Vizitori i Fundit

 

 

Vizitori i Fundit

 

 

 

 

Përgatiti

Një grup dijetarësh pranë shtëpisë botuese

"Daru el Vatan"

 

 

 

Përktheu

Unejs Murati

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Me Emrin e Allahut,

të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

 

F

Vëlla i dashur!

Ai nuk vjen për të lakmuar diçka nga pasuria jote, as që të të shoqërojë në ngrënien dhe pirjen tënde, as që ta ndihmosh në shlyerjen e borxhit, as të ndërmjetësosh për të, as për përfundimin e ndonjë nevoje që e ka të vështirë ta kryejë.

Ky vizitor ka ardhur tek ti me një qëllim të caktuar dhe me një çështje të posaçme, të cilën nuk mund ta kthesh mbrapsht dhe as ta pengosh ti e as familja e jote apo fisi yt, madje as banorët e tokës të gjithë së bashku.

Pastaj ti, edhe sikur të banosh në kështjella të larta dhe të mbrohesh me mburoja të forta, apo të kesh roje dhe pengesa, nuk do të mundesh kurrë ta ndalosh për hyrjen tek ti dhe bashkimin me ty, as larjen e hesapeve të tij me ty!!

Ky vizitor nuk ka nevojë që te ketë derë për të hyrë tek ti, apo të kërkojë leje nga ndokush, apo të ketë lënë takim të mëhershëm para se të vijë, por vjen tek ti në çdo kohë dhe në çdo gjendje; në kohën kur ti je i zënë apo i lirë, i sëmurë apo i shëndoshë, i pasur apo i varfër, udhëtar apo vendas.

Dhe ky vizitor, vëlla i dashur, nuk ka zemër që të ndikohet nga fjalët e tua apo të qarit tënd, as nga britmat dhe lutjet e tua. Ai nuk ka në dorë që të japë mundësi apo kohë për të bërë një llogari vetes apo që të shikosh në punët tua!!

Gjithashtu ai nuk pranon dhurata e as ryshfet sepse gjithë pasuria e kësaj bote tek ai nuk vlen asgjë dhe nuk e zbrapsin nga qëllimi i ardhjes së tij.

Sepse ai të kërkon ty dhe asgjë tjetër përveç teje. Të don ty krejt e jo vetëm një pjesë tënden. Ai do shuarjen tënde dhe mbarimin tënd, nxjerjen dhe marjen e shpirtit tend, përfundimin tënd dhe vdekjen e trupit tënd.

 

 

 

Ai është m

eleku i vdekjes!!

Allahu i Madhëruar thotë: "Thuaju: "Meleku i vdekjes i cili është vënë mbi ju, do t’jua merr shpirtrat, pastaj do të ktheheni te Zoti juaj." [Es Sexhde: 11]

"…derisa kur ndonjërit prej jush i afrohet vdekja, të Dërguarit Tanë "

(melekët e vdekjes) ia marrin shpirtin atij. Dhe ata kurrë nuk janë të pakujdesshëm ndaj detyrës së tyre. [En Aam: 61]

 

Karvani i jetës

 

Vëlla i dashur!

A nuk e di se vizita e melekut të vdekjes është diçka e padiskutueshme dhe caktim i ditur që më parë, sado që të zgjasë apo të të shkurtohet jeta?

A nuk e di se ne të gjithë jemi udhëtarë në këtë botë dhe se udhëtari thuajse po arrin në destinacionin e tij duke lënë pas çdo gjë?

A nuk e di se ciklit të jetës i është afruar fundi, dhe se karvani i saj i është afruar stacionit të fundit?

Dikush prej njerëzve të mirë dëgjoi të qarat mbi një të vdekur dhe tha: "Sa çudi me këta njerëz, udhëtarë që qajnë për një udhëtar i cili arriti në destinacionin e tij!!."

 

Të këshilloj, vëlla, që të mos jesh nga ata të cilët: "Si do të jetë atëherë kur melekët t’ua marrin shpirtin në çastin e vdekjes duke i goditur në fytyrë e në shpinë?" [Muhammed: 27]

"Ata të cilëve ua marrin jetën melekët duke i bërë keq vetes së tyre Kështu pra, hyni nga portat e xhehenemit për të banuar aty! Dhe me të vërtetë, sa banesë e keqe do të jetë për kryelartët e arrogantët!"

(duke mohuar, duke i vënë shok Allahut, duke mos i zbatuar urdhërimet e ndalimet e Tij etj)." Pastaj ata do të duan të nënshtrohen (duke thënë). "Ne nuk kemi bërë gjë të keqe (me dije)." Melekët do t’u përgjigjen: "Po! Është e sigurt se Allahu është i Gjithëdituri për çdo gjë që keni vepruar. [En Nahl: 28,29]

Vëlla i dashur!

A nuk e di ti se pas vizitës së tij nuk mundesh të fitosh asnjë të mirë, nuk mundesh të falesh dy rekate namaz, nuk mundesh të lexosh asnjë ajet nga Libri i Allahut, nuk mundesh të bësh Tesbih, (të thuash:SubhanAllah), Tahmid (të thuash: Elhamdulilah), Tahlil (të thuash: La ilahe ila Allah), apo Tekbir (të thuash: Allahu Ekber), apo Istigfar (me kërkuar falje) së paku një herë. Nuk mundesh të agjërosh një ditë apo të japësh lëmoshë edhe sikur të jetë shumë e vogël, nuk mundesh ta kryesh Haxhin dhe as Umren, as bërjen e një të mire të thjeshtë për një të afërt apo fqinjë sepse ka kaluar koha e punëve dhe ka mbetur llogaria, shpërblimi për të mirat dhe rrëshqitjet.

Allahu i Madhëruar thotë:

"Aq sa, kur t’i vijë vdekja ndonjërit prej tyre që të mund të bëj mirësi në çfarë kam mbetur mbrapa!" Jo! "

(mosbesimtarëve) thotë: "Zoti im! Më kthe prapë(Kjo) është veç një fjalë që ai e flet, ndërsa pas është Berzakhu (perde, pengesë ndarëse) deri Ditën kur do të sillen përsëri në jetë. [El Mu'minun: 99,100]

Vëlla,

Transmeton Adij ibën Hatim (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se Pejgamberi i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Secilit nga ju do t'i flasë Allahu në ditën e gjykimit, pa pasur ndonjë përkthyes. Ai (njeriu) do të shohë në të djathtë të tij dhe nuk sheh veçse atë që ka punuar, dhe shikon në të majtë të tij dhe nuk sheh veçse atë që ka punuar. Shikon para vetes dhe nuk sheh veçse Zjarrin në fytyrën e tij. Andaj frikësojuni zjarrit qoftë edhe me një gjysëm hurme (temër), apo me një fjalë të mirë." Mutefekun alejhi.

 

Vizitori i fundit

 

Imam Ibën Kajimi në librin e tij "Udetu es Sabirin" ka përcjellë nga Jezid ibën Mejsera se ka thënë: "Ka qenë një njeri në kohërat e më hershme i cili grumbulloi pasuri dhe e ruajti atë. Pastaj iu kthye vetes së tij ndërsa ishte në familjen e tij dhe tha: "Tani do të jetoj mirë për disa vite!" Por atij i erdhi meleku i vdekjes dhe i trokiti në derë në formën e një të varfëri. Iu përgjigjën trokitjes së tij dhe meleku tha: "Më thërrisni të zotin e shtëpisë." "A të dalë zotëriu ynë për një njeri si ti?!" Qëndroi pak, pastaj u kthye dhe i ra përsëri derës, dhe ata (shërbëtorët) i thanë si në herën e parë, por ky u tha: "Lajmerojeni atë se unë jam meleku i vdekjes." Kur zotëriu i tyre e dëgjoi këtë u ngrit me nxitim dhe tha: "Përdorni me të fjalë të ëmbëla." Ata i thanë (melekut): "A nuk po do tjetër kënd pos zotërisë sonë, Allahu të dhashtë të mira?" -Jo, tha ai. Atëherë hyn tek ai dhe i thotë: "Ngrihu dhe lër testamentin për familjen tënde ashtu siç kishe qëllim se unë do ta marr shpirtin tënd para se të largohem që këtu." Familja e tij filluan të qajnë dhe të klithin, ndërsa ai tha: "Hapni sundukët dhe qypat e arit!" Ata i hapën të gjitha dhe ai iu drejtua pasurisë: "Mallkuar qofsh, moj pasuri se ti je ajo që më largove nga përmendja e Allahut dhe më angazhove me punë të tjera derisa me erdhi vdekja.

Atëherë pasuria foli dhe tha: "Mos më shaj mua! A nuk ke qenë i ulët në sytë e njerëzve dhe unë të ngrita ty? A nuk janë parë gjurmët e mia tek ti? A nuk shkoje në mbledhjet e mbretërve dhe zotërinjve dhe hyje brenda, ndërsa robët vepërmirë të Allahut prezentonin por nuk mund të hynin? A nuk i kërkoje për martesë vajzat e mbretërve dhe të zotërinjve dhe ata t’i jepnin ato, ndërsa robët e mirë të Allahut i kërkonin ato por nuk ua jepnin? A nuk më shpenzoje mua në vende të këqia dhe unë nuk të kundërshtoja? Edhe sikur të më shpenzoje në rrugë të Allahut, unë nuk do të kundërshtoja ty… Por ti je ai që duhet kritikuar më shumë se unë. Unë dhe ju, o bijtë e Ademit, jemi krijuar nga balta dhe dikush merr të mirën e dikush tjetër të keqen.." Kështu thotë pasuria, ndaj kini kujdes!!

Vëlla i dashur!

 

Si ta presim vizitorin e fundit?

 

Vëlla i dashur! Vizitori i fundit pritet me

1.

2.

3.

4.

5.

6.

7.

8.

Me sinqeritet në Allahun dhe largim nga syefaqësia në çdo punë, siç ka thënë Allahu: "Dhe ata nuk u urdhëruan për tjetër, pos asaj që duheshin të adhuronin vetëm Allahun dhe të mos adhuronin tjetër përveç a përkrah Tij." [el Bejine: 5]

9.

Me dashuri ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), gjë e cila nuk arrihet vetëm se me pasimin e të Dërguarit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), ashtu siç ka thënë Allahu i Madhëruar: "Thuaj "(O Muhammed): "Nëse vërtet e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua (pranoni Islamin, ndiqni Kuranin dhe Sunetin), Allahu do t’ju dojë ju dhe do t’ju falë juve gjynahet tuaja. Dhe Allahu është gjithnjë Falës i Madh, Mëshirëplotë. [Al Imran: 31]

10.

11.

12.

13.

Me mbështetje të vërtetë tek Allahu i Madhëruar, bazuar në fjalën e Allahut ku thotë: "Dhe vetëm Allahut mbështetjuni, nëse jeni besimtarë të vërtetë." [El Maide: 23]

14.

Me kërkim dije të dobishme dhe vrapim në shpërndarjen e saj dhe edukimin e të tjerëve. Allahu thotë: "...që Allahu t’i lartësojë ata që besojnë dhe ata të cilëve u është dhënë dija në grada të larta." [El Muxhadele: 11]

"..për ta bërë të njohur e të qartë lajmin

."
(e ardhjes së Muhammedit) dhe të mos e fshihnin atë [Al Imran: 187]

15.

16.

Me luftë dhe vigjilencë në rrugën e Allahut, me vendosmëri ndaj armikut pa dezertuar nga fushëbeteja, bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): "Mos e shpresoni takimin me armikun dhe kërkoni nga Allahu shëndetin, por nëse e takoni atë, bëhuni të qëndrueshëm dhe dijeni se xheneti është nën hijen e shpatave." Mutefekun alejhi.

17.

18.

Me përmbushjen e premtimeve, dhe vendosjen e amaneteve tek vendet e duhura, largim nga mashtrimet dhe tradhtitë. Allahu thotë: "Përmbushini premtimet." [El Maide: 1]

"... ai të cilit i është dhënë besimi, ta shkarkojë besimin e dhënë me besnikëri dhe le të ketë frikë Allahun, Zotin e tij."

[El Bekare: 283]

19.

Me largim nga prostuticioni, nga pirja e alkoolit, mbytja e vetes që Allahu e ka ndaluar pos me hak, nga padrejtësia, vjedhja, ngrënia e pasurisë së njerëzve me pa të drejtë, nga ngrënia e kamatës (fajdeve) dhe nga ngrënia e asaj që është e ndaluar në Sheriat. Allahu i Madhëruar thotë: "Thuaj: ""(Por në të vërtetë) gjërat që i ka ndaluar Zoti im janë el Fahisha (gjynahet e mëdha, çdo lloj afrimi me gratë jashtë martesës etj) që kryhen hapur ose fshehur. [El A’raf: 33]

20.

Me maturi në të ngrënë e në të pirë dhe duke iu larguar asaj që nuk lejohet prej tyre. Allahu i Madhëruar thotë: "Të ndaluara për ju "(për t’i ngrënë) janë: bagëtitë e ngordhura (e të patherura), gjaku, mishi i derrit dhe mishi i atyre kafshëve që janë bërë kurban për të tjerë e jo për Allahun, ose që janë bërë kurban për idhuj, ose mishi i atyre kafshëve mbi të cilat nuk është përmendur Emri i Allahut kur janë therur, mishi i kafshëve të mbytura, ose që kanë ngordhur nga goditja, nga rrëzimi, nga çjerrja me brirë dhe ajo që është kafshuar nga egërsira nëse nuk e therni dot para se të ngordhë,- si edhe mishi i atyre që janë therur në Nusub (altarë guri ku bëhet kurban në emër të idhujve, xhindeve, melekëve, njerëzve të shquar, shenjtorëve etj). [El Maide: 3]

21.

Me bindje ndaj prindërve dhe duke mbajtur lidhjet farefisnore, me vizita vëllëzërve dhe durim nga mundimet e tyre, me ofrimin e të mirës për të afërmin dhe të largëtin. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Kushdo që është në kryerjen e nevojës së vëllaut të tij, Allahu është në kryerjen e nevojës së tij. Kushdo që i heq vëllait të tij një brengë nga brengat e dynjasë, Allahu i heq atij nga brengat e ditës së Kiametit." Mutefekun alejhi.

22.

23.

23.

24.

Me mbajtjen e mesatares në shpenzime dhe me ruajtjen e mirësive të Allahut, larg shpenzimeve të tepërta dhe shpërdorimit. Allahu thotë: "...por mos shpërdoroni "(pasurinë tuaj) kot e pa vend si shkapërderdhës. [el Isra: 26]

25.

Me lënien e hasedit dhe xhelozisë, armiqësisë dhe urretjes, goditjen në nderin e muslimanëve dhe muslimaneve me pa të drejtë. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Muslimani është vëlla i muslimanit; nuk i bën padrejtësi, nuk e tradhëton dhe nuk e përbuz atë. Devotshmëria është këtu (duke bërë me shenjë tek gjoksi, tri herë.) I mjafton njeriut për e keqe përbuzja e vëllait të tij musliman. Çdo musliman është i ndaluar për muslimanin tjetër; është i ndaluar gjaku i tij, pasuria e tij dhe nderi i tij." Tran. Muslimi.

26.

27.

Me drejtësi mes njerëzve, bashkëpunim në të mira dhe devotshmëri, mbështetur në Fjalën e Allahut: "Po kështu, kurdoherë që të flisni " (për të dhënë fjalën, për dëshmi, për gjykim etj), thoni të vërtetën, edhe në qoftë se çështja mund t’i takojë një të afërmi tuaj dhe përmbushni Besën e Allahut.[el Enam: 152]

"...por ndihmoni njëri-tjetrin në el Birr dhe et Takva "

(mirësi, dëlirësi dhe përkushtim e frikë ndaj Allahut). [el Maide: 2]

28.

29.

Me përmbushjen e të drejtave të fëmijëve dhe grave në mënyrën më të plotë, me edukimin e tyre me mësimet e fesë për të cilat kanë nevojë. Allahu i Madhëruar thotë: "O ju që keni besuar! Shmanguni dhe largoni prej vetes suaj dhe prej familjeve tuaja një zjarr, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët." [Et Tahrim: 6]

30.

Me kthyerjen e selamit dhe përhapjen e tij, urimin për atë që teshtin, respektimin e musafirit dhe fqinjit dhe me mbulimin e mëkateve të mëkatarit sa të kesh mundësi. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Kush ia mbulon një të keqe muslimanit, Allahu ia mbulon atij të këqijat në ditën e gjykimit." Mutefekun alejhi.

31.

Me asketizëm kundrejt dynjasë dhe shkurtim të shpresimit të jetëgjatësisë para se të vijë exheli. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Dynjaja është e ëmbël dhe e gjelbër. Allahu iu ka lënë ju zëvendës në të që të shohë se si do të veproni. Ndaj ruajuni dynjasë dhe ruajuni grave, sepse sprova e parë e Beni Israilëve ishte te gratë." Tran. Muslimi.

32.

33.

Me largim nga gjërat e kota, llomotitjet dhe lojrat, dhe me të prokupuarit me gjëra fisnike e të dobishme dhe largim nga ato të padobishme. Allahu i Lartësuar thotë: "Dhe kur dëgjojnë al Laghv "(biseda të kota, boshe, të rreme e të ndyra), ata largohen e thonë: "Ne kemi punët tona dhe ju tuajat. Paqja qoftë mbi ju. Ne nuk kërkojmë (rrugën për tek) injorantët. [El Kasas: 55]

34.

Me dashuri për shokët e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), larg urrejtjes për ta dhe ofendimit të tyre. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Kushdo që i ofendon shokët e mi, mbi të qoftë mallkimi i Allahut, i melekëve dhe i të gjithë njerëzve!" Trans. Taberani. Shejh el Albani e ka konsideruar të mirë-hasen).

35.

Me pajtim mes njerëzve, me afrim të këndvështrimeve të atyre që kanë ngatërresa mes veti, që të mos zgjerohet dera e kundërshtimit dhe përçarjes. Allahu i Madhëruar thotë: "Padyshim që besimtarët janë vëllezër "(në Islam). Kështu pra, bëni pajtim ndërmjet vëllezërve tuaj dhe kini frikë Allahun, që të mund të fitoni Mëshirën e Tij. [el Huxhurat: 10]

36.

Duke mos shkuar te falltori, magjistari, parashikuesit e fatit, e të ngjashëm me to, sepse i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Kushdo që shkon tek falltori apo te ai që pretendon se e di të fshehtën dhe i beson atij, vetem se ka mohuar atë që ka zbritur mbi Muhamedin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)." Trans. Ahmedi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu.

37.

Duke iu bindur gruaja burrit të saj dhe duke e ruajtur pasurinë, fëmijët dhe nderin e tij. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Nëse gruaja i falë pesë kohët e namazit, agjëron Ramazanin, e ruan nderin e saj dhe i bindet burrit të saj, i thuhet asaj: "Hy në xhenet nga cilado derë që dëshiron!" Trans. Ibën Hiban dhe e ka vërtetuar Albani.

38.

Me largim nga bidatet (risitë) në fenë e Allahut dhe nga thirrja në të kotë dhe në humbje. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Kushdo që shpik diçka në këtë çështjen tonë dhe që nuk është prej nesh, ajo është e refuzuar." Mutefekun alejhi.

39.

Ndërsa gratë, duke lënë vendosjen e flokëve të rreme, tatuazhet, heqjen e vetullave dhe largimin e dhëmbëve nga njëri-tjetri duke lënë boshllëk mes tyre. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Allahu e mallkoftë atë që vendos flokë të rremë dhe atë që ia vendos ato tjetrës, si dhe atë që bën tatuazhe dhe që i bën tjetrës!" Mutefekun alejhi.

Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "Allahu i mallkoftë ato që bëjnë tatuazhe dhe ato që i bëjnë të tjerave, ato që heqin vetullat dhe ato që ua heqin të tjerave, dhe ato që largojnë dhëmbët nga njëri-tjetri për t’u zbukuruar, të cilat ndryshojnë krijimin e Allahut." Trans. Muslimi.

40.

Me largim nga spiunimi për muslimanët dhe nga zbulimi i të metave të tyre. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "O ju që keni besuar me gjuhët tuaja, por që ende nuk ka hyrë besimi në zemrat tuaja, mos i dëmtoni muslimanët, mos i ofendoni ata, mos kërkoni (të zbuloni) të metat e tyre, sepse kushdo që ruan për të metat e vëllait të tij, Allahu ruan për të metat e tij, dhe atë të cilit Allahu i ndjek të metat e tij dhe e turpëron atë qoftë edhe brenda shtëpisë së tij!" E transmeton Tirmidhiu dhe imam Albani e ka konsideruar të saktë.

 

Dhe në mbyllje, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij!

Me xhelozi për nderin, me ruajtjen e syrit nga shikimi i gjërave të ndaluara si në rrugë ashtu edhe nëpër kanalet televizive dhe satelitore.
Me paisje me moral të lartë, me modesti, mëshirë, ndrojë (turp), me butësi, mbajtje të zemërimit, bujari, largim nga mendjemadhësia, vetëpëlqimi, shtypja, etj.
Me urdhërim për të mirë dhe ndalim nga e keqja. Me thirrje për te Allahu duke ecur rrugës së urtësisë dhe këshillës së mirë.
Me veshjen e mbulesës së plotë dhe të ligjshme për femrat, që nuk është e tejdukshme dhe as e ngushtë, që nuk shtyn në shikim dhe ngacmim. Po kështu të larguarit nga të përngjasuarit me jobesimtaret në veshjet e tyre të cilat nuk janë prodhuar vetëm se për ngacmim dhe ngritje të epsheve.
Me largim nga stolitë dhe veshjet e ndaluara si mendafshi, ari dhe zgjatja e rrobave nën nyjen e këmbës për meshkujt, apo nga përdorimi i enëve të prodhuara nga ari dhe argjendi, të gjitha këto janë të ndaluara.
Me vizita të sëmurëve, varreve dhe përcielljen e xhenazeve, sepse këto të përkujtojnë botën tjetër dhe të bën modest në dunja.
Me ruajtjen e gjuhës nga gjërat e ndaluara si gënjeshtra, përgojimi, thashethemet, fyerja, mallkimi, fjala e ndytë dhe muzika. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Kush beson në Allahun dhe ditën e gjykimit të flasë mirë ose të heshtë!" Mutefekun alejhi.
Me madhështimin e Kuranit duke e mësuar dhe duke ua mësuar atë të tjerve, duke respektuar ligjet e tij dhe praktikuar dispozitat e tij, duke mësuar të lejuarën dhe të ndaluarën e tij, bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ku thotë: "Më i miri nga ju është ai që e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve atë." Trans. Buhariu.
Me durim në fatkeqësi, falenderim në lumturi, të ndjeshë mbikqyrjen e Allahut në fshehtësi dhe haptasi dhe të shpresosh në arritjen e asaj që është tek Ai prej begative e mirësive.
Me frikë nga Allahu, veprim me atë që është zbritur, me të kënaqurit me pak dhe me u përgatit për ditën e ndarjes nga kjo botë, kjo është e vërteta e devotshmërisë.
Të duash për Hir të Allahut dhe të urresh për Hir të Tij, me miqësi për Hir të Allahut dhe armiqësi për Hir të Tij. Kjo rezulton në dashurinë për të gjithë besimtarët muslimanë edhe nëse janë të largët, dhe në armiqësinë ndaj jobesimtarve edhe nëse janë të afërt.
Me shpejtim në pendim të sinqertë nga çdo mëkat dhe gjëra të urrejtura, dhe ta zotosh veten se do ta shfrytëzosh kohën më shumë në kërkim të faljes, përmendje të Allahut dhe llojet e tjera të adhurimeve.
Me kryerjen e adhurimeve e veprave të mira vullnetare, të cilat janë shtesë mbi adhurimet e detyrueshme prej namazit, zekatit, agjërimit dhe haxhit. Në një hadith kudsij, Allahu i Madhëruar thotë: "Do të vazhdojë robi të më afrohet me nafile (adhurime vullnetare), derisa ta dua atë."
Me haxh të rregullt, sepse për të nuk ka shpërblim tjeter pos xhenetit. Po kështu edhe umra në Ramazan është e barabartë me kryerjen e haxhit me të Dërguarin tonë (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!).
Me agjërimin e Ramazanit me besim dhe përkushtim.
Me nxerrjen e zekatit të obliguar në kohën e tij sipas formës dhe rregullave të sheriatit në lidhje me të.
Me kujdesje për pesë kohët e namazit në kohën e tyre, në xhami me xhemat me muslimanët, duke pasur parasysh frikën në të dhe të medituarit në domethënien e tij. Ndërsa për gruan, namazi është i preferuar që ta kryejë në shtëpinë e saj.
Me besim në Allahun, melaiket e Tij, librat e Tij, pejgamberët e Tij, ditën e fundit dhe se çdo e mirë dhe e keqe është me vendimin dhe caktimin e Allahut.
:
Llogarite veten kur je në vetmi dhe medito në mbarimin e shpejtë të kohës tënde. Puno me seriozitet dhe përpjekje në kohën kur je i lirë për kohën kur je i zënë dhe mendohu e bëj llogari para se të punosh se me çfarë po e mbush regjistrin e punëve të tua. Ku është pasuria e jote që grumbullove? A të shpëtoi ajo nga mplakja dhe vdekja? Kurrësesi, madje do t’ua lëshë atë atyre që nuk kanë për të të falenderuar, dhe ke për të shkuar me barrën e veprave të tua tek Ai i Cili nuk të justifikon!!!

ku është përgatitja jote për takimin e melekut të vdekjes? Ku është përgatitja jote për ato që vijnë pas tij… në varr… kur të pyetesh… kur të ringjallesh... kur të japësh llogari… kur të peshohen veprat… kur të fluturojnë regjistrat… kur të kalosh mbi urën e Siratit… dhe kur të qëndrosh para të Gjithëfuqishmit të Latëmadhëruar?!
A nuk e di ti se me vizitën e melekut të vdekjes mbaron jeta jote, ndërpriten punët e tua dhe palosen regjistrat e veprave tua?

 

A e di ti se kush ështe vizitori yt i fundit? A ke njohuri se çfarë kërkon ai nga vizita dhe takimi me ty? Apo çfarë kërkon nga ti?
alënderimet i takojnë Allahut i Cili e krijoi Ademin nga balta. Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi atë me të cilin Allahu ndriçoi mendjet dhe sytë, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi gjithë ata që pasojnë rrugën e tij dhe ndjekin udhëzimin e tij deri në ditën e gjykimit.
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 451666 visitors (1421264 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free