LIRIMI I GJAKUT NË KUPËZORE
LIRIMI I GJAKUT NË KUPËZORE

 

 

 

 

El Buhari ka shkruar për këtë temë në kapitullin mbi lëshimin e gjakut.

Pejgamberi s.a.v.s. ka urdhëruar që të praktikojmë lëshimin e gjakut me fjalët: "Nuk ka ilaç i cili mund të krahasohet me lëshimin e gjakut në kupëzore". (hadithin e transmeton El Buhariu).

Tregohet se një beduin iu ankua Pejgamberit s.a.v.s. për kokëdhëmbje të fortë, dhe ai i tha: "Praktiko lirimin e gjakut me kupëzore".

Gjithashtu mund të mënjanohet dhembja e shputave të këmbëve nëse i ngjyrosim me kënë. Këtë hadith e transmeton Ebu Davudi dhe ka hadithe të shumtë të cilët flasin për dobitë e lëshimit të gjakut. Nga ndodhitë të cilat kanë të bëjnë me lëshimin e gjakut nga vena, mund të veçojmë atë kur Pejgamberi s.a.v.s. i ka thënë mjekut Ebu Kjabit që t'ia prejë lëkurën duke ia liruar gjakun nga vena. Nga hadithet do të veçojmë dy në vijim: "Ilaçi më i mirë është lëshimi i gjakut", dhe "Prerja sipërfaqësore e lëkurës pastron trupin tonë nga jashtë, ndërsa lirimi i gjakut pastron trupin tonë nga brenda.

Prerja sipërfaqësore praktikohet në vendet e nxehta, ndërsa lëshimi i gjakut (ventuza) në vendet e ftohta.

Patjetër duhet larguar nga lirimi i gjakut pas banjos së nxehtë, përveç në rastet kur gjaku është tëpër i dendur (viskoz) dhe në atë rast, lëshimi duhet bërë një orë pas banjos së nxehtë. Lëshimin e gjakut duhet mënjanuar kur barku është i ngopur (stërmbushur).

Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Lëshimi i gjakut me bark të zbrazur është ilaç, ndërsa me bark të mbushur është sëmundje".

Ibn Maxhe thotë se ka dëgjuar nga Ibn Omeri r.a. që ka thënë: "Është e dobishme të brengosesh për gjakun tënd, andaj ma ftoni njeriun i cili e bënë këtë, por jo të moshuar tepër dhe jo tepër të ri, ngase kam dëgjuar personalisht nga Pejgamberi s.a.v.s. që ka thënë: "Lëshimi i gjakut (hixham) në bark të zbrazur është ilaçi më i mirë", dhe kjo është më e sigurtë.

Lëshimi i gjakut nën mjekërr nga liron nga dhembjet e dhëmbit dhe të fytyrës , ndërsa në këmbë është e dobishme për dhembjet në këmbë, në eshtëra dhe dhembjet në shpinë. Dobitë nga lëshimi i gjakut janë të shumta, por lëshimin e gjakut në kupëzore rreth nyjeve nuk duhet bërë sepse është e dëmshme dhe dobëson kujtesën.

Ahmedi është i mendimit se pagesa për lëshimin e gjakut nuk është e preferuar. Por Ibn Abbasi r.a. ka thënë; "Ia kam bërë lëshimin e gjakut Pejgamberit s.a.v.s. dhe ai për këtë shërbim më ka paguar". Pra, sikur kjo të ishte gjë e papëlqyer, ai me siguri nuk do ta bënte (Këtë hadith e transmeton El Buhariu).

Sa i përket vendit të lëshimit të gjakut El Buhariu transmeton se Ibn Abbasi r.a. ka thënë: "Ia kam bërë lëshimin e gjakut Pejgamberit s.a.v.s. për shkak të kokëdhembjeve". Në hadithin tjetër qëndron se këtë e ka bërë për shkak të migrenës ndërsa Enesi r.a. ka thënë: "Pejgamberit s.a.v.s. i është bërë lëshimi i gjakut në qafë, anash dhe në mesin e saj". Et Tirmidhiu gjithashtu e transmeton këtë hadith.

Ebu Hurejre r.a. transmeton që Ebu Hind ia ka lëshuar gjakun Pejgamberit s.a.v.s. nga tepja e kokës, Ebu Davudi gjithashtu transmeton këtë version, ndërsa Enesi thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka lëshuar gjakun nga majet e shputave të këmbës. Këtë e transmetojnë edhe Tirmidhiu dhe Nesaiu.

Sa i përket ditës kur është më së miri të praktikohet lëshimi i gjakut, Ebu Hurejre r.a. ka thënë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Kush e bën lëshimin e gjakut ditën e 17, 19 ose 21 të muajit do të jetë i shëruar nga çdo sëmundje". Këtë hadith e transmeton Ebu Davudi.

Sa i përket fjalës "nga çdo sëmundje", kjo është për arsye që të theksohet rëndësia e madhe e lëshimit të gjakut. Tirmidhiu transmeton hadithin identik edhe nga Enesi r.a.

Ebu Bekr r.a. ia ka ndaluar familjes së tij lëshimin e gjakut të martën, dhe si model për këtë e kishte Pejgamberin s.a.v.s., gjithashtu kishte thënë: "Atë ditë gjaku nuk koagolohet lehtë".

Për çdo rast, unë mendoj se kjo ndalesë është e pranuar kur njeriu është i shëndosh, por kur është i sëmuar nuk duhet bazuar se a është dita e 17, 19, 21 apo ndonjë ditë tjetër.

El Xhelal ka thënë: "Ismail ibn Asim më ka thënë se Ahmed ibn Hambeliu e bënte lëshimin e gjakut sa herë që ndiente tendosje pa marrë parasysh kohën".

Tradita e lëshimit të gjakut rrjedhë nga Isfahani. Duhet pasur kujdes që lëshimi i gjakut mos të bëhet nga vendi jo adekuat, ose kur nuk është e nevojshme, sepse mund të përkeqësojmë funkcionet e trupit dhe proceset biokimike të gjakut.

Mjekët mendojnë se lëshimi i gjakut me prerje sipërfaqësore të lëkurës në kupëzore duhet bërë kur hëna është në katërshin e fundit, ndërsa gjakun duhet liruar (ventuza) kur hëna është e plotë.

Lirimin e gjakut nuk duhet bërë kush ka probleme me tretje, rekonvaleshcentët, personat e moshuar, personat me sëmundje gastrointenstinale, sëmundjet e mëlqisë, kardiovaskulare, shtatëzënat, ato që sapo kanë lindur (lehonat) si dhe gjatë menstruacionit.

Koha më e mirë për lëshimin e gjakut është dita e hënë, në çdo kohë, ose të martën, gjatë ditës. Pranvera është stina më e mirë për lirimin e gjakut, pastrimin e trupit me purgativë, mënjanimin e frikës morbide si dhe për forcimin e aktivitetit seksual.

Vera është stina e sëmundjeve të fshikëz biliare, koha kur zvoglohet aktiviteti seksual, koha e sëmundjeve të gjakut dhe infektimeve të aparatit tretës.

Dimri duhet pritur me veshmbathje të nxehtë dhe ushqime kalorike.

Vërtëtë njeriu duhet anuar të mbajë në nivel qarkullimin e gjakut, gjatë dimrit me ushtrime intensive, por njiherit duke e rritur aktivitetin e tij seksual.

 

 

Përgatiti dr. Ali Iljazi

'Mjekësa Profetike'

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 451375 visitors (1419221 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free