FALJA E SABAHUT ME KOHE MBRON ZEMREN NGA SEMUNDJET

Studimi më i ri mjekësor:

 
FALJA E SABAHUT ME KOHE MBRON ZEMREN NGA SEMUNDJET
 
     Rezultatet e studimit më të ri shkencor të mjekësisë rreth sëmundjeve të zemrës dhe sklerozës së (ngurtësimit apo ngushtimit) arterieve kanë dëshmuar se falja e namazit të sabahut në kohën e caktuar çdo ditë është mjeti më efikas për mbrojtje dhe shërim nga sëmundjet e zemrës dhe sklerozës se arterieve duke përfshirë edhe infarktin e  muskujve te zemrës (miokardiumit) , që shkakton mpiksjen (trombozën) e zemrës, dhe sklerozës së arterieve që shkakton apopleksinë (damllën, pikën) në tru. 
     Studimet që janë kryer në Universitetin e Kardiologëve në Jordani kanë vërtetuar se sëmundja e infarktit të muskujve të zemrës (miokardiumit) , sklerozës së arterieve (arteriosklerozë s) dhe arteries koronare (coronary artery) shkaktohen nga gjumi i shumtë, pa marrë parasysh se a bëhet gjatë ditës apo natës.
     Studimi ka vënë në pah se nëse njeriu flenë gjatë, të rrahurat e zemrës pakësohen shumë dhe nuk kalojnë shifrën 50 për minute, dhe kur të rrahurat e zemrës të pakësohen atëherë gjaku qarkullon shumë ngadalë nëpër enë, arterie dhe damar-vena, gjë që shpie në rënien e kripërave dhe yndyrës  në muret e damarëve dhe arterieve, e në veçanti në muret e arteries koronare, të cilën e mbyll. Si rezultat i kësaj njeriu rrezikohet shumë nga skleroza e arterieve apo mbyllja e tyre që rrjedhimisht shpie në dobësim të muskujve të zemrës dhe mbylljes së arterieve që përcjellin gjakun tek zemra, në njërën anë, me çka shkaktohet miokardiumi, dhe mbylljen e arterieve që bartin gjakun te truri duke shkaktuar kështu pikën në tru, në anën tjetër, që zakonisht është fatale për jetën e njeriut.
     Rezultatet e studimit kanë vërtetuar nevojën e patjetërsueshme të pengimit të gjumit të gjatë, në mënyrë që koha e gjumit të mos kaloje katër orë, pas së cilit duhet ngritur nga gjumi për të bërë një aktivitet 15 minusesh, i cili është shumë adekuat për faljen e përditshme të namazit të sabahut në kohën e tij. Më së miri do të ishte falja e tij me xhemat në xhami.
     Studimi përfundimisht ka nxjerrë konkluzën se muslimani i cili ndërpret gjumin për ta falur namazin e sabahut me xhemat bën një ruajtje paraprake të zemrës dhe arterieve të saja. Si jo kur mesatarja e atyre që flenë tek shumica e njerëzve në botë është mbi tetë orë.
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 451014 visitors (1415754 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free