Të përmendurit e All-llahut dhe ndikimi i Tij në shpirtin e njeriut

Falënderimi i Takon All-llahut, Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Tek Ai kërkojmë strehim prej të këqijave të vetes tonë dhe punëve tona. Kë udhëzon All-llahu nuk ka kush e humb dhe kë e humbë Ai nuk ka kush e udhëzon.

Dëshmoj se All-llahu është një i Vetëm, pa ortak, dhe s'ka zot tjetër përveç Tij, si dhe dëshmoj se Muhammedi a.s. është rob dhe i dërguar i Tij.

"O ju që besuat, kini frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)!" (Ali Imran: 102)

 

Besimdrejtë të nderuar!

- Në këto kohëra, bota Islame në përgjithësi është duke përjetuar momente të vështira, me luftëra të ndryshme, përndjekje e persekutime të llojllojshme, andaj shejtani i mallkuar në këto momente e gjen rastin të depërtojë tek ato zemra dhe shpirtra të dobëta nga imani e ta ndryshojë gjendjen shpirtërore e të vij deri te dalja nga imani. Kurse një ndër qëllimet kryesore në jetën shpirtërore te njeriut është qetësimi, ndërsa armiku më i madh i jetës shpirtërore dhe shëndetësore është shqetësimi, tronditja etj. Kurse shërimi më i përsosur për këtë sëmundje të rëndë siç është shizofrenija etj, është të pasurit ndërmend All-llahun e Madhëruar dhe mbështetja në Të. Përmendja e All-llahut është më e mira gjë për arritjen e qetësisë shpirtërore, shëndetësore dhe ruajtjen e besimit, të shëndetit dhe të ndonjë sëmundje psikike.

- Mendja e ngarkuar tepër me shqetësime të këtyre kohërave qofshin ekonomike, politike, degjenerime, amorale dhe mendore e bënë njeriun të dobët gjatë jetës së tij.

- Këtë dobësi e kanë vërtetuar edhe shkencëtarët me anë të provave shkencore të cilat pohojnë se të ngarkuarit e trupit me shqetësime dhe tronditje e dobëson trupin dhe mendjen e njeriut duke i shkaktuar sëmundje të ndryshme. Mirëpo, besimi dhe mbështetja e fortë në All-llahun xh.sh. - atë shpirt të shqetësuar do ta qetësojë dhe do ta forcojë duke qetësuar dhe forcuar shëndetin që edhe personi i tillë do ta sheh se si do t'i kaloj ai shqetësim.

- Po i përmendi dy mendime të shkurtra për këtë realitet. Dr. Prell thotë: "Me siguri njeriu i vërtetë besimtar nuk lëngon kurrë nga sëmundja psikike"

- Dil Kornigji thotë: "Mjekët e psikiatrisë kanë vërtetuar se besimi i fortë dhe lidhja e fortë me fenë e mbrojnë njeriun nga shqetësimi dhe sëmundjet psikike dhe i shërojnë këto sëmundje".

- Andaj o besimdrejtë, përmendja e All-llahut xh.sh. dhe mbështetja në Të është ushqim shpirtëror në jetën e njeriut i cili ka nevojë për qetësi shpirtërore dhe jetë të qetë e të hareshme. All-llahu Hirmadh thotë: "Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen." (Er Rra'd, 28)

- El-Gazaliu në librin e tij "Rruga deri në shpëtim" thotë: "Bëre zemrën tënde kible të gjuhës tënde. Derisa e përmend All-llahun, përpiqu të ndiesh turp në të robëruarit dhe madhërinë e Atij të cilin e përmend. Dije se All-llahut të Madhëruar i është e njohur fshehtësia e zëmrës tënde dhe Ai sheh edhe veprimin tënd të jashtëm, se i dëgjon edhe bisedat tuaja të fshehta, për këtë arsye pastroje zemrën tënde nga dëshpërimi dhe ndeze në zemrën tënde zjarrin e frikës ndaj Zotit Fuqiplotë derisa të zhduket gafleti nga zemra jote, atëherë të përmendurit tënd ndaj Tij (për Zotin) do të jetë me të kujtuarit e Tij për ty".

- All-llahu xh.sh. thotë: "Kurse përmendja (të kujtuarit)-(dhikri) i Allahut është më i madhi (ibadet).

-"Dhe kur të sëmurëm Ai më shëron" . Pra qetësia e zemrës do të jetë me të kujtuarit dhe të përmendurit e All-llahut xh.sh. nga ana e njeriut, kurse respekti-frika në zemër është të përmendurit dhe të kujtuarit në All-llahun xh.sh.

All-llahu xh.sh. thotë: "E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të të cilëve kur përmendet All-llahu u rrëqethen zemrat e tyre, të cilëve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre.". (El Enfalë, 2)

Për dhikrin flasin shumë ajete në Kur'an ku All-llahu i Madhërishëm urdhëron besimtarët në përmendjen e Tij.

"Pra ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juve (me shpërblim). Më falënderoni e mos Më mohoni." (El Bekare, 152)

"O ju që besuat, përkujtoni All-llahun sa më shpesh. Dhe madhërojeni Atë mëngjes e mbrëmje. Ai ju mëshiron juve e edhe engjëjt e Tij, e për t'ju nxjerrë juve prej errësirave në dritë dhe Ai ndaj besimtarëve është shumë mëshirues.". (El Ahzabë, 41,42,43)

- Në Kur'an All-llahuxh.sh. qorton ata të cilët nuk e përmendin All-llahun e Madhëruar, andaj thotë: "E mos u bëni si ata që e harruan All-llahun, e All-llahu bëri që ata ta harrojnë vetveten! Të tillët janë ata të prishurit.". (El Hashr, 19)

"Për ata që All-llahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit!" (Ali Imran, 191)

O Zot i Madh! Të gjitha shpresat i kemi mbështetur tek Ti, andaj mos na i humb.

Amin!

 

Advertisement
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 259109 visitors (1044587 hits) klikime.=>
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=