Ah sikur te ishte ?

Ah sikur të ishte …
Njëri nga shokët e Muhammedit a.s. në shtratin e vdekjës i tha tri fjali të cilat të pranishmit rreth tij nuk i kuptuan...
 
Njëri nga shokët e Muhammedit a.s. në shtratin e vdekjës i tha tri fjali të cilat të pranishmit rreth tij nuk i kuptuan. Ai tha:
Ah sikur të ishte e re, pastaj kthehej nga agonia e vdekjes dhe thoshte:
Ah sikur të ishte më largë, prapë kthehet nga agonia e vdekjes dhe thotë:
Ah sikur të ishte e plotë.

 
Më pas kaloi shpirti i tij tek Allahu xh.sh. Të pranishmit shkuan te Muhammedi a.s. dhe e pyetën atë për ato fjalë
të cilat nuk i kuptuan. Ai tha: "Ai njeri një ditë duke ecur rrugës e në trupin e tij kishte rroba të vjetruara kur
pran tij sheh një të varfër duke u dridhur nga të ftohtit, atëherë ai e zhveshi pallton e tij dhe ia dha atij të varfëri.
Në agonin e vdekjes ai e pa një pallat të madh në Xhennet. Atij i thanë melekët ky është pallati yt.
Ai pyeti me çfarë pune e kam fituar atë? Meleket i thanë se me pallton të cilën ia dhe atij të varfëri atë ditë.
Atëherë ai tha se ajo ishte shumë e vjetër dhe se si do të ishte puna sikur të ishte e re?'' – "Ah sikur të ishte e re".

 
Pastai ky njëri një ditë duke shkuar për në Xhami kalon pranë një njeriu me të meta fizike i ulur në qosh të rrugës i cili
dëshironte të shkonte për në Xhami. Atëherë ai e barti atë deri në Xhami. Në agoninë e vdekjës ai pa një pallat tjetër.
Meleket i thanë atij ky është pallati ytë. Ai pyeti me çfarë pune e kam fituar këtë?
Meleket i thanë atë ditë kur ti e barte atë njeriun deri në xhami. Ai tha: "Mirëpo xhamia ka qenë shumë afër.
اfarë do bëhej sikur të ishte më larg?" dhe tha: "Ah sikur të ishte më larg".

 
Ky njeri duke ecur një ditë në rrugë, e me vete kishte një copë bukë, kaloi pranë një të urituri dhe i dha një pjesë
prej bukës se tij. Ai në agonin e vdekjës pa një pallat tjetër të madh. Melekët i thanë atij se ky është pallati yt.
Ai pyeti: "Me çfarë pune e kam fituar atë? Melekët i thane se me bukën të cilën ia dhe atij të urituri atë ditë.
Ai me çudi tha se ajo ishte pjesë e vogël e bukës dhe jo e plotë dhe çfarë do bëhej sikur të ishte e plotë?
Ah sikur të ishte e plotë.

Advertisement
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 269007 visitors (1060468 hits) klikime.=>
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=