Hevzi ZEQIRI

Fjalët e varfanjakes

 

Varfanjake isha, varfanjake jam!

Asnjë luks në jetë s’e kam.

Kërkoj bukë që t’ngopem mirë,

E t’i rris këto çiliminj.


N’skaj t’rrugës vend m’ka zënë.

Kërkoj mëshirë, për t’më dhënë.

Një copë bukë e pak krypë.

Kurrë më tepër nuk kam lyp!


Shikoj andej, shikoj këndej,

Plot njerëz, sytë nga t’i kthej.

A t’u kërkoj a mos t’u kërkoj?

Ndoshta as ata s’kanë fut gjë n’gojë?!


Pasanikët kur kalojnë,

Ua zgjas dorën e i shikoj,

Ndokush më jep ndonjë qindarkë,

Ndokush si plakë gërrdaqe m’përzë.


E uli kokën e nuk bëj zë.

Dhe zonjusha nallet me thumblla,

Buzë qershi, e tharbt si uthulla!

I shkund flokët nga unë e shkreta,


Thua se ia morra të gjitha t’drejtat!

E të tjerët kur kalojnë,

Me mall në sy më shikojnë.

Më afrohen dalngadalë,


Në kuti m’lëshojnë denarë.

Çka të bëj me ta e gjora?

Kur i shoh m’humbin nga dora!

Aq të vogla të papara,


Për copë buke s’jan të mbara.

Pse të bëj plaka dredhira,

Kur unë po vdes nga uria?!

Nuk jam plakë, m’plaku mërzia.


A të hamë bukë, a të vdesin çilimia?

Kur timen klithmë të dëgjoni,

T’më jepni bukë vraponi!

Nuk e bëj për trillim.


E hedhi hapin për shpëtim.

Nëpër shtëpi e nëpër xhami,

Nëpër rrugë bashkë me fëmijët.

Sillem rrotull nëpër qytet,


Vetja më kthen tek vendi i vet.

Më qan shpirti nga mëria!

M’këndon barku nga uria!

I fshij lotët nga sytë e mi!


Ua fshij lotët me shami!

Duroni edhe pak, o fëmijët e mi!!!

.......................................

Një rrugë

 



Kur rrija natën nëpër errësirë,
Kinse për të kërkuar kënaqësinë,
Kinse me shoqërinë më të mirë,
Prisja ditën kur të më bëjnë të mirë.

Shëtitja nëpër errësirë,
Pa e njohur bukurinë e netëve me uje të dendur,
me mikun më të mirë
Kinse e shpjegonim mirësinë

Kur tani rrijmë me njerëz të ditur
Po na duket se gjithçka erdhi papritur.
"S'është papritur, është caktim"
Njëri-tjetrit i thamë.

Edhe tani rrijmë natën zgjuar
Shijojmë bukurinë e saj
Me mikun që kurrë s'u harruam

Kujtojmë vitet që bashkë kaluam
Yjet duke lulëzuar
Dhe bukurinë netëve që mirë s'i shijuam.
Edhe orbita në vendin e saj!

Kur Allahu vendos që robi i Tij të jet i mirë
Tokë e qiej po të bashkohen,
Nuk bëhet ndryshe,
Pos zbatimi i urdhërit te Tij.

.........................

Natyra
Po si nuses që i bëjnë peshqesh,
Edhe në natyrë, çka s'mund të gjesh,
Jetë në det e jetë në tokë,
Interesant, shumë gjallesa në botë!
Dhe të bëjnë që të përkujtosh!

Kur dielli na shikon,
Me shkëlqim që s’të verbon,
Kur të sheh ai në fytyrë,
Ta mbush shpirtin plot xhevahirë,
Nuk të vret, se s’ka brirë!

Edhe hëna kur natën shfaqet,
Në një qoshe të horizontit,
Mbush tokën flakë-flakë,
Me shikimin e saj t’zjarrtë;
Edhe natën të jep dritë.

Edhe yjet në qiell,
Që s’përplasen asnjë herë,
Që si hartë ende shëbejnë,
Në hapësirë lundrojnë përherë,
Zbukurojnë t’madhin qiell;
Natës ia shtojnë bukurinë.

Dhe një topth që shfaqet rrallë,
Shumë i madh por jo i rrallë,
Që nga toka duket i vockël,
E për të jemi sikur gogël;
Edhe thonë se është i kuq...

Kulm shtëpie gjithkush ka,
Por si toka askush s’e ka,
Po si çadër rrumbullake,
Pak më larg, shumë vocërrake;
Dhe i thonë atmosferë.

Tri pjesë ujë më shumë se tokë,
I mban tokat të mos bëhen copë-copë,
Shtrihet mes kontinenteve dhe shton bukuri,
E bën detar të mirë çdo njeri;
Ndokund të mahnit pashija e tij.

Dhe kur retë turbullohen,
Shpezë e kafshë të gjithë strehohen,
Dhe kur shiu në tokë marshon,
Male e fusha i gëzon;
Po edhe njeriu përfiton!

Edhe era kur lëviz,
Fletët e pemëve i gudulis,
Në mes të dimrit na bën ngri,
E në verë na sjell freski;
Andej-këndej hedh kallinj!

Dhé të kuq e dhé të zi,
Në katër anë ke n'tokë përmbi,
Edhe n'jug edhe n'veri,
Njerëz prej dheut që je edhe ti;
Përsëri në dhé e prej dheut prapë në tokë përmbi!!!
Advertisement
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 258708 visitors (1044065 hits) klikime.=>
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=