Agjërimi i Ramazanit

                         بِسْمِ اللهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيمِ

Ramazani është muaj i Kur’anit Selefët e shpeshtonin leximin e Kur’anit në Ramazan, kishte prej tyre që e bënin hatmen e Kur’anit gjatë kijamit në çdo tri ditë, e disa të tjerë çdo shtatë ditë.

Muaji i Ramazanit veçohet nga muajt e tjerë edhe   me Kur’anin, Allahu i Lartësuar thotë: “Muaji i Ramazanit që në të (filloi të) shpallet Kurani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe është sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra).” (El-Bekare:185)
Ramazani dhe Kur’ani janë të pandarë, nëse përmendet Ramazani përmendet edhe Kur’ani.
Ibni Abbasi radijallahu anhu, ka thënë: “Ka qenë Pejgamberi – paqja dhe shpëtimet e Zotit qofshin mbi të- më bujari nga njerëzit, bujaria e tij më e theksuar ka qenë në Ramazan, Xhebraili i vinte të Dërguarit në çdo natë të Ramazanit dhe ia mësonte Kur’anin.”
Ky hadith argumenton pëlqimin e leximit dhe studimit të Kur’anit në Ramazan, dhe kjo pëlqehet gjatë natës, sepse gjatë natës ndërpriten punët dhe fuqizohet zemra dhe gjuha për meditim siç thotë i Lartësuari: “E ska dyshim se aktiviteti i natës është fuqizues dhe fjalë më e qartë” (El-Muzzemmil: 6)
Selefët e shpeshtonin leximin e Kur’anit në Ramazan, dhe prej tyre e bënin hatmen e Kur’anit gjatë kijamit në çdo tri ditë, disa të tjerë çdo shtatë ditë, e disa prej tyre çdo dhjetë ditë.

- Katdete e bënte hatmen e Kur’anit gjithmonë   çdo shtatë ditë, ndërsa në Ramazan e bënte çdo tri ditë, dhe në dhjetë ditëshin e fundit të Ramazanit e bënte çdo ditë.

- Ezzuhri kur hynte Ramazani thoshte: Ramazani është lexim i Kur’anit dhe ushqyerje e të varfërit.

- Ka thënë Ibnu Abdul Hakim: Kur hynte muaji i Ramazanit Malik e ndalonte leximin e haditheve dhe mexhliset e dijes, dhe merrej me leximin e Kur’anit.

- Abdurr-rrezzaku thotë:   Kur hynte muaji i Ramazanit Sufjan Eth-Theuri i linte disa ibadete të tjera dhe merrej me leximin e Kur’anit.

–Motëra ime muslimane   duhet   t’i kushtosh rëndësi leximit të Kur’anit, që të ringjallet me të   zemra jote, që të pastrohet me të shpirti, që t’i nënshtrohen atij gjymtyrët, në mënyrë që ta meritosh shefaatin e Kur’anit në ditën e kijametit.
I Dërguari i Allahut – paqja dhe shpëtimet e Zotit qofshin mbi të - thotë: “Agjërimi dhe Kur’ani ndërmjetësojnë për robin në ditën e kijametit, agjërimi thotë: O Zot ai është ndaluar nga ushqimet dhe epshet e tij ditën, më lejo të jem ndërmjetësues për të, dhe thotë Kur’ani: O Zoti im ai është ndaluar nga gjumi gjatë natës, më lejo të jem ndërmjetësues për të dhe ndërmjetësojnë.” (Ahmed dhe Hakim me sened të saktë) Mësoji rregullat e agjërimit Duhet që muslimania t’i mësojë rregullat e agjërimit, farzet, synetet, dhe parimet e tij, në mënyrë që agjërimi i saj të jetë i saktë dhe i pranuar tek Allahu i Lartësuar.

Hukmi i agjërimit të gruas:
1-Agjërimi është i obliguar për çdo muslimane e cila e ka mbushur moshën, që e ka mendjen në rregull, ajo që nuk është në udhëtim, që është e aftë për agjërim (nuk është e sëmurë), të jetë e liruar nga pengesat si hajdi dhe nifasi.

2-Të bëjë nijetin, sepse nijeti është   kusht në agjërimin e Ramazanit si dhe në agjërimin kaza dhe të shpagimit. Sipas hadithit të të Dërguarit, sal-all-llahu alehi ve selem, ku thotë: “Ai që nuk e bën nijetin natën (para syfyrit) nuk ka agjërim” (Ebu Daëudi). Lejohet që të bëhet nijeti në çdo pjesë të natës edhe nëse është pak para agimit.

3. -Gjërat që e prishin agjërimin:

- Marrëdhëniet intime.

- Ejakulimi (dalja e spermës) me vetdëshirë ose me puthje, nëse kjo ndodh në gjumë agjërimi nuk prishet sepse ka ndodhur pa vetëdije.

- Ngrënia dhe pierja me qëllim dhe çdo gjë që nënkuptohet me të si: infuzionet ushqyese, ndërsa infuzionet joushqyese nuk e prishin agjërimin.

- Vjellja me qëllim. Nëse kjo ndodh pa dëshirë nuk e prishën agjërimin.

- Rrjedhia e gjakut të hajzit ose nifasit. Kurdo që femra e sheh këtë e prish agjërimin qoftë në fillim të ditës, në mes të ditës ose në fund të ditës, edhe nëse është në momentet e fundit pak para perëndimit të diellit.

4. - Nëse femra shikon ndërprerjen e hajzit (lëngun e bardhë) i cili del nga mitra pas ciklit -të cilin e njohin femrat- kjo do të thotë se ajo është pastruar, prandaj i duhet që të bëjë nijetin prej darkës dhe të agjërojë, nëse nuk arrin që ta dallojë këtë të marrë një copë pambuk dhe të shikojë nëse del i pastër duhet të lahet dhe të agjërojë, nëse nuk del i pastër të mos agjërojë.

5- Për femrat të cilat përdorin tableta për vonimin e ciklit mestrual është më mirë që të qëndrojë në natyrën e vet, dhe të pajtohet me atë që ia ka përcaktuar Allahu, mos të marrë tableta për ndalimin e hajzit, sepse kjo është një gjë të cilën ua ka përcaktuar Allahu, vajzave të Ademit.

6- Nëse femra e cila është me nifas (lehonë, pastrohet para dyzetditëshit vazhdon agjërimin dhe lahet për namaz dhe nëse e kalon dyzetditëshin bën nijetin dhe vazhdon agjërimin, sepse kjo konsiderohet istihada.

7- Gjaku i istihadës nuk shkakton problem në agjërim, pra agjërimi është i saktë.

8- Gruaja shtatzënë dhe ajo që ka foshnje në gji nëse u vështirësohet gjendja u lejohet që ta prishin agjërimin por duhet që të agjërojnë më vonë (kaza) dhe nuk obligohen me diçka tjetër. I Dërguari i Allahut thotë: “Allahu i Lartësuar e ka liruar udhëtarin nga agjërimi dhe ka lehtësuar namazin e tij, ndërsa shtatzënat dhe nënat që kanë foshnjet në gji, gjithashtu janë të liruara nga agjërimi.“ (Termidhiu).

9- Nuk e prish agjërimin, nëse agjëruesja shijon gjellën duke mos e gëlltitur, por vetëm e shijon dhe pastaj e nxjerr nga goja.

10- Preferohet shpejtimi i iftarit dhe vonimi i syfyrit. I Dërguari i Allahut thotë: “Do të mbesin vazhdimisht njerëzit në hajër përderisa e shpejtojnë iftarin.” (Muttefekun alejh). Disa këshilla për agjëruesin – Shiko në shpejtësin e kohës dhe shiko në kalimin e orëve dhe minutave, dhe dije   se ky është një argument i qartë se ti je duke ju afruar ahiretit.- Është dhunti e madhe prej All-llahut të madhëruar që ti e ke pritur muajin e Ramazanit, andaj falenderoje All-llahun për këtë, ngase Ai ta ka mudësuar   që ta arrish këtë muaj dhe të ndiesh kënaqësi në të, me agjërim dhe adhurim.
- Pa tjetër duhet të kujdesemi në këtë muaj që t’i njohim disa dispozita islame prej tyre: rregullat e agjërimit , të namazeve nafile, etj.
-   Nuk është e ndaluar (bidat) që të përshëndetemi dhe të bëjmë dua për njëri-tjetrin për hyjrjen e Ramazanit.
-   Duhet që të gëzohemi për ardhjen e këtij muaji, dhe kjo është prej shenjave të imanit.
-   Përqafimi dhe dhënia e dorës për ardhjen e Ramazani, nuk ka bazë në sunnetin e Muhamedit sal-all-llahu alejhi ve selem.


-   Disa prej veçorive   të Ramazanit:

- Allahu e ka bërë një derë të veçantë në xhenet për agjëruesit.
- Agjërimi është puna e vetme që All-llahu e ka veçuar për Vete, që të shpërblejë për të.
- Agjërimi është puna më e qartë që aludon për sinqeritet të fortë.
- Kush agjëron një ditë për hirë të Allahut, do ta largojë Allahu atë prej zjarrit të xhehenemit 70 vite.
- Era e gojes   së agjëruesit   është më e mirë tek Allahu sesa era e miskut.


- Disa dobi të agjërimit:

- Të edukon në devotshmëri
- Të edukon për mirësi ndaj të tjerëve
- Të edukon   për programimin e kohës
- Të edukon me moral të mirë
- I bashkon njerëzit në një kohë pa dallim race apo nacionaliteti  

– E ka cekur dijetari islam ibën Tejmije se ngrënia në ditët e Ramazanit është më e madhe tek Allahu se zinaja, homuseksualizmi dhe pirja e alkoolit.
– Syfyri   është sunnet i Pejgamberit sal-all-llahu alejhi ve selem, dhe preferohet vonimi e tij ngase në atë kohë ka bereqet, dhe për ta arritur   kohën e fundit të natës   ku pranohen   lutjet dhe lehtësohet falja e namazit të sabahut me kohë.

– Namazi e natës në Ramazan (Kijamu lejlë)

- Ka thënë i Dërguari i Allahut, sal-all-llahu alejhi ve selem: “Kush falë - kijamu lejlë - (namazë të natës –namazi   i teravive) në muajin e Ramazanit   me besim në Allahun dhe duke shpresuar në shpërblimin e Tij, i falen mëkatet   që i ka bërë më parë.
- Preferohet   që të kërkohet një lexues i Kur’anit me zë të bukur, ngase ka thënë Muhammedi, sal-all-llahu alejhi ve selem: ’’Zbukuronie Kur’anin me zërat tuaj.’’
- Duhet të ketë kujdes imami në namazin e teravive që mos ta zgjasë shumë namazin, por edhe mos   ta shkurtojë shumë.
- Të qëndrosh me imamin në namazin e teravive   derisa ta   përfundojë atë, të shkruhet e gjithë nata kijamu lejlë.

- Kujdesu për pastërtinë para se të shkosh në namaz.
Kujdesu sa më shumë të bësh dua, ngase ky muaj është muaj u duave, prandaj kthehu tek Allahu në çdo   kohë me dua, sidomos kur je në namaz, në sexhde, në mes ezanit dhe ikametit , para iftarit, ne kohën e syfyrit etj.


– Disa hadithe të dobëta që përdoren në Ramazan:

’’ Fillimi i Ramazanit është mëshirë, mesi i tij është falje e fundi i tij është lirim nga zjarri.’’
’’ Gjumi i agjëruesit është adhurim.’’
Duaja ’’O All-llah për Ty kam agjëruar dhe me furnizimin Tënd po bëjë iftar.’’
„Kush e prishë një ditë në Ramazan nuk mund ta kompenzojë kurrë.’’

– Gruaja në muajin e Ramazanit:

-Motër, kujdesu për kohën dhe bën adhurim sa me shumë.
-Mos të pëngojë përgatitja e iftarit   nga përgatitja për ahiret.
-Kujdes, nga vizitat e kota, se ne jetën e kemi me ditë të numëruara.
-Mos shko me taksi e vetme në xhami për namaz.
-Kujdes, motër pas namazit të teravisë ngase aty ndodhë përzierje mes meshkujve dhe femrave.

                            – Daveti në muajin e Ramazanit:

- Kujdesu, që t’ju mësosh të tjerëve rregullat e agjërimit   apo diçka nga jeta e Muhamedit sal-all-llahu alejhi ve selem.
-   Mundohu   që të lexosh sa më shumë Kur’an ngase Muhammedi, sal-all-llahu alejhi ve selem, ka thënë: “Ky është muaji i Kur’anit…”, por ke kujdes mos u angazho vetëm me lexim,   por,   edhe mendo rreth asaj që lexon.
– Kujdesu që sa më shumë t’u ndihmosh të varfërve dhe t’i nxitësh edhe të afërmit në këtë punë, qoftë edhe me një gjë të vogël.
– Mos harro që t’i ftosh të afërmit   dhe miqtë në iftar, ngase kjo i bashkon zemrat e muslimanëve, dhe mundohu që ta shfrytëzosh këtë natë me davet.
-   Kujdes mos fle shumë gjatë ditës, por mundohu të shtosh nga punët e mira! Të pëlqyerat dhe të papëlqyerat në Ramazan Nga të pëlqyerat në Ramazan:

1- Kujdesi ndaj ngrënies së syfyrit   dhe vonimi i tij…
2- Shpejtimi i hapjes (iftarti) pasi të sigurohesh që ka perënduar dielli.
3- Hapja e agjërimit me hurmë ose ujë.
4- Lutjet në hapjen e agjërimit, ngase lutjet e agjëruesit nuk kthehen.
5- Kujdesja për namazin e teravive.6- Kujdesja për leximin e Kur’anit dhe mësimi i tij.
7- Organizimi i iftareve për agjëruesit.
8- Shtimi i dhënies dhe bamirësisë.
9- Shkuarja për umre.
10- Shtimi i përpjekjes në dhjetë ditët e fundit.
11- Kërkimi i natës së Kadrit dhe shfrytëzimi i saj me adhurim, lutje, dhe
përkujtim.
12- Hyrja në itikaf në dhjetë ditët e fundit.

 

                  Të papëlqyerat në Ramazan:

1- Teprimi i futjes së ujit në hundë dhe gojë në marrjen e abdesit.

2- Mbledhja e bështymës dhe gëlltitja e saj, ndërsa gëlltitja e saj pa e
mbledhur nuk përbën problem. Gëlltitja e gëlbazës nuk lejohet.
Por a   prishte agjërimi?
Ka dy mendime të dijetarëve dhe më e sakta është se nuk prishet.

3. Ka përmendur shejh Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, se është më mirë që ajo që   është me mestruacione dhe lehona të hanë dhe të pinë fshehurazi.
Kështuqë kjo tregon se ngrënia e tyre në sy të njerëzve në Ramazan
s’është   e mirë.

4- Agjërimi në udhëtim duke patur vështirësi.

5.Agjërimi i gruas që ka foshnje në gji ose shtatzënës nëse kanë vështirësi.
6. Agjërimi i të sëmurës nëse agjërimi i jep vështirësi.
7. Lënia e ushqimeve të mbetura midis dhëmbëve.
8. Përdorimi i pastës së dhëmbëve sepse ajo depërton dhe është e vështirë
ruajtja prej saj. Dhjetë netët e fundit të Ramazanit Filloi muaji e Ramazanit dhe kaloi më shumë se gjysma e tij shumë shpejt, tani pranë nesh janë dhjetë netët e fundit të këtij muaji, pra   ka mbetur ajka e këtij muaji të madhëruar dhe   kurora e tij.

Çka mendon, si je duke i kaluar këto dhjetë   netë?

Ti e din se Muhammedi sal-all-llahu alejhi ve selem, i ka veçuar këto netë   me disa punë:

Transmetohet në dy sahihet, nga hadithi i Ajshes r.anha se ka thënë: “Kur   hynin dhjetë netët e fundit të Ramazanit i Dërguari i Allahut sal-all-llahu alejhi ve selem e shtrëngonte izarin, e ngjallte natën e tij dhe e zgjonte familjen e tij, ndërsa në transmetimin e Muslimit thuhet: “…bënte adhurim në dhjetë netët e fundit   me shumë se në netët tejra.“
Gjithashtu nga Ajshja r.anha transmetohet në dy sahihet, se i Dërguari i Allahut sal-all-llahu alejhi ve selem, ka bërë   itikaf (qëndrim në xhami për të bërë adhurim) në dhjetë netët e fundit të Ramazait deri në vdekje.

Në dy sahihet transmetohet   nga Ebu Hurejra se i Dërguari i Allahut sal-all-llahu alejhi ve selem na ndalonte bashkimin e dy ditëve me agjërim (d.m.th pa ndërprer) mirëpo,   njëri nga muslimanët i tha ti po i bashkon o i Dërguar i Allahut?” Ai iu përgjigj: “Kush prej ju është si unë, unë fle tek Zoti im, Ai më ushqen dhe më jep të pijë.”
Nga këto hadithe e vërejmë se Muhammedi sal-all-llahu alejhi ve selem   e shtonte adhurimin   në këto punë:
1. E zgjonte familjen e tij, nuk e bënte këtë   vetëm nga mëshira që e kishte për ta, që   mos t’ju humb kjo mirësi e madhe që e ka zbritur Allahu në këto netë.
2. E ngjallte natën e tij, ngase gjatë muajit të Ramazanit falte namaz dhe flinte derisa hynin dhjetë netët e fundi, e kur hynin ato falte tërë natën apo pjesën më të madhe të saj.

Siç e kanë   nxjerrë autorët e Suneneve me sened të vërtetë prej hadithit të Ebu Dherrit r.a: “Kemi agjëruar me të Dërguarin e Allahut sal-all-llahu alejhi ve selem në Ramazan dhe nuk është ngritur për namaz nate derisa mbetën shtatë netët e fundit, atëherë u zgjua në natën e shtatë derisa kaloi një e treta e saj dhe kështu u zgjua në netët tjera dhe e zgjoi familjen e tij.

3. E shtrëngonte izarin e tij (d.m.th u largonte   nga marrdhëniet me gratë e tij thotë Sufjan Thevri r.a.)

4. Hynte në itikaf, pra qëndronte në xhami për t’u veçuar më shumë për adhurim.

 


Nata e Kadrit, natë më e vlefshme se njëmijë muaj. Por, mund të thoni cila është ajo natë, përgjigjja është se ajo është pa dyshim në   njërën   nga dhjetë netët e fundit të këtij muaji të bekuar, por, nuk e di a do të jesh e sinqertë në kërkimin e saj, nëse thua po, atëherë lute Allahun që ta mundësojë ta qëllosh këtë natë me adhurim dhe të shënohesh tek Allahu prej të liruarve nga zjarri i xhehennemit (duke mos na harruar në dua)?

Dhjetë netët e fundit të këtij muaji si po i kalojmë?
Të ulemi dhe t’i përkujtojmë dhuntitë e Allahut ndaj nesh dhe ta shohim mangësin tonë në përgjigjen ndaj urdhërave të Tij dhe t’i kujtojmë gjynahet tona e të kërkojmë nga   Allahu me sinqeritet të na i falë ato.

Apo të mashtrohemi me gjërat e kësaj bote, gjë e cila sapo të shkojë ne të themi -estagfirullah- me gojë pa e ndier zemra aspak, apo të falim namaz të teravive dhe namaz nate e mos ta shijojë zemra aspak këtë ‘ushqim’.

Motra të nderuara, a nuk ishin shokët e Muhammedit sal-all-llahu alejhi ve selem më të varfër se ne, a nuk ishin më pak se ne, a nuk ishin më në rrezik se ne, me gjithëate e donin Allahun me shumë.
Pse kanë qenë të tillë, kur dihet se ata nuk i kishin këto dhunti të Allahut që i kemi ne sot (shtëpi, pasuri e lloje të ushqimeve…etj), mos thuaj se ata ishin –sahab- ngase ne jemi pasues të tyre, nëse ne nuk i pasojmë ata, kush do t’i pasojë atëherë, por më e rrezikshme është se nëse nuk i pasojmë ata, ne do të devijojmë, ngase Muhammedi sal-all-llahu alejhi ve selem ka thënë “ …e ummeti im do të ndahet në shtatëdhjetë e tri grupe të gjitha në zjarr vetëm njëri jo.“
I thanë kush janë ata o i Dërguar i Allahut tha: “Ata që janë në atë që jam unë dhe shokët e mi.“
Transmetohet se Ebu Idris   Hulani   se falte namaz, derisa iu ënjeshin këmbët dhe thoshte: “Vallahi do të garojmë me shokët e Muhammedit sal-allahu alejhi ve selem në pasim ndaj tij (Muhammedit) derisa ta din shokët e tij se pas tyre kan lën burra.

Nëse shpresoni të hyni në xhennetin e Allahut lëreni shtratin në këto ditë, ngase janë ditë që nuk do të kthehen kurrë.

Thotë Hasan el-Basriu “Kjo botë është tri ditë: dje, sot dhe nesër.”

Sa i përket së djeshmes vetëm ka kaluar   (dhe të janë shkruar gjunahët dhe punët e mira që ke bërë)

Kurse të nesërmen, kush e di se a do ta presim në shtëpi apo në varr.


E dita e sotme është e jotja, andaj kujdes se çka po punon!

Advertisement
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 258708 visitors (1044105 hits) klikime.=>
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=