmëria në dituri deri në vdekje dhe praktikimi i asaj që e mëson.

Hasan el Basri ka thënë: "Të gjithë njerëzit janë në humbje, përveç atyre që kanë besuar. Të gjithë njerëzit janë në humbje, e edhe ata që kanë besuar, përveç atyre që kanë besuar dhe kanë mësuar dhe kanë kërkuar dituri. Prapë, të gjithë janë në humbje: ata që kanë besuar dhe ata që kanë mësuar, përveç atyre që kanë besuar, kanë mësuar dhe kanë praktikuar atë që e kanë mësuar. Prapë, edhe këta janë në humbje, përveç atyre që kanë besuar, kanë mësuar, kanë praktikuar dhe besimi i tyre, mësimi i tyre dhe praktikimi i tyre ka qenë sipas Sunnetit të Muhamedit, alejhi selam."

Ka thënë Abdullah bin el Mutez: "Dituria pa vepër është si pema pa fryte."

Ndërsa Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: "Shembulli i atij që ua meson njerëzve të mirën dhe e harron vetveten, është sikur fitili që ndriçon njerëzit ndërsa e djeg dhe e shkatërron vetveten."

Shejh Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: "Të mësojmë, të praktikojmë, të thërasim dhe të durojmë."

Një shembull praktik për edukatën dhe sjelljen e kërkuesit të dijes:

Një kërkues i dijes (një nxënës) ka udhëtuar në një vend të huaj për të prezentuar në ligjëratë, në njërën prej xhamive, në të cilën ligjëronte një hoxhë dhe xhamia ishte përplot njerëz, të cilët rregullisht merrnin pjesë në të. Ka ardhur ky kërkuesi i diturisë dhe është ulur në mexhlis (tubim) për të marrë dituri. Ibnul Arabi el Maliki e ka përmendur në librin e tij, "Ahkamul Kuran", se Muhammed bin Kasim el Uthamni i ka treguar duke thënë:

"Kam prezentuar në ligjëratën e shejhut (hoxhës) Ebi el Fadl el Xhevherij dhe ia kam paraqitur fjalët para njerëzve. Nga thëniet e tija të para ishin se Pejgamberi, alejhis-selam, Talaka (ka shkurorëzuar gruan), Dhahere (i ka thënë gruas së tij se ti je si nëna ime) dhe A'la (është betuar se nuk do të kryejë marrëdhënie me gruan e tij për një kohë të caktuar).

Ky kërkuesi i diturisë e ka dëgjuar një gjë të tillë, nuk është pajtuar me të, por nga edukata e tij nuk e ka ndërprerë fjalën e hoxhës, mirëpo ka duruar për këtë dhe kur hoxha e ka kryer ligjëratën, ka dalë kërkuesi i diturisë dhe njerëzit e tjerë dhe e kanë përcjellur hoxhën e tyre nga xhamia deri në shtëpinë e tij. Pasi që janë ulur, hoxha e ka kuptuar gjendjen e djaloshit. Kur shumica kanë filluar të largohen, hoxha iu drejtua djaloshit: "Po të shoh si të huaj. Ke diçka për të shtuar?" Iu përgjigj: "Po!" Hoxha u tha të pranishmëve që t'i lënë vetëm këta të dy. Mbetën vetëm hoxha dhe kërkuesi i diturisë.

Fillon djaloshi:

"Prezentova në ligjëratën tënde sot. Ligjëratë plot me mirësi nga ti, kuptohet, mirësitë e Islamit në dituri dhe ligjërata të diturisë, dhe mirësitë janë nga Allahu. Nuk kërkove nga dikush tjetër pos Allahut dhe të dëgjova duke thënë se Pejgamberi alejhis-selam A'la, dhe e the të vërtetën. Të dëgjova duke thënë se Pejgamberi alejhis-selam Talaka, dhe prapë e fole të vërtetën. Mirëpo, gjithashtu ju thatë se Pejgamberi, alejhis-selam, ka bërë Dhihar (i ka thënë gruas së tij se ti je si nëna apo motra ime), dhe kjo nuk ka mundësi të ndodhë, sepse Dhihari është nga gjërat e urrejtura prej fjalëve dhe shpifjeve, dhe nuk është e mundur që këtë ta ketë bërë Pejgamberi, alejhis-selam."

-Shiko, vëlla, në moralin e këshilluesit; ia përmend të mirat gabimtarit dhe pastaj e këshillon.

"Më ka përqafuar dhe më ka puthur në kokë duke më thënë: "Unë pendohem nga kjo. Allahu i dhashtë të mira atij që më mëson diçka të mirë!"

-Allahu ekber!! Ku jemi ne në krahasim me këtë edukatë dhe këtë moral? Çka na pengon ne që ta pranojmë këshillën? Shiko në kërkuesin e diturisë: në atë se si ka duruar dhe nuk ia ka përmirësuar gabimin hoxhës kur ai gaboi, por ka pritur derisa e ka përcjellur deri në shtëpi dhe derisa të gjithë janë larguar, dhe kjo vazhdoi deri në orët e vona të natës. Ai e përcjelli emanetin - e këshilloi gabuesin në mënyrën që Islami e ka mësuar atë.

Dhe vazhdon nxënësi rrëfimin e ngjarjes:

"Pastaj jam ndarë nga ai (hoxha) dhe të nesërmen prapë shpejtova në ligjëratën e tij, mirëpo kuptova që ai kishte qenë aty para se unë të shkoja dhe ishte ulur mbi minber (vendi ku hoxha mban ligjëratë). Kur hyra në derën e xhamisë dhe kur ai më vërejti, thirri me zë shumë të lartë: 'Mirë se vjen, o mësuesi im! Lirojani rrugën mësuesit tim!' Dhe fytyrat e të pranishmëve u drejtuan kah unë dhe shkëlqenin sytë e tyre ndaj meje. Më morën nëpër duart e tyre duke më përcjellur, derisa arrita në minber."

-Kjo është modesti dhe ky është moral!

"Dhe nga turpi i madh që kisha, nuk e dija se në cilën pjesë të Tokës gjindesha dhe më mbuluan djersët." U drejtua hoxha nga xhemati (populli, në këtë rast: të pranishmit në xhami) duke u thënë: "Unë jam hoxha, mësuesi juaj, ndërsa ky është mësuesi im, për arsye se në ligjëratën e djeshme ju thashë se Pejgamberi alejhis-selam A'la, Talaka dhe Dhahere dhe asnjë nga ju nuk ishte më i ditur se unë dhe nuk më kundërshtuat. Kurse ky më përcolli mua deri në shtëpinë time dhe më tha mua kështu e kështu," dhe ia tregoi çdo gjë që ndodhi mes tij dhe nxënësit.

-Dhe vazhdon më tutje:

"Dhe unë pendohem nga fjala që kam thënë dhe kthehem në të vërtetën. Kush më ka dëgjuar mua dhe është prezent sot, mos të më keqkuptojë; kush mungon sot, të tjerët le t'ia përcjellin. Dhe Allahu ju shpërbleftë me të mira!

-Filloi të bëjë du’a për nxënësin dhe xhemati filluan të thonë Amin!"

U pendua tek Allahu në shtëpinë e Tij para kërkuesit të diturisë dhe gjithashtu para njerëzve për atë që ka thënë.


Disa themele për arritjen e diturisë

 

Këto janë disa fjalë të vogla dhe të lehta në qartësimin e gjërave kryesore, për të cilat ka nevojë ndjekësi i cili e ndjek kërkimin e dijes. Me këto e këshillojmë dhe e përkujtojmë veten dhe vëllezërit tanë, sepse kush ia mësyn kërkimit të diturisë dhe e do arritjen e saj, patjetër duhet t'i ketë këto dhjetë themele primare:

E para: Kërkimi i ndihmës nga Allahu

Njeriu është i dobët. S'ka ndryshim dhe as fuqi për të, përveç me ndihmën e Allahut, e nëse mbështetet në veten e tij vetëm se ka humbur dhe është shkatërruar; nëse e mbështet çështjen e tij tek Allahu i Lartësuar dhe kërkon mbrojtje nga Ai për kërkimin e diturisë, vërtet, Allahu i Lartësuar i ndihmon atij. Në librin e Tij Fisnik, i Lartësuari ka thënë: "Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej teje ndihmë kërkojmë." (el Fatiha, 5).

Thotë i Lartësuari: "Kush i mbështetet Allahut, Ai i mjafton atij." (et Talak, 3).

Dhe thotë i Lartësuari: "Dhe vetëm Allahut mbështetjuni, nëse jeni besimtarë të sinqertë." (el Maide, 23).

Ka thënë i Dërguari, alejhi selam: "Sikur ju të mbështeteshit tek Allahu me një mbështetje të sinqertë, do t’ju furnizonte sikur që i furnizon zogjtë: dalin të uritur dhe kthehen të ngopur."

E furnizimi më i madh është dija. I Dërguari jonë, Muhamedi, alejhi selam, gjithmonë ka qenë i mbështetur dhe kërkues i ndihmës nga Zoti i tij në të gjitha çështjet. Du'aja e daljes nga shtëpia, e vërtetuar nga Pejgamberi, alejhi selam, është argument për këtë, siç ka thënë: "Me emrin e Allahut, në Allahun u mbështeta dhe s'ka lëvizje e as forcë përveç se me dëshirën e Allahut."

E dyta: Qëllimi i mirë

Njeriu duhet ta bëjë qëllimin për Allahun në kërkimin e diturisë dhe të jetë i sinqertë ndaj Allahut për këtë, dhe mos të dëshirojë famë as njohje, dhe as të mira nga të mirat e kësaj bote.

E kush e bën nijetin (qëllimin) vetëm për Allahun, e forcon Allahu i Lartësuar dhe e shpërblen atë në këtë, sepse dituria është adhurim, bile është ndër më të vlefshmit.

Vepra e robit nuk është e shpërblyer, përveç nëse është e sinqertë vetëm për Allahun dhe e bërë sipas Pejgamberit, alejhi selam. Allahu az-ze ue xhel-le thotë: "S'ka dyshim se Allahu është me ata që janë të devotshëm (që ruhen prej të këqijave) dhe me ata që janë bamirës." (en Nahl, 128)

Devotshmëria më e madhe është sinqeriteti i nijetit në Allahun kurse hipokriti, në kërkimin e diturisë përveç humbjes në këtë botë, ai do të ketë denim në botën tjetër, siç na ka ardhur për tre personat që do të zvarriten me fytyrat e tyre në zjarrë, e prej tyre edhe njeriu që ka kërkuar dituri vetëm që t’i thuhet: Dijetar. Dhe i është thënë.

E treta: Nënshtrimi tek Allahu i Lartësuar:

Lutja e tij ndaj Zotit për shtimin e kërkimit të diturisë, sepse robi është i varfër, nevojtar tek Allahu në synim të ndonjë çështjeje. Allahu i Lartësuar i ka nxitur robërit e Tij për lutje ndaj Tij dhe nështrim tek Ai, me ç'rast i Lartësuari ka thënë: "Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem." (Gafir, 60).

Dhe ka thënë Pejgamberi, alejhi selam: "Zbret Zoti ynë çdo natë në qiellin e kësaj bote dhe thotë: A ka ndonjë që më lutet Mua, që t'i përgjigjem atij; a ka ndonjë që kërkon prej Meje, që t'i japë; dhe a ka ndonjë që kërkon falje nga Unë, që ta fali atë."

Po ashtu Allahu, subhanehu ue teala, e ka urdhëruar të Dërguarin e tij që ta pyesë Atë dhe t'i kërkojë shtimin e diturisë. Thotë i Lartësuari: "…dhe thuaj: "Zoti im, më shto dituri!" (Ta Ha, 114)

Dhe thotë i Lartësuari në gjuhën e Ibrahimit, alejhi selam: "Zoti im, më dhuro mua urtësi dhe më bashko me të mirët!" (esh Shuara, 83)

El Hikemu (Urtësia) që është përdor në ajet ka për qëllim diturinë, siç thotë Pejgamberi, alejhi selam: "Nëse bën ixhtihad (pëpiqet për të vërtetën) Hakimi (dijetari, gjykatësi)…"

Gjithashtu Pejgamberi, alejhi selam, është lutur për Ebu Hurejren që ai të mësojë përmendesh, dhe është lutur për Ibni Abasin, radijallahu anhuma, që ai të jetë i ditur, duke thënë: "O Zot bëje që ta kuptojë fenë dhe mësoja komentimin."

Allahu, subhanehu ue teala, e pranoi du'anë e Pejgamberit, alejhi selam, e pastaj Ebu Hurejra, radijallahu anhu, nuk ka ndëgjuar gjë vetëm se e ka mësuar, ndërsa Ibën Abasi, radijallahu anhu, është bërë komentues i Umetit dhe përkthyes (i domethënies) i Kuranit.

Dijetarët vazhdojnë ende në këtë: nënshtrohen tek Allahu dhe kërkojnë dituri. Shiko, pra, shejhul Islam Ibn Tejmijen, rahimehullah, se si shkon në xhami, i bën sexhde Allahut dhe e lut Atë duke thënë: "O Mësues i Ibrahimit, më mëso mua. O Sqarues i Sulejmanit, më bën të kuptoj."

Allahu, subhanehu ue teala, ia pranoi atij du'anë, derisa Ibn Dekik el-Aid ka thënë: "Ia ka grumbulluar Allahu atij diturinë, sikur ta kishte para syve, merr sa të dojë dhe lenë sa të dojë."

E katërta: Pastrimi i zemrës

Zemra është enë e diturisë. Nëse ena është e mirë, atëherë e ruan ç'ka ka në të; nëse ena është e prishur, e humb ç'ka ka në të.

I Dërguari, alejhi selam, e ka konsideruar zemrën si gjënë kryesore të çdo sendi, dhe ka thënë: "Me të vërtetë në trupin e njeriut gjindet nje copë mishi, nëse ajo është e shëndoshë, i tërë trupi është i shëndoshë; nëse ajo është e sëmurë, i tërë trupi është i sëmurë. Kjo copë është zemra."

Përmirësimi i zemrës është njohja e Allahut me Emrat e Tij, Cilësitë e Tij, Veprat e Tij dhe meditimi në krijesat dhe argumentet e Tij. Po ashtu është me meditimin e Kuranit të madh, njashtu edhe me shumimin e sexhdeve dhe namazet natën.

Me këtë largohen gjërat prishëse të zemrës dhe sëmundjet e saj. Nëse këto gjinden në zemër, atëherë nuk ka mundësi të marrë dituri. Madje, edhe nëse e merr nuk e kupton, siç ka thënë Allahu për hipokritët me zemra të sëmuara: "Ata kanë zemra që nuk kuptojnë." (el-A’raf, 179)

Sëmundjet e zemrave -siq i ka ceke edhe Ibn Kajjimi- janë dy lloje: Epshet dhe Dyshimet:

Epshet: si të dhënit pas dunjasë dhe shijet e saj, preokupimi i tepërt me të, dashja e fotove të ndaluara, dëgjimi i të ndaluarave prej tingujve të fyejve apo muzikës, po ashtu edhe shikimi i ndaluar.

Dyshimet: si bindjet e prishura, veprat me bidate (risi), dhe identifikimi me drejtimet racionale, risimtare e kundërshtare të rrugës së selefëve të sinqertë.

E pesta: Zgjuarësia

Zgjuarësia është e natyrshme dhe është e arritshme. Nëse njeriu është i zgjuar, ai është i fortë, e nëse jo, atëherë e mundon veten derisa ta fitojë atë.

Zgjuarësia është prej shkaqeve forcuese për nxënien e diturisë, kuptimin e saj, mësimin përmendsh, krahasimin/dallimin në mes çështjeve, bashkimin në mes argumenteve, e të tjera.

E gjashta: Kujdesi për nxënien e diturisë, shkaqet e nxënies dhe kërkimi i ndihmës nga Allahu i Lartësuar

Thotë Allahu i Lartësuar: "S'ka dyshim se Allahu është me ata që janë të devotshëm (që ruhen prej të këqijave) dhe me ata që janë bamirës."(en Nahl, 128).

Njeriu, nëse e njeh rëndësinë e diçkaje, kujdeset për arritjen e saj, e dija është gjëja më e madhe që e arrin njeriu.

Për kërkuesin e dijes (të dobishme janë): kujdesi i madh për mësimin përmendësh të dijes dhe kuptimin e saj, bashkëbisedimi me dijetarë dhe takimi me ta, kujdesi për leximin e shumtë, shfrytëzimin e jetës dhe kohës së tij, si dhe të qenët shumë koprrac në kohën e tij.

E shtata: Serioziteti, ixhtihadi (mundi) dhe këmbëngulja në arritjen e diturisë

Thotë Jahja ibën ebi Kethir: "Nuk arrihet dituria me pushim të trupit."

Largimi nga përtacia dhe dobësia, e po ashtu luftimi i epsheve dhe shejtanit. Sepse, epshet dhe shejtani janë kundërshtarë të kërkimit të diturisë.

Prej shkaqeve specifike të ixhtihadit (përpjekjes) në kërkimin e diturisë është leximi mbi historinë e dijetarëve, duke e shikuar durimin dhe barrën e tyre, si dhe udhëtimet e tyre për arritjen e diturisë dhe hadithit.

E teta: El Bulgatu

E kjo është që kërkuesi i dijes ta veçojë gjithë mundin e tij derisa ta arrijë qëllimin e kërkimit të dijes dhe arritjen e vullnetit për të: duke i mësuar përmendësh, duke i kuptuar, dhe duke i lidhur ato (është për qëllim lidhja e çështjeve, njërën me tjetrën, derisa ta arrijë qëllimin e atij problemi apo ta zgjidhë atë).

E nënta: Shoqërimi me hoxhën/mësuesin

Dija mirret nga fjalët e dijetarëve, kështu që kërkuesi i dijes, në mënyrë që të ngritet në kërkimin e dijes me një ngritje të vërtetë, ai duhet të ulet me dijetarë (apo të prezentojë në ligjëratat e tyre) dhe të marrë nga ata dituri, që të jetë kërkimi i tij në baza të vërteta, që të shprehet me argumentim nga Kur’ani dhe Hadithi me një shprehje të vërtetë, të mos ketë gabime gramatikore apo keqkuptime në të, por ta kuptojë atë me kuptimin e vërtetë që i takon. Përveç kësaj, ai përfiton nga dijetari kulturë, moral, el ver’u (Devotshmëri. Fjala "el ver’u" do të thotë: Largimi nga dyshimet, nga frika se mos do të bjerë në të ndaluarat).

Njeriu duhet të kujdeset që mos të jetë mësuesi i tij vetëm libri, sepse te ai, mësuesi i vetëm i të cilit është libri, shumohen gabimet e i pakësohen të vërtetat.

Kjo çështje ka vazhduar në umetin tonë deri në këtë kohë, e nuk është shfaqur apo njohur ndonjë person me dituri (apo dijetar) përveç se si një i kulturuar, i mësuar në duart e ndonjë dijetari.

E dhjeta: Kohëzgjatja në kërkim të diturisë

Nuk llogaritet kërkues i dijes ai person, kërkimi i të cilit zgjat një apo dy ditë, një vit apo dy vite. Por, kërkuesi i dijes duhet të ketë durim me vite.

Është pyetur el Kadi Ijad, rahimehullah: "Deri kur njeriu duhet të kërkojë dituri?" Ka thënë: "Derisa të vdesë e t'i hidhen lapsat e tij mbi varrin e tij."

Ka thënë Imam Ahmedi: "Jam ulur për ta mësuar librin e Hajdit (menstruacioneve) nëntë vjet, derisa e kam kuptuar."

Po ashtu dikush e ka parë Imam Ahmedin në pleqëri ende me laps dhe fleta duke shkruar e i ka thënë: Deri kur kështu o Imam? Ka thëne: "Prej djepit e deri në varr."

Kështu, kërkuesit e dijes që janë të mençur, vazhdojnë të mësojnë tek dijetarët 10 vite apo 20 vite, madje disa prej tyre vazhdojnë të mësojnë tek dijetarët derisa të vdesin, sepse ai që mendon se e merr diturinë përnjëherë, ta dijë se do ti shkojë përnjëherë.

 

 

E njëmbëdhjeta: Udhëtimi në kerkim të dijes nëse është nevoja

Udhëtimi në kërkim të dijes është traditë e dijetarëve të hershëm që nga sahabet, tabiinët dhe deri më sot.

Kjo ndodh kur në vendin në të cilin gjendet kerkuesi i dijes nuk ka dijetarë fare, ose ka dijetarë mirëpo në vendet tjera ka dijetarë më të mëdhenj. Në këtë rast detyrohet të udhëtojë që të takohet me dijetarët më të mëdhenj të kohës së tij.

Ka udhtuar Xhabiri radijAllahu anhu deri në Sham një muaj rresht për të dëgjuar një hadith të vetëm nga Abdullah ibn Unejs.

Gjithashtu Imam Ahmedi ka udhtuar prej Irakut e deri në Meke per ta takuar Sufjan ibn Ujejne, pastaj nga Mekeja deri në Jemen për ta takuar Abdurrezakun.

Nëse dëshirojmë ti përmendim udhëtimet e dijetarëve për kërkimin e dijes, aq shumë që janë ato, do të duheshin vëllime të librave, sa që ka libra te veçanta vetëm për këtë, mirëpo ne këtu përmendëm vetëm sa për ilustrim dhe përkujtim, e qëllimi ynë është përmendja e disa gjërave më kryesore e jo përmbledhja e tyre!

 

E dymbëdhjeta: T'ju tregoj shokëve të tij ate që e ka mësuar dhe të kujdeset ta përsëritë atë me ta

Kjo i ndihmon nxënësit ta mbajë mend atë që e ka mësuar, sepse ringjallja e asaj që e ka harruar është përkujtimi i saj.

Thotë Imam Maliku: Bereqeti i hadithit është përkujtimi i tij me njëri-tjetrin.

Dijetarët janë kujdesur shumë ta përkujtojnë mes veti atë që e kanë mësuar, dhe atë për disa shkaqe:

a)

b)

c)

Këto janë disa shtylla për të cilat duhet të ketë kujdes nxënësi, në mënyrë që të arrijë diturinë.

Së fundi, përmendim hadithin e Pejgamberit, alejhi selam, të cilin shejh Albani e ka emërtuar si hadith frikësues/tmerrues. Transmetohet nga Sufej Ibn Matin el Esbahij se ka udhëtuar nga Shami për në Medine dhe ka parë njerëz të mbledhur që po dëgjonin ligjëratë afër një njeriu. Pasi që janë shpërndarë njerëzit, ka kuptuar se ligjëruesi ishte shoku i Pejgamberit, alejhi selam, Ebu Hurejra. Nga ai kërkoi që t’ia tregojë një hadith nga Pejgamberi, alejhi selam. Ebu Hurejre i tha: "Po të tregoj një hadith të Pejgamberit, alejhi selam, që vetëm unë e kam dëgjuar.

Pasi filloi ta tregojë hadithin, i ra të fikët tri herë dhe mezi e përfundoi, nga pesha/kuptimi i madh që kishte hadithi. E dëgjoi këtë hadith nga Ebu Hurejre dhe mori rrugën për në Sham. Kur u kthye në Sham, ia tregoi këtë hadith Muaviut, udhëheqësit të Shamit. Dhe atë po ashtu e kaploi të qajturit derisa i është lagur mjekra, rrobet dhe vendi ku ka qenë ulur. Pasi u qetësua pak, lexoi fjalët e Allahut: "Kush ka për qëllim jetën e kësaj bote dhe të mirat e saj, Ne do t'ua plotësojmë atyre shpërblimin e veprave të tyre në të, dhe atyre nuk do t'u mungojë gjë. Të këtillëve në botën tjetër u përket vetëm Xhehennemi. Ajo që punuan dhe vepruan ata ka dështuar dhe është asgjësuar." (Hudë, 15-16).

Ai hadith është: "Do të ndizet zjarri i Xhehennemit në Ditën e Gjykimit me tre lloj personash: me kërkuesin dijes - kur i thuhet: 'Çfarë ke vepruar?' Ai do të thotë: 'Kam mësuar dhe i kam mësuar të tjerët'. Do t'i thuhet: 'Gënjeve. Ke mësuar për të të thënë njerëzit: i ditur; ke lexuar Kur’an që të të thonë njerëzit: lexues i mirë.' -Urdhërohen Melaiket që të mirret ky njeri dhe të hudhet me fytyrë në zjarr…" (Transmeton Muslimi).

Arritja e shpërblimit para se ta meritojë ti mëson të tjerët.
Garimi me njëri-tjerin në arritjen e dijes, sepse garimi në vepra të mira është shkak i arritjes së kulminacionit.
Përforcimin e asaj që e kanë mësuar përmendësh.

 

Lusim Allahun, subhanehu ue teala, që të na forcojë ne dhe ju në kërkimin e diturisë së dobishme dhe veprën e mirë me sinqeritet dhe nijet të pastër!

Dhe në mbyllje, përshëndetjet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin, alejhi selam, familjen e tij dhe shokët e tij, duke mos i harruar edhe dijetarët, si dhe ata që i pasojnë ata dhe ndalen në gjurmët e tyre me të mirë, deri në Ditën e Gjykimit!

 

Prej sëmundjeve të zemrës në kundërshtim me dijen gjithashtu është zilia, armiqësia dhe mendjemadhësia.

Po ashtu prej gjërave që e prishin zemrën janë: gjumi i tepërt, të folurit e tepërt, dhe ushqimi i tepërt.

Largimi i këtyre sëmundjeve dhe shkatërrimeve është përmirësim i zemrës.

Kërkimi i dijes, vlera e saj, dispozita e saj, si dhe etika gjatë kërkimit të saj
Advertisement
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 258708 visitors (1044033 hits) klikime.=>
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=