Terror gjenocidal mbi Gaze
Terror gjenocidal mbi Gaze
Udhëheqësit izraelit duhet të gjykohen në gjykatën ndërkombëtare për shkelje të ligjeve të luftës dhe të drejtës ndërkombëtare.
E mërkurë, 14 Janar 2009 20:39

 

Shkruan: Abdullah Klinaku


Terroret dhe gjenocidet kundër popujve muslimanë po thuajse janë bërë një pjesë e pandashme gjatë shekujve. Gjenocidet ndaj muslimanëve sikur janë pjesë e programuar e këtij rendi botëror. Një plag hapet ende pa u mbyll plaga paraprake. Ky terror dhe gjenocid sistematik të ndodhë në shekullin 21 është një "befasi" dhe e "papritur" por ai po ndodh. Alija Izzetbegoviq kur flet për gjenocidin dhe terrorin që iu shkaktua popullit të tij nga Serbia thotë: Nuk kam besuar që do të ndodh kjo që ka ndodh duke pas parasysh dy rrethana, e para, se jetojmë ne Evropë dhe e dyta se jetojmë në shekullin XX". Por fatkeqësisht këto dy konotacione nuk patën efektin që të parandalohej gjenocidi në Bosnje dhe Hercegovinë. Madje ky shekull u përcoll edhe me terror dhe gjenocid në Kosovë, Qeqeni, Afganistan, Irak dhe në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike në Palestinë. Ç'do kush mund të thotë a thua vallë a mundet që në shekullin XXI të ndodh terrori dhe gjenocidi në botë, a thua që pas tërë asaj pune shekullore në modifikimin e se drejtës ndërkombëtare dhe shpikjen e shumë mekanizmave për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, ato të shkilen në mënyrën më ç'njerëzore të mundshme? Fatkeqësisht përgjigjja është në terren, është në lindjen e mesme, është në Gaza. Atje nuk po vlen ky shekull, nuk po vlejnë ligjet e as zakonet ndërkombëtare mbi luften, atje po shkatërrohet një popull, atje po shkaktohet një terror gjenocidal mbi popullsinë e pafajshme muslimane nga shteti i Izraelit. Si duket jehudet kanë imunitet ndaj shekullit dhe ndaj ligjeve ndërkombëtare!!!

Terrori shkatërrues apo gjenocidal që po ndodh në Gaza është i papranueshëm për aspektin teorik të së drejtës ndërkombëtare, për këtë terror duhet të ngrihet aktpadi penale për shumë udhëheqës izraelit që kanë urdhëruar këtë sulm terrorist. Ata duhet të gjykohen në gjykatën ndërkombëtare për shkelje të ligjeve të luftës dhe të drejtës ndërkombëtare. Madje edhe sikur të pranohej se Hamasi është shkelësi i marrëveshjes së paqes, gjë që nuk është e vërtet, Izraeli prapë duhet të duhej të gjykohet për shkak të teprimit të dhunës në emër të mbrojtjes. Për tu qartësuar se kush është shkelësi i marrëveshjes, edhe pse shihet qartë se aty marrëveshje paqeje për jehudet nuk ka pas për asnjë moment, duhet të formohet një grup ekspertësh ndërkombëtare dhe vendor në nivel të OKB-së që të vërtetohet shkelësi i marrëveshjes së paqes dhe të ndëshkohet. Por fatkeqësisht këto nuk janë duke ndodhur, megjithatë, ne jemi më të dobët dhe duhet të thirremi në parime. Në ato parime që ata të fortit i kanë hartu dhe vendos, edhe pse prej tyre po shkelen, ky është paradoksi e këtij shekulli. Me tërë këto sulme që po ndodhin në Gaza na bënë të kuptojmë qëllimin e Izraelit për shkatërrimi dhe zhdukjen e një grupi social vetëm pse ai mendon ndryshe edhe pse jeton në tokën e vet. Vrasja e më shumë se 300 fëmijëve, po kaq është edhe numri i grave dhe pleqve që si tërësi po arrin mbi 920, shkatërrimin e xhamive, shkollave, sulmeve të here pas hershme edhe pjesëve të spitaleve, mbylljen e ndihmave dhe organizatave humanitare, ndaljen e ujit dhe rrymës, me të gjithë këta mekanizma ç'njerëzor dhe shkatërrues Izraeli po synon ta shkatërroj popullin e Gazas.

Izraeli sot është prijatar i shkeljeve të konventave ndërkombëtare, të ligjeve të luftës dhe të lirive të drejtave të njeriut. Ndër aktet e shkelura numërojmë:

1. Konventa mbi mbrojtjen e personave civilë në luftë ( Konventa e IV, Gjenevë, 12 gusht 1949) e cila synon sigurimin e mbrojtjes: a) të personave civil dhe sidomos të të plagosurve, të të sëmurve, të grave, të pleqve dhe të fëmijëve ( neni 4). Kjo Konventë për mbrojtjen e personave civilë në luftë ndalon shprehimisht: përdorimin e dhunës fizike dhe morale... (neni 31), dënimet kolektive dhe të gjitha masat e frikësimit e të terrorizimit...( neni 31)

2. Protokollet adicionale në Konventat e Gjenevës mbi mbrojtjen e viktimave në konflikte ndërkombëtare ( Protokolli I) i cili ka parashikuar që " palët ndërluftuese duhet të bëjnë në qdo kohë dallimin midis popullsisë civile dhe luftëtarëve dhe midis objekteve civile dhe ushtarake" me këtë rast operacionet të zhvillohen vetëm kundër caqeve ushtarake ( neni 48). Me protokolle ndalohen sulmi mbi popullsinë civile dhe individët e caktuar ose kërcënimi me sulme që kanë për qëllim përhapjen e terrorit ndër popullsinë civile ( neni 51 protokolli I dhe neni 13 protokolli II) ndalohen sulmet që bëhen pa zgjidhur cakun dhe represaliet ( neni 51 par. 4,6) rraskapitjet e popullsisë me uri ( neni 54 protokolli i I dhe neni 14 i protokollit II). Protokolli urdhëron që ndaj grave të veprohet me kujdes të veçantë e sidomos ato të ruhen nga dhunimet, keqtrajtimet apo çdo formë tjetër ç'njerëzore, sjellja e tillë urdhërohet edhe për fëmijë ( neni 77).

3. Konventa e I e Gjenevës e cila ju garanton mbrojtje të gjithë personave që janë të angazhuar në gjetjen, mbledhjen transportimin ose trajtimin e të plagosurve ose të të sëmurëve, siç janë mjekët, farmacistët, infermierët dhe të gjithë personave që janë të kyçur në sistemin shëndetësor madje edhe ushtarakëve por që janë të profilizuar në mjekësi ( neni 21). Po ashtu kjo konventë garanton mbrojtje të njëjtë edhe për personelin e shoqatave vullnetare që janë të angazhuara për ndihmë palëve ndërluftuese ose janë të angazhuara në institucione mjekësore ( neni 26)

4. Konventa e Hagës e cila ndalon shprehimisht bombardimin e qyteteve, fshatrave, vendbanimeve ose ndërtesave, së nuk janë në afërsi të drejtpërdrejtë të operacioneve të forcave tokësore ( neni 24). Madje aty parashihej që nëse bombardimi i objekteve ushtarake nuk mund të bëhet pa u bombarduar edhe popullsia civile, atëherë aeroplanët duhet të përmbahen nga sulmi. Po ashtu mbrojtjen e objekteve që nuk janë ushtarake e garantojnë edhe Protokollet adicionale, Protokolli i I, neni 52, paragrafi 3 madje thotë se " nëse dyshohet për një objekt a është objekt që shfrytëzohet për qëllime civile apo ushtarake siç janë xhamit, shkollat, shtëpitë duhet të merret se ato nuk përdoren për qëllime ushtarake por civile.

5. Marrëveshja e Uashingtonit ( 6 shkurt 1922) e cila ndalon përdorimin e gazeve helmuese ose gazet e tjera dhe çdo mjet prej materiali të tillë ose të ngjashëm.

6. Konventa e 10 prillit 1972 dhe protokolli i Gjenevës (1925) të cilat ndalojnë mjetet kimike për helmimin e njerëzve, të shtazëve a bimëve si dhe çdo mjet tjetër që shkakton sëmundje ose vdekje te njerëzit.

Këto janë vetëm disa konventa mbi luftën që ka shkel Izraeli gjatë kësaj lufte që po zhvillon. Për ti vërtetuar këto shkelje duhet themeluar komisioni ndërkombëtare, nën mbikëqyrjen e OKB-së.

Përveç këtij terrori që po ushtrohet mbi popullsinë civile, po bëhet edhe një padrejtësi e madhe duke barazuar viktimën me pushtuesin. Sa herë që thirret për armëpushim thërrasin me të njëjtin tonë si Hamasin si Izraelin. Duke harruar qëllimshëm se populli i Gazas është në vendin e tyre, nuk është dal me sulmu askënd, ndërkaq Izraeli është ai i cili po sulmon jashtë vendit të tij. Gaza është qyteti i shtëpive të shkatërruara, Xhamive të rrënuara, rrugëve të mbushur me viktima, burra të vrarë, gra të plagosura dhe të vdekura e që fëmijët e tyre vetëm i këqyrin pa mundësi ndihme, fytyrat e ndritura të fëmijëve të vrarë, ambulancat, spitalet e stërmbushura dhe ndriqimi i qiellit të Gazas nga bombardimet dhe gazet fosforike te hedhura nga jehudet e mallkuar janë bërë panorama e Gazas.

Kësaj lufte do t'i vije fundi me lejen e Allahut, por, dashtë Allahu e ti vij në dobi të robërve të Tij, e pa dyshim se fitorja ua takon muslimanëve.

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 451375 visitors (1419219 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free