Arsim Jonuzi

Kujto vetëm kujto

Kur gjërat marrin tatëpjetën
Dhe kur ti jashtë mendjes,
Kujto, vetëm kujto!
Allahu është i Butë!

Kur jeta jote është në errësirë
Dhe kur asgjë nuk është në regull,
Kujto, vetëm kujto!
Mespërmes errësirës Allahu është Dritë!

Kur nuk shkon asgjë
Dhe kur je drejtuar për dorëzim
Kujto, vetëm kujto!
Allahu nuk do të të lëndojë, Ai është i Drejtë!

Kur të të thyhet zemra
Dhe dhimbja të bën të rrëzohesh,
Kujto, vetëm kujto!
Allahu e sheh tërë këtë!

Kur ti je i dobët
Dhe rruga të duket e gjatë,
Kujto, vetëm kujto!
Kërko forcë nga i Forti!

Kur jeta të bëhet ngarkesë
Dhe kur gjithçka është e lëkundshme,
Kujto, vetëm kujto!
Allahu është i Afti!

Kur rruga të jetë me mjegulla
Dhe kur askush nuk është afër teje,
Kujto, vetëm kujto!
Allahu është Udhëzuesi i vetëm!

Kur askush nuk do të dëgjojë
Ose kur dëshirojnë ta japin hua njërin vesh,
Kujto, vetëm kujto!
Allahu është gjithmonë i gatshëm për dëgjim!

Kur të jesh i varfër dhe pa para
Dhe je i qepur për kamare,
Kujto, vetëm kujto!
Allahu është i Pasuri!

Kur je i rënë shpirtërisht në mizerinë tënde
Dhe kur s’ke ku të shkosh,
Kujto, vetëm kujto!
Gjithmonë mund te Ai-Një të vraposh!

Kur je i vetëm
Dhe dhimbja jote nuk ka fund
Kujto, vetëm kujto!
Allahu është Shoqëruesi yt!

E kur mbresat të thyejnë
Dhe kur zemrën e ke në frikë,
Kujto, vetëm kujto!
Allahu, me të vërtetë, është aty!

Përktheu nga anglishtja: 
Arsim JONUZI

...................................

Beton fortifikues

Në vazhdë, duke synuar
Vargun për ta nderuar,
Fjalinë duke e hijeshuar,
Shkëlqim për të rrezatuar!

Përcjellorja del e para,
Paskajorja i ngjitet pas,
Të veshura me rrobe të lara,
Të puthitura si në një atlas!

Të dashurit po gëzohen,
Në përurim për këtë shtegtim
Të mençurit po më afrohen,
Në dorë me nga një mësim!

Të gabuarit vetes ia detyroj,
Për të qëlluarit Zotit ia di!
Po ndalem të mos e teproj,
Me mbështetje te Ai!

Nëse më pyetni se ç’është,
“Emocion”, do t’ju them!
“Poezi?”, jo, mos e pandehni!
Mosni! Kjo është një melhem!

......................................

Unë jam musliman


Unë jam musliman
Dhe All-llahun e lavdëroj
Për të gjitha begatitë e të mirat
Zërin e ngris
Në Një Zot besoj!

S’ka të barabartë me Të!
Zotërues i gjithësisë!

I dhembshur ndaj meje
Muhammedi – i Dërguari i Tij
Ma mësoi rrugën

Kur`ani Famëlartë
Është udhëzimi i jetës sime
Mësimet e tij i pasoj

Veproj në përputhje me të
Islami është feja ime
Ai predikon punë të dobishme,
Mëshirën dhe butësinë nuk e lë anash
Shpie në rrugën e vërtetë!

Në gjithë njerëzimin
Zoti e tregon mirësinë e Vet
Pa marrë parasysh ngjyrën,
Kombin a racën
Nëpërmjet të punuarit së bashku

Shpresat tona rriten
Për të jetuar në një botë
Plot me dashuri dhe paqe

Përktheu nga anglishtja:

Arsim JONUZI, 23.05.2008

...............................




E dëshiroja se nuk ma jepnin!
Nuk ma jepnin se e kërkoja shumë!
Ma propozuan një tjetër!
E refuzova se nuk m’u dha e kërkuara!
Ma jepnin falas ngase nuk e doja!
Më qetësonin se u nevrikosa!
U nevrikosa se më përkëdhelnin!
Më zbehej shpresa se më optimizonin!
Më optimizonin se çirresha!
Menduan edhe një herë ngase nuk hiqja dorë!
Këmbëngulja se mendoja se do ta këpus “perin”!
Menduan për të tretën herë se menduan mos po bëhet më e madhe!
E arrita amplitudën dhe fillova të shkoj tatëpjetë!
Mendonin se jam keqësuar, e unë mendoja se janë shpirtmirësuar!
Dinakërisht hoqën dorë prej mendimit të tyre!
Naivisht u thellova në pretendimin tim!
Në qetësimin tim të përkohshëm dhanë propozim tjetër!
E ngreva kokën nga përlotja dhe i shikoja duke pritur favorizim!
Diplomatikisht e anuluan bisedën!
M’u trefishua pikëllimi…
Në minutat e qeta, pastaj, mendova…
Ku gabova?
Ku ishte dobësia?
Kush është fajtori?
Me lotë në sy them…
Jam i mesit në vargun e të këtillëve…
Pra, as i pari, as i fundit…
Faji është në dy vargjet e para!!!

......................


 

Kush nuk dëshiron të dëgjojë,
Le t’i mbyllë veshët!
Kush dëshiron të dëgjojë,
Le t’i mbyllë sytë!

Kush dëshiron të kuptojë,
Le të japë buzëqeshje!
Kush mendon ta zbatojë,
Le të marrë rrënqethje!

Kush dëshiron të hajë,
Le ta hapë gjysmën e gojës!
Kush dëshiron të flasë,
Le ta mbyllë gjysmën tjetër!

Kush dëshiron të më afrohet,
Le të më thirrë në emër!
Kush është i afruar,
Le të qëndrojë me zemër!

Kush dëshiron të më gëzojë,
Le të bëhet i zoti!
Kush dëshiron të më trazojë,
Le të afrohet kah loti!

Kush dëshiron pozitë,
Le të ndezë një fener!
Kush është i pozicionuar,
Le t’i ndezë dy të tjerë!

Kush dëshiron rehati,
Le ta zbrazë zemrën!
Kush dëshiron urtësi,
Le ta studiojë femrën!

Kush dëshiron sukses,
Le të ulet mbi vetveten...!
Kush e ka arritur,
Le të ulet me bletën...!

Kush e ka kuptuar,
Le ta hudhë në vepër!
Kush ka dështuar,
Le të rikthehet në letër!
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 451625 visitors (1421212 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free