El Uedud (I Dashuri)

El Uedud (I Dashuri)
 
 
 
Allahu i Lartësuar thotë: “Ai është që fal mëkatet, është i dashur.” (Buruxh, 14)
EL UEDUD ka kuptimin e atij që do (I Dashuri). Allahu i do Profetët, të Dërguarit dhe pasuesit e tyre dhe ata e duan Atë, Ai është më i dashur tek ata se çdo gjë tjetër. Zemrat e tyre janë të mbushura me dashuri ndaj Tij, gjuhët e tyre pandërprerë e lavdërojnë Atë, zemrat e tyre janë dhënë pas Tij me dashuri, sinqeritet dhe kthim kah Ai në të gjitha format.
Dashuria e të zgjedhurve të Tij ndaj Allahut nuk mund të krahasohet me asnjë dashuri tjetër, jo në esencën e as në formën e saj, e kjo është obligim dhe vetëm në këtë mënyrë duhet të jetë dashuria e Allahut në zemrën e secilit, duhet të paraprijë dhe të tejkalojë çdo dashuri tjetër dhe çdo dashuri tjetër të jetë pasuese e saj.
Ndaj dashuria ndaj Allahut është esencë e gjithë veprave dhe çdo adhurim tjetër, qoftë i dukshëm apo i padukshëm, buron nga dashuria për Të. Kështu që dashuria e njeriut ndaj Allahut është një mirësi nga ana e Allahut e s’është nga njeriu. Allahu është Ai që kur e do njeriun, e fut dashurinë në zemrën e tij dhe kur njeriu arrin dashurinë e Allahut me ndihmën e Tij, atëherë pason shpërblimi nga ana e Allahut të Lartësuar me një dashuri tjetër. E, kjo është në esencë bamirësi e çiltër, ngase shkaku dhe shkaktari janë nga Ai, nuk ka për qëllim kundërshtimin, por kjo është dashuri nga Allahu për falënderuesit nga robërit e Tij, ndaj i tërë interesi kthehet tek njeriu. I lavdëruar qoftë Ai që ka futur dashuri në zemrat e besimtarëve! Në këtë mënyrë vazhdon ta rrisë dhe forcojë atë, derisa të arrijë në zemrat e të zgjedhurve deri në atë gjendje që çdo dashuri tjetër të zvogëlohet (ulet), u lehtësohen fatkeqësitë dhe vështirësia e respektit ndaj Allahut u bëhet e këndshme. Ai u ofron atyre llojet e shumta të begative të Tij, të cilat i dëshirojnë e pa dyshim më e larta është dashuria dhe arritja e kënaqësisë së Tij. Dashuria e robit ndaj Allahut është e mbushur me dy dashuri nga ana e Allahut: dashuria paraprake me të cilën është bërë i dashuri i Allahut dhe dashuria tjetër është falënderim nga ana e Allahut për dashurinë, në këtë mënyrë është bërë prej të zgjedhurve të sinqertë.
Shkaku më i madh me të cilin fiton robi dashurinë e Allahut, që është një prej kërkesave më të mëdha, është shpeshtimi i përmendjes së Tij dhe falënderimi, kthimi kah Ai, mbështetja tek Ai, afrimi tek Ai me zbatimin e obligimeve dhe adhurimeve vullnetare, me realizimin e sinqeritetit në fjalë e vepra dhe pasimi i të Dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, në gjëra të dukshme dhe të padukshme, ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar: “Thuaj: “Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që Allahu t’ju dojë.” (Ali Imran, 31)


ET TEUAB (PENDIMPRANUESI)
Allahu i Lartësuar thotë: “Pa dyshim Allahu pranon pendimin, është i gjithëdijshëm.” (Nur, 10)
ET TEUAB (PENDIMPRANUESI), i Cili vazhdon të pranojë pendimin e të penduarve, u fal gabimet e atyre që i kthehen Atij dhe secili që pendohet tek Allahu me një pendim të sinqertë, Allahu ia pranon atij pendimin.
Pranimi i pendimit nga ana e Allahut është dy llojesh.
Një: Allahu fut në zemrën e robit të Tij pendimin dhe kthimin kah Allahu e ai (robi) pendohet me kushtet e pendimit.
Dy: Pranimi dhe përgjigjja e pendimit me faljen e mëkateve, ngase pendimi i sinqertë shlyen mëkatet e mëparshme.

EL XHEMIL (I BUKURI)
Në hadithin të cilin e transmeton Ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, ai thotë: “I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Allahu është i Bukur dhe e do të bukurën…” (Shënon Muslimi)
I Bukuri është ai që cilësohet me mirësi dhe bamirësi. Ndaj Allahu i Lartësuar është: a) I bukuri në Qenie, Emrat dhe Cilësitë e Tij. I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Mbulesa e Tij është dritë, sikur të mos ishte kjo mbulesë, do të digjej çdo gjë.”
b) I Bukuri në veprat e Tij: Veprat e Allahut të tëra janë të bukura, ato janë në mes së mbarës dhe mirësisë, mes vlerës dhe drejtësisë, të tëra janë në pajtim me urtësinë dhe lavdërimin e nuk ka në veprat e Tij diçka të kotë e të pavlefshme, por të gjitha janë mirësi, udhëzim, mëshirë, drejtësi. Allahu i Lartësuar thotë: “Vërtet Zoti im është i drejtë.” (Hud, 56)
c) I Bukuri në krijim: “Ai që përsosi krijimin e çdo sendi.” (Sexhde, 7)
d) I Bukuri në gjykim: “Për një popull që bindshëm beson, a ka gjykim më i mirë se ai i Allahut?” (Maide, 50)


Husejn Serraxh
 

Advertisement
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 269007 visitors (1060521 hits) klikime.=>
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=