Zekati

                  بِسْمِ اللهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيم   

Dine, Allahu ju dhashtë sukses mua dhe juve se patjetër duhet njihen gjërësisht dispozitat e Zeqatit dhe kushtet e tij. Sqarimi se kush e ka obligim dhënjen e tij, kush e ka obligim marrjen e tij dhe sa   obligohet nga dhënja e tij  

  Zeqati është njëra nga shtyllat e Islamit dhe themeleve të tij. Kjo është sqaruar dhe qartësuar me argumente nga Kur’ani dhe Suneti.

Allahu (subhanehu ve teala) në librin e Tij e ka krahasuar zeqatin me zamazin në tetëdhjet e dy vende. Pra, kjo argumenton rendësinë e madhe të tij dhe lidhjen e ngushtë mes zeqatit dhe namazit. Saqë ka thënë Halifja i parë i Pejgamberit (sal-lallahu alejhi ve sel-lem), Ebu Bekër Es-Sidiku (radijallahu anhu): “Do t’i luftoj ata që bëjnë dallim mes zeqatit dhe namazit”

Allahu (subhanehu ve teala) thotë:

“Falne namazin dhe jepni zeqatin dhe falnu me ata që falen” (bini në ruku me ata që bijnë) (el Bekare 43).

Gjithashtu Allahu (subhanehu ve teala) thotë:

“ Në qoftë se pendohen, e falin namazin dhe japin zeqatin, atëherë ua lëshoni rrugën, se vërtetë Allahu falë është mëshirues” (et Tevbe 5).

Pejgameberi (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) thotë:

“është ndërtuar Islami në pesë shtylla: Dëshmia se nuk ka të adhuruar tjtër me meritë pos Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij, falja e namazit, dhënja e zeqatit, agjërimi i ramazanit dhe shkuarja në haxh për atë që ka mundësi”.

Muslimanët kan arritur njëzëshmeri se zeqati është farz (obligim) dhe shtyllë e tretë e Islamit. Gjithashtu janë unanim se a i cili e mohon atë ka bërë kufër dhe duhet luftuar atë që e ndalon dhe nuk e jep zeqatin.

·         Zeqati është obliguar në vitin e tretë Hixhrij. Pejgamebri (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) i dërgonte shokët e tij për marrjen dhe mbledhjen e zeqatit në mënyrë që t’u ipet merituesëve të tij, e poashtu në këtë ka kaluar edhe suneti i Hulefai Rrashidinëve dhe veprimi i muslimanëve.  

·         Dhënja e zeqatit është bemirësi në moral, pastrim i pasurisë nga ndytësira, mbrojtje nga të këqijat dhe adhurim ndaj Allahut (subhanehu ve teala). Allahu (subhanehu ve teala) thotë: “Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t’i pastrosh me të dhe t’u shtosh (të mirat) dhe njëkohësisht lutu për ta, se lutja jote është qetësim për ta. Allahu dëgjon   e sheh” (et Tevbe 103).

Pra, nga ky kënd, zeqati është pastrim i shpirtërave nga koprracia, sprovë për të pasurin përdirisa ai afrohet tek Allahu me dhënje nga pasuria e tij.

·         Allahu (subhanehu ve teala) e ka obliguar zeqatin në pasuritë që posedojnë, barazim dhe që në to shtohet rritja dhe fitimi, psh: Ajo që zhvillohet vetvetiu sië janë bagëtia dhe të mbjellurat (bujqësia). Poashtu ajo që shtohet me përdorim në tregëti si: ari, argjendi dhe tregëtia në përgjithësi. Allahu e ka bërë masën e nxjerrjes së zeqatit sipas lodhjes dhe mundit në pasurinë që ipet- nxirret zeqati prej saj. Ka obliguar ne Rikkaz ( pjesë e pasurisë nga xhahiljeti (injoranca)   një të pestën dhe atë që ka lodhje, kurse në atë që është zhvilluar pa lodhje gjysmën e një të pestës, e atë që është gjetur lodhja në të dy anët, ëerekun e nji të pestës. E poashtu në atë që shtohet lodhja dhe është e përzier si paratë dhe tregëtia me ëmimin e një të pestës.

·         E ka emërtuar Allahu zeqatin pastrim, për shkak se ai e pastron shpirtin dhe pasurinë. Zeqati nuk është gjobë e as tatim që e pakëson pasurinë dhe i bënë dëm dhënësit të tij. Përkundrazi, zeqati e shton pasurinë prej nga nuk vërejnë e as hetojnë njerëzit. Pejgamebri (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) thotë: “Nuk pakësohet   pasura nga sadakasë (zeqatit)”

·         Zeqati në sheriatin Islam është obligim në pasuri të posaëme (që ipet) një grupi të posaëem në kohë të posaëme, e që kjo kohë është kalim i një viti në bagëti, monedhë dhe tregëti. Ndërsa zeqati në drithëra dhe fruta ipet me rastin e mbledhjes së tyre. Poashtu arritja e masës (nisabit) që obligon zeqatin në mjaltë dhe nxjerrja e asaj që obligohet në xehe dhe perëndimi i diellit natën e Bajramit në Sadakatulfitër.

Marrur nga : El-Mulehas el-Fikhij
Dr. Salih bin Fevzan bin Abdullah Al Fevzan Historiku i shkurtër i institucioni te zekatit Institucioni i zekatit u bë obligim për muslimanët qysh në Mekë. Mirpo, meqë muslimanët atëbotë qenë të persekutuar e të keqtrajtuar nga ana e idhujtarëve mekas, urdhëresa e zekatit nuk mund të zbatohej në tërësi.
Kjo dispozitë u theksua përseri në Medinë, në vitin e dytë pas hixhrit, në ajetin:

“Falne namazin dhe jepeni zekatin…” (El-Bekare, 43)

dhe që atëherë zekati nisi të kryhet në praktikë.Vlera, gjegjësisht lartësia e zekatit, nuk është caktuar në Kur’an, siç nuk janë caktuar e saktësuar më hollësisht as urdhëresat tjera, sic është namazi, haxhi etj. Ato i ka sqaruar dhe me shembullin e vet i ka treguar Muhamedi alejhisselam.

Muhamedi a.s. ka caktuar edhe përqindjen e ndarjes së zekatit: “Ndajeni një të dyzetën pjesë të pasurisë suaj” (do të thotë, 2.5% të pasurisë), ndërsa Ebu bekri dhe Omeri r.a. e kanë qartësuar hollësisht këtë me rregulloret e tyre.
Arabët më të pasur, të cilët në fillim qenë të prirë të kalonin në Islam, këtë urdhëresë e shikonin me dyshim, sepse Islami u paraqit si sistem i ri social.
Mbledhja e zekatit si dhe e tatimeve e kontributeve të tjera, ishte brengë e shtetit Islam.
Edhe pse bota arabe gjatë jetës së Muhamedit as.s përqafoi Islamin në masë, përsëri shumëksuh nuk mundi t’i flakte shprehitë dhe zakonet pagane. Kështu që disa fise pas vdekjes së Muhamedit alejhisselam refuzonin të jepnin zekatin dhe kaluan në anëne e disa profeteve të rrejshëm, si Musejleme el-kedhabi, duke deklaruar se nuk e lëshonin Islamin, por vetëm refuzonin ta jepnin zekatin.

Halifi Ebu Bekr pa kurrëfarë ngurrimi luftoi kundër këtyre fiseve, duke i detyruar ta jepnin zekatin. Sasia e zekatit Çdo musliman, qoftë mashkull apo femër, që në fund të vitit ka vlerë të hollash në mbi tetëdhjetë gramë ari, të gatshme apo në formë artikujsh tregtarë, duhet të japë zeqatë me një sasi minimale prej 2.5 për qind. Po të ketë personi sasi të gatshme të të hollave është shumë më lehtë. Megjithatë, kur personi disponon me pasuri në formë të mallit nga puna afariste apo në formë artikujsh tregtie, ai duhet ta vlerësojë pasurinë e tij në fund të çdo viti në pajtim me vlerën rrjedhëse dhe ta japë zeqatin në sasinë e njëjtë prej 2.5 për qind nga e gjithë vlera e pasurisë. Nëse investimi i tij është pronë e palujtshme, si ndërtesa me të ardhura dhe industri, atëherë sasia e zeqatit duhet të shkojë me sasinë e përgjithshme të të ardhurave, e jo me vlerën e përgj’ithshme të tërë pronësisë. Por, nëse ai i nxjerr ndërtesat dhe shtëpitë në shitje dhe tregti, atëherë sasia e zeqatit duhet të shkojë me vlerën e përgjithshme të gjithë pronësisë. Po ashtu, nëse dikush është kreditues dhe nëse njeriu që ka borxh është njeri i besueshëm, zeqati paguhet për sasinë që e ka lënë në besim, për arsye se ajo ende është pjesë e pasurisë së tij të garantuar.

Në të gjitha rastet, duhet të mbahet mend vetëm ajo se personi paguan vetëm për ribalancimin e tij të pastër. Së pari paguhen shpenzimet e tij personale, familjare, harxhimet e tij të nevojshme, kreditë e tij të nevojshme, kurse zeqati paguhet vetëm për ribalancimin e pastër.

Po ashtu duhet të mbahet mend se sasia prej 2.5 për qind është vetëm minimumi. Në kohë të jashtëzakonshme apo në kohë të shtimit të nevojave, sasia e zeqatit nuk kufizohet, sa më tepër që të jepet, aq më tepër do të përfitoj’në ata që kanë nevojë. Ndarja e zeqatit u shërben të gjitha qëllimeve për të cilat formohen shumë fonde të mbledhjes së të hollave. Fondi i zeqatit i zëvendëson të gjitha fondet tjera. Në mënyrë autentike është thënë se në kohën e historisë së administrimit islam, ka patur raste kur nuk ka pasur njerëz nevojarë për ta pranuar zeqatin; çdo subjekt - qoftë musliman, i krishterë apo hebre - nga perandoria e gjerë islame ka pasur mjaft për t’i kënaqur nevojat e veta, kështu që të pasurit duhej ta depononin zeqatin në arkën shtetërore. Kjo na tregon se kur ligji i zeqatit zbatohet në mënyrë të drejtë, ai i zvogëlon nevojat e qytetarëve dhe e pasuron më tepër arkën shtetërore, deri në atë masë saqë të mos ketë më të varfer e të nevojshëm, madje derisa të paraqitet edhe teprica.

Fuqia e palujtshme e kësaj mase të interesit publik, i ka rrënjët nga fakti se ajo është një masë hyjnore, një urdhëresë nga vetë Zoti. Ky nuk është një problem personal apo një kontribut vullnetar; ai, në të vërtetë, është një obligim për plotësimin e të cilit njeriu i përgjigjet Zotit në mënyrë të drejtpërdrejtë. Pasi që zeqati është legjislaturë e vetë Zotit, e cila i bashkangjitet interesit të përgjithshëm, asnjë muslimani nuk i lejohet që ta refuzojë këtë. Nëse ai nuk zbatohet në mënyrë të duhur, autoritetet kompetente të shtetit e marrin përsipër që në dobi të masave të gjera popullore, ta rivendosin e ta përforcojnë këtë institucion. Ata qe duhet ta pranojnë zekatin Kur’ani i Shenjtë i ka klasifikuar ata që duhet ta pranojnë zeqatin në mënyrën që vijon:

1. Muslimanët e varfër, për ta zbutur skamjen e tyre.

2. Muslimanët e nevojshëm, që të ftimizohen me mjete, në mënyrë që të mund të fitojnë për jetesën e tyre.

3. Muslimanët e ri (të konvertuar), që t’u mundësohet vendosja dhe adaptimi si dhe t’u plotësohen nevojat e veçanta.

4. Muslimanët, robër të luftës, që të lirohen me pagesë të shumës së të hollave si shpërblim.

5. Muslimanët që kanë borxh, për t’u liruar nga kthimi i këtij borxhi në mënyrë të dhunshme.

6. Muslimanët e punësuar, të caktuar nga ndonjë guvemator musliman për mbledhjen e zeqatit, për t’ua paguar rrogën.

7. Muslimanët në shërbimin e tyre në udhë të Zotit, me mjete të hulumtimit apo të studimit, apo të propagandimit të fesë. Kjo pjesë ndahet për t’i mbuluar harxhimet dhe për t’u ndihmuar atyre që t’i vazhdojnë shërbimet e tyre.

8. Muslimanët në vend të huaj, që kanë nevojë për ndihmë.

Pranuesi nevojtar dhe i drejtë i zeqatit është ai që nuk ka mundësi t’i kënaqë nevojat e tij, apo ka më pak se shuma e paraparë në fund të vitit. Nëse personi posedon vlerë të hollash tetëdhjetë gramë ari e më shumë, ai duhet të jetë kontribues apo dhënës e jo pranues i zeqatit. Nëse një pranues e pranon pjesën e tij dhe mendon se ajo është e mjaftueshme për nevojat e tij momentale me një bilanc prej shumës së paraparë për dhënie, ai nuk duhet të marrë më tepër. Ai duhet të kthejë çkado që të jetë e tepërt dhe t’ua japë të hollat pranuesve të tjerë të mundshëm.

Zeqati mund t’u ndahet në mënyrë të drejtpër-drejtë individëve të njërës apo tjetrës nga klasët e përmendura, ose t’u shpëmdahet organizatave huma-nitare që kujdesen për këta individë. Zeqati po ashtu mund t’u ndahet në formë të bursave studentëve dhe hulumtuesve premtues dhe të shkëlqyeshëm muslimanë, apo në formë ndihmash për organizatat për mbarëvajtje dhe institutet e shërbimit publik, të cilat i përkrahin rastet e tilla.

Një muslimani të paaftë apo invalid duhet t’i ndihmojë një musliman tjetër që është i aftë të fitojë. Kontribuesi duhet ta përdorë gjykimin e tij më të mirë në gjetjen e të benefikuarve më të mirë.

Taksat që ne ua paguajmë shteteve, nuk paraqesin zëvendësim të kësaj detyre fetare; zeqati duhet të ndahet nga taksat e tjera dhe të paguhet veçmas nga taksat e shtetit. Megjithatë, muslimanët e Amerikës Veriore mund të kenë lehtësime sa u përket ligjeve të taksave - për arsye se ato përmbajnë disa lehtësime në këtë drejtim. Ata duhet t’ua paguajnë zeqatin të varferve të merituar dhe pastaj t’i deklarojnë këto shuma të paguara si të dhëna personale ligjore.

Kontribuesi, për arsye se kryen një detyrë të këtillë, nuk duhet të lakmojë vetëglorifikimin apo famën. Ai këtë duhet ta bëjë në mënyrë sa më të fshehtë, me qëllim që të mos bëhet viktimë e hipokrizisë apo pasionit për fodullëk, i cili i anulon të gjitha veprat e mira. Megjithatë, nëse zbulimi i emrit të tij apo shpallja e kontributit të tij mund t’i inkurajojë e t’i stimulojë të tjerët, atëherë lejohet edhe kjo.

Zeqati është po ashtu i obligueshëm edhe për kafshët dhe prodhimet bujqësore. Hiset dhe sasia e të hollave që duhet të paguhen për këtë qëllim ndryshojnë prej rastit në rast dhe kërkojnë një studim të hollësishëm. Për këtë, e këshillojmë lexuesin që t’u drejtohet burimeve të elaboruara të Sheriatit dhe fesë. Zekati i fitrit Zekati i fitrit është një lloj lëmoshe që jepet në fund të muajit të Ramazanit. Fjala zekat është e lidhur me fjalën fitr nga idaafa (rasa gjinore e gjuhës arabe), e si rezultat i ndërprerjes së agjërimit zekati bëhet i obligueshëm.

Për cilat arsye jepet zekati?

Ibn Abasi thoshte: “I dërguari i All-llahut s.a.v.s. e bëri zekatul fitrin të vaxhib si mjet për dëlirësimin e agjëruesit nga fjalët e kota e nga lapërdhia (sjellja e ulët dhe e pamoralshme) dhe për t’i ushqyer skamnorët. Gjithsecili që e jep atë (zekatin) para namazit (të bajramit) – ajo është e pranuar, përndryshe (nëse jepet pas namazit) konsiderohet vetëm si lëmoshë.” [Transmeton Ebu Davudi (1371). Imam Neveviu thotë se Ibn Abasi e ka transmetuar këtë hadith me zinxhir hasen].
Është thënë se kjo që u tha më lartë është marrë prej ajetit kur’anor ku All-llahu i Lartësuar thotë: “Ka shpëtuar ai që është pastruar. Që e përkujton madhërinë e Zotit të vet dhe falet.” (Kur’an 87: 14-15).
Është transmetuar prej Umer ibn Abdul Azizit dhe Abu’l-‘Aaliyah të kenë thënë: “Ai, paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të, e jepte zekatin pastaj shkonte në namaz për t’u falur.”
Zekati është plotësues i lëshimeve që mund të bëhen gjatë agjërimit sikurse rukutë dhe sexhdet që janë plotësuese për namazin.

Cila është dispozita për zekatin e fitrit?

Pikëpamja më korrekte është se ai është vaxhib , duke u bazuar në fjalët e Abdullah ibn Umerit, i cili thoshte: “I dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e Tij qoftë mbi të, e bëri atë (zekatin) të obligueshem (vaxhib )”, e gjithashtu edhe konsenzusi i dijetarëve e pohon të njëjtën dispozitë.

Kur duhet të jepet zekati i fitrit?

Zekati i fitrit duhet të jepet kur të perëndojë dielli në ditën e fundit të Ramazanit. Nëse dikush martohet atë natë, duhet ta japë zekatul fitrin edhe për bashkëshorten e tij. Nëse dikujt i lind fëmijë atë natë, duhet ta japë zekatul fitrin për fëmijën e tij. Edhe nëse dikush bëhet musliman para perëndimit të diellit, duhet ta japë zekatul fitrin. Madje, duhet dhënë zekatul fitr edhe për atë njeri që vdes pas perëndimit të diellit.

Kush obligohet ta japë zekatin e fitrit?

Zekatul fitri është obligim për muslimanët. Ibn Umeri r.a. thoshte: “I dërguari i Allahut e bëri zekatul fitrin një saa’ hurme ose një saa’ elb për muslimanët qofshin ato skllevër apo të lirë, meshkuj apo femra, të rinj apo të moshuar.” [Buhariu (1407)].
Imam Shafiu r.a. thoshte: “Hadithet që i transmeton Nafiu dëshmojnë se i dërguari i All-llahut zekatin e bëri farz vetëm për besimtarët për t’ia dhënë besimtarëve, e kjo gjë është në pajtim me Librin e All-llahut, qoftë i lartësuar Ai, sepse Ai zekatin e bëri për t’u pastruar, e ky pastrim duhet të jetë vetëm duke ua drejtuar atyre që kanë besim të drejtë.” Ky kolos gjithashtu ka thënë: “Çdo kush që në fillim të muajit Sheval ka ushqim të mjaftueshëm për të ngrënë për veten e tij dhe për ata, për të cilët përkujdeset, duhet të japë zekatul fitr për vete dhe për ata që përkujdeset. Nëse ka mundësi të japë vetëm për disa nga ata të cilët i ka nën përkujdesje, atëherë duhet të japë vetëm për ata. Por, në qoftë se nuk ka mundësi, atëherë nuk duhet të japë as për vete e as për të tjerët.”
Imam Neveviu r.a. thoshte: “Ai i cili është në vështirësi financiare, nuk është i obliguar të paguajë zekatul fitr. Nuk ka kundërthënie mes dijetarëve, lidhur me këtë çështje. Pra, obligimi i dhënies së zekatit te fitrit është i kushtëzur vetëm për ata që kanë mundësi. Gjithkush që ka një saa’ më shumë se i nevojitet për vete dhe për ata që i ka nën mbikëqyrje, në natën dhe në ditën e Bajramit, i mjafton (do të thotë nuk është në vështirësi financiare). Gjithsecili që nuk ka aq sa i nevojitet, është në vështirësi, kështuqë nuk është i obliguar të paguajë asgjë.”
Muslimani duhet ta japë zekatin e fitrit për vete dhe për ata që i ka nën mbikëqyrje, si p.sh. gratë e tij apo të afërmit e tij, poqëse ata nuk kanë mundësi ta japin atë vetë. Në rast se janë në gjendje për ta dhënë atë, më mirë është ta japin vetë, sepse urdhëri i është drejtuar secilit njeri.
Ibn Umeri r.a. thoshte: “I dërguari i All-llahut e bëri zekatul fitrin të obligueshëm një saa’ hurme ose një saa’ elb për muslimanët qofshin ato skllevër apo të lirë, meshkuj apo femra, të rinj apo të moshuar dhe urdhëroi që të jepet para se të falet namazi i Bajramit.” [Buhariu (1407)].
Imam Shafiu r.a. thoshte: “Mbrojtësi i të çmendurit dhe i të miturit duhet të japë zekat për ta, sikurse i shëndoshi apo i rrituri që e jep për vete. Nëse dikush ka dikënd në mbikëqyrje që është pabesimtar, nuk duhet të japë zekat për të, sepse ai (pabesimtari) nuk mund të pastrohet përmes zekatit.”
Burri duhet të japë zekatin e fitrit për veten dhe për gruan e tij gjithashtu, madje edhe nëse gruaja e tij ka të holla të veta personale. Ai gjithashtu duhet të japë zekatin e fitrit për fëmijët e tij dhe për prindërit e tij nëse janë të varfër. Madje, zekatin e fitrit duhet dhënë edhe për bijën e tij e cila është e martuar, por nëse martesa e saj ende nuk është përsosur. Nëse biri i tij është i pasur, ai (prindi) nuk duhet dhënë zekatin e fitrit në emër të tij (do të thotë vet biri, në këtë rast, duhet të japë për vete). Burri duhet të japë zekatin e fitrit edhe për gruan e divorcuar (për ish – gruan), nëse divorci i tyre ende nuk është përfundimtar. Biri nuk e ka obligim të japë zekatin e fitrit në emër të gruas së varfër së babait të tij (do të thotë nuk duhet të japë zekatin e fitrit për gratë tjera të babait të tij, në rast se ato janë të varfëra).
Në të dhënurit e zekatit te fitrit duhet filluar prej njerëzve më të afërt. Pra, së pari duhet dhëne për vete, pastaj për gruan, për fëmijët, pastaj pjesa tjetër e të afërmve…
Imam Shafiu r.a. thoshte: “Gjithsecilit që i lind një fëmijë apo merr ndonjë rob në pronësinë e tij para perëndimit të diellit në ditën e fundit të muajit të Ramazanit, duhet dhënë zekatin e fitrit për atë.”
Nuk është e obligueshme të jepet zekatin e fitrit për fetusin që ende është në mitrën e nënës, mirëpo nëse jepet zekati i fitrit për të, nuk asgjë të keqe.
Nëse dikush që është i obligueshëm të japë zekatin e fitrit vdes para se ta japë atë, zekati i fitrit për të duhet të jepet nga më i afërmi i tij, e nëse edhe ky vdes para se ta japë, dikush tjetër duhet ta japë në emër të tij…
Punëdhënësi nuk duhet të japë zekatin e fitrit për punëmarrësin, sepse ai (punëmarrësi) e merr rrogën e vet dhe ky tjetri nuk ka pse të japë zekatin e fitrit për të.
Për çështjen se a duhet dhënë zekatul fitr për jetimin apo jo, Imam Maliku r.a. thoshte: “Mbikëqyrësi i jetimit duhet të japë zekatul fitr prej pasurisë që e posedon ai jetim, madje edhe nëse është i mitur.”

Sa është sasia e dhënies së zekatul fitrit?

Sasia për t’u dhënë si zekatul fitr është sa një saa’ nga ushqimi, duke u bazuar në matjen e asaj (saa’) që e ka bërë profeti, paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të! Said el – Hudri r.a. thoshte: “Në kohën e profetit a.s. ne e jipnim sa një saa’ nga ushqimi…” [Buhariu (1412)].
Pesha e një saa’ ndryshon varësisht prej ushqimit që e kemi, kështuqë duhet ditur se sa është një saa’ e atij lloji të ushqimit tjetër.

Çfarë gjëra mund të jepen si zekat?

Gjërat që duhet dhënë janë ato gjëra që janë për t’u ngrënë. Ibn Umeri r.a. thoshte: “I dërguari i All-llahut e bëri zekatul fitrin të obligueshëm sa një saa’ hurmesh ose një saa’ elb për muslimanët qofshin ato skllevër apo të lirë…” (Në atë kohë, elbi ishte ushqim që hahej nga ata) [Buhariu (1408)].
Ebu Said el – Hudri r.a. thoshte: “Në kohën e profetit a.s. zekatin e jipnim një saa’ ushqim.” [Buhariu (1408)].
Zekati duhet dhënë në atë formë që është e përdorur nga të gjithë, qoftë grurë, oriz, hurmë…
Imam Shafiu r.a. thoshte: “Nëse ushqimi bazë i njerëzve (të një vendi të caktuar) janë drithërat apo është orizi, atëherë këto mund të jepen si zekatul fitr.”
Imam Neveviu r.a. thoshte: “Shokët tanë thonin: >>Është kusht të jepet diçka si zekatul fitr, e kjo të jetë prej gjërave ushqimore bazë dhe të jetë me vlerë 1 ndaj 10. Asgjë tjetër nuk pranohet përveç akitit (jogurt i tharë), djathit dhe qumështit”
Imam Mavardi r.a. thoshte: “Kjo, madje vlen edhe për ata që jetojnë në ishull e edhe për ata ushqimi bazë i të cilëve janë vezët dhe peshqit. Këta nuk janë të pranueshme si zekatul fitr dhe lidhur me këtë çështje dijetarët nuk kanë mospajtim. Sa i përket mishit, pikëpamja më korrekte është ajo e imam Shafiut, e që është konfirmuar edhe nga el – Musanifi se kjo gjë (ajo që u përmend më lartë) nuk është e pranueshme si zekatul fitr. Shokët tanë thonin: “Kjo normë vlen edhe për ata, ushqimi i të cilëve janë pemët, të cilët nuk janë të obliguar ta japin një të dhjetën, si p.sh. fiku. Këta gjëra (ushqimore) nuk pranohen si zekatul fitr aspak.”
Ibn Kajim el – Xhevzi r.a. thoshte: “Nëse do të ishte thënë jepni një saa’ hurme (kudoqoftë që jetoni), qoftë nëse ushqimi bazë i atij vendi janë hurmet apo jo, atëherë do të ishte më lehtë, mirëpo pasi çështja është kështu dhe është diskutabile, i lihet ixhtihadit. Ka disa njerëz që thonë se duhet dhënë një saa’ hurme, por ka edhe të atillë që thonë se duhet dhënë një saa’ nga ushqimi bazë i atij vendi. Kjo është më korrekte dhe është më afër parimeve të Sheriatit. E logjikisht, si mund disa njerëz, ushqimi bazë i të cilëve janë peshqit të japin hurme? E All-llahu e di më së miri.
Është e lejuar për zekatul fitri të jepet pastë (makarona, shpageta), mirëpo për një gjë duhet qenë të sigurtë se a janë ato makarona… të bërë prej gruri dhe a është ajo masë e grurit ekuivalente me masën e një saa’!
Shokët e profetit s.a.v.s. e jepnin atë në formë ushqimi dhe ne duhet të shkojmë në rrugën e tyre, e jo ta ndryshojmë! Të dhënurit e zekatit në formë ushqimi ka dobi të dukshme. Një e tillë është për shembull kur biznesmenët kanë të mbledhur mall të caktuar në depot e tyre e në të njëjtin rast çmimet ngriten, apo rast tjetër është gjendja e luftës apo inflacioni.
Në këtë vijë, nuk mund të jepet zekatul fitr për t’ia paguar borxhet ndokujt, për t’ia paguar dikujt qëndrimin në spital,për t’ia paguar shkollimin një studenti e kështu me radhë… Ka burime tjera për llojin e këtyre ndihmave, siç u cek më lartë.

Kur duhet dhënë zekatin e fitrit ?

Zekati i fitrit duhet dhënë para se të falet namazi i Bajramit, ashtu sikurse është shënuar në hadithe që Profeti a.s. “urdhëroi që zekatul fitri të jepet para namazit të Bajramit.” [Buhariu (1407)].
Është një kohë e cila është mustehab (e preferuar) për t’u dhënë zekati i fitrit dhe kohëra kur është e lejuar të jepet ai. Koha kur është mustehab të jepet ai është dita e Bajramit (mirëpo para namazit, të kuptohemi). Për këtë shkak është sunnet të shtyhet namazi i Bajramit për t’i dhënë kohë atyre që nuk e kanë dhënë ende atë. Në anën tjetër, poashtu është sunnet të nxitohet për namazin e bajramit.
Koha kur zekatul fitri lejohet të jepet është dy apo tri ditë para Bajramit. Në Sahihun e Buhariut transmetohet se Nafiu thoshte: “Ibn Umeri e jepte zekatul fitrin ne emër të të rinjve dhe në të të moshuarve një ditë para Bajramit.”
Është punë e urryer (mekruh) të vonohet dhënia e zekatul fitrit, gjegjësisht të jepet pas namazit të Bajramit. Disa dijetarë thonë se kjo gjë është e ndaluar (haram) dhe e llogarisin kadaa’[1], e tërë kjo duke u bazuar në hadithin: “Gjithsecili që e jep zekatul fitrin para namazit pranohet si zekat, ndërsa ai që e jep pas namazit llogaritet vetëm si lëmoshë.” [Ebu Davudi (1371)].
Ai që e jep zekatin e fitrit pas namazit të Bajramit është njëjtë sikur mos ta kishte dhënë hiç. Disa dijetarë mendojnë se të dhënurit e zekatul fitrit para namazit të Bajramit është vetëm mustehab dhe se mund të jepet gjatë tërë ditës së parë të Bajramit, por ky mendim hudhet poshtë nga hadithet. Rreth kësaj, Ibn Ruslani thoshte: “Kjo punë është haram nga konsenzusi, sepse ai është zekat dhe ai që e vonon atë bën mëkat e kjo është e njëjtë sikurse vonimi i namazit. Pra, është haram të vonohet dhënia e tij pa pasur ndonjë arsye të fortë, e qëllimi apo urtësia e kësaj (dhënies në kohë) është që të varfërit, të paktën, në këtë ditë të mos dalin për të lypur.
Zekatul fitri duhet t’i dorëzohet atij që e ka marrë përsipër për ta kryer atë punë. Nëse dikush dëshiron t’ia japë zekatin dikujt, mirëpo nuk mund ta gjejë atë e as nuk mund të gjejë ndonjë person të besueëshm për t’ia dhënë atij dhe nëse (zekatdhënësi) e sheh se koha mund të kalojë, atëherë duhet të shpejtojë për ta dhënë zekatin tek turma – aty ku mbledhet tërë zekati.

Kujt mund t’i jepet?

Zekatul fitri mund t’u jepet 8 kategorive të njerëzve të cilëve mund t’u jepet zekatul mali. Ky është mendimi i shumicë së dijetarëve. Malikijtë, Ahmedi dhe ibn Tejmije janë të mendimit se zekatul fitri duhet dhënë ekskluzivisht të varfërve dhe nevojtarëve.
Imam Shafiu r.a. thoshte: “Zekatul fitri duhet të ndahet mes atyre të cilëve është ndarë zekatul mali dhe nuk duhet të shpenzohet askund tjetër… Duhet të ndahet mes të varfërve dhe nevojtarëve, skllevërve të cilët kanë bërë kontratë me zotërinjtë e tyre për ta blerë lirinë e tyre, borxhlinjve, luftëtarëve në rrugë të All-llahut dhe udhëtarëve.”
Imam Neveviu r.a. e transmeton hadithin që e ka thënë ibn Abasi r.a. se profeti s.a.v.s. i ka thënë Muadhit r.a.: “Thuaju atyre se duhet dhënë prej pasurisë së tyre drejtuar të varfërve dhe nuk është e lejuar t’i jepet zekat pabesimtarit, qoftë ai zekatul fitr apo zekatul mal.”
Zekati duhet t’u jepet të varfërve, atyre që kanë borxhe të mëdha dhe atyre, rrogat e të cilëve nuk janë të mjaftueshme për të dalë në fund të muajit, e kjo duhet bërë në pajtim me nivelin e nevojave të tyre.
Nuk lejohet që ai zekat që i është dhënë dikujt, të kërkohet për t’iu kthyer mbrapa atij dhënësit!

Si të ndahet zekati i fitrit ?

Është e preferuar që vet dhënësi ta ndajë atë. Imam Shafiu r.a. thoshte: “Unë më shumë preferoj ta japë atë vet sesa t’ia japë ta ndajë ai që është duke e mbledhur.”
Imam Neveviu r.a. thoshte: “Zekatul fitri duhet të ndahet mes atyre, të cilëve u është ndarë nga zekatul mali. Unë preferoj që ai t’u jepet të afërmve. Nëse ia jep atij që është duke e shpërndarë, kjo është mirë, por nëse e shpërndan vet, kjo është edhe më mirë.”
Është e lejuar që zekati t’i jepet ndonjë njeriu për t’ia dhënë dikujt të cilit ne dëshirojmë, mirëpo të cilin për momentim nuk e dimë se ku gjendet, mirëpo vetëm në atë rast nëse jemi të sigurtë se ky (përcjellësi) është i besueshëm, në të kundërtën nuk është e lejuar. Abdullah ibn el – Muameli thoshte: “E dëgjova Ebu Mulejken duke biseduar me një njeri, i cili i tha: “Unë dua ta lë zekatul fitrin në xhami.” E ai ia ktheu: “Shko jepe vet te vendi i caktuar sepse ibn Hishami (mbledhësi i zekatit në xhami), nuk e di se i kujt është ky zekat dhe do t’ia japë tjetër kujt!””
Imam Ahmedi r.a. potencoi se është e lejuar të jepet një saa’ tek një grumbull njerëzish apo të jepet një saa’ vetëm tek një njeri…
Imam Maliku r.a. thoshte: “Nuk ka asgjë të keqe nëse dikush zekatul fitrin për veten dhe për familjen e vet ia drejton vetëm një njeriu.”
Është e lejuar për një person i cili merr më tepër ushqim sesa i nevojitet që ta shpërndajë me të tjerët, kështuqë të arrihet barazi…

Ku duhet dhënë zekatul fitrin?

Ibn Kudame r.a. thoshte: “Zekatul fitri duhet dhënë aty ku është bërë obligim (do të thotë obligohesh ta japësh në atë vend ku të zë obligueshmëria).” Është pyetur një njeri se ku duhet ta japë zekatin një njeri që është nga Afrika, e obligueshmëria e ka zënë derisa ishte në Egjipt. Ai është përgjigjur se duhet ta japë në Egjipt, e nëse familja e tij e japin në emër të tij, kjo gjë nuk prish punë, mirëpo edhe ky për vete duhet ta japë aty ku është.
E lusim All-llahun e Madhëruar t’i pranojë adhurimet tona dhe të na bashkojë me të drejtët. All-llahu e bekoftë profetin tonë, paqja dhe mëshira e Tij qoftë mbi të, shokët e tij dhe gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit! Sadakatul Fitri SADAKATUL-FITRI (DHËNIA E LËMOSHËS)

A. Tekstet argumentuese

Transmetohet nga Ibn Umeri se Muhammedi a.s. e ka obliguar Sadakatul-Fitrin në Muajin e Ramazanit për robin, të lirin, mashkullin, femrën, fëmijën dhe plakun muslimanë, qoftë nga sa’ë hurme ose elbthi. (Buhariu, Muslimi dhe të tjerët).
Transmetohet nga Ibn Umeri se Muhammedi a.s. ka urdhëruar të jepet Sadakatul-Fitri para se të nisen për në namaz. (Transmetimi i të gjithëve përveç Ibn Maxhes).
Transmetohet nga Ibn Abbasi se Muhammedi a.s. e bëri obligim Sadakatul-Fitrin për pastrimin e agjëruesit nga përgojimi dhe fjalët e turpshme; me agjërimin ai (Muhammedi a.s.) e obligon t’i ushqejë t? varfërit; ai që e jep Sadakatul-Fitrin para namazit pranohet e kush e jep pas namazit (të Bajramit) është sadaka (lëmoshë) e rëndomtë. (Ebu Davudi, Ibn Maxhe dhe Hakimi).B. Rregullat e Sadakatul-Fitrit

Vitrat obligohen të jepen para agimit të mëngjesit në ditën e Bajramit të Vitrit (Bajramit të Madh), kurse për atë që vdes në këtë kohë ose lindet pas kësaj kohe, nuk janë obligim. Më mirë është të jepen para namazit të Bajramit si dhe mund të jepen gjatë Muajit të Ramazanit. Nëse vonohen nga namazi i Bajramit, nuk anulohen por patjetër të realizohen.
Sadakatul-Fitri i jepet për çdo person një të varfëri, bile nuk lejohet t’u ndahet dy apo tre varfanjakëve, sepse qëllimi i kësaj sadakaje është shpëtimi; ngase Muhammedi a.s. thotë: “Shpëtoni ata nga hallet (barra e rëndë) në këtë ditë”.
Preferohet Sadakatul-Fitri ne te holla, nese keshtu me tepër u konvenon të varfërve. Sadakaja Sadaka është dhënia shtesë krahas zekatit obligativ. Ai i cili jep sadaka e do Allahun dhe është i dashur nga Allahu, sepse ka mposhtur veten në aspekt të dashurisë ndaj pasurisë. Allahu i Madhërishëm për njeriun thotë në Kuran: “Dhe ai është që shumë e do pasurinë.” (El-Adijat:7) I Dërguari i Allahut kur flet për sadakanë thotë: “Sadakaja është argument i besimit të fshehur në zemër” Dijetarët e kanë komentuar në shpjegimin e këtij hadithi, duke thënë se i Dërguari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e ka quajtur “argument i besimit të fshehur në zemër” shkaku se natyra e njeriut është që kur jep diçka duhet ta këmbejë me diçka tjetër, kjo është natyra që Allahu xhel-le shanehu i ka krijuar njeriut. Dhe fakti që njeriu të jep diçka pa e këmbyer me diçka tjetër është argument i besimit që fshihet në zemër.
Allahu i Madhërishëm dëshiron që robi i Tij të jetë dhurues dhe dorëlirë. Prandaj, Ai shpërblimin të cilin e ndanë Allahu do t’ia shumëfishojë. Allahu thotë në Kuran: “Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e Allahut është si një kokrre që i mbinë shtatë kallinj, në secilin kalli njëqind kokrra. Allahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, Allahu është Bujar i Madh, i di qëllimet”. (El-Bekare:261).
Po ashtu transmeton Ebu Hurejra se i dërduari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Sadakaja nuk pakëson pasurinë” (Transmeton Muslimi, Tirmidhiu, Ahmedi).
Prandaj, besimtarë i vërtetë është ai i cili beson se kur jep Allahu ia shton, ndërsa vesi i dorështrëngimit, vesi që njeriu është lakmitarë për veten e tij, të gjitha këto janë rezultat i punës së shejtanit që bën me njeriun
I Dërguari i Allahut thotë: “Sadakaja fikë hidhërimin e Allahut ashtu siç fikë uji zjarrin”. Pra. nëse Allahu është i hidhëruar ndaj teje për ndonjë vepër jo të mirë, për ndonjë fjalë, për ndonjë vështrim, për ndonjë dëgjim, për ndonjë përgojim, për ndonjë sjellje jo të mirë, kur të jep sadaka shuhet hidhërimi Allahut ashtu siç ka thënë i Dërguari i Allahut sal-all-llahu alejhi ve sel-lem.
Transmeton Ebu Hurejra se i Dërguari i Allahu sal-all-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk ka ditë që nuk zbresin dy melajke prej Allahut xhel-le shanehu dhe thonë: O Allah jepi atij që jep dhe atij që nuk jep shkatrroja pasurinë. Prandaj duhet që të jemi të kujdesshëm që melajket të mos luten kundër nesh.

Ai i cili jep sadaka është më i lumtur se sa ai që e pranon atë. Kështu ka vepruar edhe Pejgamberi alejhi selam. Kur i vinte ndokush i cili kishte nevojë, ai i jepte përparësi para vetës nganjëherë me ushqim, nganjëherë me sadaka, nganjherë me dhurata, e nganjëherë me blerjen e gjërave të caktuara.
Sadakaja për të qenë e pranuar, duhet të jetë nga fitimi i ndershëm dhe i pastër. I Dërguari i Allahut alejhi selam thotë: “Allahu është i ndershëm dhe nuk pranon përveç asaj që është e pastër” (Transmeton Muslimi). Po ashtu i Dërguari i Allahut sal-all-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ruajuni prej zjarrit të xhehennemit qoftë duke dhënë edhe një gjysmë hurme”. Kjo është argument se nuk është kusht i sadakasë sasia por e rëndësishme është që të jepet me sinqeritet dhe ajo që jepet të jetë hallall.
Aishja radijallahu anha transmetohet se ka dhënë ndonjëherë edhe një kokërr rrushi dhe ka thënë: “Unë shpresoj në çdo grimcë të kësaj kokrre rrushi shpërblim te Allahu”. Ndërsa për atë që jep sadaka për syefaqësi te njerëzit, kjo jo vetëm që nuk është e pranuar te Allahu, por është si shembulli i dikut që i vjel të mbjellurat e veta dhe i djegë me dorën e vet.

Koncepti i lëmoshës në Islam është më i gjërë për atë që nuk posedon pasuri. Prandaj sadaka nuk është vetëm ndarja e pasurisë por sadaka kemi edhe lloje të tjera. Kur i erdhën disa njerëz të cilët nuk kishin pasuri dhe ankoheshin se i kanë arritur të pasurit, dukë thënë: “O i Dërguar i Allahut, pasanikët na tejkaluan me shpërblime, ata falin namaz si ne, agjërojnë si ne, kurse (përveç kësaj) nga teprica e pasurisë së tyre japin sadaka”. Pejgamberi alejhi selam tha: “A nuk ju ka dhënë Allahu edhe juve me çka të bëni sadaka? Vërtet, çdo tespih (lavdërim Allahut) është sadaka, çdo tekbir (madhërim Alllahut) është sadaka, çdo tahmid (falëndërim Allahut) është sadaka, çdo tehlil (thënia: La ilahe il-lall-llah) është sadaka. Urdhëresa për të mirë është sadaka, ndalesa kundër të keqës është sadaka, edhe marrëdhënia seksuale (bashkëshortore) është sadaka”. Njerëzit i thanë: “O i Dërguar i Allahut, a edhe kur ndonjëri prej nesh kryen marrëdhënie epshore ka shpërblime?” I Dërguari i Allahut tha: “Më thuani, nëse epshin e tij e përdorë në haram, a nuk ka mëkat? Po ashtu nëse e përdorë në hallall, do të ketë shpërblim”. (Transmeton Muslimi, Ahmedi, Ibn Hibbani)
Po ashtu i Dërguari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-l

em ka thënë: “T’i drejtosh buzëqeshje fytyrës së vëllait tënd është sadaka. Urdhëresa për të mirë dhe largimi nga e keqja është sadaka. Njeriu që ka devijua dhe e udhëzon është sadaka. Të largosh gurë, dhe ferra nga rruga, edhe kjo është sadaka. Nga kova jote të derdhësh ujë në kovën e vëllait tënd edhe kjo është sadaka” (Transmeton Tirmidhiu).

Pra, përveç dhënies së pasurisë që është sadaka, kemi edhe dy lloje të tjera të sadakasë. Njëra është bamirësia ndaj krijesave dhe tjetra e cila po ashtu nuk është materiale që hyjnë llojet e ndryshme të dhikreve. Sadakaja - instrument islam kundër varfërisë Kur flasim për sistemin ekonomik islam kemi parasysh një fakt se ai bazohet në Kur`an , Sunnet dhe Ixhma.E vërteta është se ky sistem i ka kushtuar rëndësi të vecant të varfurve dhe në këtë mënyrë mund të themi se janë themeluar institucionet e para sociale të arsyeshme.Ekzistojnë shumë instrumente ekonomike që kanë bazë sheriatike për vazhdimin e jetës normale në shoqërinë myslimane.Një ndër instrumentet e shumta ekonomike është edhe zekati i fitrit ose sadakulfitri.Për të thjeshtuar analizën tonë do ta definojmë problemin në fjalë. Zekati i Fitrit është lëmosha që nxirret në fund të muajit Ramazan , natën e Bajramit të Fitrit ose në mëngjes të kësaj dite, Zekati i Fitrit ka marrë këtë emër sepse ai është ligjëruar afër plotësimit të muajit , në kohën që agjëruesit mbyllin agjërimin, pra është Zekati i iftarit ose lëmosha e Bajramit të Fitrit pasi të jetë plotësuar Ramazani.
Në pamjen e parë ky konstatim dhe ky definim i problemit është krejt në rregull dhe i arsyeshëm.Mirëpo neve na lind një pyetje në kokën tonë se athua a është e njejtë zekati me zekatin e fitrit dhe nëse nuk është e njejtë ku janë shenjat dalluese?Kësaj rralle do t`i referohemi dijetarit të madh islam Dr.Jusuf Kardavit.
Zekati të cilin e obligoi feja, disa herë në gjuhën e Kur`anit dhe Sunnetit quhet sadaka(lëmoshë), ashtu që Maverdi thotë:”Sadakaja është zekat e zekati është sadaka, emri dallon përmbajtja përputhet .”All-llahu xh.sh. në Kur`anin Famëmadh thotë:”Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t`i pastrosh me të dhe t`u shtosh ( të mirat)…”
All-llahu xh.sh. thotë:”Merr prej pasurisë së tyre ( të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t`i pastrosh me të dhe t`u shtosh ( të mirat)…”(Et-Tevbe , 103)
Po ashtu thotë:”Ka prej tyre që do të bëjnë vërejtje në ndarjen e lëmoshës , nëse u jepet nga ajo , ata mbesin të kënaqur , e nëse nuk u jepet , ata hidhërohen.”(Et-Tebe , 58), “All-llahu caktoi obligim që lëmoshat (zekati etj) t`ju takojnë vetëm të varfurve (nevojtarëve), të ngratëve ( që s`kanë fare)…”(Et-Tevbe , 60 ).
Në hadith përmendet :” Nuk ka zekat ( sadaka) nën pesë eunuk ( njësi matëse klasike) , po ashtu nuk ka zekat ( sadaka) nën pesë dhud ( njësi matëse klasike) dhe nuk ka zekat ( sadaka ) nën pesë evak ( njësi matëse klasike).
Në hadithin e dërgimit të Muadhit në Jemen qëndron :”Tregoju se All-llahu ua ka obliguar në pasurinë e tyre zekatin ( sadaka) që merret prej pasanikëve të tyre.”
Të gjitha këto ajete dhe hadithe përmenden për zekatin duke e quajtur sadaka.Prej këtu edhe tubuesi i zekatit e mori emrin musaddekan , sepse ai tubon dhe distribuon lëmoshat.
Megjithëatë përdorimi i gjërë nga njerëzit i ka bërë padrejtësi nocionit sadaka , sepse e ka shëndërruar atë në shprehje për ndihmat vullnetare dhe për lëmoshat që u jepen lypësve.
Mirëpo kuptimet e nocioneve te masat e gjëra nuk duhet të na mashtrojnë nga thelbi i fjalëve në gjuhën arabe në kohën e zbritjes së Kur`anit.Rrënja e fjalës sadaka është marrur prej fjalës sidk( sinqeritet).
Kadi Ebu Bekër Ibn El-Arebij ka thurur disa fjalë shumë të shkëlqyeshme rreth emërtimit të zekatit sadaka.Ai thotë:”Kjo rrjedhë prej sinqeritetit ( sidk) në barazimin e veprës me fjalën dhe besimin.Rrënja “sa de ka “ i referohet realizimit të diçkaje përmes diçkaje tjetër dhe përforëcimit të tij me të.Në këtë kuptim është dhurata e kurorës së martesës ( sadaku-l-mer`eti) , gjegjësisht legalizimi dhe konfirmimi i martesës me obligimin e pasurisë dhe të kurorës sipas normave të parapara juridike.
Kuptimi i të gjitha këtyre ndryshon me zgjedhjen e foljes.Kështu thuhet:”Saddeka fi-l-kauli saddakan dhe tesdikan (ishte i sinqertë në bisedë) , tesaddeka bi-l-mali tesadukan ( dha lëmoshë prej pasurisë) , esdektu-l-mer`ete isdakan ( ia dhashë gruas dhuratën e kurorës).Dhe cdonjërës prej këtyre fjalëve.Në këtë rastë , sinqeriteti i përgjason lëmoshës në atë se , ai i cili është i bindur në fe se ringjallja është realitet , se jeta e gjithmonshme është në Ahiret dhe se kjo botë është kanal për në botën tjetër , është derë për në të mirë apo për në të keq-punon për të , e ofron tërë atë që e gjen në të.E nëse dyshon në botën tjetër , tregohet përtac ndaj saj apo i jep përparësi diçkaje tjetër ndaj asaj-tregohet koprrac , përgaditet për aspiratat e veta dhe e lë padore mbarimin e vet.”
Themi:Për këtë , All-llahu xh.sh. e bashkoi lëmoshën me sinqeritetin , ashtu sikur që e bashkoi koprracinë me gënjeshtrën në ajetin:”E , sa i përket atij që jep dhe ruhet.Dhe vërteton bindshëm për të mirën.Ne do ta përgaditim atë për më të lehtën.E sa i përket atij që bënë koprraci dhe ndien veten të pavarur ( nga Zoti).Dhe që përgënjështron atë më të mirën.Ne do ta përgadisim për më të vështirën.”(El-Lejl , 5-10).
Pra, lëmosha është dëshmi e sinqeritetit në besim dhe e besimit në ditën e gjykimit
Sadakaja në Islam ka rrolin , rëndësinë dhe vecantinë e vet.Ajo është institucion social në vetvete dhe një formë mjaft efikase rreth sulmimit të varfërisë.
Nga Ebu Malik El-Harith ibn Asim El-Esh`arij r.d. , transmetohet të ketë thënë:I Dërguari i All-llahut a.s. ka thënë:”Pastërtia është gjysma e besimit.Falëminderimi ndaj All-llahut e mbush peshojën.Lavdimi dhe falëminderimi i All-llahut e mbush hapësirën mes qiellit dhe tokës.Namazi është dritë.Sadaka është dëshmi.Durimi është shkëlqim.Kurse Kur`ani është dëshmi për ty ose kundër teje.Cdokush fillon ditën e tij dhe cdonjëri është tregëtar i vetes së tij;mund të punoj punë të mira e ta lirojë atë ose mund të punojë punë të këqija e ta shkatërroj atë” Transmeton Muslimi
Dëshmi është rrezja e Diellit.Muhammedi a.s. thotë:”Kur të dalë shpirti i besimtarit , del dhe me vete ka burhan( rreze) , sikur rrezet e Diellit.”Për këtë edhe argumenti i qartë quhet burhan , sepse argumentimi i tij është tepër i qartë.
Po ashtu sadakaja është burhan( dëshmi-argument) për besimin e vërtetë të njeriut , ndërsa dhënia e sadakasë me kënaqësi është shenjë për ekzistimin e imanit.Muhammedi a.s. ka thënë:”Tri gjëra kush i vepron , e ka shijuar ëmbëlsirën e imanit:Kush e adhuron vetëm All-llahun , kush dëshmon se nuk ka Zot tjetër pos All-llahut dhe kush jep zekatin e pasurisë së tij me kënaqësi për cdo vjet.”Shkak për të është se pasurinë e do shpirti i njeriut dhe bënë koprraci në të.Nëse arrinë në atë gradë që të nxjerrë për All-llah , kjo është dëshmi se ky njeri është besimtar i vërtetë në kuptimin e plotë të fjalës dhe beson në shpërblimin dhe dënimin e All-llahut.
Sadakaja është për nga natyra e saj mjaft e përhapur gjatë periudhës së Perandorisë Osmane.Dihet mirëfilli se në atë kohë kanë ekzistuar vende të posaçme ku të pasurit kanë lënë sadakatë e tyre dhe të varfurit kanë marrë në kohë të caktuar.Por ky sistem dhe kjo metodologji ka funksionuar me një mbykqyrje të fshehtë nga ana e shtetit me qëllim që të mos ndodhin crregullime dhe padrejtësi rreth shpërndarjes së saj.Dijmë parimin islam se edhe një buzëqeshje është sadaka , në fakt ne vetëmse mrrolemi dhe qeshemi e nuk buzëqeshim.
Sadakaja në sistemin financiar islam ndikon përmes përmirësimit të gjendjes financiare tek të varfurit.Në një farë mënyre është si një sistem social për raste të caktuara dhe specifike.Si rezultat i sadakave të ndryshme ne kemi patur shumë dijetarë të njohur nga mesi shqiptar si Ibrahim Dalliu , Hafiz Ali Korca , Hasan Tahsinin , Hoxhë Masuricën etj.
Nga kjo që u tha ne vetëm se e kemi të qartë se kemi të bëjmë me dy instrumente të ndryshme ekonomike kur bëhet fjalë për zekatin dhe zekatin e fitrit.Në bazë të dispozitave islame zekati është shtylla e Islamit dhe është farz që merret nga të pasurit dhe iu shpërndahet të varfërve, ndërkaq zekati i fitrit është vaxhib i cili njashtu i merret të pasurve dhe i shpërndahet të varfurve duke realizuar një qëllim të përbashkët, kënaqësinë e All-llahut xh.sh.Në këtë drejtim kemi dy mendime të cilët paraqesin argumentet e tyre.Mendimi i parë është se zekati i fitrit hynë në farzet e All-llahut duke u mbështetur në hadithin të cilin e transmeton Ibn Umeri te Buhari dhe Muslimi , i cili thotë
”E ka bërë detyrë i Dërguari i All-llahut dhënien e zekatit të Fitrit të Ramazanit, sa ( masa) një sa hurmash ose një Sa`elbi…”Ndërkaq dijetari i ummetit Ebu Hanife dhe të tjerë thonë se zekati i fitrit hynë në radhën e vaxhibeve duke u mbështetur në ajetin kur`anor ku thotë All-llahu xh.sh.
”Ka shpëtuar ai që ka dhënë lëmoshë”.Zekati i Fitrit është më shumë një e drejtë e të varfurve e cila me kalimin e kohës dhe me ndryshimin e statusit social të tyre shëndrrohet nga e drejtë në obligim që në mënyrë perfekte funksionon në shumë vende myslimane.Kur themi është pjesë e sistemit social me plot të drejtë bazohemi në argumente sheriatike.Sistemi social islam dallon nga sistemi perëndimor ,në shumë mënyra dhe metodologji.Sepse në Islam cdo vepër e bërë për hir të All-llahut është adhurim që në ditën e llogarisë do të peshojë më shumë në peshojen e veprave të mira.Por jo në kuptimin e përgjithshëm të fjalës , por në esencë ai na paraqitet si i tillë.Me zekatin e fitrit agjëruesi i cili sapo ka mbaruar agjërimin pastrohet nga mëkatet që ka bërë gjatë muajit Ramazan dhe i mundëson që në festën e Bajramit të varfurve të këne mundësinë e veshjes së tyre dhe festimit të kësaj feste islame në mënyrë të njejtë me të gjithë besimtarët.
Kur flasim për sistemin social domosdoshmërisht na lindin shumë pyetje që kërkojnë përgjigje adekuate.Në fakt cka paraqet sistemi social në shoqëri?Ky sistem bazohet në parime në cdo shoqëri dhe ka për qëllim arritjen e mirëqenies së cdo qytetari të saj.Por definomi mbi sistemin social nuk është kaq i ngusht në kohën në të cilën po jetojmë.Sot në ekonominë e tregut ku konkurenca është e pamëshirshme dhe njërëzit gjithnjë e më shumë priren në largimin e moralit në ekonomi ky sistem është në një udhëkryq që mezi pret të dalë në dritën e vërtet.Etika e punës ka humbur vlerat e saja të dikurshme dhe gjithmonë ai që nuk ka shtypet dhe persekutohet në mënyra të ndryshme ekonomike.Që t`i përmbahemi koncepteve ekonomike dhe vlerave të saja neve na paraqitet nevoja e njohjes sonë me konceptin etikë.
Etika eshte:
1. Shkenca qe studion moralin, parimet, normat dhe rregullat e sjelljes se njerezve ne
shoqeri.
2. Morali i nje shoqerie, i nje klase, i nje grupi shoqeror etj. P.sh. Etika profesionale
(shkencore).Nga ky definim i etikës mund të vijmë në konstatim të drejtë se ajo si e tillë nuk ekziston në ekonominë e tregut në shoqëritë perëndimore.Shkak i të gjitha ngecjeve në ekonomi mund të themi se është si rezultat i moskushtimit rëndësi këtij elementi mjaft me rëndësi për shoqërinë njerëzore në përgjithësi dhe për klasën e vecant ekonomike në veçanti.Kur themi për klasën e vecant ekonomike këtu nuk kemi për qëllim që të bëjmë diskriminim klasor dhe as që insistojmë në një gjë të këtillë, por orientohemi kah personat fizik ose juridik të cilët direkt janë të lidhur në proceset ekonomike dhe sociale.Sistemi social në Islam ka karakteristikat e saja që dallojnë nga shoqëria me ekonomi tregu për shkak të largimit të tyre nga morali.Islami i kushtoi dhe i kushton rëndësi të vecant moralit në punë dhe në jetën e besimtarit në përgjithësi.Për myslimanin cdo vepër e mirë dhe cdo punë në këtë jetë qoft edhe veprimtari ekonomike është adhurim dhe një shkak plus për kontimin e vlerave islame të quajtura në zhargonin sheriatik sevabe.Duke mos patur për qëllim dalje nga tema në pika të shkurtëra do të përqëndrohemi në zekatin e fitrit rreth urtësisë së saj , vlerës së dhënies , obligimit të saj etj.Për gjitha këto pika do t`i referohemi dijetarit të madh islam Muhamed Xhemijl ZEJNO i cili në mënyrë përmbledhëse flet për cdo segment të këtij instrumenti mjaft efikas islam.Pra fillojmë nga obligimi i tij e deri te koha e dhënies së saj:
1. Kush e ka obligim dhënien e tij? Obligim e ka dhënien e tij mislimani i lirë që zotëron një sa’a, d.m.th. (2,5 kg. afërsisht hurme, grurë etj). Jep nga ky ushqim apo mall për veten e tij, familjen e tij si: gruan, fëmijët dhe për çdonjërin që është mbikqyrës ndaj tij dhe është përgjegjës për çeshtjet e tij jetësore.
2. Sasia e dhënies së tij: Sa’a (2.5 kilogram) prej hurmeve, elbit, grurit dhe të ngjashme me te prej drithërave, d.m.th. ajo çka konsiderohet ushqim. Andaj në shumicën e rasteve, merret nga ushqimi i atij vendi si: oriz, miell i grurit dhe të ngjashme me të, (sasia e tyre 2.5 kg. afërsisht).
Transmetohet nga Ibën Omeri r.a. se ka thënë: “E ka obliguar Pejgamberi a.s. Sakatu El-Fitrin prej Ramazanit 2.5 kg. hurme apo elb, për çdo musliman rob apo i lirë, mashkull apo femër, i madh apo i vogël” (Muttefekun alejhi).
3. Urtësia e dhënies së tij:
a. Sadakatu El-Fitri është ndihmë për të varfërit dhe plotësim i nevojave të tyre në këtë festë.
b. Eshtë pastrim për agjëruesin, për atë që ka folur prej fjalëve të këqija dhe të kota gjatë muajit të Ramazanit.
4. Kujt i jepet Sadakatu El-fitri?
I jepët të varfërit ashtu siç ka ardhur në hadithin e Pejgamberit a.s.: “Sadakatu El-Fitri është pastrim për agjëruesin prej fjalëve të këqija dhe të kota, të cilat i ka thënë gjatë Ramazanit, dhe është ushqim dhe ndimhë për të varfërit”.
Definicionin e të varfërit e ka sqaruar Pejgamberi a.s. në një hadith ku thotë: “I varfër është ai i cili nuk gjenë të pasur që ta pasuron atë, nuk kujdeset askush për te dhe nuk bisedohet për te në mënyrë që të ipet për të, dhe nuk e pyesin njerëzit asgjë” (Muttefeku nalejhi).
5. Koha e dhënies së tij: Vaxhib është dhënia e tij para namazit të Bajramit, poashtu lejohet dhënia e tij një apo dy ditë pra Bajramit.
Transmetohet nga Ibën Abbasi, i cili ka thënë: “E ka obliguar Pejgamberi a.s. Sadakatu El-Fitrin pastrim për agjëruesin nga fjalët e kota dhe të këqija, andaj kush e jep atë para namazit të Bajramit e ka kry atë obligim sipas rregullave të Islamit dhe është sadaka e pranuar. Kurse kush e jep atë pas namazit të Bajramit ajo është sadaka prej sadakave” (Transmeton Ibën Davudi, Ibën Maxhe dhe të tjerët).
Pra nga kjo analizë e jonja në pika të shkurtëra mësuam dicka rreth këtij instrumenti mjaft me rëndësi për ekonominë islame në përgjithësi dhe sistemin social në veçanti.Mësuam mendimet e dijetarëve të cilët janë thelluar në këto lëmijë, dhe shpresojmë që kontributi i jonë në këtë drejtim sado qoftë i vogël do të peshohet në ditën e llogarisë në peshojat e veprave tona të mira.Të All-llahut jemi dhe te Ai edhe do të kthehemi.Hamdi Nuhiju Virtytet e lëmoshës Lëmosha ka nam te madh ne Islam; është prej argumenteve me te fuqishme për besimin e lëmoshëdhënësit. Kjo për faktin se njeriu nga vet natyra e tij është i prire për te punuar për fitimin e pasurisë keshtuqe shpenzimi i saj d.t.th: për të kundërshtim i natyrshmërisë se tij, dhe mu për këtë ka qene argument për shendoshmerine e besimit dhe bindjes se tij. Ne lidhje me këtë ka thënë Pejgamberi Alejhi selam” Dhe lëmosha është argument“, argument për shendoshmerine e besimit te njeriut, nëse me te e ka për qellim kenaqesine e Allahut, Subhanehu ve teala, e jo syefaqesine.

Mu për këtë, janë transmetuar disa citate fetare, te cilat sqarojnë vlerën, virtytet dhe mirësitë e lëmoshës dhe shpenzimit ne rrugën e Allahut,Subhanehu ve teala, te cilat nxisin muslimanin për shpenzim dhe dhënie vetëm për hire te Allahut,Subhanehu ve teala.

§         Shpenzimi për lypësin dhe te ngratin ne Islam konsiderohet prej veçorive me te spikatura te robërve bamirës te Allahut,Subhanehu ve teala. Thotë Allahu,subhanehu ve teala,” Të kënaqur se kanë shtënë në dorë atë që u dha Zoti i tyre, ata edhe më parë (në Dunja) ishin mirëbërës. 51:17. Ata qenë të cilët pak flinin natën. 51:18. Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkatet. 51:19. Dhe në pasurinë e tyre kishin përcaktuar të drejtë për lypësin dhe për të ngratin (që ka nevojë por nuk lyp).“.(Dharijat 16-19)

§     Allahu,subhanehu ve teala, iu premtoi kompensim atyre qe shpenzojnë ne rrugën e Tij. Thotë ne Kur’an” e çkado që të jepni, Ai e kompenson atë “.(Sebe’ 39)

§         Allahu,subhanehu ve teala, përveç kësaj, shpenzuesve ne rrugën e Tij iu premtoi me shpenzim për ta shumëfish m shume. Thotë Allahu,subhanehu ve teala,” Kush është ai që i huazon All-llahut një hua të mirë, e Ai t’ia shtojë atij shumëfish atë? “.(Bekare 245)

§         Lëmosha me pasuri është lloj prej llojeve te xhihadit, madje ne te gjitha ajetet e xhihadit ka ardhur me pare sesa xhihadi me arme ne dore, me përjashtim te një ajeti. Ka thënë Pejgamberi Alejhi selam” Luftoni politeistet me pasuritë, vetat dhe gjuhet tuaja“. (Ebu Davudi)

§         Lëmosha është prej veprave me te mira dhe me te dashura tek Allahu,subhanehu ve teala. Ibni Omeri transmeton se Pejgamberi Alejhi selam ka thënë”Dhe se vepra me e dashur tek Allahu,subhanehu ve teala, është gëzimin qe ia dhuron muslimanit, brengen, te cilën ia largon, ose borxhin te cilin ia paguan ose urine, te cilën ia largon“. ( Bejhekiu. Shejh Albani ka thënë se hadith është i mire -hasen-)

§     Lëmosha ngrit njeriun deri ne pozitat me te larta. Pejgamberi Alejhi selam ka thënë” Dunjaja është vetëm për katër (lloj) njerëz(ish): (për) Njeriun, te cilin Allahu,subhanehu ve teala, e furnizoi me pasuri dhe dituri ndërsa ai ne këtë ia ka friken Allahut,Subhanehu ve teala, mban lidhjet familjare, ia njeh te drejtën Allahut,Subhanehu ve teala ne këtë (pasuri dhe dituri me shpenzim dhe mësim). Kjo është pozita me e mire…“. (Tirmidhiu)

§         Sadakaja largon fatkeqësitë dhe belatë si dhe shpëton njeriun nga dertet dhe kohet e liga. Pejgamberi Alejhi selam ka thënë” Veprat e mira te ruajnë nga arenat e te këqijave, sëmundjeve (epidemive) dhe shkatërrimeve. Vepërmirët ne dunja janë vepërmirë ne Ahiret“. (Hakimi ndersa Sjeh Albani e ka cilesuar si sahih)

§     Shperblimin e madh te sadakase e sqaron ky hadith, ne te cilin thote Pejgamberi Alejhi selam” Nuk ndodhe te jap lëmoshë ndokush nga diç e mire-sepse Allahun nuk pranon tjetër përveç se mirës- e te mos e merr Rrahmani (Allahu) ne dorën e djathte te Tij, madje qofte edhe një hurme, e te rritet ne dorën e Rrahmanit derisa te jete me e madhe sesa kodra…”. (Muslimi)

§     Sadakaja shuan mëkatet dhe shlyen gabimet dhe veprat e këqija. Ka thënë Pejgamberi Alejhi selam”   Sadakaja shuan mëkatin sikurse qe uji shuan zjarrin“. (Tirmidhiu)

§         Sadakaja prej shkaqeve me te mëdha te bereqetit te pasurisë, shtimit te rizkut (furnizimit) dhe kompensimit nga Allahu, subhanehu ve teala, edhe me më te mire. Allahu,subhanehu ve teala, ne një hadith kudsijj thotë” O biri i Ademit! Shpenzo qe te shpenzoje për ty“. (Muslimi)

§     Sadakaja është mburoje prej ndëshkimit te Allahut,Subhanehu ve teala. Thotë Pejgamberi Alejhi selam” Frikësojuni zjarrit qofte edhe me një gjysme hurmeje“. (Buhariu)

§         Është argument i besimit te sinqerte, bindjes se forte, mendimit te mire për Allahun,subhanehu ve teala, cilësi, te cilat e bëjnë muslimanin ta llogarisë shpërblimin tek Allahu,subhanehu ve teala, te mbizotërojë mbi cytjet e shejtanit, i cili e kërcënon me varfëri dhe i cili ia zbukuron koprracinë. Te vërtetën e ka thënë Allahu,subhanehu ve teala, kur thotë” Djalli ju frikëson nga varfëria dhe ju urdhëron për të këqija, e All-llahu ju garanton falje (mëkatesh) e begati; All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm“.(Bekare 268)

 

E lusim Allahun,subhanehu ve teala, te na beje prej atyre qe shpenzojnë ne rrugën e Tij dhe te mos na beje prej koprracëve për respekt dhe nënshtrim Atij, se vërtet Ai ka mundësi për çdo gjë dhe i Cili është i denje për t’iu përgjigjur lutjeve tona.

 

Përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, Alejhi selam, familjen dhe tere shokët e tij!

 

Falënderimi takon Allahut, Zotit te botrave!

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 451315 visitors (1418752 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free