Hamdi Nuhiju


 


Hija e pasqyres

Nuk është e vërtet,
E as që më ledhaton,
Më frikëson me rrudhat e saj,
Si një plakë e shekullit XXI...



Lajmet kalojnë nëpër qiej,
Të mbështjellura me lutjen,
Trokasin në çdo katë,
Duke kërkuar leje,
Për në Amshim...

 


I frikësohem lutjes,
Që ngelet pa përgjigje,
I frikësohem dashurisë,
Të sajuar jashtë rrugës së imanit!!!

 


Më tërbon ky sens,
I pluhurosur,
I fshehur prapa hijes,
Duke thyer pasqyrën...

 


Bota e qelqtë u thye,
U hudhë në plehërat e historisë,
Tash është epoka e të Vërtetës,
Por, askush nuk guxon ta mohoj:
BOTËN E DASHURISË...


..............................



Shpresoj


Në qiejt e rënduar,
Si përballje e ledhatuar,
Shpresoj,
Në fjalën,
Dashurinë e kthyer në iterenar,
Kodrat me rrënjë si qeliza gjaku,
Oazat që shpëtojnë çdo kalimtar,
Edhe një çast e nisem,
Aty afër teje,
Në qiellin e tretë,
Duke kthyer fytyrat kah kibla,
Në brendinë e Kudsit,
Shtohet jeta si oksigjen...
Shpresoj,
Po shpresa nuk njeh fund,
Pa dashurinë,
Shpirtrat nuk njohin Zot...

........................................


Në librin e veprave


Shënohet çdo gjë përveç asgjësë,
Ti je shkruesi i tij,
Dëshmia e jote para tubimit të madh...
Ku çdo gjë është asgjë...
Ku jeta është vdekje...
Ku përjetësia është knaqsi...
Ku varri është dritë...
Castet që në qiell të ngrejnë,
Nuk janë akumulime,
Edhe ferri në sytë e tu,
Verbëria e zemrës,
Në librin e veprave,
Na dërgon në xhehenem...

....................



Edhe një jetë


Shiko yjet a që afrojnë,
E rezervat e ujit që në qiell presin,
Urdhëri i Krijuesit është i prerë,
Edhe një jetë për në ahiret...
Kur endem me kohën,
Si Seid Nursi në shkretëtirë,
Edhe një jetë e jetuar,
Pas çastit me ty...
Hidhëtitë , brengat,
Zëri i myezinit në lartësi,
Koka e ulur në sexhde,
Zhduk mendjemadhësinë..
Arti i letrave të bukura,
Mbi arte thërrasin pëllumbat,
Këto krijesa të Zotit,
Që në çdo moment bëjnë adhurim...
Edhe një jetë ,
Deri në ezanin e sabahut,
Nuk ka rrugë tjetër,
Përveç rrugës së PËRJETËSISË...

...................................


Ritual fjalë


Flladi i veres qe floket mi ledhaton,
Ne oshetimet e tua,
Si zambak shkelqen metafora,
E dritherimi shpirtin lajkaton...


Si copeza ari u shkaterrova,
Me vlere , por i hudhur ne shkrirje,
I destinuar per fitoren,
Kete ritual fjalesh qe pa fjale kuvendon...


Ti fshehesh edhe ketu,
Ne paragrafin e syzave te mia,
E gjithe bota le te flasin,
Per rilindesin e ri..


Ne shkretetire aty ku kenga jehon,
Perrallat e 1001 neteve bashkë,
Te shenderruara ne pallat dashnish,
Dy lule te vyshkura ne yvertire...

........................


E di


Krijesa te mrekullueshme qe gjallerojne,
Mbi supe te shtrenguara,
Thirresi i harruar ne rehati,
E bota e sterpikur me padrejtesi...


E di...


Qe edhe qiejt me token po u bashkuan,
Hena me yjet po u rrezuan,
Ti
Nuk do te me harrosh...


E di...


Qe peshperitjet e mia ne ezanin e sabahut,
Te vijne si melheme ,
Ne kohen e duhur,
Zgjohu se ezani po therret...


E di...


Se lulet e veres do te vyshken,
Ne pranvere shpirti do te cel,
Nuk i ik dot,
Dashurise tende metalike...

....................................

Vend takimi ynë

Në lumin Shkumbim,
Këtu në Tetovë,
Fryente një erë e lehtë,
Si stuhizë vjeshte…

Vendtakimi ynë i parë,
Cerdhe e dashnisë,
Në oborrin e Abdurrahman Pashës,
Vetëm ne të dy…

Kalaja historike e Osmanllisë,
E vizatuar me gjurmët tona,
Sa pelegrinë të dashnisë,
Ujiteshin në fjalën të dua…

................................


Trungu i vargut


Trungu i vargut
Eshtë dashuria
Që buron nga zemra
E që jetësohet në zemër...


Burimi i zemrës,
Eshtë jeta,
Që gjallëron vdekjen,
E i jep peshë besimit...


Dashuria nuk njeh doktrinë,
As farë e as fis,
Sunnizëm thuaji,
Në daç Sufizëm quaje...


E degët e vargut,
Janë si forma të adhurimit,
Të nënshtrimit tonë,
KRIJUESIT....

.............................

Dritaret e errësirës

Nuk vlejnë as sa një mal fjalësh,
Të bojatisura në formën irracionale,
Orgjitë e plakës së fshatit,
Fluturojnë në qiej...

Dritaret e errësirës,
Në errësirë nguliten thellë si më parë,
Me bojëqielli,
E lyer fytyra jote prej Mbretëreshe..

Kthim mbrapa nuk ka,
Shikimi i errësuar nën perdet e qiejve,
Si perçe mbulon fytyrën e hipokritëve,
Jo moral , por amoral më servove...

Një jetë e kaluar në vuajtje,
Përmallim , përçmim...
Në sllavishten e vjetër,
Një urdhër i cunguar...

Dritaret e errësirës prapa grilave të burgut,
Me mall presin fundjavën,
Atë ditë kur drita e fytyrës tënde,
Ma kujtoi shadërvanin e dashurisë sonë...
..................................

 

Të lutem

 

Te lutem o Zot me fal,

Me ngadhnjimin me kohen me meshiro,

I etur pas hijes Tende,

Pandalim vrapoj...

 

Veprat pjese e Perjetesise,

Te gjunjezuara presin aprovim,

Ja Rabi ma zgjero gjoksin me iman,

Qe furtunat e jetes te gjakosin pandal...

 

Shtohem me driten e dashurise,

E dashnores i kendoj pandalim,

Te lutem o Zot me streho,

Me te dashuren me begato...

 

Amin!

................................

Dyert e dashurisë

Hapen vetëm me një fjalë,
Vetëm me një ndjenjë,
Nuk dijnë mbarim…

Të dashurosh d.t.th. të sakrifikosh,
Nefsin tënd për nefsin e të dashurës,
E kur dytë sakrifikojmë arrijmë në Dashurinë Hyjnore…

Dyert e dashurisë të ndërtuara me matrial diamanti,
Të mbyllura ndër shekuj pritën trokitësin e gjithësisë,
Thërret një zë nga zemra ime: Të dua !!!!

Dashuria nuk njeh komb e kombësi,
Ajo ujitë fjalët pas çdo fjale,
Më buçitjen e imanit flladit zemrat!!!

Dashuria zbutë zemrat e nënshtruara ndaj Allahut,
Ajo zbukuron sexhdet e insanit,
E orienton njeriun kah ujëvarat e pakufishme n`Xhennet…
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 452622 visitors (1423286 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free