Izraeli sulmon xhamitë e Gazës
Izraeli sulmon xhamitë e Gazës
Xhamitë nëpër Gaza janë vënë nën nishanin e sulmeve jehude, sulme këto të nisura prej së Shtunës.
E enjte, 01 Janar 2009 22:58

"Nuk po është e mjaftueshme për ta t ë vrasin njerëz e fëmijë, jehudet po shkatërrojnë edhe shtëpitë e All-llahut," thotë Ebu Halid banor i Gazës për IOL. 


2 persona u vranë dhe disa u plagosen kur avionët jehud sulmuan një xhami afër shtëpisë së Ebu Halidit në perëndim të Gazës.

"Dëgjuam një krismë të madhe dhe pamë një re te zezë duke u ngritur ne qiell," thotë ai.

"Dolëm të shohim se çka ka ndodhur dhe u shtangëm kur e pamë xhaminë të shkatërruar për toke."

5 vajza te një familjeje, në mes tyre një foshnje 14 muajsh, u vranë gjatë natës kur avionët jehud goditën xhaminë afër shtëpisë së tyre në pjesën ne veri te quajtur Xhebalija.

Xhamia e tretë në qytetin e Khan Younisit gjithashtu u rrafshit për toke pas sulmeve jehude.

Sulmet e mëdha jehude ndaj Gazës kanë vrarë afër 400 persona, ndër ta 27 fëmijë sipas të dhënave të UN-it.

Qytetarët e Gazës u egërsuan për sulmet ndaj xhamive të tyre.

"Si munden ti sulmojnë vendet e adhurimit," thotë Ebu Rami, shtëpia e të cilit ishte shkatërruar nga sulmet.

"Ata do të përgjigjen para All-llahut."
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 451620 visitors (1421197 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free