Emrat e Bukur të Allahut

Emrat e Bukur të Allahut
 
 
 
Falënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë.
Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu, s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç Allahut, i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij.
"O ju që keni besuar, kini frikë Allahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni pos duke qenë muslimanë!" (Ali Imran, 102)
"O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj, që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre të dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe kini frikë Allahun, që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se Allahu është Mbikëqyrës mbi ju." (En-Nisa, 1)
"O ju besimtarë, kini frikë Allahun dhe thoni fjalë të drejta. Ai (Allahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet tuaja, e kush respekton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh." (El-Ahzab, 70-71)
Thënia më e vërtetë është thënia e Allahut, kurse udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit salallahu alejhi ue selem. Veprat më të këqija janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr

Rëndësia e temës “Emrat e Bukur”

Nuk ka dyshim se dituria mbi Allahun, Emrat dhe Cilësitë e Tij është një prej diturive më të ndershme dhe më të vlefshme në përgjithësi, pasi nderi dhe vlera e diturisë është në bazë të vlerës së asaj që studiohet. E, në këtë shkencë studiohet mbi Allahun e Lartësuar, Emrat, Cilësitë dhe veprat e Tij, ndaj marrja me të kuptuarit e kësaj shkence është nga gjërat e lartësuara, kurse të mësuarit dhe arritja deri tek ajo është prej gjërave më të ndershme që mund t’i jepet njeriut.
Njohja e Allahut na udhëzon në dashurinë ndaj Tij. Frika, shpresa ndaj Tij na mëson në mbikëqyrjen e Tij dhe të vepruarit e çdo vepre me sinqeritet për Të. E, s’ka dyshim se kjo është lumturia e njeriut dhe nuk ka mundësi e formë tjetër të njohjes së Allahut vetëm se me njohjen e Emrave të Tij të Bukur dhe studimi i domethënieve të tyre.
Imam Buhariu, Muslimi dhe të tjerët shënojnë nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Allahu i ka nëntëdhjetë e nëntë emra, kush i mëson, ai do të hyjë në xhenet. Ai është Një (tek) dhe e do tekun.”
Ndërkaq, në një transmetim tjetër thuhet: "Kush i njehson (rendit), do të hyjë në xhenet.”
(Rreth vërtetësisë së hadithit qëndron unanimiteti i dijetarëve.)
Në këtë hadith do të ndalemi në disa pika.
E para: Dijetarët kanë mospajtime rreth kuptimit të fjalës njehsim dhe kanë disa qëndrime. Prej tyre mund të përmendim fjalët e Ibn Kajimit, i cili thotë se njehsimi i tyre ka disa shkallë:
1. njehsimi i shprehjeve dhe numërimi i tyre,
2. kuptimi i domethënieve të tyre,
3. thirrja e Tij me to, ashtu siç thotë Allahu: “Allahu ka emrat më të mirë, prandaj thirreni me ta.” (Araf, 180)
Thirrja ne vetvete përfshin:
a) falënderim dhe adhurim (ibadet)
b) dua (lutje) dhe kërkesë.

E dyta: Kanë ardhur transmetime të tjera rreth hadithit në forma të ndryshme shtesë, duke përmendur Emrat e Allahut të Lartësuar. I shënojnë Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Hakimi. Mirëpo këto transmetime janë të dobëta (daif) si nga senedi (zinxhiri i transmetuesve), ashtu edhe nga teksti, siç kanë deklaruar një pjesë e madhe e dijetarëve. Ibn Tejmije thotë: “Nga i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem nuk ka ardhur ndonjë hadith i vërtetë në lidhje me përcaktimin e tyre në nëntëdhjetë e nëntë emra.”
Ajo që është më e njohur te njerëzit është hadithi të cilin e shënon Tirmidhiu, të transmetuar nga Uelid bin Muslim prej Shuajbi bin ebi Hamza. Dijetarët e hadithit thonë se këtë shtesë e ka përmbledhur Uelid bin Muslimi nga mësuesit e tij të hadithit. Lidhur me këtë çështje kemi edhe një hadith tjetër, që e shënon Ibn Maxhe, i cili është më i dobët se hadithi i lartpërmendur.
 

Husejn Serraxh

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 451707 visitors (1421334 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free