Haxhi

                                                                          بِسْمِ اللهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيمِ   

                                                    Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit


"Për hirë të All-llahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo." (Kur'an, 3:97)

"Dhe pergatituni me furnizim (per rruge), e furnizimi me i mire eshte devotshmeria." (Kur'an, 2:197) I urojme gjithe motrat dhe vëllezërit qe pregatiten per te shkuar ne Haxh:

InshaAllah ju pranohet Haxhi dhe merrni sa me shume shperblime!

Haxhi - apo Pelegrinazhi - është një nga ngjarjet më të rëndësishme të Kalendarit Islam. Haxhi është një obligim fetar për çdo Musliman, burrë dhe grua, që është në gjendje ta kryeje ate, te pakten nje here ne jeten e tyre, nese mjetet financiare lejojne. Per 14 shekuj Muslimanet mblidhen ne Mekë duke ndjekur shembullin e profetit tone, Muhamedit alejhi selam (paqja qofte mbi te), dhe duke rikujtuar historine e profeteve Ibrahim as. dhe birit te tij Ismailit as. Ne diten e Arafatit, dita e 9 e muajit te Dhul-Hixhes, gjtihe pelegrinet mblidhen ne rrafshin e Arafatit, 6 milje jashte Mekes ne nje dite lutjesh dhe adhurimi per Zotin. Dita e neserme eshte dita e Kurbanit, qe festohet nga Muslimanet ne gjithe boten.

Pelegrinet e ardhur nga çdo pjese e rruzullit tokesor kane ne buzet e tyre keto fjale adhurimi:

Talbija
Lebbejka-allahume lebbejk
Lebbejka la sherika leka lebbejk
Inna al hamda uan an-ni'mata laka ual-mulk
La sherika lek.

Ja ku qëndroj para teje Allah,
ketu qëndroj para teje
Nuk ka zot tjeter veç Teje,
Ja ku qëndroj para teje;
Ty te takojne gjithë falenderimet,
E jotja eshte gjithe fuqia dhe meshira,
Nuk ka zot tjeter veç teje.

Literarisht: Fjala 'haxh' do te thote te shkosh tek nje person apo nje vend i nderuar. Per Muslimanet fjala 'haxh' nenkupton adhurimin e Allahut permes kryerjes se ritualit te Haxhit ne nje kohe te caktuar (dita e 9-12 e muajit Dhul-Hixhe) dhe ne nje vend te caktuar (Mekë), si dhe ne nje menyre te caktuar. Allahu xh.sh. e beri obligim kryerjen e Haxhit per Muslimanet ne vitin e nente te Hixhres (shpernguljes ne Medine). Ndaj Muhamedi as. ka bere vetem Haxhin e Lamtumires. [Lexo Fjalën e Lamtumirës se Profetit]

 Per Haxhin ne Traditen e Profetit Muhamed (alejhi selam), apo ne Hadithe, gjejme se Muhamedi (as) ka thënë:

"Islami mbeshtetet ne pese shtylla: ..." Dhe nje nga shtyllat eshte Haxhi.

"Shperblimi i personit te cilit i pranohet Haxhi eshte Xheneti."

"Ai qe kryen Haxhin duke mos folur gjera te kota dhe duke mos kryer vepra te mbrapshta, do te kthehet nga Haxhi i paster nga gjynahet sikunder ne diten e pare te lindjes."

Profeti as. ka thene: "O njerez, Allahu e beri Haxhin obligim per ju, ndaj kryejeni ate." Ne lidhje me kete nje person e pyeti, "O i Derguari i Allahut, a duhet kryer Haxhi per çdo vjet? Muhamedi as. heshti dhe njeriu ia perseriti pyetjen tre here. I tha Muhamedi as. se "Nese une do te them 'PO', atehere do te behej obligim per ju qe ta kryeni ate (Haxhin) çdo vit, por ju nuk do te jeni ne gjendje ta beni ate."


Kaba: Disa të dhëna mbi madhesinë dhe historinë e saj

Kaba (Qabja) është ndërtesa drejt të cilës Muslimanët drejtohen pesë herë në ditë gjatë namzait të tyre. Literalisht, fjala 'Kabë' në Arabisht i referohet një vendi të nderuar dhe prestigjioz.

Aktualisht Kaba   është e lartë afërsisht 12 metra. Dhoma brenda Kabes është 13 me 9 metra. Muret e Kabes janë 1 metër të gjerë. Muret janë të gjitha prej guri. Muret brenda, në dallim nga ato jashtë, nuk janë të lustruara. Dyshemeja e dhomës qëndron 2.2 metra më lartë se vendi ku njerëzit kryejnë ritin e rrotullimit rreth Kabës (Ta'uafin).

Kaba është ndërtuar dhe rindërtuar nga këta profetë: Ademi, Ibrahimi, Ismaili dhe Muhamedi (paqja qoftë mbi ta). Asnjë godinë tjetër nuk e ka patur këtë nder. Ndërtimi i parë i Kabës është bërë nga Profeti Adem (alejhi selam). Në Kur'an Allahu thote se kjo ishte shtëpia e parë e ndërtuar nga njerëzimi për të adhuruar Allahun. Pas kësaj, Ibrahimi dhe Ismaili (paqja qoftë mbi ta) e rindërtuar Kabën.

Historianët dhe dijetarët janë të mendimit se Kaba është rindërtuar diku nga 5 deri ne 12 herë. Rikonstruksioni më i fundit i Kabës u bë në vitin 1996.

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 451386 visitors (1419415 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free