Zana Sharku
Muaji i Bekuar
 


Ramazan o muaj i mëshirës
ngritës i moralit, largues i erësirës.
Ramazan o muaj i bekuar
i zgjedhur je ti nga All-llahu i lartësuar.

Është fat që po takohemi përsëri
andaj të bëjmë vepra të mira pa kufi.
Ditët ti kalojmë me ibadet,
namazin mos ta falim vet.

Vall-llahi bilahi është shumë kënaqësi
që sërish bashkë të shkojmë për teravi.
Të lidhemi me namaz të gjithë të bashkuar
Krijuesin e Madhërishëm për ta falenderuar.

Kur të jeni duke agjeruar
mos harroni të varfërin për ta kujtuar,
të semurin shkoni për ta vizituar,
shumë sevape keni për të fituar.

Ska më mirë se të jesh musliman
ti je i ngritur se ke iman.
kënaqesia e jote është në Ramazan
Festa e jote është në Bajram.
je shumë i nderuar që je MUSLIMAN.

....................................

Pendimi


Nuk e di pse ne ta u mbeshtetem,
dhe mohuam Atë qe nuk duhet mohuar.
Nuk e di pse atyre ju besuam,
dhe tradhetuam Atë qe s'duhet tradhetuar.
Nuk e di pse ata i ndegjuam
dhe jo Atë qe duhet ndegjuar.
Nuk e di pse ashtu vepruam
dhe jo ashtu siq duhet vepruar.
Mbase te gjitha fajet si kemi vetem ne,
i kan dhe ata qe keshtu na mesuan,
i kan ata qe ne frymen Islame nuk na edukuan.
Ata qe asnjehere sna treguan qe eshte nje Zot,
ata qe na ben ta duam kete bote
ata qe na than kjo bote eshte para
ata qe na than mos shikoni fukara
Ata qe ...
mbase ndihemi shume me faj
por
fajet si kemi te gjitha ne, se ne në kete fryme u rritem
por ndihemi te lehtesuar se edhe pse pak vone
nga gjumi ne serish u ngritem.
E kuptuam se kjo bote nuk eshte ashtu siq ata na mesuan
mesuam se ka Zot ne te cilin duhet besuar.
Mesuam se krijimin tone e persosi me dituri,
andaj nga gjumi u ngritem fal TIJ.
Lexuam Kur'anin dhe librat fetar
ZOT na fal neve qe nuk ishim besimtar...
Te premtojme se vetem Ty do te adhurojme,
lutemi qe meshira e Jote te na kaploj.

......................................

Pse ?

 

 


Pse Njerëzit në këtë jetë
Nuk e nderojne Ate qe I krijoi ata
Me te vertet.

Pse nejrezit jane aq pa falenderues ,
Mos valle mendojne se ata jane sundues .
Ata munde te sundojne
Nje , dy , apo disa vjet.
Por vetem All-llahu Sundon perjete .

Ai me krijoi mua , Ai te krijoi ty,
Ai krijoi token , gjithcka qe shohin keta sy.
Njeriun si krijese ai e veqoi ,
Me shume te mira ate e nderoi .

Por perseri Ata nuk kuptojne
Te bejne deme edhe me tutje vazhdojne ,
Harrojne qe para Zotit do te japin llogari
Harrojne boten tjeter qe vlen shume me shume se mbreteri.

Pse ?
Kur njeriu te ben nje te mire
Shume here e falenderoni ,
Po All-llahu qe ju krijoi
Mos vallë Atë e harroni !!!

Jo mos veproni keshtu O Musliman te nderuar
Mos e harroni ate qe ju ka krijuar
Sepse ai per falenderimin tone nuk ka nevoj ,
Por qellimi eshte ty që të sprovoj

........................................

Festa Islame

Sot është gëzim për muslimanin
Kremton festën e Bajramit.
Vëllau –vëllaut festën ia urojnë
Luten që Zoti duat tua pranoj

Inshall-llah Zoti
muslimanët do ti mbrojë
Zemrat besimtarëve
inshall-llah ti forcojë.

Të gjithë janë të lumtur
Dhe ndihen njejt
Sepse besojnë
Zotin e vërtet.

Pas çdo sakrifice Ai të shpërblen
Me të mirat e tij ty të ushqen
Bajrami është festë e madhëruar
I pasuri të varfurin nuk duhet për ta harruar

Muslimani sot shumë mirë kalon
Me lutje e dua All-llahun e madhëron
Me respekt të madhë këtë e përkujton

SEPSE

Vetem Atij I përket Falënderimi .
Lutja , falja , ringjallja dhe agjërimi .

...............................


NGRITJA SHPIRTËRORE

Ishte viti i 10 i misionit të tij
Pejgamberi ishte i dëshpëruar
Humbi axhën Ebu Talib,
Humbi Hatixhen që e kishte grua.


Ai All-llahut iu Drejtu
O I Mëshirshëm jarabi
Më ndihmo e më udhëzo,
Më merr mua aty tek ti.


Dhe All-llahu e dëgjoi
Xhibrilin me burak e dërgoi
Për shtatë kah qiell së bashku shkuan
Botë më botë pejagamberët i takuan .

Ata të gjithë e nderuan
Me selam iu drejtuan ,

Dhe arriti ne fronin e All-llahut të Madhëruar
Fron ky të cilin asnjë qenie njerëzore se kishte takuar
All-llahu e priti dhe e nderoi
Për herë të parë ball për ball e takoi .

Rrugës kur u kthye shumë gjëra takoi
Xhibrili me urtësi i shpejgoi
Andaj Mir'axhi ka shumë rëndësi
Sepse na sjell dhe shumë porosi.

Andaj vëllezer edhe motra
Sa më shumë punë të mira të punojmë
Për të gjitha të mirat All-llahun ta falënderojmë ,
Ditë për ditë ATË ta Madhërojmë.

.........................

Beso

Për asgjë në botë mos e humb besimin.
Sepse ai e mundë urrejtjen dhe hidhërimin.
Luftoje të keqen edhe zemërimin.
Mësoje të mirën dhe gëzimin.

Ndonjëherë na kaplon hidhërimi.
Dhe shumë herë ne gabojmë.
Mirëpo Zoti është I madh.
Dhe na jep kohë që gabimin ta përmirësojmë.

Po besove Zotin.
Çdo gjë mundë të arrihet.
Sepse Ai është me ty gjithnjë.
Kjo duhet të dihet.

Mos harro se kush të solli ne këtë jetë.
Andaj besoje vetëm Zotin e vërtet.
Ai është I madhërishëm dhe është fuqiplotë.
Është Zot në qiej dhe është Zot në tokë.

Ditë për ditë ti falënderojë.
Me vepra te mira Atë përkujtojë.
Sepse All-llahu është I madhërishëm.
Dhe shumë mëshiron.
Gjithnjë është me ty mjafton që ta kërkon.

Në fund selam po ju dërgoj.
Dhe e lus All-llahun xh.sh.
Që të na mëshiroj.
Inshall-llah në xhennet do të na bashkoj.

...........................

Zot I Lartesuar

Te falenderoj shume

 

qe ne kete jete me solle

 

Te falenderoj shume

 

qe nene e babe te kem me mundesove

 

 

 

Kur zgjohem ne mengjes ty te falenderoj

 

Qe edhe nje dite me familje e kaloj

 

Ne gjume kur te bij ty te lutem o Zot

 

Qe neser dita te jete me e mire se sot

 

 

Cdo gje qe e bej , e bej per hirin tende

 

Kudo qe te shkoj ty te kujtoj

 

O Zot I lartesuar te lutem me meshiro

 

Ne diten e kijamentit te lutem me shpeto

 

 

Me kënaqesite e kesaj bote

 

Mos me ler te mashtrohem

 

Me udhezo qe pune te mira te punoj

 

Qe jeten tjeter n’xhennet ta kaloj

 

 

Ki meshire per mua , O All-llahu im

 

Shpetoma familjen , nene dhe babin tim

 

 

Te falenderoj per te gjitha te mira

 

Te lus ty Zoti im mbi ne te bjen meshira

 

E kujtoj diten kur nga dynjaja do te largohem

 

Kur me ty une do te takohem

 

 

Me miliarda njerez ate dite bashke do jemi

 

Para ne te gjitheve ty o Zot do te kemi

 

Ate dite te gjithe xhennetin do e kerkojne

 

Por Zoti eshte I madh dhe din se kush cka punoi

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 450068 visitors (1413876 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free