LLOGARITENI VETEN PARA SE TE LLOGARITENI

 

LLOGARITENI VETEN

PARA SE

TË LLOGARITENI

 

 

 

Përgatiti

"Daru el Vatan"

 

 

 

Përktheu

Unejs Murati

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Me Emrin e Allahut,

të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

 

Falënderimi i takon Allahut, të Vetmit. Paqa dhe bekimi i Allahut qoftë mbi atë, pas të cilit nuk ka të dërguar tjetër!

* Vëlla i nderuar musliman! A je vetmuar me veten tënde ndonjë ditë dhe t’i kërkosh llogari për atë që ka dalur nga ajo prej punëve dhe veprave?

A je munduar ndonjë ditë që të llogaritësh të këqijat e tua sikur i llogarit të mirat tua?

A ke menduar ndonjë herë për veprat e tua të mira me të cilat ti krenohesh?

E nëse e sheh se shumica e tyre janë të njollosura me syefaqësi dhe hipokrizi, apo me interesa personale, atëherë si mund ta durosh këtë gjendje, kur rruga para teje është e shtruar me të urryra dhe të rrezikshme?!

Si mendon të takohesh me Allahun kur ti je ngarkuar me gjëra të rënda dhe të këqija?

Allahu i Madhëruar thotë:

Dhe mos veproni si ata që e harruan Allahun (u bënë të pabindur ndaj Tij), dhe Allahu bëri që ata ta harrojnë vetveten e tyre (i la të harrojnë të bëjnë vepra të mira). Ata janë Fasikunët (të pabindurit, të panënshtruarit ndaj Allahut, e që kalojnë çdo kufi në mosbesim).

"

(Zumer, 54).
"O ju që keni besuar! Kini frikë Allahun dhe përmbushni detyrimin ndaj Tij dhe le të shohë çdo njeri çfarë ka përgatitur për të nesërmen dhe kini frikë Allahun. Vërtet që Allahu është i Mirënjohur për gjithçka që ju bëni."Dhe kthehuni me pendim e përkushtim me Besim të vërtetë tek Zoti juaj dhe nënshtrojuni Atij në Islam si muslimanë, para se t’ju vijë ndëshkimi, (sepse) atëherë nuk do të ndihmoheni."

Umeri (Allahu qoftë i knaqur prej tij!) thotë: "Llogaritni veten para se të llogariteni dhe peshojeni atë para se të peshoheni, sepse më e lehta për ju nesër është që të llogarisni veten tuaj sot. Dhe zbukurohuni për paraqitjen madhështore, ditën kur dë të paraqiteni e nuk lihet pa u shfaqur prej jush asgjë!"

 

Adhurim dhe frikë

 

Allahu i Madhëruar i ka lavdëruar ata të cilët i binden Atij me Fjalën

Edhe ata që besojnë në Ajetet (provat, shenjat, shpalljet, vargjet) e Zotit të tyre;

Edhe ata që nuk bashkojnë kënd (në adhurim) si shokë me Zotin e tyre;

Edhe ata që japin (sadaka e mirësi), që e japin me zemrat e tyre gjithë frikë e përkushtim (nëse do t’u pranohet bamirësia apo jo nga Zoti i tyre), sepse ata janë të sigurt në kthimin e vet te Zoti i tyre (për llogari).

Pikërisht këta janë që bëjnë garë për vepra të mira dhe janë më të parët në to (faljen e rregullt të përcaktuar çdo ditë sipas kohës, japin e bëjnë bamirësi etj).

Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) thotë: Kam pyetur Muhamedin alejhi selam për këtë ajet: A këta janë ata të cilët përdorin alkoolin, bëjnë prostuticion dhe vjedhin?

Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u përgjigj: "Jo, o bija e të sinqertit, por ata janë që agjërojnë, falen dhe japin lëmoshë, dhe friksohen se nuk u pranohet atyre. Këta janë ata të cilët garojnë në të mira." (Trans. Tirmidhiu, Ibën Maxhe dhe Ahmedi).

* Vëlla musliman! Kështu kanë qenë selefët tanë të më hershëm, janë afruar tek Allahu me bindje dhe nxitonin tek Allahu me lloje të ndryshme të afrimeve. E llogaritnin veten për rrëshqitjet, pastaj frikësoheshin se mos Allahu nuk ua pranon veprat e tyre.

* Kështu p.sh. i sinqerti (Ebu Bekri, Allahu qoftë i knaqur prej tij!) e kapte gjuhën e vet dhe thoshte: "Kjo është ajo e cila më ka ballafaquar me ballafaqimet!!" Dhe qante shumë e thoshte: "Qani! E nëse nuk qani, bëni sikur qani!" Dhe ka thënë: "Vallahi! Do të doja të isha në vend të kësaj pemës, që hahet dhe brehet!"

* Ndërsa Umeri (Allahu qoftë i knaqur prej tij!) lexoi Suren "Tur" derisa arriti tek fjala e Allahut: "Është e vërtetë se dënimi i Zotit tënd patjetër do të ndodhë." (Tur, 7), filloi të qajë me një qarje të madhe, saqë u sëmurë dhe e vizituan njerëzit. Kur lexonte disa ajete gjatë natës, ai frikësohej dhe qëndronte në shtëpi disa ditë rresht saqë e vizitonin duke e llogaritur si të sëmurë. Në fytyrën e tij gjendeshin dy vija të zeza nga të qarit e shumtë!!

Ibën Abasi i tha një herë Umerit (Allahu qoftë i knaqur prej tyre!): "Me ty Allahu ndërtoi qytetet (Islame), çliroi shumë vende, dhe bëri këtë e këtë." Umeri i tha: "Do të dëshiroja të shpëtoja nga kjo i larë, pa gjynahe dhe pa shpërblime."

Ndërsa Uthman ibën Afan –Dhu Nurajni, poseduesi i dy dritave- (Allahu qoftë i knaqur prej tij!), kur u ndalte tek varret qante deri sa i lagej mjekrra, dhe thoshte: "Sikur të isha ndërmjet xhenetit dhe zjarrit duke mos e ditur se për ku do të urdhërohet të hyjë, unë do të zgjidhja të isha rërë (ranishte, dhe) para se ta dija se ku do të shkoja!"

* Po kështu Ali ibën Ebi Talib (Allahu qoftë i knaqur prej tij!) ishte nga ata që qante shumë, frikësohej dhe llogariste veten e tij. Frika e ti shtohej edhe më shumë nga dy gjëra: "Shpresa e gjatë dhe pasimi i epsheve (dëshirave). Ai ka thënë: "Shpresa e gjatë të bën të harrosh ahiretin, ndërsa pasimi i epsheve të pengon nga pasimi i të vertetës."

 

: "Vërtet se ata të cilët jetojnë në ankth nga frika e Zotit të tyre;" (Mu'minun, 57-61).

Këshilluesi i Allahut është në zemër

 

A nuk mendojnë thellë ata në Kur’an, apo zemrat e tyre janë të kyçura (për t’a kuptuar atë)?!"

Thënie rreth vetëllogaritjes

 

1.

2.

Ndërsa mëkatari e kalon kohën duke mos e llogaritur veten."

3.

D.m.th. e ka humbur veten dhe e ka mashtruar atë, e me gjithë këtë e sheh të kujdeset për pasurinë e tij, duke e humbur fenë e tij.

4.

5.

6.

7.

8.

Mund të ndodhë që besimtari të befasohet me diçka dhe t’i pëlqejë ajo, e të thotë: "Vallahi! Unë të pëlqej shumë dhe ti je nga nevojat e mia, por betohem në Allahun se nuk ka rrugë për tek ti. Larg! Larg! Mes meje dhe teje rruga është e zënë."

Një herë tjetër mund ta teprojë në diçka dhe t’i kthehet vetes duke i thënë: "Ç’më duhej kjo? Çka kjo me mua? Për Zotin! Nuk kthehem më kurrë tek kjo!"

Besimtaret janë popull të cilin e ka ndalur Kurani dhe është bërë pengesë mes tyre dhe shkatërrimit të tyre.

Besimtari është rob në këtë dunja andaj mundohet të lirojë veten e tij. Ai nuk ka asgjë të sigurt derisa të takojë Allahun, duke e ditur se do të llogaritet për dëgjimin, shikimin, gjuhën dhe gjymtyrët e tij. Për të gjitha këto do të llogaritet.

9.

10.

* Vëlla musliman, Allahu të dhëntë sukses!

Imam Ibën El Xhevzi ka thënë: "Është për t’u çuditur se si tregtarët e arit kanë frikë se në pasurinë e tyre futet mall fallso, ndërsa ai që e ka mallin fallso është i qetë!! Ndërsa i sinqerti (Ebu Bekri) e kapte gjuhën e tij dhe thoshte: "Kjo është ajo e cila më futi në bela!" Ndërsa Umeri i thoshte Hudhejfes: "A jam unë prej tyre –d.m.th. prej hipokritëve?!" Ndërsa ai që e përzien mallin original me të fallsifikuarin qëndron mbi sixhaden e sigurisë!!

* Imam Ibën el Kajjim (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "Kush e mediton gjendjen e sahabeve, i gjen ata në kulminacion e punës të shoqëruar me kulminacionin e frikës, ndërsa ne të gjithë jemi mes neglizhencës, madje mes teprimit dhe të siguruar."

* Këtë e thoshte Imam Ibën Kajjimi (Allahu e mëshiroftë!), për veten e tij dhe kohën e tij, e çka të themi ne për veten tonë dhe kohën tonë?!

Ndaj, vëlla i dashur, mos e humb ditën tënde, sepse ajo është pasuria jote bazë. E përderisa mundesh ta ruash pasurinë tënde bazë, atëherë do të mundesh edhe të fitosh. Malli i ahiretit shitet në ditën tënde të sotme, ndaj përpiqu që mallin e ahiretit ta mbledhësh në kohën e të vjelave, sepse do të vijë një ditë kur ky mall do të jetë i shtrenjt, ndaj grumbullo sa më shumë në ditën e vjeljes për ditën e krenarisë, sepse atë ditë nuk do të kesh mundësi në kërkimin e tij.

 

Ka thënë Ibën Ebi Mulukijeti: "Kam takuar tridhjetë nga shokët e Muhamedit alejhi selam, dhe që të gjithë ata u frikësoheshin nga hipokrizia për veten e tyre. Asnjë nga ata nuk thoshte se unë e kam besimin si besimi i Xhibrilit dhe Mikailit!!"
Malik ibën Dinar ka thënë: "Allahu e mëshiroftë robin i cili i thotë vetes së tij: "A nuk je që ke bërë këtë? A nuk je që ke bërë atë?" Pastaj e shtrëngon atë, e kap fortë dhe i vë detyrë Librin e Allahut, i cili bëhet udhëheqës i saj."
El Hasen ka thënë: "Besimtari është edukues i vetes së tij. Ai e llogarit veten e tij për Hir të Allahut. Me të vërtet lehtësohet dënimi në ditën e gjykimit për ata që e kanë llogaritur veten në këtë dunja, e do të vështirësohet llogarija në ditën e gjykimit për atë popull që e kanë marrë këtë çështje pa llogari.
El Ahnef ibën Kajs u afronte tek qiriu, vendoste gishtin mbi të dhe thoshte: "Provoje këtë, o Hanif! Çfarë të shtyri sot që të bësh këtë? Çfarë të shtyri sot që të bësh këtë?
Imam Ahmedi ka përmendur nga Vehbiu se ai ka thënë: Në urtësitë e familjes së Daudit (alejhi selam) ka qenë shkruar: "Është obligim për të mençurin që mos i humbasë katër raste: kur i lutet Zotit të tij, kur llogarit veten e tij, kur ia kushton takimit me vëllezërit të cilët ia kujtojnë mangësitë e tij dhe i thonë të vërtetën dhe çastin kur vetmohet me veten e tij dhe me kënaqësitë e saj që janë të bukura dhe lejohen. Këto çaste janë ndihmuese për ato caste të tjera dhe të dashura për zemrat.
Mejmun ibën Mihran ka thënë: "Robi nuk mund të jetë i devotshëm derisa të jetë llogaritës i vetes më shumë sesa i kërkon llogari ortaku ortakut të tij. E për këtë është thënë: "Shpirti është si ortatu tradhëtar, që nëse nuk i kërkon llogari, ai largohet bashkë me pasurinë tënde."
Ka thenë El Hasen: Robi do të vazhdojë në të mira derisa të ketë këshillues brenda vetes së tij dhe llogaritja është preokupimi i tij.
Ka thënë Katadetu për fjalën e Allahut: "
Ka thënë el Hasan: "Nuk mund të takosh musliman vetëm se llogaritës të vetes së tij; çfarë deshe të bësh? Çfarë dëshiroje të haje? Çfarë dëshiroje të pije?
…çështja e të cilit është e humbur dhe veprat e të cilit kanë kaluar çdo kufi " (Kehf, 28).

Llojet e llogaritjes së vetvetes

 

Llogaria e vetes ndahet në dy lloje: njëri lloj para veprimit dhe tjetri pas veprimit.

* Lloji i parë:

 

* Lloji i dytë

E kjo ndahet në tri lloje:

I pari:

E drejta e Allahut në bindje është në gjashtë çështje:

1. Sinqeriteti në punë.

2. Këshilla për hir të Allahut në të.

3. Pasimi i Muhamedit alejhi selam në të.

4. Dëshmia për mirësinë e saj.

5. Dëshmia për mirësinë e Allahut ndaj teje.

6. Dëshmia për neglizhencën tënde në të.

Pra robi e llogarit veten e tij nëse i ka përmbushur të drejtat e këtyre gjërave?

A ka kaluar mbi të gjitha këto pika në të gjitha veprat e tij?

E dyta:

E treta:

 

Të llogaritësh veten për punët e pëlqyera dhe të përditshe që nuk i ke vepruar? A ke pas qëllim Allahun dhe Ahiretin, e të jesh fitimtar, apo ke pasur qëllim dunjanë dhe përfitimet e saj, e kështu e humb atë shpërblim?
Të llogaritësh veten për çdo vepër që largimi nga ajo ishte më mirë sesa veprimi i saj.
Llogaritja e vetes për një bindje të lënë mangut në të drejtën e Allahut dhe nuk e përmbush atë në formën e duhur.
: Llogaritja e vetes pas veprimit:
Llogaritja e vetes para veprimit, e kjo është që robi të ndalet në hapin e parë të synimit dhe dëshirës së tij, dhe mos të fillojë veprimin derisa t’i qartësohet veprimi mbi lënien e tij. El Hasen (Allahu e mëshiroftë!) thotë: "Allahu e mëshiroftë robin i cili ndalet para emocioneve; nëse ka qenë për Allahun, vazhdon, e nëse është për tjetër kënd, zmprapset."

Shkaqet ndihmuese në llogaritjen e vetvetes

 

* Vëlla i nderuar!

Është obigim për çdo person që ka besuar Allahun dhe ditën e fundit që mos të harron llogaritjen e vetes duke ia kushtëzuar asaj çdo lëvizje, qëndrim, ide dhe hap, sepse çdo moment nga momentet e jetës është diamant në veten e tij e që me të mund të blehen margaritare nga margaritaret që nuk ndalet bukuria e tyre sa të jetë jeta. Humbja e këtyre çasteve dhe blerja e personit me to atë që e humb, kjo është katastrofa e madhe me të cilën nuk pajtohet pos injoranti më i madh i njerëzve, më i hutuari dhe ai që më së paku ka mendje, e që del në shesh kjo humbje për të në ditën: " (Al Imran, 30).

Ditën kur gjithësecilit do t’i vihen përpara gjithë mirësitë që ka bërë dhe gjithë të këqiat që ka bërë, atëherë ai do të dëshironte t’i kishte sa më larg veprat e tij të ulëta. Kështu Allahu ju këshillon përkundër Vetes së Tij (ndaj Ndëshkimit të Tij) dhe Allahu është Dhurues i mirësive ndaj robëve të Tij."

* Vëlla i nderuar!

Tevbetu ibën Sameh ishte që e llogariste shpesh vetveten. Një ditë ai llogariti veten, kur kishte mbushur 60 vjet. Llogariti ditët e atyre viteve dhe gjeti të kishin kaluar 21500 ditë, pastaj bërtiti duke thënë: "O i mjeri unë!! Si mund ta takoj Allahut me njëzet e një mijë mëkate? E çka po mbetet kur çdo ditë kemi mijëra mëkate?" Pastaj ra në tokë pa vetëdije, veç kur kishte vdekur. Njerëzit dëgjuan dikë të thoshte: "Ti po shkon me vrap në Firdeusin e lartë."

 

Mënyra e llogaritjes së vetvetes

 

Dobitë nga llogaritja e vetvetes

 

Karvani i jetës

 

* Vëlla Musliman!

Fudajl Ibën Ijjad i tha një njeriu: "Sa ka kaluar nga jeta jote? Tha: Gjashtëdhjetë vite. -I tha atij: Ti ke gjashtëdhjetë vite që ecën për tek Allahu dhe pritet të arrish!!"

* Ka thënë Ebu Derda: "Ti me të vërtetë je vetëm disa ditë. Sa herë që të kalon një ditë, kalon një pjesë e jotja.

O ju që keni mbushur të njëzetat! Sa nga moshatarët tuaj kanë vdekur, ndërsa ju jeni pasues të tyre.

O ju që keni mbushur të tridhjetat! Iu afruat kohës së skadimit të rinisë dhe nuk po ju vjen keq?

O ju që keni mbushur të dyzetat! Iku rinia ndërsa ju ende në lojë vetëm se jeni zhytur!!

O ju që keni mbushur të pesëdhjetat! Keni mbushur pesëdhjetshin e njëqindëshit dhe nuk u drejtuat!!

O ju që keni mbushur të gjashtëdhjetat! Ju jeni në buzë të varrit, a po luani e po dëfreni ende? Ju tashmë e keni tejkaluar!!

* Në Sahihun e Buhariut transmetohet se Muhamedi alejhi selam ka thënë: "Allahu i ka dhënë paralajmërim atij që i ka mbushur gjashtëdhjetë vjet."

 

* Vëlla i dashur!

Sa namaze i ke humbur? Sa të xhuma ke nënvleftësuar? Sa agjërime ke lënë? Për sa zekate je bërë koprrac? Sa Haxhe të kanë ikur? Ndaj sa të mirave u bëre përtac për to? E ndaj sa të këqijave heshte? Sa shikime te ndaluara arrite? Sa fjalë të këqija i ke përdorur? Sa i ke hidhëruar prindërit e tu dhe nuk i ke kënaqur ata? Sa u bëre i ashpër ndaj të varfërve dhe nuk i mëshirove ata? Sa njerëzve u ke bërë të padrejta? Sa nga njerëzit i ke ofenduar? Sa njerëz i ke mashtruar? Sa njerëzve ua ke marrë pasurinë e tyre?

* Nga Ebi Hurejra (Allahu qoftë i knaqur prej tij!) transmetohet se Muhamedi alejhi selam ka thënë: "A e dini se kush është i falimentuari?" Thanë: I falimentuari në mesin tonë është ai i cili nuk ka dirhem dhe as mall. Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: "I falimentuari nga Umeti im është ai i cili vjen në ditën e gjykimit me namaz, agjërim dhe zekat, mirëpo ka ofenduar këtë, ka ngrënë pasurinë e atij, ka derdhur gjakun e këtij, ka rrahur atë. Kështu që i jepet këtij nga të mirat e tij, dhe atij nga të mirat e tij, e nëse i përfundojnë të mirat para se tua kthen të gjithëve, merren nga gjynahet e tyre dhe i hidhen atij, pastaj hidhet në zjarr." (Muslimi).

Në gëzohemi me ditët që kalojnë,

por çdo ditë që kalon, të afrohet tek egjeli-vdekja

Vepro për veten tënde para vdekjes, me përpjekje

sepse fitimi dhe humbja është në punën tënde

 

Paqa dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Muhamedin, familjen, shokët dhe pasuesit e tij deri në ditën e gjykimit!

 

Llogaritja e vetvetes ka dobi të shumta, prej tyre:

1.

2.

3.

4.

5.

6.

7.

8.

 

Kthyerja e të drejtave tek ata që i posedojnë, eliminimi i ligësisë dhe ngritja e moralit. Këto janë edhe frytet më madhështore të llogaritjes së vetvetes.
Përpjekje në rrespektim dhe largim nga mëkatet, me qëllim që të lehtësohey llogaria më vonë.
Urrejtja e vetvetes dhe ndëshkimi i saj, si dhe dhënia fund vetëpëlqimit dhe të shikuarit e punës.
Njohja e bujarisë së Allahut subhanehu ue teala dhe e faljes e mëshirës së Tij për robërit e Tij, pasi që Ai nuk ua shpejton atyre dënimin edhe pas mëkateve dhe kundërshtimeve që gjinden në to.
Përulja e robit dhe gjunjëzimi i tij para Zotit të tij të Madhëruar.
Njohja e obligimeve ndaj Allahut, sepse origjina e llogaritjes së vetes është llogaritje për mangësitë në obligimet ndaj Allahut.
Pendimi, keqardhja dhe kapja e asaj që të ka ikur në kohën e duhur.
Vërejtja e mangësive të vetes, pasi që ai i cili nuk i shikon mangësitë e veta, nuk ka mundësi të bëjë largimin e tyre.

Ka përmend Imam Ibën Kajjimi (Allahu qoftë i knaqur prej tij!), se llogaritja e vetes bëhet kështu:

Së pari: Fillon nga obligimet dhe nëse shikon diçka mangut, shpejton në nxënien e saj.

Së dyti: Pastaj sheh ndalesat, e nëse kupton se ke ecur mbi një ndalesë, shpejton në pendim nga ajo dhe kërkim falje.

Së treti: Llogaritja e vetes për pavëmendësinë e saj, gjë e cila kapet me përmendje të Allahut dhe kthim tek Ai.

Së katërti: Llogaritja e vetes për lëvizjet e gjymtyrëve, fjalët e gjuhës, ecjen e këmbëve, shtrirjen e duarve, shikimin e syve, dëgjimin e veshëve; çfarë kishe për qëllim me këtë? Për çfarë e bëre këtë? Për hir të kujt e bëre këtë? Si e bëre këtë?

 

Kemi shkaqe që e ndihmojnë robin në llogaritjen e vetvetes dhe ja lehtësojnë atij atë. Prej tyre:

1.

2.

3.

4.

5.

6.

7.

8.

9.

10.

11.

Të kesh mendim të keq për veten tënde, pasi që mendimi i mirë të harron llogaritjen e saj, sa që mundet që njeriu për shkak të mendimit të mirë për veten e tij, t’i shohë mangësitë e veta si cilësi të përsosura.
Përmendja e Allahut dhe lutja e Tij që të të bëjë prej atyre që e llogaritin vetveten dhe e mbikqyrin atë, si dhe që ti japë sukses për çdo vepër të mirë.
Largimi nga vendet e lojës, dëfrimit dhe pavëmendësisë sepse ato janë vende që e bëjnë muslimanin të harrojë llogaritjen e vetvetes.
Falja namaz natën, leximi i Kuranit dhe afrimi tek Allahu me llojet e ndryshme të adhurimeve.
Prezentimi në tubimet e dijes, këshillës dhe përkujtimit, sepse ato nxitin në llogaritje të vetes.
Vizita e varrezave dhe meditimi në gjendjen e të vdekurve të cilët nuk kanë mundësi të llogaritin veten e tyre dhe as të arrijnë atë që u ka kaluar.
Shikimi në tregimet e atyre që llogaritin-kontrollojnë veten e tyre nga Selefët e sinqertë.
Shoqërimi me shokë të zgjedhur të cilët llogaritin punët e tyre dhe i shikojnë të metat e tyre, dhe largimi nga çdo lloj shoqërie tjetër.
Meditimi në përfundimin ku të çon mosllogaritja e vetes nga humbjet, shkatërrimet, hyrja në zjarr, pengesa në mos shikimin e Allahut dhe shoqërimi me pasuesit e kufrit, humbjes dhe ndytësisë.
Njohja se fitimi i llogaritjes së vetës dhe mbikqyrjes së saj është banimi në Xhenetin Firdeus dhe shikimi në Fytyrën e Allahut të Madhëruar, afër Pejgamberëve, të mirëve-drejtëve dhe pasuesve të mirësisë.
Njohja se sa më tepër të përpiqesh në llogaritjen e vetes sot, aq më i qetë do të jesh nesër, e sa më shumë ta neglizhosh këtë gjë sot, aq më tepër do të të vështirësohet llogaria nesër.
Umer ibën Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) i ka shkruar njërit prej nënpunësve të tij: "Llogarite vetën kur je në siguri para se ta llogaritesh kur je në vështirësi, sepse ai që llogarit veten kur është në siguri para se të jetë në vështirësi, gjendja e tij do të kthehet në pëlqim dhe për t’u pasur zili. Ndërsa kushdo që e mashtron jeta e tij dhe e preokupon epshi i tij, çështja e tij kthehet në pendim dhe humbje.

* Transmetohet nga En Nevas ibën Sem'an (Allahu qoftë i knaqur prej tij!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Allahu ka dhënë shembull një rrugë të drejtë në dy anët e së cilës janë dy mure dhe në ato mure gjenden disa dyer të hapura, mbi të cilat janë vendosur perde të holla. Në rrugën e drejtë gjendet një thirës i cili thotë: "O Njerëz! Kaloni nëpër rrugë të gjithë dhe mos devijoni!" Ndërsa një thirrës tjetër qëndron po në ato rrugë (të drejtë), e nëse dikush don të hapë ndonjë prej atyre dyerve, i thotë: "Mjerë ti! Mos e hap atë! Nëse ti e hap atë, do ta ndjekësh atë."

Ajo rrugë është Islami, muret janë kufijtë e Allahut, dyert e hapura janë ndalesat e Allahut dhe thirrësi mbi to është këshilluesi i Allahut i cili përmend në zemrën e çdo muslimani." (Trans. Ahmedi, Hakimi dhe e ka vërtetuar Albani).

* Atëherë, a i je përgjigjur, vëlla musliman, këshilluesit të Allahut në zemrën tënde?

A i ke ruajtur kufijt e Allahut dhe ndalesat e Tij?

A ke triumfuar mbi armikun e Allahut dhe armikun tënd?

Allahu i Madhëruar thotë: "Djalli është armik i juaji, pra edhe ju konsiderojeni armik atë. Ai e thërret atë grupin e vet, vetëm për t'i bërë banues të zjarrit."( Fatir, 6).

Nga Halid ibën Mi'dan (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet të ketë thënë: "Nuk ka njeri pos që posedon dy sy në fytyrë me të cilët ai sheh çështjet e dunjasë dhe dy sy në zemër me të cilët sheh çështjet e ahiretit. Nëse Allahu ia don të mirën një robi, ia hap atij sytë që ka në zemër dhe sheh me ta çfarë ka premtuar Allahu nga gjërat e fshehta-që nuk jan prezente. E nëse ia don të kundërtën e kësaj, e lë atë në atë që ndodhet. Pastaj lexoi: " (Muhamed, 24).

 

 

(Hashr, 18-19).
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 451367 visitors (1419108 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free