Xheladin Hamza

Pikë takimi ynë

Bota është pikë takimi
Ku takohen shpirtrat
Të dashuruar
............Të humbur
........................Të zbrazëta
................................Shëndetplotë
.........................................Të plagosur
......................................................Të.....

E jeta është humnerë
Që të gjitha i gëlltitë...


......................................


Jeta ime



Mbi ballin tim të rraskapitur


Si mbi një urë që lidhë dy botëra


Vallëzojnë rrudhat e pleqërisë


E sytë më janë qielli blu


Ku flenë ëndrra e jetës pa mbarim...

 


Shpirtin nuk e trazoj me lojën


Djersa e njelmët mbi ballit tim


Rrjedhë nëpër rrudhat


Si lumi i tërbuar jashtë shtratit...

 


Çdo pikë djerse në luginat e shfaqur


Mbi ballin tim merr formë të kristaltë


Ndritë një jetë që ekzistonte dikur


Ushqen një dashuri që s’shuhet dot

 


Zbukurojnë sytë e tu bojë qielli xhani im


Kujton një pranverë që s’harrohet kurrë


Fton hënën në mesnatë që jep bukuri...

 


Ju lutemMi lexoni rrudhat e ballit


Dhe djersën e kristalte mbi te


Do ta lexoni e gjithë jetën time!

Advertisement
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 254597 visitors (1035389 hits) klikime.=>
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=