Pëshpëritja që e bëri mjekun të qajë

Pëshpëritja që e bëri mjekun të qajë
 
 
 
   Një djalosh që kishte mbushur 16 vjeç kishte shkuar në xhami dhe po lexonte Kuran duke pritur që të thirrej ikameti për namazin e sabahut. Pasi u thirr ikameti, e la Kuranin në vendin e vet, pastaj u kthye që të rreshtohet në saf, mirëpo papritmas ra përtokë pa vetëdije. Disa persona e dërguan këtë djalosh në spital. Mjeku El Xhubejr, i cili mori përsipër rastin e tij, thotë: “E kanë sjellë këtë djalosh duke e mbartur si të ishte i vdekur. Pas kontrollit që i bëra, pashë se ishte goditur nga një sulm në zemër, që sikur ta godiste devenë, do ta linte të vdekur.

   Djaloshi ishte në momentet e fundit të jetës. Shpejtuam që t’i riaktivizonim të rrahurat e zemrës përmes elektroshokut. Mjeku i ndihmës së shpejtë u ndal te koka e tij duke shikuar gjendjen e djaloshit, kurse unë vrapova t’i sillja disa barna për ta shëruar. Pasi u ktheva, pashë se djaloshi kishte kapur dorën e mjekut dhe i pëshpëriti diçka në vesh. Papritmas ai e lëshoi dorën e mjekut dhe me shumë mund u kthye në krahun e djathtë dhe tha: “Esh-hedu en la ilahe il-la Allah ue eshhedu enne Muhammeden abduhu ue Resuluhu (Dëshmoj se nuk ka zot tjetër që e meriton adhurimin përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob i Tij dhe i Dërguar i Tij). E përsëriti këtë fjalë disa herë. Të rrahurat e zemrës filluan t’i ngadalësohen, kurse ne tentonim t’i shpëtonim jetën, mirëpo caktimi i Allahut ishte që ai aq do të jetonte. Djaloshi vdiq.

   Në këtë moment mjeku i ndihmës së parë nisi të qante, aq sa nuk mundi të qëndronte në këmbë. U çuditëm dhe i thamë: -Pse po qan?! Nuk është e para herë që sheh njerëz duke vdekur...
Mirëpo mjeku nuk mund të përgjigjej nga të qarët. Pasi u qetësua, e pyetëm se çka i kishte pëshpëritur djaloshi në vesh. Mjeku u përgjigj: -Djaloshi, pasi të pa ty o mjek duke u munduar ta shpëtosh atë duke vrapuar nëpër spital dhe duke i urdhëruar të tjerët që të shpejtojnë, e kuptoi se ti ishe mjeku përgjegjës për të dhe më tha: “O mjek, thuaji kolegut tënd që të mos mundohet dhe të mos e lodhë veten. Unë po vdes dhe nuk ka shpëtim. Vallahi, unë që tani po e shoh vendbanimin tim në xhenet!”
 
 
 
 
 
 

Advertisement
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 269071 visitors (1060713 hits) klikime.=>
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=