Pendimi i një djaloshi pasi pa në ëndërr Ditën e Gjykimit


Pendimi i një djaloshi pasi pa në ëndërr Ditën e Gjykimit
 
 
 
Ky djalosh tregon: “Një natë prej netëve shkova në shtratin tim që të flija. Ndieja lodhje dhe isha pesimist. Kërkova mbrojtje nga Allahu prej shejtanit të mallkuar, pastaj fjeta.
Në ëndërr pashë se një send i madh dhe i çuditshëm ra prej qiellit në tokë. Nuk pata mundësi ta dija se ç’ishte ky send dhe as nuk munda ta përshkruaj. Ishte si një copë zjarri e madhe që binte mbi tokë. Atëherë u binda se do të vinte shkatërrimi im. Fillova të ecja mbi tokë dhe të kërkoja nga dikush që të më nxirrte nga kjo situatë dhe nga kjo vështirësi. Më thanë: “Ky është fillimi i Ditës së Gjykimit. Kiameti ka ndodhur dhe kjo është shenja e parë.”
U frikësova. Fillova të përkujtoja të gjitha veprat që kisha bërë, të mira e të këqija. U pikëllova shumë dhe u pendova shumë për ato vepra të këqija që kisha bërë. Fillova të kafshoja gishtërinjtë si pendim për mangësitë e mia ndaj urdhrave të Allahut. Thashë i frikësuar:- Ç’të veproj tani? Si të shpëtoj nga kjo?
Atëherë dëgjova një thirrës, i cili më thërriste: “Sot nuk të bën dobi pendimi. Do të shpërblehesh për të gjitha veprat që ke bërë, të mira dhe të këqija. Ku ishe ti në kohët e namazit? Ku ishe ti kur të erdhën urdhrat e Allahut? Pse nuk i zbatoje urdhrat e Allahut dhe nuk largoheshe nga ndalesat e Tij? Ishe i pakujdesshëm ndaj Zotit tënd. Kohën tënde e ke kaluar në lojëra, gjëra të kota dhe në muzikë, e tani vjen e qan. Do të shijosh dënimin tënd.”

Thotë djaloshi: “Humbja dhe pikëllimi u shtua edhe më shumë kur dëgjova këto fjalë, që më kërcënonin me zjarr, me dënim të dhimbshëm. Qava edhe më shumë, por pa kurrfarë rezultati. Në këtë gjendje të vështirë u ngrita prej gjumit, e preka veten dhe pashë se isha në shtrat.
Nuk i besoja vetes se isha në ëndërr, gjersa u vërtetova mirë. Fillova të merrja frymë më lehtë, por frika ende ishte në shpirtin tim.
U ndala dhe mendova një moment. Thashë:- Pasha Allahun, ky është një qortim prej Allahut dhe Dita e Gjykimit patjetër do të ndodhë. Atëherë, pse po i bëj mëkat Allahut? Pse nuk falem? Pse nuk po ndalem nga gjërat që Allahu i ka ndaluar?
Fillova ta pyesja veten me shumë pyetje, por nuk gjeta prej të gjithave vetëm se një përgjigje: Kthehu tek Allahu, nëse do të shpëtosh nga kjo ditë e madhe (tmerruese)!
U ngrita në mëngjes, shkova në xhami dhe fala namazin e sabahut. Aty gjeta ëmbëlsinë e imanit në zemrën time. Në drekë shkova te vetura ime. Pashë brenda dhe syri më zuri kasetat e shumta të muzikës. I nxora jashtë dhe lashë vetëm disa kaseta islame të dobishme.
Tani jam në këtë gjendje. Çdo ditë bëj një hap në rrugën e Allahut dhe e lus Allahun që të më forcojë mua dhe ju në udhëzimin e Tij.

Advertisement
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 269071 visitors (1060639 hits) klikime.=>
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=