Si ta ruash personalitetin në jetë

Në vend që   te jetosh inferior dhe pa personalitet, më mirë është që t’i kthehesh vetes dhe qëllimeve të tua të jetës, t’i shkruash me dorën tënde dhe t’i vesh para vetes e t’i kthehesh vetes çdoherë .

Lufto gjithmonë që të jesh në kënaqësinë e Allahut.

Kujtoje sinqeritetin gjithmonë .

Mësoje librin e Allahut komplet.

Jepi rëndësi dijes për fenë e Allahut.

Jepi rëndësi zemrës së shëndoshë dhe shërimit të saj.

Jepi rëndësi ruajtjes së shëndetit.

Shpejto në xhami para ezanit.

Jep sadaka çdo ditë .

Kryej të gjitha obligimet familjare.

Këshillohu me të tjerët.

Dëgjo dy palët para vendimeve.

Mos u hakmerr për vetveten tënde.

Mos u nervozo për vetveten tënde.

Mos mendo se ke hak mbi të tjerët.

Llogarite çdo punë.

Përkujto punët e së nesërmes.

Dëgjoj edhe të dobëtit se çfarë flasin.

Gëzohu kur vëllezërit e tu (muslimanët)   fitojnë diçka.

Përfito nga gabimet e të tjerëve.

Mundohu të jesh i rregullt (me sinqeritet) në jetë dhe në punë.

Ruaje buzëqeshjen.

Shfrytëzoji të gjitha mundësitë për ndonjë   çështje me rëndësi kur ta kesh para vetes.

T’i japësh përparësi punëve, sipas nevojës.

T’i japësh përparësi çështjes që të bën dobi dhe të kesh   ndikim me atë.

Mundohu të jesh i suksesshëm çdoherë.

Mos e humb pozitën që të besohet dhe mos e kërko nëse dikush e   kryen me sukses.

Jepi rëndësi asaj që të intereson dhe veçoje atë që ke ndikim.

Për ndonjë çështje që ke dobi, mundohu, provo, mëso, sepse nuk është e mundur që mos ta bësh.

Për mos suksesin tënd gjithmonë fajësoje veten dhe mësohu prej gabimeve të tua, si dhe mundohu që të mësosh çdo gjë që se di.

Mos llogarit se njerëzit janë të përsosur dhe mos humb kohë duke u marrë me ta, duke i përcjellë fjalët mes tyre, mos të interesojnë fjalët në mes tyre, pos atyre që ke dobi për ta përmirësuar veten tënde.

Allahun e lusim që   të na mundësojë të punojmë vetëm ato që kemi dobi në jetë dhe ahiret!

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 450067 visitors (1413865 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free