Dhjetë gjërat që të nxjerrin nga Islami

Dhjetë gjërat që të nxjerrin nga Islami
 
 
 
1. Shirku, ku hyn edhe therja në emër të dikujt tjetër përveç Allahut të Lartësuar. Ai thotë: “S'ka dyshim se All-llahu nuk fal (mëkatin) t'i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i fal kujt do. Kush i përshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh.” (Nisa, 48)


2. Kush merr ndërmjetësues në mes tij dhe Allahut duke i lutur dhe duke i adhuruar ato. Allahu i Lartësuar thotë në Kuran duke sqaruar arsyetimet e të tillëve: “... e thonë: "Këta janë ndërmjetësuesit tanë tek All-llahu!...” (Junus, 18)


3. Kush nuk i cilëson idhujtarët jobesimtarë, apo dyshon në mosbesimin e tyre, apo e cilëson të saktë rrugën e tyre. Ai ka bërë kufër me konsensus (ixhma).


4. Kush beson se udhëzimi (rruga) i dikujt tjetër është më i mirë se rruga e Resulullahut, bekimi dhe paqja qofshin mbi të, apo se ligji i dikujt tjetër është më i mirë se ligji me të cilin ka ardhur ai, sikurse ata që preferojnë ligjet e sotme ndaj ligjit të tij. Njeriu i tillë është jobesimtar (kafir).
5. Kush urren diçka nga ajo që ka sjellë i Dërguari Muhamed salallahu alejhi ue selem, edhe nëse e praktikon atë. Allahu i Lartësuar thotë: “Këtë për shkak se ata e urryen atë që e zbriti All-llahu, prandaj atyre ua zhduk veprat.” (Muhamed, 9)


6. Kush përqesh diçka nga feja e Allahut, apo rreth shpërblimeve për veprat apo dënimeve, ai ka bërë kufër (mosbesim). Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: "A me All-llahun, librin dhe të Dërguarin e Tij talleni?" Mos kërkoni fare ndjesë, ju, pasi (shpallët se) besuat, keni mohuar.” (Teube, 65-66)


7. Magjia (sihri), ku hyn edhe lloji që quhet “Sarf”, që nënkupton atë vepër magjike me të cilën i ndryshohet njeriut ajo që ai dëshiron, si shndërrimi i dashurisë që ka burri ndaj gruas së tij në urrejtje. Gjithashtu këtu hyn edhe lloji tjetër, që quhet “Atfu”, që nënkupton atë vepër magjike me të cilën njeriu dëshiron diçka që nuk e dëshironte më herët dhe kjo bëhet duke u ndihmuar nga shejtanët. Kush e vepron këtë apo kërkon (dëshiron) t`i bëhet kjo, ai ka bërë kufër.


8. Përkrahja e idhujtarëve dhe të ndihmuarit e tyre kundër muslimanëve. Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë, e as të krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtetë All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqar.” (Maide, 51)


9. Kush beson se disa njerëz kanë mundësi të dalin nga ligji me të cilin ka ardhur Muhamedi, bekimi dhe paqja qofshin mbi të. Kush beson në këtë, është kafir.


10. Shmangia nga feja e Allahut të Lartësuar duke mos e mësuar dhe praktikuar atë. Allahu i Lartësuar thotë: “E kush është më zullumqar se ai që këshillohet me ajetet e Zotit të vet, e pastaj u kthyen shpinën atyre? Ne me siguri do të hakmerremi kundër kriminelëve.” (Sexhde, 22).
 
 
 

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 450064 visitors (1413743 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free