7 dyert e xhehenemit

Dera e pare: Quhet Xhehennem sepse ai eshte i ngrysur(mrrolur)para fytyrave te burrave e grave si dhe han(djege ) mishin e tyre.Sa i perket denimeve dhe vuajtjeve, ky i ka denimet me te lehta sesa te tjeret.
 
Dera e dyte:Quhet zjarri ngrenes i duarve dhe kembeve.Fton ata qe Njeshmerise se Allahut s.w.t(Tewhidit) ia paten kthyer shpinen dhe atë, me te cilen erdhi Muhammedi alejhi selam  nuk e pasuan.
 
Dera e trete:Quhet Sekar.Eshte quajtur me kete emer sepse ai han(djege)mishin dhe  jo eshtrat.
 
Dera e katerte:Quhet Hattame(shkaterruese),sepse thyen eshtrat ,djege zemrat dhe gjuan me gaca te medha sikur(te ishin) ndonje keshtjelle(e madhe).Ngriten gacat larte ne horizont pastaj zbresin dhe djegin fytyrat dhe duart e banoreve te zjarrit .
 
Dera e peste:Quhet Xhehim.Quhet me kete emer sepse ai ka gaca te medha. Nje gace e tij eshte me e madhe se sa dunjaja.
 
Dera e gjashte:Quhet Seir.Eshte quajtur me kete emer sepse jane te ndezura ne te 300 keshtjella.Ne cdo keshtjelle ka 300 shtepi e ne cdo shtepi ka 300 lloje te ndeshkimit. Ne te ka gjarperinje e akrepa,zingjire e pranga. Ne te eshte pusi i merzise-deshperimit.Nuk ka ne Xhehennem denim me te tmerrshem sesa ky.Kur te hapet dera e deshperimit ,deshperohen shume banoret e zjarrit.
 
Dera e shtate:Quhet Havije(grope e thelle).Ai qe bie ne te kurre nuk del prej saj.Ne te gjendet pusi i pluhurit,nga i cili buron(del) zjarre,prej te cilit edhe vet zjarri frikesohet e kerkon mbrojtje.Ne te jane ata,per te cilet tha Allahu s.w.t"Atë do ta ndrydhi me një dënim të rëndë e të padurueshëm".(muddeththir 17).
Ai eshte koder prej zjarri, ne te cilen vendosen armiqt e Allahut s.w.t me fytyrat e tyre duke i patur duart e lidhura ne qafat e tyre si dhe me kembe te bashkuara me qafen.Zebbanijet (melaiket e zjarrit ) qendrojne mbi ta.Ne duar kane shkopinje hekuri ,e kur ta godasin dike prej tyre (njerzve) vetem njehere ,zerin e tij e degjojne njerzit e xhinet.

Advertisement
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 269007 visitors (1060428 hits) klikime.=>
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=