PËR ÇDO MOTËR MUSLIMANE

 

 

PËR ÇDO MOTËR

MUSLIMANE

Ebu Muslim

Mexhd ibën Abdulvehab el Ahmed

 

 

Përktheu

Unejs Murati

 

 

 

 

 

 

 

Lavdërimi

i Shejh Ali ibën Hasen

ibën Ali el Halebi el Etheri

E falënderojmë All-llahun me një falënderim të sinqertë. Paqa dhe shpëtimi i All-llahut qofshin mbi të Dërguarin e tij, familjen, shokët dhe pasuesit e tij.

Në "Sahihu Muslim", në hadithin e Temim ed Dari (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Feja është këshillë (tre herë)." E pyetën: Për kë, o i Dërguar i Allahut? Ai tha: "Për Allahun, Librin e Tij, të Dërguarin e Tij, për udhëheqësit e muslimanëve dhe për të gjithë popullin."

Dhe nga populli i thjeshtë është edhe gruaja e cila është nënë bujare, motër e sinqertë, bijë respektuese, bashkëshorte e mirësjellshme.

Me rregullimin e gruas rregullohet e gjithë shoqëria; por kur ajo të jetë imponuese dhe ndikuese, e ditur dhe praktikuese e saj (diturisë) në vendet e duhura me një qëndrim të bindur.

Keni para duarve disa fjalë këshilluese, shprehje udhëzuese dhe thënie drejtuese, përgatitur dhe përmbledhur nga vëllai ynë në Islam, Ebu Muslim.

Lusim All-llahun që ato të bëjnë dobi me shpresë se do të hasin në zemra dhe veshë të hapur e shpirtëra të etur… Me të vërtetë All-llahu është Dëgjues dhe Përgjigjës i lutjes!

Lutja jonë e fundit është: Falënderimi i takon Allahut, Zotit të Botëve.

 

Shkruar nga:

Ebul-Harith Ali bin Hasen bin Ali el-Halebi.

19/6/1418 h. Zerka/ Jordani.

 

 

 

***

 

 

 

 

 

 

 

Fjala e Unejsete el Albani

Ummu Abdallah

Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve. Paqja qoftë mbi të dërguarin e All-llahut, familjen, shokët dhe këdo që e pason udhëzimin e tyre deri në Ditën e Gjykimit.

Kjo broshurë është e vogël në volumin e saj, megjithatë madhështore në kuptim, që i është kushtuar motrave respektuese dhe të përqendruara, përkujtuese dhe frikësuese për kundërshtaret, thirrje në përkushtim ndaj mbulesës islame nga një musliman këshillues e xheloz ndaj ndalesave të All-llahut, pikënisje e së cilës është besimi në All-llahun dhe Ditën e Gjykimit; duke qartësuar disa shkaqe që ndikojnë tek motra në neglizhencën ndaj përkushtimit - duke pasuar kënaqësitë e kota dhe epshet e ndryshme- që përmban përkujtim të Ditës së Fundit -llogarinë dhe dënimin- duke thirrur në sinqeritet ndaj All-llahut dhe kujdesin ndaj asaj që ka urdhëruar dhe ndaluar Ai, posaçërisht në atë që ka të bëjë me mbulesën islame, e që pajisja me të është obligim i çdo motre nëse del nga shtëpia e saj apo nëse del para atyre me të cilët i është lejuar martesa.

Patjetër duhet të ndalemi, që ta dijë çdo motër se All-llahu mbulesën nuk e bëri respekt dhe nderim vetëm për të, por e bëri të jetë pengesë për rrugët e degjenerimit të meshkujve dhe rënien e tyre në mëkate, sado të vogla që të jenë ato.

Siç u përmend më lart kuptojmë se dalja e saj nga shtëpia në këtë gjendje, jo vetëm që përmban në peshoren e saj mëkatin ndaj urdhërit të All-llahut, por edhe mëkatet e çdonjërit që ndikohet nga ajo!!

Të kenë kujdes motrat në thëniet e tyre: "Se braktisja e mbulesës është liri personale" ose "nuk mbulohem derisa të bindem." Këto janë gjëra të cilat ua luhatin besimin atyre.

Porosia ime për motrat muslimane është që të shpejtojnë në përkushtim ndaj urdhërave të All-llahut, duke ua rikujtuar atyre fjalën e All-llahut subhanehu ue teala: "Kur Allahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i lejohet asnjë besimtari dhe besimtareje që në atë çështje të tyre përsonale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare, e kush kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg nga e vërteta." [Ahzab: 36]

Dhe thënien e Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): "Me të vërtetë Allahu xhelozon (ka xhelozi), e po ashtu edhe besimtari xhelozon. Xhelozia e Allahut është kur robi i Tij gjindet në atë që Allahu e ka ndaluar për të."

Paqa dhe shpëtimi i All-llahut qofshin mbi Muhamedin alejhi selam, familjen dhe të gjithë shokët e tij.

 

 

 

Shkruar nga:

Unejsete el Albani Ummu Abdilah,

e bija e shejh Albanit.

27 Rexheb, 1418 h.


***

 

 

 

 

 

 

بسم الله الرحمن الرحيم

Falënderimi i takon All-llahut, që i krijoi krijesat për ta adhuruar Atë, siç thotë edhe në Kur’an: "Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër, veçse që të më adhurojnë Mua." [Edh Dharijat: 56.]

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet pos All-llahut, i Cili e ka bërë këtë ummet nga ummetet më të mira, dhe dëshmoj se Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) është i vetmi që meriton të ndiqet, i cili ngriti flamurin e Njëshmërisë dhe vuri pengesë në çdo rrugë që shpie në shirk (politeizëm) ose që i devijon pasuesit e tij, deri në Ditën e Gjykimit.

"O ju që keni besuar, kini frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!"

[Al Imran: 102].

"O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe kini frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju."

[En Nisa: 1].

"O ju besimtarë, kini frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja. E kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh."

[El Ahzab: 70-71].

Thënia me e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë, është udhëzimi i Muhammedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Veprat më të këqija janë ato të shpikurat, sepse çdo shpikje është bid'at, ndërsa çdo bid'at është lajthitje e çdo lajthitje çon në zjarr.

Me këtë broshurë të cilën e kam shkruar në pika të shkurtëra kam synuar disa këshilla për motrat, të cilat kanë humbur rrugën dhe pasojnë shejtanët.

Kam shtjelluar në të çështje të rëndësishme, nga të cilat motra duhet të ruhet dhe të kujdeset, dhe e kam titulluar "Për çdo motër që beson në All-llahun dhe Ditën e Gjykimit."

Lus All-llahun subhanehu ue teala që kjo broshurë t’iu sjell dobi motrave muslimane dhe të udhëzohen në atë që All-llahu e do dhe me të cilën Ai është në pëlqim.

 

Mexhdi ibën Abdul Uehab

el Ahmed Ebu Muslim, All-llahu e faltë!

 

***

 

 

 

 

 

 

 

Për çdo motër që beson në Allahun

dhe Ditën e Gjykimit

Për çdo motër që beson në All-llahun dhe në Ditën e Gjykimit, por që ka humbur rrugën nga mendjelehtësia e saj, duke e bërë shejtani që ta harrojë këtë e të zhytet në këtë botë të shkurtër dhe të shurdhër, duke e ditur se rinia e saj kalon shumë shpejt, bukuria e saj deformohet dhe shkëlqimi i saj humbet ose me vdekje të shpejtë, ose me ndonjë sëmundje prej së cilës nuk ka shpëtim, nëse ajo vjen.

"Dhe ruajuni ditës kur do të ktheheni tek All-llahu, dhe secilit njeri i plotësohet ajo që e ka fituar, dhe atyre nuk u bëhet e padrejtë."

[El-Bekare: 281]

Motër!

Me të vërtetë frika në All-llahun subhanehu ue teala është çelës i çdo të mire, lumturi në këtë botë dhe në botën e amshueshme.

Fatkeqësitë dhe problemet ndodhin si shkak i gabimeve në frikë, humbjes së sinqeritetit apo humbjes së një pjese të tij, ndërsa përgjigja ndaj urdhërave të All-llahut subhanehu ue teala dhe largimi nga mëkatet, kjo është lumturia në këtë botë dhe shpëtimi në botën e amshueshme, siç thotë All-llahu në Kur’an:

"E s’ka dyshim se ata që thanë: "All-llahu është Zoti ynë" dhe ishin të paluhatshëm, atyre u vijnë engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë): "Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni, keni myzhde xhennetin që ju premtohej. (U thonë) Ne kujdesemi për ju si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në botën tjetër, ku do të keni atë që dëshironi dhe gjithçka kërkoni."

[Fussilet: 30-31].

Motër!

All-llahu e di atë që ke në veten tënde, e di edhe atë çka ti e fshehë në gjoksin tënd: "A nuk e di Ai që ka krijuar, kur dihet se Ai depërton në thellësi të sekreteve, i njeh hollësitë." [el Mulk: 14].

Andaj kije frikë All-llahun, i Cili të përcjellë në vende të vetmuara dhe të hapura; edhe pse ti nuk e sheh Atë, Ai të sheh ty.

Punoji të gjitha veprat tua për hir të Tij, sepse nëse vepra nuk është bërë me sinqeritet ndaj Tij dhe sipas metodës së Pejgamberit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), ajo vepër refuzohet nga kryesi i saj; mbështetur në hadithin e Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ku thotë: "Kush shpik diçka në këtë çështjen tonë, që nuk është prej saj, ajo është e refuzuar." [Buhariu: 2697, Muslimi: 1718].

D.m.th: Duke u ngarkuar me atë vepër/mëkat për shkak se ka bërë një vepër jo për hir të All-llahut, e që është dashur të bëhet për hir të All-llahut.

Motër!

Dije se orët e ardhshme janë duke u afruar dhe askush nuk mund të të shpëtojë prej tyre. Nuk të sjell dobi asgjë përveç asaj që ke kaluar në respekt ndaj All-llahut. Nuk të sjell dobi burri, prindi, fëmija, pasuria, të gjitha këto janë të kota në atë ditë (Ditën e Gjykimit). Dhe ato (motra) që thonë: "Babai ose burri nuk dëshirojnë që unë të mbulohem" apo arsye të ngjashme, duhet ditur se tek All-llahu nuk do të kenë arsyetim në Ditën e Gjykimit, se njerëzit do të distancohen dhe nuk do ta ndihmojnë njëri-tjetrin, madje as më të afërmin e tyre që e kanë pasur në këtë botë, siç thotë All-llahu në Kur’an: [Abese: 34-37].

Motër!

Çfarë përmbledh pasuria e kësaj bote dhe zbukurimi i saj, me çdo gjë që ka në të: veturat e saja, paraqitjet e mrekullueshme dhe… Çfarë përmbledh? Çfarë rezultati sjell e gjithë kjo edhe sikur të jetosh 1000 vite e pastaj të jesh nga banoret e zjarrit –All-llahu na ruajt- edhe vetëm një ditë të vetme?!

"Ata kërkojnë prej teje t’ua ngutësh dënimin, por All-llahu nuk e then premtimin e Vet, pse një ditë të Zotit yt është sa njëmijë vjet, si llogaritni ju."

El-Haxh: 47

Po nëse do të ishe prej banoreve të zjarrit me mijëra vite?!! Zjarr i cili shkatërron, djeg trupa e lëkura dhe është shumë frikësues dhe i dhembshëm. Zjarr në të cilin nuk do të ketë vdekje, siç na e ka përshkruar All-llahu në Kur’an: "Dhe ata thërrasin: "O Malik (ruajtësi i xhehenemit), le të na e marrë shpirtin Zoti yt (të na japë fund)!" Ai u thotë: "Ju do të jeni aty përgjithmonë!" [Zuhruf: 77].

Motër!

Çdo të bëhet me ty kur e di se do të kalosh mbi urën e cila është më e mprehtë se shpata dhe më e hollë se qimja e flokut. E vendosur mbi zjarrin e xhehennemit, mbi të cilën kalojnë njerëzit, e që rënies në të nuk i shpëtojnë, përveç atyre që kanë bërë vepra të mira, siç thotë All-llahu në Kur’an: [Merjem: 71-72].

Pra, motër e nderuar, ki frikë All-llahun dhe atë ditë, dhe mos të të lënë gjurmë lavdërimet e njerëzve për bukurinë tënde, veshjen tënde apo kënaqësitë e përkohshme, e që si çmim për të ke paguar jetën e pafund që ka kënaqësi të papërshkruara, me jetën e kotë dhe të rrejshme, pastaj a nuk frikësohesh nga dënimi i All-llahut, i Cili të shikon, e di atë që ti vepron?!!

Motër!

Çfarë thua sikur ta kishe ushqyer e furnizuar me veshmbathje një grua gjatë tërë jetës tënde, e pastaj në fund ajo t’i kundërshtojë dhe refuzojë të gjitha mirësitë që ke bërë ndaj saj, a nuk e meriton ky refuzim një dënim të ashpër?

Me të vërtetë All-llahu të dhuroi mirësi të shumta, duke filluar nga kur ti ishe në barkun e nënës e deri në vdekje, siç thotë All-llahu në Kur’an: [Nahl: 53].

Çdo të bëhet me ty kur e di se të kanë përfshirë të mirat e All-llahut, të cilat nuk numërohen e që janë shndërruar në mëkate dhe kundërshtim ndaj urdhërave të Tij? Por edhe më e keqe është thirrja në mëkate dhe shkatërrimi i robërve përmes zbukurimeve.

Motër!

Nëse shfaq bukurinë tënde para njerëzve, kjo është sikur të reklamosh material shitës para tyre, kështu që vjen njëri të të shikojë, pastaj tjetri, gjë e cila ndikon në prishjen e zemrave dhe mendjes së rinisë, duke i habitur ata në humbjen e kohës në mëkat ndaj All-llahut, dhe e gjithë kjo që të tërheqësh vëmendjen, duke anashkaluar All-llahun dhe kënaqësinë e Tij!!

 

 

Motër!

A dëshiron që të jesh shkaktare e futjes së vëllait tënd musliman në zjarr në Ditën e Gjykimit!? Pra, ki frikë All-llahun!

Motër!

Dije se All-llahu është i Butë, Bujar, por mos harro se është edhe Ndëshkues i Ashpër, andaj kërko bujarinë, butësinë, mëshirën e gjerë, faljen e madhe të Tij dhe kthehu tek All-llahu para se të vijë koha e caktuar, nga e cila nuk ka kthim mbrapa. All-llahu në Kur’an thotë:

"E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: ‘O Zoti im, më kthe që të bëjë vepra të mira e të kompenzoj atë që leshova!’ Kurrsesi, (kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që e thotë, e ata kanë para tyre një perde deri në ditën kur ringjallen."

[El-Mu’minun: 99-100].

Gjithashtu All-llahu në Kur’an thotë: "Kush bënë ndonjë të keqe ose e ngarkon veten, e pastaj kërkon falje te All-llahu, ai e gjen All-llahun Falës e Mëshirues." En-Nisa: 110

Motër!

Me të vërtetë All-llahu është Bujar, Falës dhe Mëshirues, që fal mëkatet edhe nëse janë sa kodra, nëse robi pendohet sinqerisht dhe pastrohet nga mëkatet, duke mos e përsëritur veprimin e tillë, duke insistuar me një insistim të mirëfilltë dhe duke u larguar nga ndalesat.

All-llahu në Kur’an thotë: "Thuaj: O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën nga mëshira e All-llahut, sepse vërtet, All-llahu i fal të gjitha mëkatet, Ai është që fal shumë dhe është Mëshirues." [Zumer: 53].

Me të vërtetë All-llahu është Bujar; nëse pendohet robi, All-llahu ia zëvendëson të këqijat me të mira, Subhanallah! Të këqijat dhe mëkatet sa kodra ia zëvendëson me të mira sa kodra, dhe mirësinë me mirësinë e All-llahut!

All-llahu në Kur’an thotë: "Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqijat ua shndërron në të mira. All-llahu është Mëshirues, andaj Ai fal shumë." [Furkan: 70].

Motër!

Besoj se kjo porosi ka lënë gjurmë në ty, dhe të janë përlotur sytë e pikëlluar për atë që ka kaluar nga jeta jote, duke qenë ti shkaktare për fundosjen e shumë vëllezërve muslimanë në mëkate. Kur ke qenë e zbukuruar dhe e parfumosur, duke dalur me rroba të tejdukshme, duke shfaqur çelësat e zbukurimit të trupit tënd, duke u bërë në atë gjendje që të tjerët të ngopen me shikime ndaj teje pa kurrfarë ndalese, duke ua shfaqur atyre bukurinë tënde dhe rininë tënde të veprojnë ashtu siç dëshirojnë ata.

Motër e nderuar!

Nëse zemra jote është qetësuar, nëse shpirti yt kërkon të vërtetën dhe nëse je nënshtruar ndaj ligjit të Krijuesit, i Cili i di veprimet tua dhe çka iu sjell dobi atyre, obligohesh që të dish rrugën e shpëtimit, duke mësuar rregullat e fesë tënde, duke kryer obligimet me të cilat na ngarkoi All-llahu, dhe të ndaloi nga të këqijat që të jesh nga të lumturit në këtë botë dhe në botën tjetër. Dhe kjo lumturi nuk arrihet (ndryshe), vetëm pasi ta mësosh –ta dallosh- të vërtetën nga e kota dhe të drejtën nga e shtrembëra, në çdo punë dhe vepër.

Motër!

Mos dëgjo pasuesit e së kotës që thonë se (besimi është të besosh me zemër!). Kjo që thonë ata është rruga e shejtanit me anë të së cilës ai kërkon që t’i largojë njerëzit nga e vërteta të cilën e zbriti All-llahu, në mënyrë që njeriu të largohet nga veprat e mira trupore, duke u zhytur gradualisht në mëkate.

Ndërsa besimi i kërkuar nga Islami është besim i cili rezulton në punë të mira, që janë në pëlqim me atë që ka urdhëruar All-llahu dhe i dërguari i Tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Besimi Islam është: Ajo që futet në zemër dhe vërtetohet në vepër.

Motër!

Mos dëgjo pasuesit e së kotës duke thënë: "Mbulesa është burg, ndalesë, shkelje e të drejtave… deri në fund të këtyre shprehjeve të kota, ngase All-llahu nuk ka urdhëruar që mbulesa të jetë burg, apo ndalesë ose shkelje e të drejtave, por e ka bërë mbulesën mburojë, pengesë, dritë dhe mbikqyrje për femrën muslimane, kudo që ajo të shkojë.

All-llahu thotë në Kur’an: "O ti pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua, dhe grave të besimtarëve që të vendosin shamitë (mbulojat) e veta mbi trupin e tyre, sepse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është Mëshirues." [El-Ahzab: 59].

Motër!

Dije se All-llahu të ka nderuar dhe të ka ngritur në vendin e merituar, për këtë edhe ka urdhëruar që të vishesh me veshje islame, gjë që është respekt, nder për ty (motër), mburojë që të mos jesh objekt reklamimi që të të shikojë secili që dëshiron, në çdo kohë, e që kjo mbulesë të jetë pengesë për të tjerët që mos të zhyten në mëkat.

Në mënyrë që mbulesa të jetë sa më Islame ashtu siç ka urdhëruar All-llahu dhe i Dërguari i Tij, patjetër duhesh që t’i plotësosh disa kushte Islame e që janë:

1.

2.

Të mos jetë mbulesa e saj për mendjemadhësi, që të ngritet me të para të tjerave, apo që të tjerët t’i kthejnë shikimet nga ajo e që pastaj të bëhet mendjemadhe, edhe nëse është mbulesë islame, por qëllimi të jetë i kundërt. Thotë Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): "Kush vesh rroba të mendjemadhësisë në këtë botë, All-llahu do ta veshë atë me rroba të nënçmimit në ditën e Gjykimit dhe ai do të hidhet në zjarr." [Xhilbabul-Mer’etil Muslime: 213].

3.

Të mos jetë e tejdukshme, në mënyrë që të dallohet lëkura e saj, për çka Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Do të vijnë në fund të ummetit tim gra që do të jenë të veshura, por të zhveshura, dhe në kokat e tyre kanë paruka (si gunga të devës). Mallkojini ato, se me të vërtetë ato janë të mallkuara." [Xhilbabul-Mer’etil Muslime: 125

Dijetarët kanë thënë se Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka pasur për qëllim ato gra të cilat vishen me rroba të holla, të cilat e portretizojnë trupin e tyre. Ato vetëm duken të mbuluara, por në realitet janë të zbuluara. [Xhilbabul-Meretil Muslime: 127].

4.

Të mos jetë e ngushtë, në mënyrë që të dallohen pjesët e trupit. Usametu bin Zejd (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) tregon: Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) më dhuroi një material të tejdukshëm, të cilin ia kishte dhuruar Dihjetul-Kelbi, kurse unë ia dhurova gruas sime, e Muhamedi alejhi selam më pyeti: "Pse nuk po e vesh materialin që të kam dhuruar?" I thashë: Ia kam dhuruar gruas sime. Ai më tha: "Urdhëroje që të veshë diçka poshtë tij, sepse kam frikë se mos ia përshkruan përmasat e trupit të saj." [Xhilbabul-Meretil Muslime: 131].

5.

Të mos jetë e parfumosur, sepse Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Çdo grua e cila parfumoset dhe del nga shtëpia e saj, pastaj kalon pranë njerëzve që t’ia ndiejnë erën e saj, ajo ka bërë imoralitet." [Xhilbabul-Meretil Muslime: 137].

6.

Të mos përngjajë me rrobat e meshkujve. Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se: "Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i ka mallkuar meshkujt që veshin rroba të femrave dhe femrat që veshin rroba të meshkujve." [Xhilbabul-Meretil Muslime: 141].

7.

Mbulesa të mos u ngjasojë mbulesave të mosbesimtarëve. Transmetohet nga Abdullah bin Amër se ka thënë: I Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) më pa të veshur me rroba (ngjyrë të kuqe) dhe më tha: "Me të vërtetë këto janë rroba të mosbesimtarëve, ndaj mos i veshni ato." [Muslimi: 2077,27].

8.

Të mos jenë zbukurim vetë ato rroba. All-llahu në Kur’an thotë:"Të mos zbulojnë stolitë e tyre." [Nur: 31] Dhe thotë:"...dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqje në injorancën e hershme." [el-Ahzab: 33]. Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Mos pyet për tri gjëra!" Ndër to ka përmendur… dhe një grua që i ka munguar burri i saj pasi që e ka mashtruar dunjaja, e që pastaj është zbuluar…" [Sahih: 542].

Gjithashtu edhe fjala e Muhamedit alejhi selam: "…Gratë më të këqija nga ju janë gratë e zbuluara, të shfrenuara, dhe ato janë hipokritet, të cilat s’do të hynë në xhennet, ashtu siç nuk hyn korbi i kuq." [Es Silsiletu es Sahiha, nr. 1849].

Këto janë kushtet e mbulesës së vërtetë që e bëjnë mbulesë të mirëfilltë, mbulesë Islame, që të krijosh respekt ndaj All-llahut subhanehu ue teala, të krijosh mbrojtje nga ujqërit, të cilët dëshirojnë që ti të zbulohesh e që ata të ngopen me shikime ndaj teje.

Motër!

Sikur ti të plotësosh këtë urdhër të All-llahut në veten tënde, me një plotësim të mirëfilltë, me qetësi të plotë në lëvizjet e tua, do të ishe dritë mbi dritë. Nuk mjafton vetëm mbulesa pa moral të brendshëm.

Gjithashtu gruaja është e urdhëruar të jetë e qetë në sjelljet e saja dhe të ndërprejë shikimet, ta ruajë gjuhën e saj, ta kontrollojë veten e saj, ta kaplojë turpi dhe t’i pakësojë fjalët, siç thotë All-llahu në Kur’an:

"Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme." [En-Nur: 31].

Motër!

Në mënyrë që të jesh grua e sinqertë, dëshirova që të të këshilloj me pak fjalë për disa gjëra, që mos të gjindesh në to për shkak të mosnjohjes së ligjit të All-llahut:

Ruaju, motër muslimane,

"E kush e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë dhe në adhurim ndaj Zotit të tij të mos e perziej askënd."

[Kehf: 110].

Ruaju, motër muslimane,

Në një transmetim tjetër: "All-llahu i ka mallkuar ata që bëjnë tatuazhe dhe atyre qe iu bëhet tatuazh, ato që heqin vetullat dhe ato që ua heqin të tjerave, si dhe ato që e ndryshojnë krijesën e All-llahut." [Buhariu: 4886, Muslimi: 2125].

Ruaju, motër muslimane,

nga shoqërimi me ato që janë të zbuluara, ato që janë të prishura në moral, që gjithnjë dëgjojnë vetëm gjëra të këqija, duke marrë për bazë fjalën e Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): "Shembulli i shoqërimit të mirë dhe shoqërimit të keq është si shembulli i atij që mban (shet) parfum dhe i farkëtarit; ai që mban parfum, ose të dhuron, ose ta shet atë apo së paku thithë nga ai erë të këndshme, ndërsa farkëtari të djegë rrobet apo së paku thithë nga ai erë të papëlqyer." [Buhariu: 5534].

Ruaju, motër muslimane,

"Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre."

[En-Nur: 31].

Ruaju, motër muslimane,

Ruaju, motër muslimane,

nga të përshëndeturit me dorë burrat e huaj edhe nëse është shok i burrit tënd, biri i axhës, biri i hallës, biri i dajës, biri i tezës dhe të gjithë ata që hyjnë në këtë dispozitë, e kjo duke u bazuar në fjalën e Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): "Unë nuk e prek dorën e gruas (së huaj)." [Sahihul-Xhami: 7177], apo: "Unë nuk përshëndes me dorë gratë." [Sahih: 529], apo fjalën e Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): "Sikur të shpohet ndonjëri nga ju me gjilpërë në kokë, është më e mirë sesa të prek dorën e një femre që nuk i lejohet atij." [Sahih: 226].

Ruaju, motër muslimane,

"O gratë e pejgamberit, ju nuk jeni si ndonjë grua tjetër, nëse keni kujdes e ruheni, andaj mos u llastoni në të folur e të lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij, po thuani fjalë të matura."

[El-Ahzab: 32].

Ruaju, motër muslimane,

"Dhe rrini në shtëpitë tuaja."

[El Ahzab: 33].

Ruaju, motër muslimane,

që nëse del nga shtëpia për nevoja të domosdoshme mos të ecësh në mes të rrugës, duke marrë për bazë fjalën e Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): "… Me të vërtetë për to nuk është mesi i rrugës." [Es Sahiha, 2/512 nën hadithin 856].

Ruaju, motër muslimane,

të mos udhëtosh vetëm, apo edhe me një grup të grave pa ndonjë njeri të afërt, duke u bazuar në fjalën e Muhamedit alejhi selam: "Nuk i lejohet gruas, e cila beson në All-llahun dhe në Ditën e Gjykimit, që të udhëtojë më shumë se një ditë dhe një natë pa të afërmin e saj." [Buhariu: 1088, Muslimi: 1339, 419].

Ruaju, motër muslimane,

Ruaju, motër muslimane,

nga rritja e thonjëve, duke u mbështet në fjalën e Muhamedit alejhi selam: "Pesë gjëra janë nga natyrshmëria… -ndër to edhe- shkurtimi i thonjëve." [Buhariu: 5889, Muslimi: 257].

Ruaju, motër muslimane,

Ruaju, motër muslimane,

 

nga muzevir, duke u bazuar në fjalën e All-llahut subhanehu ue teala: "Mos e respekto askënd që betohet shumë dhe është i poshtër! Që është përgojues e bart fjalë ndër njerëz, shumë koprrac ndaj rrugës së mbarë, i pafrenushëm, mëkatar, që është shumë i vrazhdë, e më në fund edhe kopil (nuk i dihet baba)." [El-Kalem: 10-13].Muhamedi alejhi selam thotë: "Nuk hyn në xhennet bartësi i fjalëve." [Es Sahiha: 1034]. Gjithashtu thotë: "Do t’i gjesh hipokritët njerëzit më të këqij në Ditën e Gjykimit te All-llahu, të cilët dikujt i paraqiten me një fytyrë e dikujt tjetër me fytyrë tjetër." [Sahih Edabil Mufred: 316].

Ruaju, motër muslimanem

nga përgojimi duke u bazuar në fjalën e All-llahut subhanehu ue teala: "O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkate dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit, e mos përgojoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush deshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? E atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i All-llahut, e All-llahu është mëshirues, Ai e pranon shumë pendimin." [Huxhurat: 12].

Dhe në fjalën e Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): "Natën e Miraxhit (ngritjes në qiell), hasa në një popull që kishin thonjët prej bakri, me të cilët ata gërvishnin fytyrat dhe kraharorët e tyre. Unë pyeta: "Kush jane këta, o Xhibril?" Ai tha: "Ata janë që kanë ngrënë mishin e njerëzve dhe kanë dëmtuar nderin e tyre." [Es Sahiha: 533].

Ruaju, motër muslimane,

nga shpifja për motrat e tua muslimane, duke u bazuar në fjalën e All-llahut të Lartëmadhëruar: "Vërtet ata që i akuzojnë gratë e ndershme, besimtare të pafajshme, janë të mallkuar në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe ata i pret një denim shumë i madh." [Nur: 23].

Dhe në fjalën e Pejgamberit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) që thotë: "Largojuni shtatë gjërave (shkatërruese). I thanë: O i dërguari i All-llahut, cilat janë ato? Ai tha:"… -dhe përmendi- shpifjet ndaj grave besimtare të mira e të pafajshme." [Buhariu: 2766, Muslimi: 89].

Ruaju, motër muslimane,

nga gënjeshtra, duke u bazuar në fjalët e Pejgamberit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): "Vërtet gënjeshtra çon në padrejtësi, e padrejtësia çon në zjarr, dhe një njeri gënjen, derisa te shkruhet tek All-llahu gënjeshtar." [Buhariu: 6094, Muslimi: 2607].

Motër!

Nëse je e martuar apo rrugës për martesë, e ke obligim që ta respektosh burrin tënd, të njohësh obligimet ndaj tij në mënyrë që të fitosh xhenetin e Zotit tënd, duke u bazuar në fjalët e Pejgamberit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): "Shiko vetveten ku qëndron (me respekt) ndaj tij (burrit tënd). Me të vertetë ai është xhenneti ose zjarri yt." [Adabuz-Zefaf: 285].

Motër!

Duhet ditur se të drejtat e burrit janë çështje shumë me rëndësi për ty, për arsye se në to kanë ardhur përgëzime.

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Sikur t’i dinte gruaja obligimet ndaj burrit, nuk do të ulej kur servohet dreka dhe darka, derisa ajo (sofra) të ngrihet." [Sahihul Xhami: 5259].

Dhe thotë: "Nuk i lejohet njeriut t'i bëjë sexhde njeriut. E sikur të lejohej t’i bëhej sexhde ndokujt (prej krijesave), do ta kisha urdhëruar gruan t’i bëjë sexhde burrit të vet, prej të drejtave të mëdha që ai ka ndaj saj…" [Sahihul Xhami: 7725].

Motër!

Mos kërko nga burri yt shkurorëzim, duke u bazuar në fjalët e Pejgamberit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): "Çdo gruaje, e cila kërkon shkurorëzim nga burri i saj pa ndonjë arsye, i është ndaluar era e xhenetit." [Irvaul Galil: 7/100].

Motër!

Kujdesu për edukimin e fëmijëve. Mësoja atyre dashurinë ndaj All-llahut dhe Pejgamberit të Tij. Vishi ata me veshjen e sinqeritetit që nga femijëria, e ndoshta do t’ia rikthejnë këtij umeti autoritetin që e ka humbur.

Motër!

Dije se shtëpia jote është pushteti yt dhe ti je mbikqyrëse e saj, duke u bazuar në fjalët e Pejgamberit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): "Çdo person nga bijtë e Ademit është përgjegjës; burri është përgjegjës për familjen e tij, gruaja është përgjegjëse për shtëpinë e saj." [Sahihul Xhamia: 4441].

Dëgjo motër -All-llahu ta mundësoftë respektimin e Tij– se ç'kanë thënë mosbesimtarët pasi që kanë kuptuar rolin e gruas në shoqëri. Njëri prej tyre thotë: "Me të vërtetë gruaja mund ta udhëheqë shtetin nëse qëndron në shtëpi, në të cilën është udhëheqëse e familjes."

Ndërsa dikush tjetër thotë: "Kur All-llahu e veçoi gruan me lindjen e femijëve, nuk kërkoi nga ajo që t’i lërë ata dhe të punojë jashtë, por e bëri punë të saj qëndrimin në shtëpi në rritjen dhe edukimin e fëmijëve."

Motër!

All-llahu ta mundësoftë në respektimin e Tij- ruaju pasimit të hapave të shejtanit dhe largohu nga çdo send që synon prishjen e moralit dhe dëgjimit tënd. Largohu nga kjo ashtu si largohesh nga luani. Bëhu grua e mençur në kujdesje ndaj All-llahut, të dish kur dhe ku të qeshësh, të dish si dhe me kënd të flasësh, si të ecësh dhe me kënd.

Duro padrejtësinë që të është bërë e mos të interesojnë fjalët e pasuesve të epsheve, të cilët dëshirojnë që gruaja të jetë mjet reklamues dhe epshet e tyre të ngopen me shikim ndaj teje.

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Do të vijë koha kur durimi në të kapurit për fenë do të ketë vlerën sa pesëdhjetë dëshmorë prej jush." [Sahihul Xhami: 2234].

Përfundimisht, motër e nderuar! Nëse nuk ka ndikuar në zemrën tënde kjo e vërtetë që e ke dëgjuar dhe nuk i përgjigjesh urdhërit të All-llahut, atëherë le të jenë kundërargument ndaj teje fjalët e Pejgamberit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): "Unë kam parë se shumica prej jush janë banore të zjarrit." [Muslimi: 79].

A dëshiron të jesh nga banoret e zjarrit?!

Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) gjithashtu thotë: "Me të vërtetë banorët më të pakët të xhennetit janë gratë." [Sahihul Xhamia: 1570].

Të këshilloj që të kesh në mendje çdo herë fjalën e All-llahut të Madhëruar: "E për sa i përket atij që e ka tepruar dhe i ka dhënë përparësi jetës së kësaj bote, xhehennemi do të jetë vendi i tij." [en Naziat: 37-39].

E nëse zemra jote nuk frikësohet që të lëvizë në respektim ndaj All-llahut para se të përfundojë caktimi, ti me të vërtetë je prej të vdekurave. All-llahu i Lartësuar thotë:

"Në të vërtetë nuk verbohen sytë, por verbohen zemrat në gjoks."

[Haxh: 46].

Lutja jonë e fundit është: Falënderimi i takon vetëm All-llahut, Krijuesit të Botëve.

Paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të dërguarin e All-llahut!

* * *

 

 

 

 

 

 

 

 

nga veshja e pantollonave, veshjet e ngushta e të tejdukshme të cilat paraqesin pjesët e turpshme, e të shfaqësh pjesët e trupit para prindërve të tu, vëllezërve të tu, grave të tjera, ngase nuk lejohet për një grua që të zbulojë trupin para tjetërkujt veç burrit të vet.
nga mbathja e këpucëve, të cilat duke ecur lëshojnë zë që ngacmojnë dëgjimet, si ato këpucë që kanë pjesën e mbrapme më të lartë (me takë), para meshkujve të huaj.
nga dalja e shpeshtë nga shtëpia, përveç nëse është nevoja, dhe mos dil përveç kur ke nevojë, duke u bazuar në fjalën e All-llahut:
nga të llastuarit në fjalë, duke u bazuar në fjalën e All-llahut subhanehu ue teala:
nga zhveshja e rrobave nëpër butiqe, në rrobaqepësi, në sallone të frizereve apo në çdo vend, përveç në shtëpinë tënde, duke u frikësuar se mos po hyn në rangun e thënies së Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): "Çdo grua e cila zhvesh rrobat e saja në tjetër vend përveç shtëpisë së saj, vetëm se është larguar turpi mes saj dhe All-llahut." [Adabu Zefaf: 141].
nga shikimet që i ka ndaluar All-llahu subhanehu ue teala: në meshkujt, televizion apo revista degjeneruese, që thërrasin në prishjen e moralit, duke përkujtuar fjalën e All-llahut subhanehu ue teala:

nga ndryshimi i krijesës së All-llahut. Pejgamberi alejhi selam ka thënë: "All-llahu i ka mallkuar ata që vendosin paruke si dhe ata që ua vendosin atë të tjerëve." [Muslimi: 2122,115].
që mos ta vësh mbulesën tënde për çështje personale, apo që të dukesh më e bukur, apo për shkak të modës së caktuar, por bëje këtë si respekt ndaj All-llahut dhe të Dërguarit të Tij, si mbrojtje e pastrim, siç thotë All-llahu në Kur’an:

Mbulimi i të gjithë trupit përveç fytyrës dhe duarve, edhe pse mbulimi i tyre është më i sinqertë dhe më i preferuar. Kjo është mbulesa e grave të selefëve, All-llahu qoftë i kënaqur me ta, duke iu prirë në këtë gratë e pastra të Pejgamberit alejhi selam, All-llahu qoftë i kënaqur me të gjitha ato.

"Dhe çdo të mirë që keni, ajo është prej All-llahut, mandej edhe kur ju godet e keqja, ju vetëm te Ai e ngritni zërin (me lutje)."

"Dhe nuk ka asnjë prej jush që nuk do t’i ballafaqohet atij. Kjo (pamje e xhehennemit) është vendim i kryer i Zotit tënd. Pastaj (pasi që të kalohet ai) do t’i shpëtojmë ata që janë ruajtur (prej mëkateve), e zullumqarët do t’i lëmë aty të gjunjëzuar."

"Atë ditë njeriu ikën prej vëllait të vet, prej nënës dhe babait të vet, prej gruas dhe prej fëmijëve të vet. Atë ditë secilit njeri i mjafton çështja e vet."

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 451380 visitors (1419338 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free