Emrat e bukur në Kuran

Emrat e bukur në Kuran
 
 
 
Ajo që është e vërtetuar nga Emrat e Bukur në Kuran është se janë gjithsej shtatëdhjetë e tetë emra. Ato janë:
1. ER RAHMAN (I Gjithëmëshirshmi), 2. ER RAHIM (Mëshirëploti): “Zbritje prej Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!” (Fusilet, 2)
3. EL MELIK (Sunduesi), 4. EL KUDUS (i Pastri), 5. ES SELAM (Paqëdhënësi), 6. ELMUMIN (Siguruesi), 7. EL MUHEJMIN (Mbizotëruesi), 8. EL AZIZ (Fuqiploti), 9. EL XHEBAR (i Gjithëfuqishmi), 10. EL MUTEKEBIR (I Madhërishmi): “Ai është Allahu, që nuk ka zot tjetër përveç Tij, sundues i përgjithshëm, i pastër (prej të metave që i mvishen), shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë), sigurues (që i siguroi njerëzit me premtimin e Vet dhe Pejgamberët me mrekulli), mbikëqyrës (që mbikëqyr dhe përcjell çdo send), i plotfuqishëm, mbizotërues, i madhërishëm. I lartësuar është Allahu nga çka i shoqërojnë!” (Hashr, 23)
11. EL HALIK (Krijuesi), 12. EL BARI (Filluesi), 13. EL MUSAVIR (Formëdhënësi): “Ai është Allahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur.” (Hashr, 24)
14. EL EVEL, 15. EL AHIR, 16. EL DHAHIR (I Dukshmi me krijim), 17. EL BATIN (I Padukshmi me Qenie): “Ai është i pari që s’ka fillim dhe i fundit që s’ka mbarim, i dukshmi dhe i padukshmi.” (Hadid, 3)
18. EL SEMII (Dëgjuesi), 19. EL BESIR (Vështruesi): “Asnjë send nuk është si Ai; Ai është dëgjuesi, shikuesi.” (Shura, 11)
20. EL MEVLA (Mbrojtës), 21. EN NESIR (Ndihmëtar): “Sa mbrojtës i mirë dhe sa ndihmëtar i madh që është.” (Haxh, 78)
22. EL AFUVU (Mëkatfalësi), 23. EL KADIR (Plotfuqishëm): “Allahu është i plotfuqishëm, fal shumë.” (Nisa, 149)
24. EL LATIF (I Buti), 25. EL HABIR (I Gjithinformuari): “Ai është shumë i kujdesshëm, hollësisht i njohur.” (En’am, 103)
26. EL KEBIR (I Madhi), 27. EL MUTEAL (I Gjithëlartësuari): “Ai është i madhëruari e i lartësuari.” (Rad, 9)
28. EL VAHID (Një), 29. EL KAHAR (Mposhtësi): “...e ata (njerëzit) të gjithë dalin sheshazi para Allahut, Një, Mbizotërues.” (Ibrahim, 48)
30. EL HAKKU (I Vërteti), 31. EL MUBIN (I Qarti në drejtësi): “...e ata e dinë se Allahu është Ai i vërteti, i qarti në drejtësi.” (Nur, 25)
32. EL KAVIJ (I forti), 33. EL METIN (I pathyeshmi). “Ai është i gjithëfuqishmi, ngadhënjyesi.” (Shura, 19)
“Allahu është furnizues i madh. Ai, fuqiforti.” (Dharijat, 58)
34. EL HAJU (i Gjalli), 35. EL KAJUM (I përjetshmi), 36. EL ALIJ (I Larti), 37. EL ADHIMU (Madhështori): “Allahu, s'ka zot pos Tij. i Gjalli, Vigjiluesi.”
“E nuk lodhet duke i ruajtur (mirëmbajtur), ngase Ai është i Larti, Madhështori.” (Bekare, 255)
38. ESH SHEKURU (Mirënjohësi), 39. EL HALIMI (I Buti): “Allahu është shumë mirënjohës, i butë.” (Tegabun, 17)
40. EL VASIU (Gjithëpërfshirës me dije dhe mëshirë), 41. EL ALIMU (I Gjithëdituri): “Allahu është i gjerë (në bujari) e i dijshëm.” (Bekare, 115)
42. ET TEVAB (Pendimpranuesi), 43. EL HAKIM (I Mençuri): “Pa dyshim, Allahu pranon pendimin është i gjithëdijshëm.” (Nur, 10)
44. EL GANIJ (I Pasuri), 45. EL KERIMU (Fisniku): “...e kush përbuz, Zoti im (s'ka nevojë), është i pa nevojë e bujar!" (Neml, 40)
46. EL EHAD (I Vetmi), 47. ES SAMED (I Domosdoshmi): “Thuaj: “Ai, Allahu është Një! Allahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.” (Ihlas, 2)
48. EL KARIB (I Afërt) 49. EL MUXHIB (Lutjepranuesi): “Zoti im është afër (me mëshirë), Ai përgjigjet (lutjeve)!” (Hud, 61)
50. EL GAFUR (Gjithëfalësi), 51. EL VEDUD (I Dashuri): “Ai është që fal mëkatet, është i dashur.” (Buruxh, 14)
52. EL VELIJ (Mbrojtësi i besimdrejtëve), 53. EL HAMID (I lavdëruari): “Ai është mbikëqyrësi i lavdëruari.” (Shura, 28)
54. EL HAFIDH (Ruajtësi), 55. EL MEXHID (I Lavdishmi): “E Zoti yt është përcjellës ndaj çdo gjëje.” (Sebe, 21)
“Është i zoti i Arshit, të madhëruar!” (Buruxh, 15)
56. EL FETAH (Zgjidhjedhënësi): “...se Ai është gjykatës i drejtë, i dijshëm.” (Sebe, 26)
57. ESH SHEHID (Dëshmuesi): “Allahu di dhe vështron çdo gjë.” (Haxh, 17)
58. ESH SHAKIR (Shpërblyes): “E kush bën ndonjë të mirë nga vullneti (jo obliguese), s'ka dyshim se Allahu është shpërblyes i gjithëdijshëm.” (Bekare, 158)
59. EL MELIIK (Sunduesi) 60. EL MUKTEDIR (I Gjithëmundshmi): “Në një vend të kënaqshëm, te Sunduesi i plotfuqishëm (tek Allahu).” (Kamer, 55)
61. EL KAHIR: “Ai është mbizotërues ndaj robërve të Tij.” (Enam, 18)
62. EL KADIR (I Fuqishmi): “Dhe Ne bëmë përcaktimin e krijimit. Sa përcaktues të mirë jemi!” (Murselat, 23)
63. EL HALAK (Krijues i përgjithshëm): “Vërtet, Zoti yt është krijuesi i përgjithshëm, më i dijshmi.” (Hixhr, 86)
64. ER REZAK (Furnizuesi): “Allahu është furnizues i madh. Ai fuqiforti.” (Dharijat, 58)
65. EL VEKIL (Përkujdesësi): “Neve na mjafton që kemi Allahun, Ai është mbrojtësi më i mirë!" (Ali imran, 173)
67. ER REKIB (Vigjiluesi): “Allahu është përcjellës ndaj çdo sendi.” (Ahzab, 52)
68. EL HASIB (Llogarimarrësi): “Allahu llogarit për çdo send.” (Nisa, 86)
69. EL MUKIT (Ushqyesi): “Allahu është i plotfuqishëm ndaj çdo sendi.” (Nisa, 85)
70. EL EKREM (Më Bujari): “Lexo! Se Zoti yt është më bujari!” (Alek, 3)
71. EL BERR (Mirëbërësi): “E, Ai është bamirës, mëshirues." (Tur, 28)
72. EL GAFAR (Gjithëfalësi): “Zot i qiejve e i tokës dhe ç'ka mes tyre, i Plotfuqishmi, Mëkatfalësi.” (Sad, 66)
73. ER REUF (I Dhembshuri): “...po Allahu është shumë i butë, i mëshirshëm.” (Nur, 20)
74. EL VEHAB (Dhuruesi): “A mos ata i kanë depot e mëshirës së Zotit tënd, Ngadhënjyesit, Dhuruesit!” (Sad, 9)
75. EL VARITH (Trashëgues): “A mos ata i kanë depot e mëshirës së Zotit tënd, Ngadhënjyesit, Dhuruesit!” (Hixhr, 23)
76. ER RAB (Zot): “Qytet i mirë dhe Zot mëkatfalës.” (Sebe, 15)
77.EL A’LA (Më i Lartësuar): “Madhëroje larg të metave Zotin tënd, më të lartësuarin!” (A’la, 1)
78. EL ILAH (Zot që meriton adhurim): ”Zoti juaj (që meriton adhurim) është një, Allahu, nuk ka zot pos Atij që është mëshirëplotë, gjithnjë mëshiron.” (Bekare, 163)

Ndërkaq, emrat që janë për përmendur (vërtetuar) në hadith janë njëzet e një. E ato janë:
79. EL VITR (Tek): “Allahu është tek dhe e do tekun.” (Shënon Buhariu dhe Muslimi)
80. EL XHEMIL (I Bukur): “Allahu është i bukur dhe e do bukurinë.” (Shënon Muslimi)
81. EL HAJIJJ (I Turpshmi), 82. ES SETIR (Mbuluesi): “Allahu është i turpshëm dhe mbulues dhe e do turpin dhe mbulimin.” (Sahih, shënon Ebu Daudi)
83. EL MUKADIM (Nismëtar), 84. EL MUAHIR (Paslënësi): “Ti je Nismëtar dhe Ti je Paslënës.” (Shënon Buhariu)
85. EL MUSAIR (Kontrolluesi). 86. EL KABID (Shtrënguesi), 87. EL BASIT (Dhënësi): “Allahu është Kontrolluesi, Shtrënguesi, Dhënësi, Furnizuesi.” (Sahih, shënon Ebu Daudi)
88. ED DEJAN (Shpërblyesi): “Allahu do t’i ringjallë njerëzit dhe do t’u thotë: “…Unë jam Sunduesi, Unë jam Shpërblyesi.” (Shënon Buhariu)
89. EL MENAN (Dhurues): “Nuk ka zot pos Teje, Ti je Dhurues.” (Sahih, shënon Ebu Daudi)
90. EL MALIK (Sundues): “Nuk ka sundues pos Allahut.” (Shënon Buhariu)
91. EL MUHSIN (Bamirës): “Allahu është Bamirës dhe e do bamirësinë.” (Sahih, shënon Abdurrezaku)
92. ESH SHAFI (Shëruesi): “…Shëro, Ti je Shëruesi.” (Shënon Buhariu)
93.ER REFIK (I Butë): “Allahu është i butë dhe e do butësinë në çdo çështje.” (Shënon Buhariu dhe Muslimi)
94. EL MU’TI (Dhënësi): “Allahu është Dhënësi, unë jam Kasim.”
95. ES SEJID (Zotëri): “Allahu i Lartësuar është Zotëri.” (Shënon Ebu Daudi)
96. ET TAJIB (I Mirë): “Allahu është i mirë dhe nuk pranon vetëm se të mirën.” (Shënon Buhariu)
97. EL HAKEM (Gjykuesi): “Allahu është Gjykuesi dhe tek Ai është gjykimi.” (Sahih, shënon Ebu Daudi)
98. EL XHEVAD (Fisniku): “Allahu është Fisnik dhe e do fisnikërinë.” (Sahih el hulije)
99. ES SEBUH (I Madhërishmi): “I Madhërishëm, i Shenjtë, Zot i melekëve dhe shpirtit.” (Shënon Muslimi)


Shkroi: Husejn Serraxh

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 451974 visitors (1422413 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free