ROLI I GRUAS

 

ROLI I GRUAS

NË PËRMIRËSIMIN

E SHOQËRISË

 

 

 

Dijetari i nderuar

Muhamed ibën Salih el Uthejmin

(Allahu e mëshiroftë!)

 

 

Përktheu

Unejs Murati

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Hyrje

 

Falënderimi i takon Allahut, Atë e falënderojmë ndihmë dhe falje prej Tij kërkojmë! Atij i kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e veteve tona dhe veprave tona! Atë që e udhëzon Allahu, nuk ka kush e humb, e atë që e humb Allahu nuk ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka Zot i cili meriton të adhurohet pos Allahut të vetëm dhe dëshmoj se nuk ka të Dërguar tjetër i cili meriton të pasohet dhe i cili është Pejgamberi i fundit, të cilin e ka dërguar Allahu me udhëzime dhe Fe të vërtetë, e kumtoi shkresën dhe realizoi porosinë, e kshilloi Ummetin, bëri luftë për Hir të Allahut, paqa dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, familjen shokët dhe pasuesit e tij të mirë deri në ditën e gjykimit!

Kam nderin të prezentoj që të shpreh atë që e kam në veten time për këtë temë të rrezikshme, e cila është "Roli i gruas në përmirësimin e shoqërisë".

I mbështetur në Allahun e Madhëruar dhe duke kërkuar nga Ai suksesin për të qëlluar të vërtetën dhe të saktën, them:

Me të vërtetë, roli i gruas në përmirsimin e shoqërisë është një rol i cili ka rëndësi të madhe, dhe kjo sepse përmirësimi i shoqërisë bëhet në dy mënyra:

Mënyra e parë: Përmirësimi i jashtëm

Ky është ai përmirësin që bëhet nëpër tregje, xhamia dhe në shumë vende tjera publike. E në këto vende dominojnë më tepër burrat, pasi që ata janë më tepër që dalin dhe shfaqen nëpër vendet publike.

Mënyra e dytë: Përmirësimi i shoqërisë nga pas mureve:

Kjo mënyrë përmirësimi bëhet në shtëpi dhe në shumicën e rasteve bie mbi supet e grave, për atë se gruaja është zonja e shtëpisë, ashtu siç ka thënë Allahu i Madhëruar duke iu drejtuar dhe urdhëruar gratë e Pejgamberit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): " [El Ahzab, 33].

Dhe qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos e shfaqni veten siç bënin në kohën e Xhahilisë (periudha e injorancës para Islamit), edhe falni rregullisht namazin (Ekimis-Salat), dhe jepni Zekatin dhe bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Allahu vetëm se dëshiron ta largojë prej jush Er-Rixhz (veprat e ulëta, gjynahet, çdo gjë të keqe), o pjesëtarë të familjes (së Pejgamberit a.s.), dhe t’ju bëjë ju të pastra plotësisht e pa asnjë njollë."

 

Rëndësia e rolit të gruas

në përmirësimin e shoqërisë

 

Mendojmë se nuk e kemi tepruar nëse themi se përmirësimi i gjysmës së shoqërisë apo edhe më shumë se gjysma varet nga gruaja dhe kjo për dy arsye:

Arsyeja e parë:

Gratë janë në numër njësoj sa burrat, nëse nuk janë edhe më shumë se ata, d.m.th. se pasardhësit e Ademit alejhi selam janë më shumë gra, ashtu siç na kanë treguar edhe shumë hadithe Profetike, por kjo gjendje ndryshon nga një vend në një vend tjetër dhe nga një kohë në një kohë tjetër. Mund që të jenë shumica gra në një vend dhe ndodh të jetë e kundërta në një vend tjetër. Ashtu si mund të ndodhë që në një kohë mund të ketë më shumë gra, ndërsa në një kohë tjetër e kundërta. Por në çdo rast, gruja ka rol të madh në përmirësimin e shoqërisë.

Arsyeja e dytë:

Edukimi i parë i gjeneratave bëhet në prehërin e gruas dhe me këtë bëhet e qartë rëndësia e asaj me të cilën obligohet gruaja në përmirësimin e shoqërisë.

 

 

Përbërësit themelorë për përmirësimin

e gruas në shoqëri

 

Në mënyrë që të vërtetohet rëndësia e gruas në përmirësmin e shoqërisë, patjetër duhet që gruja të posedojë disa veçori apo përbërës kryesorë që të ngritet me qëllimin e saj të përmirësimit dhe në vazhdim po paraqesim disa nga këto veçori:

Veçoria e parë: Përmirësimi i vetë gruas:

Vetë gruja duhet të jetë e përmirsume në veten e saj, me qëllim që të jetë shembull i mirë dhe model i mirë për vajzat si ajo; mirëpo si mund të arrijë gruja deri tek përmirësimi?

Le ta dijë çdo grua, se nuk ka mundësi të arrijë tek përmirësimi vetëm se me dituri, dhe kam për qëllim dijen Islame të cilën gruaja mund ta arrijë përmes librave, nëse ka mundësi, ose nga gjuha e dijetarëve, pa marrë parasysh a janë këta dijetarë meshkuj apo femra.

Në kohën tonë është shumë lehtë që gruja të kërkoë dituri nga goja e dijetarëve, e kjo me anë të kasetave të inçizuara, se këto kaseta -elhamdulilah- kanë rol të rëndësishëm në drejtimin e shoqërisë në atë që është hajër dhe e mirë nëse i përdorin për këtë qëllim.

Pra për përmirësimin e gruas kërkohet dije, sepse nuk mund të ketë përmirësim veçse me dije.

Veçoria e dytë: Qartësi në të folur dhe fjalor të pastër:

D.m.th. që Allahu ta ketë nderuar atë grua me qartësi në fjalë dhe fjalor të pastër, në mënyrë që të ketë mundësi të ketë gjuhë dhe mundësi ta shpreh atë që e ka në brendësinë e saj me shprehje të sinqerta, të zbuloj atë që ka në zemër dhe brendësi të saj nga kuptimet, e që mund të jenë tek shumë njerëz, mirëpo nuk kanë mundësi ta shprehin, apo e shprehin por jo me shprehje të qarta dhe jo komunikative dhe me këtë nuk arrihet qëllimi që është tek thirrësi për përmirësimin e shoqërisë.

Prej këtu pyesim: Me çfarë arrihet deri tek kjo? Si mund të arrihet deri tek qartësia dhe fjalori i pastër, të shprehurit e asaj që e ka në brendësi me shprehje të sinqerta të cilat tregojnë për atë që gjindet në mbrendësinë e saj?

Themi: Rruga e cila shpie deri tek kjo gjendje, është që gruaja të ketë dije në gjuhë, në gramatikë, morfologji e sintaksë. Kështu që patjetër duhet të ketë mësime sado të pakta, në mënyrë që të shprehë atë që ka në brendësinë e saj me shprehje të vërteta e të sinqerta, e që më pas të ketë mundësi ta përciellë deri tek mendja e grave me të cilat flet.

 

Veqoria e tretë: Urtësia:

D.m.th. që gruaja të ketë urtësi në thirrjen e saj dhe për arritjen e diturisë tek ajo e cila flet me të. Urtësia është vendosja e çdo gjëje në vendin e saj, ashtu siç kan thënë njerëzit e dijes, dhe ajo (urtësia) është nga mirësitë e Allahut për robin e vet. Allahu i Madhëruar thotë: "

E sa shumë që ikën qëllimi dhe ndodhin probleme nëse nuk ka aty urtësi! E nga urtësia e thirrejs tek Allahu është që thirrësi të zbresë në rangun e të thirrurit; nëse është injorant, sillet me të me sjellje që i përshtaten atij, e nëse është i ditur por që ka diçka nga neglizhenca dhe pavëmendësia, sillet sipas gjendjes së tij, e nëse është me dije por ka mendjemadhësi dhe e kundërshton të vërtetën, sillet me të sipas gjendjes që i përshtatet.

Pra njerëzit janë në tri rangje: Injorantë, të ditur dembelë, të ditur kundërshtues. Dhe nuk ka mundësi të barazpeshohen me njëri-tjetrin, mirëpo pa tjetër se duhet të zbritet secili në shkallën e tij, për këtë edhe kur e ka dërguar i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) Muadhin në Jemen e porositi: "Ti je duke shkuar tek një popull që janë ithtarë të Librit." Ia tha që Muadhi ta dinte gjendjen e tyre dhe të përgatitet për ta me atë që është e përshtatshme me këtë gjendje dhe tu flasë atyre me çka është e përshtatshme gjithashtu për këtë gjendje.

Ai i dhuron urtësinë atij që Ai dëshiron, dhe atij të cilit i është dhënë urtësia, vërtet që i është dhuruar mirësi e madhe." (El Bekare, 169).

 

Shembuj nga përdorimi i urtësisë gjatë thirrjes së Pejgamberit alejhi selam

 

Përdorimin e urtësisë në thirrjen tek Allahu e argumentojnë ngjarjet e ndodhura me krijesën më të ditur në rrugën e thirrjes tek Allahu, e ai është Muhamedi alejhi selam. Të marrim disa nga këto shembuj:

 

Shembulli i parë: Beduini i cili urinoi në xhami:

Buhariu, Muslimi dhe të tjerë transmetojnë nga hadithi i Enes Ibën Malikut (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se një beduin hyri në xhami, pastaj filloi të urinojë aty, ndërsa sahabet i mori xhelozia dhe donin t’i vërsuleshin, por Muhamedi alejhi selam të cilit iu dha urtësia në thirrje tek Allahu, u tha: "Mos e ndërpritni!" d.m.th. mos ia ndërpritni atij derdhjen e urinës, e kur e mbaroi së urinuari, i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) urdhëroi që të hidhet mbi të një kovë ujë, pastaj e thirri beduinin dhe i tha atij: "Këto xhamia nuk bën të ketë në to mbeturina-papastërti, por këto janë për namaz, lexim të Kuranit dhe përmendje të Allahut." Apo siç ka thënë Muhamedi alejhi selam.

Ndërsa imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë!) transmeton se ky beduini bëri dua duke thënë: "O Allah! Më mëshiro mua dhe Muhamedin dhe mos mëshiro me ne askënd tjetër!"

 

Nga kjo histori të nxjerrim dobitë e mëposhtme:

 

Dobia e parë:

Dhe mos i fyej ata (idhujt) që mosbesimtarët i adhurojnë përveç Allahut, që të mos e fyejnë Allahun pa të drejtë e pa asnjë dije."

 

Shembulli i dytë: Sahabiu i cili kreu marrëdhënie intime me gruan e vet në ditë Ramazani:

 

Ka nxjerrë Buhariu nga hadithi i Ebu Hurejrës (Allahu qoftë i knaqur prej tij!) se ka ardhur një njeri tek Pejgamberi alejhi selam dhe i tha:

-O i Dërguari i Allahut! U shkatërrova!

-Çfarë të shkatërroi?

-Kreva marrëdhënie intime me gruan time në ditë Ramazani duke qenë agjërueshëm." Kjo gjë është mekat i madh që njeriu të ketë marrëdhënie intime me gruan e tij duke qenë agjërueshëm, mirëpo të shikojmë si është sjelluar Pejgamberi alejhi selam me të. A e ndëshkoi? A foli kundër tij? A e kritikoi? -"Jo", sepse ai njeri erdhi i penduar e jo duke u krenuar e duke u tallur me atë që kishte bërë.

Pejgamberi alejhi selam e pyeti atë: "A ke mundësi të blesh një rob dhe ta lirosh si shpagim për këtë që ke bërë?

-"Jo", -tha ai.

-A ke mundësi të agjërosh dy muaj rresht?

-"Jo", -tha ai.

-A ke mundësi të ushqesh gjashtëdhjetë të varfër?

-"Jo", -tha ai.

Pastaj ai burri u ul dhe Pejgamberit alejhi selam i sollën disa hurma, dhe iu drejtua atij: "Merri këto dhe jepi sadaka." D.m.th. shpagim për atë që kishte bërë.

-Dikujt që është më i varfër se unë, o i Dërguari i Allahut? Nuk ka shtëpi më të varfër se shtëpia ime midis dy periperive të saj (Medines).

Atëherë Pejgamberi alejhi selam qeshi sa që iu dukën dhëmballët dhe i tha: "Ushqe me to familjen tënde."

Nga ky tregim përfitojmë dobi të shumta, prej të cilave përmendim: Pejgamberi alejhi selam nuk e mori me të keq atë burrë, nuk e dënoi dhe nuk e qortoi sepse ai erdhi i penduar, dhe ka dallim mes njeriut kryeneç dhe njeriut paqësor i cili vjen dhe kërkon nga ne që ta ndihmojmë atë. Për këtë edhe Muhamedi alejhi selam u soll me të me atë sjellje sa që e ktheu tek familja e tij i fituar, bashkë me atë që ia dhuroi Muhamdi alejhi selam, e ato ishin hurmat me të cilat duhet të ushqente gjashtëdhjetë të varfër, edhe sikur të mos ishte vetë i varfër.

 

Shembulli i tretë: Ai burri i cili u teshtit në Namaz:

 

Ta marrim këtë shembull nga hadithi i Muavije ibën Hakem (Allahu qoftë i knaqur prej tij!) kur ky hyri bashkë me Pejgamberin alejhi selam dhe filluan me u fal. Njëri prej tyre teshtiti në namaz dhe tha: "Elhamdulilah". Muavija i tha atij: "Jerhamukellah". Atëherë njerëzit hodhën shikimet mbi të, d.m.th. në shenjë qortimi për veprën e tij. Ai tha: O nëna ime! Atëherë ata filluan të përplasin duart mbi kofshët e tyre që ta ndalonin nga të folurit. Kur e kreu namazin, Pejgamberi alejhi selam e thirri dhe i tha atij: "Ky është namaz dhe në të nuk lejohet gjë nga fjalët e njerëzve, por vetëm tekbir dhe lexim të Kuranit", apo ashtu siç ka thënë Pejgamberi alejhi selam.

Muavia u betua dhe tha: Nuk kam parë mësues dhe edukues më të mirë se ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Pasha Allahun! Nuk më shau dhe as më qortoi.

 

 

 

 

Shembulli i katërt: Burri i cili kishte vendosur unazë prej ari:

Të marim këtë shembull nga tregimi i atij burrit i cili kishte vendosur unazë ari, pasi që Pejgamberi alejhi selam kishte qartësuar se ari ishte i ndaluar për meshkujt e këtij umeti. Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: "Dikush nga ju merr gacën me dorën e vet dhe e vendos në dorë." Pastaj vetë ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ia hoqi unazën dhe e hodhi për toke. Pasi që iku Muhamedi alejhi selam, njerëzit i thanë atij: Merre dhe përfito nga ajo unazë (shite a diçka tjetër). Ai tha: Vallahi! Nuk e marr atë unazë që e ka hedhur Muhamedi alejhi selam.

Në këtë sjellje të Pejgamberit alejhi selam me këtë njeri, shohim diçka prej vrazhdësisë, e siç po duket në shikim të parë se ai njeri ka qenë i vetëdijshëm për atë se ari është haram për meshkujt e këtij Ummeti, e për këtë është sjellur me të Muhamedi alejhi selam me atë sjellje e cila është disi e vrazhdët, ndryshe nga rastet që përmendëm më parë.

Pra patjetër që thirrësi duhet të dijë gjendjen e njeriut që thërret dhe të sillet sipas gjendjes që i përshtatet atij. Ekzistojnë njerëz të paditur që nuk dinë, ekzistojnë edhe të ditur por që janë të lodhur dhe dembela, si dhe ekzistojnë njerëz të ditur por që janë kryeneçë dhe mendjemëdhenj. Secili prej tyre duhet vendosur në vendin që i përshtatet.

 

Veçoria e katërt: Edukata e mirë:

 

D.m.th. se gruaja duhet t’i edukojë mirë me fëmijët e saj, sepse fëmijët e saj janë burrat dhe gratë e të ardhmes dhe në hapat e para të rritjes së tyre ballafaqohen me nënën e tyre. Nëse nëna është me moral dhe sjellje të mirë, dhe ata rriten e edukohen në duart e saj, ata patjetër që do të kenë ndikim pozitiv në përmirësim e shoqërisë.

Për këtë, obligohet gruaja e cila ka fëmijë që të kujdeset për fëmijët e saj dhe të kujdeset për edukimin e tyre. E të kërkojë ndihmë nga babai i tyre nëse nuk ka mundësi që ta bëjë vetë përmirësimin, apo nga ai që është përgjegjës për ta, nëse nuk ka vëllezër nga baba apo nga axhallarët apo fëmijët e vëllezërve apo të tjerë.

Dhe nuk duhet që gruaja të dorëzohet para gjendjes aktuale dhe të thotë: të gjithë njerëzit jan bërë kështu dhe nuk kam mundësi me përmirësu, se nëse mbesim kështu të dorëzuar para gjendjes aktuale, nuk kemi mundësi të bëjmë përmirësime se përmirësimi patjetër duhet të përmirësojë atë që është prishur nga e mira apo të ndryshojë të mirën në diçka më të mirë se ajo, derisa të drejtohen gjërat.

Pastaj dorëzimi para aktualitetit nuk është cekur në fenë Islame. Për këtë, edhe kur Muhamedi alejhi selam u dërgua tek populli politeist, individët e të cilit adhuronin idhujt, prishnin lidhjet e gjakut dhe bënin padrejtësi ndaj njerëzve pa të drejtë, por megjithatë Pejgamberi alejhi selam nuk u dorëzua, por as Allahu nuk e lejoi që të dorëzohet para aktualitetit, por i tha: "

Pra Allahu i Madhëruar e urdhëroi atë që ta publikojë të vërtetën dhe të kundërshtojë idhujtarinë e të bënte sikur e harroi politeizmin dhe armiqësinë e tyre deri sa të arrinte qëllimin. Dhe kështu ndodhi.

Dikush mund të thotë: E dimë se nga urtësia është të përmirësojmë, por jo me atë shpejtësi që kërkojmë, sepse shoqëria është në të kundërtën e asaj që ne dëshirojmë. Kështu që patjetër duhet që njeriu të kalojë tek njerëzit për përmirësimin e tyre nga gjërat më të rëndësishme në ato poshtë tyre, d.m.th. të fillojë me përmirësimin e gjërave më shumë të rëndësishme, pastaj të kalojë dalëngadalë tek të tjerat, derisa të arrijë qëllimin e tij.

Kësisoj shpalle hapur atë (Mesazhin e Allahut) që je urdhëruar dhe largohu prej Mushrikëve (politeistë, paganë, idhujtarë, mohues të Njësisë së Allahut, që i vënë shokë Atij)." (El Hixhr, 94).

 

Veçoria e pestë: Zhdërvjelltësia në thirrje:

 

D.m.th. që gruaja të ketë rol dhe ndikim në kulturimin e vajzave të llojit të saj, dhe atë përmes shoqërisë, në shkolla, universitete apo edhe në shkollat pasuniversitare. Gjithashtu edhe përmes takimeve që ndodhim mes grave në vizita të cilat bëhen e që ka mundësi të arrihen fjalë të dobishme .

Më ka ardh lajmi –dhe Elhamdulilah- që disa nga gratë kanë luajtur rol shumë të madh në këtë drjetim dhe se ato kanë programuar takime me vajza në lëmin e diturive Islame dhe gjuhës arabe. E kjo pa dyshim se është nisje e mirë për të cilën falënderohet gruaja dhe shpërblimi i tyre mbet për to edhe pas vdekjes së tyre. Pejgamberi alejhi selam thotë: "Kur vdes njeriu, i ndërpriten të gjitha punët përveç tri gjërave: Lëmosha rrjedhëse, dituria prej së cilës përfitojnë njerëzit, apo fëmija i cili bën dua për të."

Nëse gruaja është aktive në shoqërinë e saj për shpërndarjen e thirrjes, me anë të vizitave apo tubimeve në shkolla apo me mënyra të tjera, ajo do të ketë gjurmë të mëdhaja dhe rol të gjerë në përmirësimin e shoqërisë.

Kjo është ajo që m’u kujtua për momentin në lidhje me rolin e gruas në përmirësimin e shoqërisë dhe përmendjen e veçorive të këtij përmirsimi.

 

Lus Allahun e Madhëruar që të na bëjë të udhëzuar dhe udhëzues, të përmirsuar dhe përmirsues, dhe të na dhurojë Mëshirën e Tij, se Ai është Dhuruesi më i Madh!

 

Falënderimi i takon Zotit të botëve dhe paqja e bekimi i Allahut qofshin mbi Muhamedin alejhi selam, mbi shokët dhe pasuesit e tij me të mirë deri në ditën e gjykimit!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sahabet i kaploi xhelozia dhe deshtën të vërsulen kundër tij, e nga kjo kuptohet se nuk lejohet pranimi i të keqes, por duhet ta kundërshtojmë dhe ta urrejm kryerësin e kësaj vepre të urryer. Por nëse kjo shpejtësi e kundërshtimit dërgon deri tek dëmi më i madh, në këtë rast është obligim që mos të ngutemi, deri sa të largojmë këtë parregullsi të madhe, për këtë edhe Muhamdi alejhi selam i ndaloi ata, madje i ndaloi nga ndërpreja e beduinit urinimin dhe nga të bërtiturit atij.

Dobia e dytë:

Pejgamberi alejhi selam e aprovoi një të urryer për të larguar një tjetër më të madhe. E ndaluara-urryera të cilën e aprovoi ishte vazhdimi i beduinit urinimin në xhami, ndërsa ndalesa-e urrejtura tjetër që e shtyri këtë ishte që sikur beduini të ishte ngritur, nuk kishte shpëtuar nga këto dy gjendje:

Ose do të ishte ngritur duke zbuluar avretin (pjesët e turpshme) të tij, që të mos i ndoteshin rrobët me urinë e në këtë rast do të ishte zhytur xhamia me një masë më të madhe, dhe t’u drejtohet burri njerëzve duke qenë me auret të zbuluar, e këto janë dy dëme.

Ose nëse nuk është në këtë gjendje, ai do ta mbulonte avretin e tij mirëpo rrobët e tija nuk kishin shpetuar nga zhytja me urine. E për këto dy shkaqe, Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e lejoi atë që të vazhdonte urinimin, edhe pse përsëri ka ndodhur dëm me derdhje të urinës në xhami që në rastin e parë, e nëse ishte ngritur, ky dëm nuk do të ishte larguar. Nga këtu marrim dobi, e cila është se nëse e urrejtuara nuk ngrihet vetëm se me diçka më të urrejtur se ajo, në këtë rast është obligim të zgjedhim kapjen e largimit të dëmit më të madh me dëmin më të vogël nga dy dëmet.

E kjo ka bazë në librin e Allahut, ku thuhet: " (En'am, 108).

Të gjithë ne e dimë se fyerja e zotëve të politeisteve është e pëlqyer tek Allahu, mirëpo kur fyerja e tyre çon që t’u fynte Ai i cili nuk e meriton te fyhet, e Ai është Allahu i Madhëruar atëherë Allahu na ndaloi fyerjen e zotëve të tyre në këtë ajet.

Dobia e tretë:

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) shpejtoi në largimin e dëmit, pasi që vonimi ka pasojat e veta. Edhe pse Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kishte mundësi ta vononte pastrimin e asaj pjese të tokës së xhamisë deri sa të ishte nevoja e njerëzve për t’u falur në të, e të pastrohej për atë qëllim, mirëpo është më primare shpejtimi i largimit të atij dëmi në mënyrë që mos të ketë pengesë apo vështirësi apo edhe harresë, e kjo është shumë me rëndësi që të shpejtohet në largimin e dëmit duke u friksuar se nuk ka mundësi për largimin e tij në të ardhmen apo harresën e saj. P.sh. nëse të ndotet rroba me të cilën falesh apo që nuk falesh me të, është më primare që të shpejtosh në largimin e papastërtisë dhe mos ta vonosh atë, se ka mundësi të harrosh në të ardhmen apo mos të keshë mundësi në largimin e saj në mungesë të ujit apo diçka tjetër.

Për këtë, kur i kanë sjellur Pejgamberit alejhi selam një fëmijë dhe ai urinoi në prehërin e tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), ai urdhëroi që t’i ofrohet ujë dhe e pastroi urinën me ujë dhe nuk e vonoi pastrimin e rrobës deri në kohën e namazit, ashtu siç e cekëm më lartë.

Dobia e katërt:

Pejgamberi alejhi selam i tregoi beduinit për rendësinë e xhamisë dhe se ajo është ndërtuar për namaz, lexim të Kuranit dhe përmendje të Allahut, apo ashtu siç ka thënë Pejgamberi alejhi selam, se nuk lejohet në të diçka nga papastërtitë.

Andaj çështja e xhamive është që të madhërohen, të pastrohen dhe mos të veprohet në to veçse ato me të cilat Allahu është i kënaqur me to, si namazi, leximi i Kuranit, përmendja të Allahut dhe të ngjashme me këto.

Dobia e pestë:

Nëse njeriu i thërret të tjerët me urtësi dhe butësi, arrin të kërkuaren më shumë sesa të shërojë diçka me dhunë. Ai beduini u bind me bindje të plotë nga ajo që e mësoi Pejgamberi alejhi selam, sa që e tha edhe fjalën e njohur: "O Allah! Më mëshiro mua dhe Muhamedin dhe mos mëshiro me ne askënd tjetër!"

Shohim se këtu Pejgamberi alejhi selam me këtë njeri ka përdorur butësinë; se ai ishte injorant, pasi që pa dyshim se nuk ka mundësi që dikush i cili e di shenjtërinë e xhamisë dhe obligueshmërinë e madhështimit të saj, të ngrihet në prezencë të njerëzve dhe të urinojë në një skaj të saj.

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 451385 visitors (1419408 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free