Argumentet mbi ndalimin e Duhanit

Argumentet mbi ndalimin e Duhanit

Duhani nuk ka ekzistuar në kohën e Muhamedit, alejhi selam. Feja jonë është madhështore edhe e gjerë, dhe vetëm se ka ardhë me baza të përgjithshme e që pastaj degëzohen në degë të shumta. Me këto baza të përgjithshme, dijetarët Islamë, All-llahu i mëshiroftë, kanë argumentuar për ndalimin dhe bërjen haram të duhanit.


Bazat në të cilat janë mbështetur ata ose janë ajete nga Kur’ani, ose hadithe nga Muhamedi, alejhi selam.


Po paraqesim në pika të shkurtëra këto argumente:


1- Fjala e All-llahut që cilëson Muhamedin, alejhi selam:”… e që i urdhëron ata për çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe, u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet”.71


Ajeti i madhërishëm na tregon se është e lejuar ajo që është e mirë, dhe është e ndaluar ajo që është e pakëndshme, dhe nuk dyshon asnjë i mençur që duhanin nuk është i mirë, për shkak se gjuhësisht e pakëndshme dhe e keqe është ajo që është e urryer si ushqimi, era, shija72 dhe të gjitha këto cilësi i gjen tek duhani. Dhe gjëja që na bindë edhe më shumë, është materia e verdhë që lenë gjurmët e saj gjatë pirjes, të cilën e cekëm më lart.


2- All-llahu në Kur’an thotë:

”Po mos shpenzo tepër e pa rrugë. Ata që shpenzojnë tepër (mastrafxhinjtë) janë vëllezër (në veprim) të djajve”.73


“Dhe (hani/jepni) mos teproni, pse Ai nuk i do shkapërderdhësit”.75


Dhe, thënia e Muhamedit, alejhi selam, ”...i urren thashethemet, pyetjet e shumta dhe humbjen e pasurisë”.76


Pa dyshim se shpenzimi në duhan është humbje e pasurisë, teprim dhe harxhim, dhe e gjithë kjo pa dyshim është e ndaluar me pëlqimin unanim të dijetarëve.


3- Thënia e Muhamedit, alejhi selam:”Kush han qepë apo hudra, le të largohet nga ne, le të largohet nga xhamitë tona dhe le të qëndrojë në shtëpinë e tij".77 E gjithë kjo për erën e këtyre dy fryteve, e çka po mbetet për erën e duhanit, që është edhe më e dëmshme dhe shkatërruese edhe për njerëzit tjerë?!


Dëmtimi i muslimanit pa dyshim se është i ndaluar në ligjin e All-llahut dhe fenë e tij.


4- All-llahu thotë:

”Dhe jepni për në rrugën e All-llahut e mos hidhni veten në rrezik, dhe bëni mirë”.78 Duhani shkakton sëmundje të ndryshme e shkatërruese si kanceri, veremi, e të tjera.


5- Thënia e All-llahut:”…dhe mos mbytni veten tuaj”,79 gjithashtu edhe thënia e Muhamedit, alejhi selam:”…Kush merr helm dhe e mbyt vetën e tij, ai do ta helmojë vetveten në zjarrin e Xhehennemit përgjithmonë”.80 Ndërsa dihet që duhani ka përbërje helmuese të shumta, që konsumuesi i tij pa hetuar fare bën shkatërrimin e vetës në mënyrë të ngadalshme gjatë përdorimit të tij.


6- Muhamedi, alejhi selam, thotë:”Mos dëmto dhe mos u bë dëmtues”.81 Duhani në çdo rast është i dëmshëm dhe dëmtues, siç e cekëm më lart.


7- Pas gjithë kësaj, nëse njeriu bëhet mendjemadh dhe nuk pranon argumentet që cekëm dhe qartësuam më lart, le ta ketë frikë All-llahun për vetën e tij. Dije mirë se më së paku çka mund të thuhet për duhanin, është se ai është nga gjërat e dyshimta që ka përmend i dërguari i All-llahut, alejhi selam, se kush gjindet në to gjindet në haram dhe na ka urdhëruar Muhamedi, alejhi selam, që të largohemi prej tyre, ku thotë:”Ajo çka është e lejuar është e qartë, dhe ajo çka është e ndaluar është e qartë. Në mes të këtyre janë çështjet e dyshimta për të cilat shumica e njerëzve nuk kanë njohuri. Kushdo që u shmanget çështjeve të dyshimta, e ruan fenë dhe nderin e tij, ndërsa kushdo që bie në çështjet e dyshimta, bie në atë që është e ndaluar. Ashtu si një burrë që i kullot delet e tija afër kullosës private të huaj, ai pa vonuar do të humbë në të. Me të vërtet çdo mbret ka rezervat privat. Rezervati i All-llahut janë ato gjëra të cilat Ai i ka ndaluar. Në trup ka një copë mishi, e cila nëse është e mirë, i tërë trupi është i mirë, por nëse është e prishur, i tërë trupi është i prishur. Vërtet kjo copë është zemra".



Marr nga Libri: "Dispozita Islame mbi mjekrrën dhe duhanin"
Ali bin Hasen AbdulHamiid el Halebi el Etheri
Përktheu:Unejs shuajb Murati

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 450065 visitors (1413785 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free