Mos e nënçmoni veten

A e duam veten ?

A e do egon tënde, krenarinë dhe fisnikërinë tënde? Mesazhi im sot është: Mos e nënçmo veten !

Kur Allahu i Madhërishëm e krijoi njeriun i mbolli tek ai tre instinkte themelore pa të cilët nuk mundet :

1. nevoja për ushqim dhe pije ,

2 nevoja intime, për të vazhduar llojin ,

3 nevoja për ruajtjen e nderit, famës dhe krenarisë ,

Dy instinktet e para janë të njohur për njerëzit, por sot duhet shpjeguar instinktin për ruajtjen e krenarisë njerëzore .

Cili prej nesh nuk e do emrin e tij? Cili prej nesh nuk dëshiron të dëgjojë për familjen e tij gjërat më të mira? Sa herë keni dëgjuar njeriun duke thënë: Biri im, babai yt e ka bërë këtë e këtë vepër, etj. Askush prej nesh nuk dëshiron të tregoj dhe komentoi mossukseset dhe veprimet e pa paramenduara. Përse ndjejmë urrejtje gjatë përgojimit, thashethemeve, përcjelljes së fjalëve të huaja me qëllim të përçarjes në mes njerëzve? Përse

Sepse secili njeri ruan dhe ngritë krenarinë e tij, dhe nuk pajtohet që dikush t'ia rrënoj krenarinë e tij .

Tani do ta bëjmë pyetjen e dytë: përse Allahu i Madhërishëm e krijoi këtë instinkt te njeriu? Nëse e di përgjigjen në këtë pyetje, mesazhi i hytbes së sodit do të jetë i qartë. Nevojën për ushqim Allahu e bëri për vazhdimësinë e llojit njerëzor, marrëdhënien intime për ekzistencën dhe rritjen e llojit njerëzor, ndërsa instinktin e krenarisë njerëzore na dha sepse na do shumë. Përse? Sepse kështu të këqijat në tokë do të jenë më të vogla. Ai i cili e ruan krenarinë dhe fytyrën e tij frikësohet mos të turpërohet të mos pëlqyer nderin dhe krenarinë e tij,dhe për këtë nuk do të vendos në vepër të turpshme dhe të keqe. D.m.th. Allahu tek ne e mbolli këtë instinkt për ta ruajtur tokën nga shkatërrimi dhe shtrembërimi .

Çfarë ka nëse dehem? Çfarë ka nëse e rrahë gruan? Çfarë ka nëse i largoj fëmijët nga shtëpia? Çfarë ka nëse kacafytem me njerëzit? Çfarë ka nëse nuk flas me vëllain? Sikur mos të ishte instinkti i krenarisë njerëzore, të gjitha veprimet e përmendura do t'ishin normale. Por nëse njeriu kujdeset për krenarinë e tij, e ruan me kujdes dhe nuk ia jep askujt, atëherë vërtetë do të mendoi a janë këto çështje normale për të apo jo? Mu për këtë Allahu i Madhërishëm nga dashuria e Tij e pafund, mbolli te njeriu këto instinkte për ta ruajtur tokën nga e keqja .

Njeriu ruhet që të mos bëjë gabime të mëdha para familjes së vet, nuk dëshiron të bie në sytë e tyre...kështu Allahu ruan familjen .

Në punë, të gjithë shikojnë kah ti dhe presin perfeksionim në punë, prandaj maksimalisht ruhesh që të mos gabosh, por që firma të ketë person tejet të përgjegjshëm .

Vëllezër të dashur !

A ndjejmë nevojën që të jemi përgjegjës ndaj vetes, që ta ruajmë ndershmërinë tonë në këto gjëra ?

Nëse pyesim psikologët, kur gabon njeriu? Ata do të përgjigjen: kur humbasin besimin në vete dhe në sytë e tyre nuk kanë vlerë as sa thermia .

Ju e dini se mëkatet ndahen në të mëdha dhe të vogla. Përse mëkatet e mëdha? Sepse mu mëkatet e mëdha më së tepërmi na poshtërojnë, më së tepërmi na turpërojnë, më së tepërmi na marrin dhe uzurpojnë krenarinë tonë .

Marrim p.sh. konsumimin e alkoolit. Njeriu dehet. Nëse nuk merr shpulla në kafene, del në rrugë i rraskapitur, pa drejtpeshim. Njerëzit që kalojnë marrin ibret, e përqeshin, e injorojnë....ndërsa kur vjen në shtëpi, familjarët i largohen. Nëse është agresiv, do ta largojnë nga shtëpia duke e goditur verbalisht apo fizikisht .

Njeriu i cili e humbë krenarinë e tij në rrugë, në shtëpinë e tij ai është i operuar nga instinkti i tretë .

Fëmija i cili ulet pranë babait të tij të cilin e ka vjedhur, e ka gënjyer e ka anashkaluar, etj. Çfarë do të jetë ndjenja e tij ?

Vëllezër! E posaçërisht ju rini! Mos lejoni që të rrënohet krenaria juaj !

Gënjeshtari i cili gënjen është i nënçmuar. Por, a e dini kur? Kur gënjeshtra e tij del në shesh, pa dyshim ai do të dëshironte që të mos të kishte lindur fare. Nëse nuk e ke këtë ndjenjë, të jesh i sigurt që je i operuar nga instinkti i përmendur .

Kur përgojojmë ose shpifim për njeriun dhe pas një kohe e takojmë dhe ai na pyet neve: më thuaj, çfarë të kam bërë për këto që ke thënë për mua? Më mirë mos të ishe fare, se sa të përjetosh këtë moment .

Ai i cili ulet në karrige, në qytet, këmbën mbi këmbë dhe u flet gjithfarë fjalësh vajzave dhe grave që kalojnë, është i nënçmuar, pa krenari. Ai edhe këtë e di në vete. A thua do të lejonte që dikush tjetër t'i bëjë motrës, nënës apo bashkëshortes së tij ?

Muhammedi a.s. transmeton një hadith kudsi ku Allahu xh.sh. thotë: "Më janë të dashur njerëzit e devotshëm, por edhe më të dashur të rinjtë e devotshëm (Njeriu i ri ka fuqi, energji, shpesh edhe mjetet e mundshme të punoj çfarë të dojë, por ai nuk e nënçmon veten, por e ngritë krenarinë dhe dinjitetin e tij )".

Hadithi tjetër thotë :

" Më janë të rrejtur të këqijat e edhe më tepër pleqtë e këqij ".

Një vajzë e re e klasës së dymbëdhjetë mu ankua, se duke shkuar në shkollë dy pleq i flasin fjalë vulgare. Këta njerëz janë të përbuzur te Zoti, larg nga krenaria njerëzore, larg nga morali i lartë që duhet të zbukurojë secilin njeri e veçanërisht besimtarin .

Allahu i Madhërishëm betohet në Kur'an :

" Pasha fikun dhe ullirin! Dhe (kodrën) Turi Sina-en! Dhe këtë qytet të sigurisë! Vërtet, Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur ".

Pra, Allahu betohet në fikun dhe ullirin, që asocon vendin ku rriten ato në Palestinë .

Pastaj betohet në kodrën e Sinait, ku Musai a.s. foli me Allahun e Madhërishëm, dhe betohet në qytetin e sigurt - Mekën .

Pra, Allahu betohet në tre vende më të larta, e pastaj lavdëron dhe ngritë, se njeriun e krijoi si krijesën më fenomenale dhe në formën më të bukur. Pas, kësaj konstatojmë se ky njeri me dëshirën e tij, bie në ultësi, përulet, nënçmohet në jo natyrshmëri. Allahu xh.sh. na këshillon: O njeri, të krijova në formën më të bukur, e ti dëshiron ta nënçmosh veten tënde, përse ?

Na krijoi duke na dhënë shpirtin nga ana e Tij. Ky është vërtetë nder i madh. Pyesim, përse Allahu nuk bëri që mëkati ynë të kundërmon, kur gënjen t'i shkruhet në ballë? Për të na ruajtur dinjitetin dhe krenarinë tonë .

Gjëja më e urryer te Allahu xh.sh., është kur njeriu i cungon të drejtën dikujt, me qenë krenar dhe i ndershëm. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë :

" Kush e turpëron njeriun për ndonjë mëkat që e ka bërë, nuk do të vdes pa e bërë vet të njëjtin mëkat ".

Shejtani dëshiron (lehtenikenne - hamej - fulqit) të na vejë frerët, sikur ne që i vejmë kuajve, duke na udhëhequr ku dëshiron ai. Shejtani dëshiron që të na përul, shkelë dinjitetin dhe krenarinë tonë .

Tregohet se Bajezidi ishte aq i zhytur në Allahun e Madhërishëm për 20 vjet sa që gjithmonë e pyeste nxënësin e tij: "Djali im, si e ke emrin ?"

Djaloshi u mërzit dhe një ditë i tha: "Mësuesi im, mos më përqesh! 20 vjet të shërbej e ti për çdo ditë më pyet si e kam emrin ?"

" Djali im", u përgjigj Bajazidi, "nuk po të përqesh. Por në zemrën time aq shumë ka mbizotëruar Emri i Allahut, sa që nga ajo i ka larguar tërë emrat tjerë. Andaj çdo emër tjetër e harroj posa e dëgjoj, e mbetet vetëm Emri i Tij ".

E kanë pyetur Lukmanin, "prej kujt e ka mësuar urtësinë?" Ai u përgjigj: "Nga njerëzit e verbër, të cilët nuk e bëjnë hapin para se të hulumtojnë mirë tokën para këmbëve ".

Ekziston një gjë në këtë botë të cilën nuk duhet harruar .

Mendoni se mbreti ju ka dërguar në një detyrë të caktuar (të rëndësishme) në një vend .

Ju shkoni në atë vend, i kryeni njëmijë punë tjera, por harroni për çka jeni dërguar .

Kjo është sikur të mos bësh asgjë .

Kemi ardhur në këtë botë me detyrë të caktuar dhe këtu fshihet qëllimi i ekzistimit tonë .

Mjaftë më të përulur, mjaftë më të ndarë, mjaftë me urrejtje. Të gjitha këto janë meny e shejtanit. Nëse ngadhënjejmë shejtanin dhe nuk lejojmë të na frenoj, ne do të ngadhënjejmë dhe do t'i tejkalojmë mosmarrëveshjet tona, problemet tona dhe pengesat tjera në jetë .

Lutemi Allahut të Madhërishëm! Që të na jap mençuri, krenari dhe dinjitet, të na falë mëkatet tona, të mos lejoj të na frenoj shejtani, të jemi të lirë, krenar, zemërgjerë, dinjitoz, të mos përçahemi, Amin !

Advertisement
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 254597 visitors (1035369 hits) klikime.=>
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=