Dr. Kardavi ben thirrje per xhihad
El-Kardawi në Al Jazeera
Problemi me Izraelin konsiderohet si problem palestinez e jo si problem i të gjithë arabëve dhe i të gjithë muslimanëve.
E hënë, 05 Janar 2009 23:18


















Ngjarjet aktuale në Palestinë kanë qene shkas që në kontakt – programin e TV stacionit Al Jazeera, si musafir i emisionit të ftohet Jusuf El Kardavi, njëri nga personalitetet më në zë në botën islame.

Udhëheqësi i emisionit: Jam i bindur se edhe ju, sikur edhe të gjithë muslimanët në mbarë botën ndjeni hidhërim të madh për shkak të asaj që po ndodh sërish në Palestinë?

El-Kardawi: Bismillahir-Rahmanir-Rahim. Falenderimet i takojnë vetëm Allahut, dhe bekimet qofshin mbi Muhammedin, s.a.v.s, mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë shokët e tij. Secili arab apo musliman, i cili e sheh atë se çfarë po ndodh në Palestinë dhe nuk ndjen hidhërim, nuk është arab dhe as musliman i vërtetë. Çdo njeri i lirë dhe i ndershëm duhet të luftojë kundër situatës në të cilën ndodhet sot Palestina. Unë do ta shfrytëzojë rastin që në këtë emision të flasë rreth gabimeve që janë zhvilluar në Palestinë dhe të cilët kanë ndikuar që ngjarjet të derivojnë deri në këtë shkallë. Këto janë gabime thelbësore të qasjes ndaj këtij problemi.

Gabimi i parë është se problemi me Izraelin konsiderohet si problem palestinez e jo si problem i të gjithë arabëve dhe i të gjithë muslimanëve.
Gabimi i dytë është mendimi se vendosja e paqes me Izraelin është rruga e vetme deri te zgjidhja e problemit dhe nuk ka mënyra tjera.
Gabimi i tretë është bindja se fuqia e Izraelit nuk mund të mposhtet dhe forca e saj nuk mund të thyhet.
Gabimi i katërt është mendimi se Amerika është kujdestar i paqes. Ajo nuk është kujdestar, ajo është vetëm ndihmëse e Izraelit. Dhe ajo është Izraeli i dytë.
Gabimi i pestë është i tërë zinxhiri i sjelljeve të cilët i kanë ndërmarrë arabët; ballafaqimi në gjysmën e rrugës dhe tërheqja e vazhdueshme nga interesat e çifutëve.
Gabimi i gjashtë është që ne aksioneve i përgjigjemi me fjalë. Dhëmbëve të treguar ne ju kthejmë me gjuhë, shpatës së zhveshur ne ia kthejmë me pendë. Në armiqësinë e hapur të treguar ndaj nesh ne ia kthejmë me gjykime dhe protesta. Ky është gabim thelbësor. Aksionit duhet përgjigjur me aksion.

Udhëheqësi: Në çfarë mënyre t'i bindim arabët se çështja e Palestinës është çështje mbarëarabe, apo çështje mbarëmuslimane?

El-Kardawi: Në luftën e vitit 1948 ummeti ka qenë në një pozitë shumë më të dobët sesa që është sot, por u bashkuan shtatë ushtri arabe kundër Izraelit dhe drejtpërdrejtë hynë në luftë. Atëherë ummeti shumë mirë e ka kuptuar se kujt i përket lufta ne Palestinë. Hasan el-Bena dhe mbreti Abdul-Aziz kanë pas bisedime që palestinezët duhet të armatosen dhe e tërë bota arabe duhet të kujdeset për armatimin e tyre. Izraeli paraqet rrezik për tërë regjionin si në planin e sigurisë , ashtu edhe në planin ekonomik, në atë kulturor dhe në fusha tjera. Vendet e shenjta që ndodhen në Palestinë nuk ju përkasin vetëm palestinezëve, por ajo është pjesë e territorit musliman. Populli palestinez është pjesë e korpusit musliman dhe problemet e tyre janë edhe problemi i tërë botës islame.

Udhëheqësi: E dimë që njerëzit nga të gjitha anët e botës kanë treguar solidaritet me Palestinën, ndërsa muslimanët nuk kanë bërë aq sa duhet për Palestinën. A ka kuptim të flitet për ekzistimin e ummetit, kur reaksionet e tij mungojnë në situata të këtilla?

El-Kardawi: Ummeti në të vërtetë ekziston. Ai është realitet dhe pulsi i tij ndjehet në mesin e njerëzve të thjeshtë. Kudo që kam udhëtuar, kam takuar njerëz të cilët sinqerisht dëshirojnë luftë në emër të Allahut. Mua tërë javën e kaluar më kanë telefonuar të rinjtë nga të gjitha universitetet e Egjiptit, të gjitha ata janë ngritur në mbështetje Palestinës. Problemet lidhur me këtë pyetje paraqiten në nivelet e qeverive dhe të kryetarëve të shteteve, por populli ndjen lidhje vëllazërore, në mesin e popullit të thjeshtë ummeti është realitet.

Udhëheqësi: Çfarë duhet të bëjë populli që ti nxisë udhëheqësit në aksion?

El-Kardawi: Problemi i vërtetë është mungesa e lirisë, e jo në plogështinë e ummetit. Njerëzit në shumë shtete muslimane nuk i kanë liritë elementare. Populli i ekspozohet presioneve të rënda për çdo lëvizje të saj. Për të bërë hapa më të mëdhenj, ka nevojë për liri më të mëdha të popullit. Por në anën tjetër nuk është e lehtë që të vihet deri te liria. Duhet kohë e madhe dhe shumë mund që të arrihen qëllimet e dëshiruara në atë fushë. Ky, vërtetë është një proces i vështirë, por jep rezultate. Kur populli sinqerisht drejtohet për në luftë për të drejtat e tij, atëherë do të ketë sukses. Populli posedon forcë të madhe dhe kjo duhet të shfrytëzohet për arritjen e të drejtave të tij. Tek ne qëndron pesha e edukimit të popullit dhe në vetëdijesimin e tij në mënyrë që të jetë sa më e fortë dhe e gatshme për këto veprimtari.

Udhëheqësi: Fjalët e juaja më nxisin në idenë e cila ka qenë aktuale në vitet e shtatëdhjeta. Flitej se nuk është e mundshme zgjidhja e problemit të Palestinës pa demokratizimin e shoqërive arabe. A është e mundshme zgjidhja e këtij problemi nën kushtet në të cilat ndodhen shoqëritë arabe. E nëse nuk e është e mundur, a është ky rast i mirë për ndryshimin e gjendjes aktuale nëpër vendet arabe?

El-Kardawi: Shpesh këto dy gjëra sillen në lidhje reciproke, çka nuk është e drejtë. Ne duhet të punojmë në të dy dyja fushat njëkohësisht, në mënyrë që ta përmirësojmë gjendjen tonë. Nëse pranojmë faktin se duhet pritur bashkimi i arabëve e pastaj të orientohet kah çlirimi i Palestinës, atëherë duhet të pyetemi sa kohë duhet të kalojë që kjo të arrihet? Ky është një problem që nuk prêt, për këtë ne duhet të punojmë që sa më shpejt që është e mundur ti ndihmohet vëllezërve tanë në Palestinë, ndërsa në anën tjetër të bëjmë ç'është e mundur në ndryshimin e gjendjes aktuale në shtetet muslimane. Pra duhet punuar në të dy taborret, dhe këtu nuk duhet të ketë kontradikta.


Udhëheqësi: Shumë njerëz janë të bindur se Izraeli është më i fortë se të gjitha shtetet arabe në aspektin ushtarak. Çfarë mendoni ju rreth kësaj?

El-Kardawi: Këto janë fjalë të të dobëtëve dhe të njerëzve të paaftë! Logjika e njerëzve të paaftë kështu thotë, mirëpo Kur'ani dhe historia dëshmojnë të kundërtën. Dijetarët islamë thonë se ekzistojnë dy lloje të luftërave: luftëra kur ne e sulmojmë armikun në territorin e tij, dhe luftëra kur ne mbrohemi nga sulmet në vendin tonë. Në xhihadin e mbrojtjes ne jemi të obliguar që ti përdorim të gjitha mjetet e mundshme në mënyrë që të mbrohemi.

Në popull është e njohur fjala e urtë e cila thotë 'Kape gurin, por mos ik!' Vdekja është më e mirë, sesa ikja. Populli palestinez ka vepruar në këtë mënyrë, pra nuk ka ikur, dhe ka rezistuar me çka ka mundur. Ka shumë shembuj në histori, se si populli me armatim më të dobët ka rezistuar ndaj armikut dhe në fund ka dalë fitues.

Udhëheqësi: Na vijnë shumë pyetje lidhur me temën e njëjtë. Shumica pyesin rreth rregullave të sheriatit rreth sjelljeve të udhëheqësve arabë lidhur me situatën në fjalë. Ku janë ata? Ku janë ulemaja islame? Pse nuk flasin për Palestinën dhe për lidhjet speciale të disa udhëheqësve arabë me Izraelin?

El-Kardawi: Unë shpesh kam folur rreth kësaj teme. Ka dy vjet që po mundohem të formojë një organizatë, apo një komision të përbërë nga personalitete islame të kohës së sotme. Mirëpo problemi që nuk po mund të zgjedhim është vendi i mbajtjes së këtij organizimi. Vendi ku do të tubohen aq shumë njerëz nga e tëre bota dhe të punojnë pa asnjë presion. Secilin shtet që konsultojmë, ai shtet kërkon që ky tubim të bëhet nën kontrollin e tij dhe që ta ndjek politikën e atij shteti, që për ne është e papranueshme. Në të kundërtën, do të jemi të detyruar të kërkojmë shtet të përshtatshëm diku në Evropë, ku do të mundemi lirisht ta kryejmë punën tonë.

Udhëheqësi: Një shikues pyet për ata të cilët mbjellin dobësi në zemrat e besimtarëve. Kush janë ata? A janë ata çifutët, udhëheqësit arab, apo mediat të cilat na helmojnë me përmbajtjen e tyre?

El-Kardawi: Populli palestinez është një popull shumë i fortë, ku në mesin e tyre nëna nuk e qan fëmijën i cili ka vdekur në konflikt, ndërsa babai refuzon për të pranuar ngushëllime. Kërkojnë që t'u urohet shehadeti i fëmijëve të tyre. Kjo është forca e popullit e cila është e pathyeshme. Po ashtu edhe mediat, kanë rol në këtë domen. Nëse shikoni shumicën e mediave arabe, do të shihni se nga programet e tyre nuk do të mund të konkludoni se ummeti është duke kaluar momentet më të vështira në historinë e tij. Mediat tona janë të mbushura me këngë dhe me argëtime tjera. Vetëm nëpër lajme transmetohet ajo se çfarë ndodh në Palestinë. Ky është për çdo gjykim. Mediat dhe ne duhet ta vetëdijësojmë popullin tonë dhe ta drejtojmë kah realiteti. Mediat duhet shfrytëzuar për edukimin dhe arsimimin e popullit tonë.

Ummeti është i gatshëm në viktima, në shehida, në mënyrë që të çlirohemi nga dhuna. Populli palestinez këtë më së miri e dëshmon. Ky është popull i cili e ka garantuar ekzistencën e ummetit. Në ne është t'i ndihmojmë vëllezërit tanë në çfarëdo mënyre qoftë. Kërkojmë nga autoritetet të mobilizohen ushtritë arabe. Pse blihen armatimet më moderne dhe në to shpenzohen me miliarda dollarë, nëse ato do të ndryshken nëpër depo, ndërsa tani ato na duhen më së shumti. Dhe nga na tjetër, nëse ne nuk i përdorim ato armatime, pse nuk ua japim vëllezërve tanë palestinezë. Kjo sa i përket xhihadit në aspektin ushtarak, por ekzistojnë edhe lloje tjera të xhihadit kundër armikut tonë. Kemi xhihadin politik. Unë s'mund të paramendoj se si një diplomat i yni mund t'ia zgjasë dorën ambasadorit hebre. Duhet patjetër të ndërpriten të gjitha relacionet me Izraelin, në të gjitha nivelet. Ambasadat hebreje duhet mbyllur në të gjitha vendet arabe. Të gjitha agjencionet dhe ndërmarrjet afariste të cilat kanë përfaqësitë e tyre në vendet arabe duhet mbyllur. Përveç këtij, kemi edhe xhihadin me pasuri.
Popullit palestinez duhet ndihmuar edhe me pasuri, si në nivelet e ndihmave ndërshtetërore, ashtu edhe nga masat e popullatës. Edhe ky është një obligim që duhet përmbushur! Lloji tjetër i xhihadit është në fushën kulturore.
Duhet kujdesur që ngjarjet e përditshme të lënë përshtypje sa më të madhe në sjelljet dhe në mënyrën e mendimit të popujve muslimanë. Duhet bashkëndjerë me popullin i cili për çdo ditë po përgjaket. Formë tjetër e xhihadit është e karakterit ekonomik. Para disa vitesh kam lëshuar një fetva, me të cilën kam shpallur të ndaluar blerjen e të gjitha prodhimeve izraelite dhe atyre amerikane.

Duhet t'i kthehemi bojkotit të të gjitha prodhimeve që vijnë nga Amerika dhe nga Izraeli. Veçanërisht është i nevojshëm solidariteti aktiv me vëllezërit tanë përmes organizimit të protestave. Edhe ky është një lloj i xhihadit. Për këtë është shumë e rëndësishme që të alarmohen rrugët e qyteteve muslimane dhe që publikisht të tregojmë solidaritetin tonë me vëllezërit tanë. Përveç kësaj, kemi edhe xhihadin shpirtëror. E kjo nënkupton që të jemi në mendime gjithmonë të preokupuar me gjendjen e tyre. Kudo që të ndodhemi, në çdo vend, në secilin namaz tonë, të drejtojmë lutje Allahut për vëllezërit tanë. Kërkoni nga imamët tuaj të bëjnë lutje për shkatërrimin e okupatorit sionist dhe për ndihmë vëllezërve tanë. Kërkoni këtë gjë nga të gjithë muslimanët në botë.


Udhëheqësi: Në përmbyllje të emisionit a keni diçka për të shtuar?

El-Kardawi: Ummeti duhet të rezistojë ndaj armikut me të gjithë forcat e tij. Nëse ummeti përçahet, fuqia e tij do të dobësohet, por nëse bashkohet, ai do të jetë shumë më i fortë. Bashkimi i bën të fortë grupet e vogla, ndërsa përçarja i dobëson grupet e mëdha. Ne kemi fuqinë tonë e cila pasqyrohet në numrin tonë, në kulturën tonë dhe në traditat tona. Vetëm duhet ti shfrytëzojmë kapacitet tona dhe do të shndërrohemi në superfuqi.

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 451372 visitors (1419150 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free