Llojet e shirkut

Llojet e shirkut
 
 
 
Shirku është dy llojesh:
1. Shirku i madh, i cili e nxjerr njeriun nga feja.
2. Shirku i vogël, i cili e nxjerr njeriun nga teuhidi i plotë (por nuk e nxjerr nga feja).

Shirku i madh është që t`i dedikosh (përkushtosh) ndonjë nga ibadetet dikujt tjetër përveç Allahut, ose t`i shoqërosh Atij dikë në adhurim (të adhurosh dikë së bashku me Allahun).
Allahu i Lartësuar thotë: “S'ka dyshim se Allahu nuk fal (mëkatin), që i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i fal kujt do.” (Nisa, 48)
Gjithashtu thotë: “…Thuaj! Unë jam urdhëruar që të adhuroj Allahun dhe të mos i bëj shirk Atij…” (Rra`d, 36)


Llojet e shirkut të madh

Shirku në lutje: Të kërkosh ndihmë duke e lutur dikë përveç Allahut të Lartësuar. Allahu i Lartësuar thotë: “(Idhujtarët e dinë për Allahun pse) Kur hipin ata në anije (dhe u këputet lidhja me tokën e frikësohen), i luten sinqerisht Allahut, e kur i shpëton ata (dhe dalin) në tokë, qe, po ata të njëjtit lusin idhuj!” (Ankebut, 65)

Shirku në qëllim dhe dëshirë: Allahu i Lartësuar thotë: “Kush ka për qëllim vetëm jetën e kësaj bote dhe të mirat e saj, Ne do t'u plotësojmë atyre shpërblimin e veprave të tyre në të dhe atyre nuk do t'u mungojë gjë. Të këtillëve në botën tjetër u përket vetëm xhehenemi. Ajo që punuan dhe vepruan ata ka dështuar dhe është asgjësuar.” (Hud, 15-16)

Shirku në bindje e pasim: Ky shirk nënkupton që ne t`i nënshtrohemi dhe t`i bindemi dispozitave dhe ligjeve që i shpikin të tjerët, përveç Allahut të Lartësuar. Allahu i Lartësuar thotë: “Ata (çifutët dhe krishterët) i morën rabinët dhe murgjit e tyre si perëndi të tyre në vend të Allahut (duke i pasuar në gjërat që ata vetë i bënë të ligjshme apo të paligjshme sipas dëshirës)...” (Teube, 31)
Gjithashtu thotë: “A mos vallë ata kanë partnerë me Allahun që legjislojnë për ta një fe tjetër nga ajo që ka shpallur Allahu?” (Shura, 21)

Shirku në dashuri: Të duash dikë apo diçka tjetër siç duhet dashur Allahu i Lartësuar. Allahu i Lartësuar thotë: “E nga njerëzit ka të tillë që në vend të Allahut besojnë idhujt, që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) Allahun, po dashuria e atyre që besuan Allahun është shumë më e fortë.” (Bekare, 165)

Shirku i vogël: Është rrugë për të arritur te shirku i madh, si syefaqësia, thënia e ndonjërit tjetrit: “Ka ndodhur ajo që dëshiroi Allahu dhe ti”. Ky lloj shirku nuk të nxjerr jashtë Islamit, megjithatë të shpie tek shirku i madh. Allahu i Lartësuar thotë: “...Kushdo që shpreson për takimin me Zotin e tij, le të bëjë vepra të drejta dhe të mos bëjë shirk në to.” (Kehf, 110)

Alaudin Abazi

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 452341 visitors (1422902 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free