Kaligrafia arabe

Kaligrafia arabe



Në shekujt VII-VIII ushtritë muslimane e përhapën Islamin qysh nga brigjet e Atlantikut e deri në Sind (Pakistani i sotëm). Ato nuk sollën vetëm fenë me vete por edhe një gjuhë që flitej dhe shkruhej, duke u bërë shkaktarët dhe nxitësit e një qytetërimi të tërë. Gjuha arabe u bë faktori themelor që bashkoi shumë popuj në një qytetërim. Alfabeti arab u bë kështu për popujt vendali ashtu siç u bë alfabeti latin për popujt e krishterë të Perëndimit[8]. Në ndryshim nga gjuhët e latine, shkrimi arabisht nis nga e djathta në të majtë. Shkruesit arabë përdornin pena të kuqe (kalem) ose furçe të posaçme për të shkruar dhe për shekuj të tërë, kaligrafia ka qenë një nga artet më të respektuara. Po të flasim në vija të trasha, në shekujt e parë të Islamit ka pasur dy lloje të dallueshme shkrimesh: kursivi dhe kufiku. Në shekullin XI shkrimi kufik doli nga përdorimi, duke u zëvendësuar nga një lloj i ri shkrimi i quajtur naskhi që u përdor gjerësisht në kopjimin e Kuranit dhe që ishte ndoshta shkrimi më i përhapur në botën arabe. Shkrime të dallueshme u zhvilluan në rajone të veçanta. Në Spanjë shkrimi maghribi (perëndimor), u zhvillua dhe u bë shkrimi standart për Kuranin në Afrikën Veriore. Një kontribut të veçantë për kaligrafinë arabe kanë dhënë Persia dhe Turqia. Vendasit adoptuan alfabetin arab për gjuhët e tyre, duke krijuar kështu edhe tipet e tyre të shkrimit. Shkruesit persianë shpikën shkrimin taliki[9] në shekullin XIII. Një shkrim i veçantë u zhvillua nga Perandoria Osmane dhe që përdorej gjerësisht nga kancelaritë e ndryshme i njohur me emrin divani. Ky lloj shkrimi është shumë i përpunuar dhe shpesh i vështirë në të lexuar. Me këtë lloj shkrimi janë shkruar pothuajse të gjithë dokumentet që mbajnë tugrën e sulltanit[10]. Karakteristikë e veçantë për kaligrafinë osmane është edhe tugra[11], një lloj shifre mbretërore e bazuar në emrat dhe titujt e sulltanit sundues dhe e punuar me një kompozim me të vërtetë të ndërlikuar. Një tugra e veçantë krijohej për çdo sulltan që hipte në fron dhe vendosej në fillim të çdo dekreti perandorak nga një kaligraf i aftë për këtë punë, si shenjë dalluese, nishan. Me kaligrafinë arabe është krijuar një letërsi e tërë profesionale, doracakësh e udhëzuesish për shkruesit profesionistë dhe sekretarët (qatipët) dhe që përdorej në kancelaritë e ndryshme. Nën sundimin e Perandorisë Osmane u krijua një kategori e gjerë shkruesish profesionistë, të cilët ndaheshin në kategori dhe shkallë të ndryshme dhe që shërbenin në shërbime të ndryshme si sekretarë dhe disa prej tyre ishin të detyruar që të merrnin dije edhe nga fusha të tjera përveç kaligrafisë siç është rasti i Katip Çelebiut dijetar dhe enciklopedist osman[12]. Në një kuptim më të gjerë kaligrafia arabe gjithashtu përfshin edhe shkrimet arabisht të përdorura në materiale të tjera përveç pergamenave, papiruseve dhe letrës. Pllaka qeramike me kaligrafi arabe si dhe tapete, sixhade e qilima të zbukuruara me to, është një gjë tepër e zakonshme dhe që haset shpesh, e shtrirë në kohë dhe në të gjithë hapësirën islamike. Shpesh nëpër muret e xhamive i gjen të shkruara vargje nga Kurani ose në hyrje të saj sipër gjen të shkruar Fjalën e Njësisë (Shehadetin). Në Xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë, në kupolën e saj në formën e një spiraleje gjendet Ajetul Kursija. Po ashtu muret e saj janë zbukuruar edhe me afreska të ndryshme. Mundet që t’i gjesh edhe të gdhendura në gur, ose të ekzekutuara nëpër pllaka qeramike. Është aftësia e madhe e shkruesit ajo që e bën të realizojë shkrime monumentale.

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 451014 visitors (1415752 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free